ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Për 2 Korrikun e vitit 1990 dhe lufta për mbijetesë

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nexhmedin Galica me nxënes në shk. ”21 Nëntori” në Vushtrri, 1991 (?). Në fund të rendit të mesëm nga e majta, është Mimoza, vajza ime kurse e treta, po nga e majta, Jehona Shabani, vajza e ish deleg. Muharrem Shabani nga Vushtrria

Sinan Kastrati, Suedi

Për 2 Korrikun e vitit 1990 dhe Deklaratën e Pavarësisë 

*  Shpërnguljet nga një katundi e qytet (e shtet) në tjetrin, nga Turjaka, Gllavotini e Zhilivoda dhe, Prishtina, Vushtrria dhe nga Kosova, në Suedi 

*  Mësuesi Nexhmendin Galica ose Azem Bejta  dhe nxënësja Jehona Shabani e Vushtrrisë 

*  2 Korriku i vitit 1990 është ngjarja më të rëndësishme në Kosovë për barazi   në mes të popujve të ish Juosllavisë deri te pavarësia e plotë .   

*   Deklarata Kushtetuese  

Pas Demonstratatve të Pranverës së vitit 1981, jeta edhe ashtu e rëndë, më ishte vështirësua edhe më shumë.  

Kisha mbetur i papunë dhe pa kulm mbi krye e kisha edhe 3 gojë të tjera që pritshin ushqim nga unë dhe gruaja.  

Pas burgosjes e izolimit, më 1981 1982, isha “lirua” por ku dhe si të jetoja ? Me dalë jashtë nuk ma marrte mendje por as pasaportë nuk kisha. Gruaja më punonte si mësuese në katundin e lindjes së saj, në Zhilivodë dha atherë, kishim edhe femijën e parë, Mimozën. 

Vendosa që të shkoj pas gruas edhe pse nuk kisha qef të jetoj në katund tjetër, pas Turjakës por isha i detyruar ”zori t`qon te daktorri”. Ende pa i mbushur Mimoza 2 vjet, na lindi edhe vajza e dytë, Entela. “Fukarallaku kishte bereqet”. Në Nëntorin e vitit 1985, na lindi fëmiu i tretë, djalë- Nëntori  

Edhe pse në “liri”, nuk jetoja e as nuk isha i lirë e në liri. Nga Shërbimi i Sigurimit Ushtark më ishte kërkua që të lajmërohem në Komandën Ushtarake të Kosovës në Prishtinë te një epror ushtarak me mbiemrin “Deshishku”, afër hotelit Grand. Pra lëvizjet i kisha të kufizuara nga Shërbimet e UDB-ës jugosllave dhe hafijet shqiptare. 

Kjo jetë jashtë burgut në të vërtetë ishte një jetë më e rëndë se burgu. Deri sa i burgoshuri gjithnjë i numron ditët se kur do të dalë nga burgu, unë dhe sigurisht me qindra të tjerë (edhe më të mirë e më të vuajtur se unë) si unë i numëronin ditët në “liri” dhe e pritnim natën (e terrin) në ankth se kur do të na rrethoi milicia, të na marrë ato që kishim (libra, gazeta, fotografi … këngë e materiale të tjera propaganistike e armiqësore që gjenin) të na merrte. 

Jeta, i thënqin jetë ishte bërë e mërzitshme. Nuk kisha se si të ruhemi. Në burgu njeriu ishte më i sigurtë se sa në “liri”. 

Nuk dinte kujt me i besua a me kënd me i “nrrue dy fjalë” 

Njëherë babai i një ish shokut të studimeve, tash i ndjerë, Ali Bytyqi, baba i Ismetit kur unë shkova te ai, më kishte marrë malli me e pa Imetin, ai më tha: 

-O Sinan, a po mendon edhe për Ismetin. I ngrati, kishte të drejtë se Ismetin e kishte halë në sy, ish pushteti që nga baskësia lokale e Lubizhdës e deri në Rahovec e Prishtinë. 

Duhej pasur kujdes se edhe llugat flisnin (pop.). 

Një miku im (GJ. B. Kabashi) sot në Drini. Us. kishte shkruajtur “Une nuk kam qenë i burgosur politik dhe e them sinqerisht se jam ruajtur gjithë jetën që të mos burgosem …! 

Une isha në të vërtetë në një burg tjetër, atë publik, vahdon autori, pra në një burg nën qiellin e hapur, që quhej pushtimi ushtarak e policor i vendit tonë. 

Në të vërtetë, ne të gjith pa asnjë përjashtim jemi krijesa të brishta, të kufizuara e të pafuqishme, që lehtë mund të lëndohemi në raport me botën e madhe (dhe sidomos me shtetin pushtues) , pra me atë botë që duam dhe përpiqemi ta ndryshojmë për të mirë”. 

E pra shqiptarët, sidomos mësuesit, gazetarët dhe përgjithësisht intelektualët në Kosovë ishin në burgun e madh që quhej Kosovë, tash edhe emrin ia ndryshuan, nga Kosovë në Kosovë e Metohi (dhe Kosmet). 

Mahmut Hoxhës i kishte folur Shaban Muharremi, një ish shok i ilegales me Xhafer Durmishin, vëlla i Xhevatit me të cilin isha takuar te Xhevati e ai më kishte pranua që të banoj në odën e tij. 

” Diku në fund të qershori 1981, në shtëpi të Xhafës në fshatin Stanofc i Ultë, jam taktuar edhe me Sinan Kastratin nga rrethi i Malishevës, student i Fakultetit Filozofikë- Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që sapo ishte liruar nga burgu pas një dënimi prej dy muajsh për pjesëmarrje në demonstratat e marsit në Prishtinë. Së bashku me ne ka qenë edhe Xhevat Durmishi, vëllai i Xhafës, i cili ishte student i Fakultetit të Mjekësisë. Në atë rast kemi biseduar për gjendjen e krijuar si dhe kemi shprehur opinionet tona për zhvillimet politike dhe qëndrimin e pushtetit jugosllav kundër demonstruesve dhe kërkesave të shtruara. Disa ditë më vonë Xhafa është larguar nga Kosova dhe ka kaluar diku në Evropën Perëndimore. Unë nuk kam ditur as ditën e nisjes dhe as destinacionin. Pas largimit të Xhafës nga Kosova, në shtëpi të Hoxhës së Vogël në Gllavotin, për herë të parë e kam takuar Sheremet Saraçin. Sheremet Saraçi ishte arsimtar në Shkollën Fillore “Liria” në fshatin Strofcë. Takimi me Sheremet Saraçin ka qenë i rastësishëm dhe i paplanifikuar. Hoxha i Vogël më kishte folur fjalë të mira për Sheremet Saraçin edhe më herët. Pas takimit me Hoxhën e Vogël jemi marrë vesh që ai dhe Sheremet Saraçi ta vazhdojnë miqësinë dhe bashkëpunimin dhe që unë të vazhdoja të takohesha vetëm me Hoxhën e Vogël.”  (Asllan Muharremi, “Ëndrra lirie (Kujtime 1978‒1999)”, fq 68 deri në 69 

Deri në vtinin 1994, banoja në Gllavotin, katund afër Prilluzhës, komuna e Vushtrrisë te Mahmut Habib Murati, hoxhë, Hoxha  i Vogël. I jam shumë mirënjohës Mahmutit (dhe vëllait Jakupit më të cilin kisha qenë ushtar në Doboj disa muaj) të cilët më ndihmuan më strehuan e më mbajtën në shtëpinë e tyre me bukë, kripë e zemër. Hoxha i Vogël nuk më merrnte as paratë e qirasë por më jepnin edhe dru e qymyr për nxemje e as rrymën nuk e paguaja. 

Më 1994 u shpërngula nga Gllavotini, erdha në Prishtinë. Atje jetoja në banesën e balit Dul (Avdullah Jashar Durmishit- Majanci), axhë i Xhevat Durmishit, ish shok i studimeve dhe (më vonë edhe) baxhanak. Edhe te bali Dul, përveç shpenzimeve komunale mujore, qira (qirasë banesore që nuk ishte e lartë) dhe rrymë, bërllog e telefon, nuk paguaja tjetër. 

Në banesën e balit Dula, në Koloninë e “Ramiz Sadikut”, afër Hotel Grandit dhe ish pallatit të Rilidnjes banuam deri më 1987. Por edhe nga ajo banesë duhej ikur. 

Gjetëm një banesë tjetër, me të “njofshum”, “si miq”. Ai kishte të lirë garazhën dhe podrumin. Kisha edhe dy qiragjinj të tjerë, hiç më mirë. Shkuam me banua në podrumin e garazhën e një njeriu, i cili na rrejti prandaj unë e quaja Rexhep Rrenci. “Banesa” te ai ishte si burgjet në romanin e “Urës së mjerimeve” (E. R.). Kur binte shi, shiu na binte mbi kokë si me sitë e shoshë 1*) e kur bënte kohë “me diell”, muret djersiteshin e atherë duhej largua mobilet se edhe ashtu, ato ishin kalbur.  

Foto: Nëntori, Entela, Mimoza dhe unë e Nexha, Prishtinë, Vushtrri 1987-1990

Qiranë mujore te Rexhepi, e paguanim në vlerën e 50 DM. Si mik -miku shtëpie ndërsa mu në mes të dimrit ai na e rriti pazarin, e shtrenjtoi banesën sepse e dinte se nuk kam ku të shkoj që edhe tash e shoh në ëndërr.  

Fati i vetëmnë at banesë ishte se posa u vendosa te Rexhepi, hyra në punë si kontrollor i autobusëve  në Trafikun Urban në Prishtinë (1987). 

Pas një viti banim në podrumin e gazrazhën e Rexhepit, në vitin 1988, gjeta një banesë tjetër më të mirë por jo më të lirë, në Mahallën e Magjupëve, te motra i ish kolegut të (ri) të punës, Isuf Hajdarit. Te ai paguaja nga 75 DM. në dinarë, sipas vlerës e kursit të valutës ndërsa rroga mujore ishte afërsisht 150 DM. Poqese brenda dy-tre ditëve nuk i blenim marka, me rrogën mujore në dinarë, mund të blenim një pako cigare dhe një qibrit (shkrepëse) *2) 

Derisa te Rexhepi Rrenciu nuk kishim banjo e pastroheshim ne garazhë, në banesën e motrës së Isufit kishim kushte më të mira por edhe aty, në muret e oborrot të shtëpisë, magjupet e mbushnin murin me rroba, i varnin në mure tona rrobat e lara derisa ato, teshat tereshin. Edhe këtu nuk isha i qetë. Ishte një presion sepse rrobat e thara posa fillon të tereshin o fryente, e mbushnin oborrin e pastaj magjupet hypnin mbi muri të oborrit për ti marrë teshat e fëmijët e mi (kisha dy vajza e nje djalë) frigoheshin.  

Për vështirësitë në jetë, në punë e në banim, nëpër banesa të huaja si qiragji, më së miri, një pjesë të jetën time (tri vite) e paraqet Shaban Muharremi nga Mihaliqi në një shkrim që shkruan për grevat e minatorëve, 

”SHABAN B.MUHARREMI: AZEM VLLASI GËNJEN, NUK KA QENË TRURI I GREVËS SË MINATORËVE!”, Pashtriku, 19 JANAR, 2013 

“NUK MUNDEMI TE BËJMË GJËRA TË MËDHA NË KËTË BOTË, E RËNDËSISHME ËSHTË TË BËJMË GJËRA TË VOGËLA, POR ME DASHURI TË MADHE. 

Koha mes dy ngjarjeve të mëdha, pra mes 17 nëntorit 1988 kur Minatorët marshuan në Prishtinë dhe 20 shkurtit 1989 kur hynë në Grevë, ka qenë e shkurtër përballë presionit shtetror serb. Dita e 17 nëntorit 1988 mua me ka gjetur në hyrje të Prishtinës! Kam qenë me traktor duke ia dërguar pak dru dhe thengjill Sinan Kastratit. Ai ishte një njeri ish i burgosur dhe me gjendje të vështirë ekonomike. Te miqt e tij në Zhilivodë e kishte siguruar thëngjillin dhe m’u lut t’ia bartë me traktor. Ne si familje vendosëm t’i japim pak dru. Në hyrje të Prishtinës , apo më sakt, pak para se të dilnim (tani te kazerna Adem Jashari) në krye të përpjetzës na ndalën Policia dhe na thanë të presim pa na dhënë shpjegim! Nga Lugina e Prishtinës dëgjoheshin brohoritje që nuk mundem t’i kuptonim. Meqë ishim kurreshtar ta dinim, një polic na tregoi se Minatorët po protestojnë. Në mbrëmje i shiquam në TV. Me foto të satrapit Tito, me flamur jugosllav e shqiptar …”.  

Vitet 1997-1992 ishin vitet ndër më të vështirat deri atherë. Këtu duhet përmendur grevat e njohura të minatprëve të Trepçës dhe solidarizimin e gjithë puntorëve, shkollave dhe popullsisë shqiptare. 

Në këto kushte ku nuk kishte kurrfarë sigurie me dalur as te dyert e oborrit, unë përsëri duhej të gjeja banesë tjetër.  

Tash e ndërrova edhe qytetin, prejt atin e në magar thot populli, prej Prishtine shkova në Vushtrri, te familja e Beqir Dumnica, jo larg ish shkollës së policisë që tash ishin vendosur forcat speciale policore e ushtarake të ish RSFJ-së (Serbisë). 

Këtu pervç që kisha 2 dhoma, banjo e ËC, kisha edhe podrumin për dru dhe pakëz oborr që e ndanim herë me një e herë me dy qiragji të tjerë. 

Këtu pat fat sepse kisha edhe fqinj shumë të mirë, Izet Xhakën, djalin e atdhetarit e Hazir Xhakës së Oshlanit dhe Mulla Feratit të cilët na nderonin shumë dhe fëmijët mi merrnin e luanin në oborret e tyre. 

Për këto dy familje, do të flas njëherë tjetër. 

Nexhmedin Galica, mësuesi i Mimozës dhe Jehonës 

Kush ishte Nexhmedini ? 

Kur erdha në Vushtrri, Mimoza kishte 7 vjet dhe duhej të shkonte në shkollë dhe të fillonte në shkollën në klasën e parë. Fati e deshi që mësues të kishte Nezhmedin Galicën. 

Vushtrriasit, mësuesin Nexhmedin e thirrnin Azem Bejta sepse ai dallohej për guxim e punën si mësues me nxënës prandaj, prindërit dshironin që femijët e tyre ti mësoj mësuesi Nexhmedin- Azem Bejta. 

Përveç mësuesit Nexhmedin, Mimoza shoqe klase kishte edhe Jehonë Shabanin, vajzën e ish delegatit të Kuvendit të Kosovës, (të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës), Muharrem Shabanit. 

Muharrem Shabani bashhkë me delegatët e tjerë shqiptarë e të tjerë (jo serbë) pas 2 korrikut e 7 shtatorit u detyruan të ikin nga Kosova …  

Disa prindër që i kishim fëmijët me Jehonën, në bashkëpunim me mësuesin Nexhmedin mendonin se si ta ndihmojmë e në rast nevoje edhe ta strehojmë diku tjetër nëse jeta e saj dhe e familjes rrezikohet nga pushteti serb. 

Deklarata kushtetuese e 2 korrikut 1990 

2 korrikut- Deklaratës kushtetetuese ishte përgjigje e ndryshimeve me dhunë që ishin bërë një vit më parë e ku Kosovës, iu kishin marrë edhe ato pakë të drejta që i kishim pasur deri atherë, me kushtettuten e vitit 1874  

” Kushtetuta e Kosovës u ndryshua e shqiptarët përsëri u tradhtuan. Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, aty ku edhe sot është Kuvendi i “Republikës” së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. 

Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, vetëm Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25- 30 mungojnë në seancë. 

Po atë ditë filluan Demonstratat anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe që nuk ishin as të parët e as të fundit, fatkeqësisht. 

Shumica e deputetëve shqiptare nga frika ose të etur për pozita, për pushtet e për para, përkrahën politikën hegjemoniste serbe dhe e kthyen Kosovën mbrapa… si Kosovë e Metohi e Kosmet, që edhe sot e quajnë serbët që ulën afër Hashimit e Isës, bile i përshëndesin me tre gishta, në parlamentin e Kosovës, Isa “përshendet” me dy gishta kurse Hashimi me një gisht. 

Kundërshtimi i një numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse vetëm ata përfaqësonin vullnetin e shumicës, edhe pse ishin pakicë në Kuvendin e Kosovës. Njëra nga to ishte Melihate Tërmkolli, aso kohe heroinë, ndërsa tash e pavendosur, që ta votoj ose jo Hashim Thaçin, njeriun më të përfolur, kriminelin, hajnin dhe rrencin… “Iu bëj thirrje publike Fetah Rudit, Anton Çunit, Kujtim Shalës, Ibrahim RexhepitNga Sinan Kastrati”, Voic of Albania, April 23, 2020 

”Hashimi akuzohet si kriminel lufte si vrasës, sabotator e si spiun…..! Qysh mund ta votoni Ju pra ?” 

Publikuar në Shqiptari.eu, 11 Shkurt 2016, por unë e mora nga një faqe e LDK-së, ”LDK BOS”, 11 februari 2016, pasi që ”Shqiptari.eu i kishte hequr të gjitha publikimet dhe ishte mbylur. 

(Burimi: http://www.shqiptari.eu/hashimi-akuzohet-si-kriminel-lufte…/  

1*) SHOSHË I f. 

  • 1. Përdorëse që bëhet zakonisht prej një cope teneqeje a lëkure të shpuar vrima-vrima e të mbërthyer në një rreth druri dhe që shërben për të ndarë drithin nga gëzhutat e nga papastërti të tjera; sasia sa nxë një enë e tillë; përdorëse për të pastruar lëndë të ndryshme (si rëra, zhavorri, çaklli) ose për t’i ndarë këto sipas madhësisë së kokrrave a të copave. Shoshë e thellë. Shoshë mekanike (rrotulluese, dridhëse). Shoshë cilindrike. Shoshë dore. Shoshë gruri (misri). Shoshë zhavorri. Shoshat e kombajnës. Rrethi i shoshës. Një shoshë grurë.
  • 2. fig. Mjet a mënyrë që shërben për të shqyrtuar diçka me imtësi e me kujdes dhe për të ndarë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga e rrema, të drejtën nga e gabuara, atë që vlen nga ajo që nuk vlen. Shosha e parë. Shosha e Partisë. I kaloj në shoshë.

…. 

2*) SHKREPËSE f. 

  • Kleçkë druri, e lyer në majë me një lëndë që merr flakë lehtë duke u fërkuar, e cila shërben për të ndezur zjarrin; kutia me fije të tilla. Koka e shkrepëses. Kuti shkrepësesh. Fabrikë shkrepësesh. Një fije shkrepëse. Bleva dy shkrepëse.

U mbështeta edhe në këto publikime: 

1) ”SHABAN B.MUHARREMI: AZEM VLLASI GËNJEN, NUK KA QENË TRURI I GREVËS SË MINATORËVE!”, Pashtriku, 19 JANAR, 2013 

HTTPS://PASHTRIKU.ORG/SHABAN-BMUHARREMI-AZEM-VLLASI-GENJEN-NUK-KA-QENE-TRURI-I-GREVES-SE-MINATOREVE/ 

 2) Asllan Muharremi, “Ëndrra lirie (Kujtime 1978‒1999)”, fq 68 deri në 69 

https://pashtriku.org/wp-content/uploads/2014/06/a.muharremi-Endra-lirie.pdf 

3) “Iu bëj thirrje publike Fetah Rudit, Anton Çunit, Kujtim Shalës, Ibrahim Rexhepit – Nga Sinan Kastrati”, Voic of Albania, April 23, 2020 

https://www.voal.ch/iu-bej-thirrje-publike-fetah-rudit-anton-cunit-kujtim-shales-ibrahim-rexhepit-nga-sinan-kastrati/multimedia/press/ 

 Vazhdon 

Sinan Kastrati, Europë 

1 korrik 2022, rrugës për në Shqipëri e Kosovë 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu