ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991 

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Me rastin e praninit dhe shprëndarjes së librave për nxënësit e Mërgatës, dhuratë nga Ministria e Arsimit dhe Diasporës nga Kosova. Grup mësuesish dhe intekektualë. Malmö, 25 shtator 2022

Sinan Kastrati, Suedi

(Nga Ditari im) 

Tokës e gruas asnjëherë nuk ia gjeta ajamin (pop. turj.) 

Puna e profesioni si professor, fjalë që asnjëherë nuk e përdora, nuk ishte e kollajshme  

Dje ishte 26 shtatori, dita kur zyrtarisht kam ”lindur” dhe jam i regjistruar në zyrën e vendit në Lubizhdë para më shumë se 65 vjet 

Lamtumirë shkollë shqipe, nxënës-e të dashur shqiptarë, kolegë e ju prindër të nderuar! 

Bashkë me vjeshtën po vie edhe pleqëria e pensionimi 

Forhåndsvisning av bilde

Librat e dhuruara nga Kosova

Kur kisha lindur unë, sipas plakave, hallës Qamile që mbante mend më shumë se të tjerat dhe e dinte edhe lopët kur pjellin, sa javë para e pas Shën Gjergjit apo Shën Mitrit, hallave Qamli, Selvë e … Zymë, kishte ardhur gjyshja ime, Gjezidja (nana Didë “Doktorr Dida”) dhe dy plaka të tjera, që ishin të zonja dhe njiheshin si “zanatli”, tezja Nurë, gruaja e bacës Cufë (qika e dajës Xheledin nga Dragabili e gruaja bacës Cufë, Iisufit të Brahim Agës). dhe halla Qamile, gruaja e axhës Ban (Shaban Seferit, grua kreshnike si “kralicë” që nuk ka lënë fëmi). 

Ato e kishin ndihmua nënen time (Nazen) që të lind në vend të motrave medicinale e gjinekologeve e të ketë sa më pakë dhimbje. Dikush nga grate tjera nuk kishte harrua që teshat e babës Ukë, ti marrë e ti afroj afën nënes: plisin e bardhë, pantallonat e zhgunjët (tirqit?), xhurdi e xhubletë, meste e çorape që sipas plakave teshat e burrit ia lehtësojnë dhimbjet lehonës (llahus-ës). 

Nuk kishte vonua shumë e kishin ardhur edhe halla Gjylë, gruaja e axhës Shaqë (mahitarit, Shaqë Tushës) dhe halla Nurë, gruaja e Cufë Mllanaviqit. Hallës Nurë i dridheshin duart por kur ajo të “frynte”, e të prekte ngadalë me dorën që i dridhej, të ndaleshin dhimbjet si me amanet, thonin gratë e plakat.  

E burrat nuk dinin gjë e as që donin të dinin se një grua po lind (një fëmi), gjë e zakonshme që shumë nuse lindnin në ahur duke i mbjelë lopët dhe përsëri vazhdonin punën, sikur ditëve të  tjera, me i pjekë bukët në çerep e zier pasulin në vegsh.  

E kush e dinte se do të lind (unë) një djalë dylberi, çapkëni i kohës së mëvonshme, shahir e ashik i asaj ane. 

Forhåndsvisning av bilde

Konsulli Kola, nga Ambasada e Kosovës në Stockholm duke na përshëndetur, Malmö, 25 shtator 2022

Burrat rrinin e kuvendonin në odë. Axha Shaqë e baba Imer i mshonin (luanin) çiftelisë e Asman Cufa, Ali Nurqi e Amrush Bajrami këndonin. 

Në një qoshe të odës, disa pleq të tjetër luanin cicmic pa u penguar nga të tjerët 

Baba Ukë ishte në gyrbet. Ai punonte në Beograd, Zagreb, në Titograd e Nikshiq dhe ndoshta nuk dinte as ai se gruaja e tij, atherë nuse 30. 34 vjet ka me lindur djalë? Ka mundësi nëna ime nuk i ka tregua babës se është me bark (shtazënë) sepse ishte marre (turp) me bisedua në Turjakë me burrin ani pse ata flenin në një dyshek me kashtë gruri në dhomën e katit të dytë të shtëpsisë që ishte një shtëpi sa një kazermë. E vetmja që e kuptonte e para se një grua shtëpie ishte me bark, ishte vjehrra, nëna Didë e dashur. 

Forhåndsvisning av bilde

Malmö, 25 shtator 2022

Po kush e dinte se ai fëmi që u lind dhe e rriti shtatin para disa dhjetëra vjetëve, në Turjakë, pleqëria do ta gjente në mërgim, në një vend të largët, në veri të Evropës? 

Eh çobani i deleve të maleve të buta të Dushkajave të Turjakës e bjeshkëve me shkrepa e shumë gurë e shpella, do të rrinte me poetët e mëdhenj, Agollin e Kadarenë, që bashkë me heroin ”Sylën” do të gjente e zgjidhte gocën më të mirë në Tiranë; do të shkruante për poetët e profesorët dhe do ta njihte e dëgjonte fjalën e gjallë të Sture Allén një ndër njohësit më të mirë të gjuhëve skandinave, përgjithësisht të gjuhësisë dhe veçanërisht diciplinës shkencore të gjuhësisë, Leksikografisë por edhe të etimologjisë, historisë së gjuhës dhe letërsisë. 

Dje, më 26 shtator, nuk munda të shkruaj as edhe një fjalë sepse isha i lodhur dhe i mërzitur, jo nga puna e as nga mosha, nga mërgimi. Mora shumë pakë letra e telefonata për dtl-en. Por kjo është më e pakta dhe asgjë prej gjëje në krahasim me ”kalendarin historik” dhe aktualitetin politik shqiptar.  

Një shkrim i Jusuf Buxhovit me titull “Përkujtesë historike për referendumin për pavarësinë e Kosovës të 26 shtatorit 1991” për referendumin më zgjoi dhe sot, pasi pushova dje gjithë ditën, dhe fjeta natën, si në ujë, sot përsëri fillova të shkruaj kujtimet e mia, në Ditarin tim. 

Po ngutem se kam vetëm edhe tre ditë (e netë) kohë ”pune” mandej duhët ti lë në shkollë kompjuterin dhe telefonin tim të punës (telef. zyrtar) që shumicën e shkrimeve dhe adresat i kam të ruajtura në kompjuterine punës dhe celular. Nuk dijë a do të arrij ti përmbledh shkurt disa nga (kujtimet) ato që kisha planifikua për ”fund”, të këti fillim të vitit shkollor që për mua është fundi i punës në mërgim, si mësues shqiptar, ti qes në letër ato mbresa e telashe e halle dhe kujtime të paharrueshme gëzimi që kisha gjatë punës sime së mësues.  

***

Vetëm gjatë këtyre 10 viteve të fundit, një pjesë të madhe të kohës e kam humbur kot duke u marrur me problemet dhe aktualitetin politik, me gjendjen në Kosovës dhe prijësit e saj thua që s`kishte tjetër pos meje, që nga viti 1997 kur Shqipëria kallej flakë nga lufta qytetare dhe, Shqipëria e humbi pavarësinë e Kosova ”zgjohej”.  

Në Kosovë, disa muaj më vonë, që nga 28 Nëntori i vitit 1997, vjen në skenë një kastë tjetër poltike, ajo e LP-së, është dalja publike e UÇK-së me rastin e një varrimi të një mësuesi drenicak. 

Kjo humbje kohe, duke u marrë kot së koti me disa nga figurat e asaj periudhe, ishte humbje e madhe e kohës për mua që më nuk mund ta këthej e ripërtërij më. 

Edhe sot (27 shtator 2022 për të cilën datë, ”27 shtator” e kisha mendua si titull, jo ”26 shtator”), shumë bjerrakohës, kot së koti nuk mund të ndahën nga bjerrakohësit e rrahagjokësit e kohës së humbur, e gjeneratës së mbrapshtë.  

Unë, prandaj e quaj kohë koti të shkruaj për ”çlirimtarët” e sojit të Hashimit e të Rexhepit që akuzohën për krime lufte kundër njerëzimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit e të tjerë e më mbetën shumë kujtime nga jeta si çoban, nxënës, student e mësues, pa i publikua e grupi tjetër, vajton e qan me lot krokodili për ”motin e madh”, vitet 1997-2020 që ishin edhe vite të mbrapshta që sollën fatkeqësi, shpërngulje,  plagë, varrë, varre e fukarallëk. 

A nuk është humbje kohe dhe turp i kohës të dëgjosh se si një xhambazi Behgjet Pacolli, me një grusht vota ”zgjidhet” presisdent, vetëm 25 ditë jetëgjatësi si ”president”?, sikurse edhe Ramush Haradinaj, ”kryeministër”? 

Plakun, dreqi nuk e le rahat, koft larg, thonte gjyshi (pop. turjakase). 

Por Behgjeti, ia ndiente erën hallvës me shumë shiqer kur ishte Hashimi, Ramushi, Fatmiri dhe dha shumë para për ta dhe me të drejtë ai e shfrytëzoi kohën dhe e kanë (qan, vajton) at kohë. 

Këto ditë Behgjeti ”mblodhi” 3, 4 kryetarë nga Shqipëria Socialiste dhe u nis për Hagë, ti shoh ish ”kryetarët”. 

Pacolli i çon Presidentët e Kryeministrat e Shqipërisë për vizitë në Hagë, të Kosovës nuk “i përgjigjen”. 

Nuk di, ndoshta me (pa) të drejtë por nga Kosova nuk i shkoi pas askush Pacollit, ish presidenti Sejdiu, ish presidentja Jahjaga dhe presidentja Vjosa Osmani.  

“Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë”. 

Por kori i ”burrave” dhe grave si kori i mizave… e bubrrecat, varg si krushk, nuk ndalen se vajtuari kohën e Hashimit, të Jakupin e të Rexhepit. 

Tash është bërë adet e bidat …që me të drejtë në popull thuhët më i keq është bidati se fesati që sa më shumë të shkojnë në Hagë e të solidarizohen me ”çlirimtarët”, adet e bidat. 

Dhe u nisën për ”haxh-i” e Hagë edhe “Çitaku, Çollaku e Tahiri shkojnë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së: Ata e kanë krijuar historinë, po mbahen peng” 

Memli, kryetari i PDK-së që me siguri me direktivat e partisë do të shkruante gjepura si këto:  

Krasniqi falënderon Shqipërinë për Rezolutën në mbrojtje të UÇK-së në Këshillin e Evropës”. 

Një ish ambasadore në SHBA e një ish minister “drejtësie”, dhe kryetari aktual i PDK-së, deklarohen se ”Ata e kanë krijuar historinë, po mbahen peng”, ”…në mbrojtje të UÇK-së”, ruajna Zot nga soj sorollopat e Çitakut, Çollakut e Abelard Tahirit dhe të … tjerëve.  

”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, për adresimin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së që merr për bazë raportin e Dick Martyt”. 

”Deklaratat e fuqishme të Ramës në OKB, Krasniqi: Edhe sot, sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së” 

”Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë”, broçkulla. 

Or ”zotëri”, koha e Hashimit, Jakupit e Rexhep Selimit nuk është koha e ”Motit të Madh” e ata nuk janë Gjergj Kastrioti e ju, gjithashtu nuk jeni rilindas! Lexoni me kujdes e dëgjoni me vëmendje, hapni veshët e sytë e mbylleni gojën sepse vërtetë e keni teprua: Nuk po gjykohën çlirimtarët e Ushtria Çlirimtare e as lufta e saj por individët të cilët dyshohen por është Gjykata ajo që e thotë fjalën përfundimtare se a janë ata të pafajshëm apo fajtorë. 

Shumë shqiptarë nuk po interesohen për çka gjykohen këta 

“Tribunali i Hagës nuk është ilegal që t’i trajtojë të burgosurit me tortura e me padrejtësi!” 

Për më shumë, lexo: 

“Shumë shqiptarë nuk po interesohen për çka gjykohen këta” 

on: September 24, 2022  

https://a-news24.com/2022/09/shume-shqiptare-nuk-po-interesohen-per-cka-gjykohen-keta-2/ 

Ajam, kohë e përshtatshe për lavër, ugar e mbjellje drithërash. Nuk ishte në Fjal. e Gjuh. së Sotme Shqipe 

KOLLAJ ndajf. bised. 

Me lehtësi, lehtë. E ka kollaj. Beson kollaj. Nuk bëhet kollaj. S’është kollaj. 

PLIS (II) m. 

  1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
  2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë.

TIRK m. (në Kosovë, ”Tirq”. Fjal. i Gjuhës së Sotme Shqipe, fq 2000) 

  1. Shajak i bardhë zakonisht i hollë, që përdoret për të bërë kallca; kofsharë etj. Bëri ca tirq. Preu tirkun për kofsharë.
  2. kryes. Çorape burrash të gjata, zakonisht të bardha, pa shputën e këmbës, të bëra prej shajaku a të thurura prej leshi; kallca. Veshi tirqit.
  3. vet. Pantallona prej shajaku për burra, zakonisht në ngjyrë të bardhë a të zezë, të ngushta pas trupit e pas këmbëve, të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhe në fund.

XHUBLETË f. 

Veshje prej shajaku të zi, të trashë e të fortë, pa mëngë, me mes të ngushtë e me fund të gjerë si kambanë e valëzuar, që e veshin zakonisht gratë e Malësisë së Madhe e të Dukagjinit. Xhubletë vajzash (grash). Xhubletë me gajtani. Vesh (heq) xhubletën. Mbajnë xhubleta. 

XHURDI f. 

Veshje e sipërme burrash prej shajaku të zi, e gjatë deri në mes, me mëngë të shkurtra, me jakë katrore, me thekë nga pas e me xhufka në supe, që përdoret zakonisht në Shqipërinë e Veriut e në Shqipërinë e Mesme; xhokë. Thekët (xhufkat) e xhurdisë. Vesh xhurdinë. Hedhin xhurdinë krahëve. 

MESTE f. kryes. 

Heqje, sheshje. Meste të qëndisura. Meste për vajza (për nuse). Meste prej leshi të dhirtë. 

ÇORAP m. kryes. 

  1. Veshje për këmbën, që thuret me dorë ose në makinë me fije leshi, pambuku a mëndafshi ose me fije sintetike. Çorapë të gjatë (të shkurtër). Çorapë të qëndisur. Çorapë burrash (grash, fëmijësh). Çorapë leshi (pambuku, mëndafshi, najloni).

Qafa e çorapit. Shputa e çorapit. Llastikat e çorapëve. Maja (thembra) e çorapit. 

Shtiza çorapësh. Një palë çorapë. Bëj çorapë. Thur (punoj) çorapë. Mbath çorapët. 

Heq (zhvesh) çorapët…. 

LLAHUSË f. bised. 

Lehonë. E ka gruan llahusë. 

MAHITAR m. 

Ai që bën shaka e shpoti me të tjerët, ai që bën mahi; shpotitës; hokatar, shakaxhi. 

ÇEREP m. 

 Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepin në zjarr… 

VEGSH m. 

Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë; poçe balte, vorbë; gjella sa nxë kjo enë. Bënte vegsha. U thye vegshi. Mbushi vegshin. Vuri vegshin në zjarr. Hëngrën një vegsh fasule. … 

ÇAPKËN m. 

Djalë i hedhur, i dhënë pas lodrave e dëfrimeve; djalë i lëvizshëm, gazmor e pak i prapë. Çapkën i madh. Çapkënët e lagjes. I binin më qafë ca çapkënë 

ASHIK II m. vjet. 

  1. Dashnor. Këngë ashikësh. Zuri një ashik.
  2. keq. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve.

ÇIFTELI f. 

Vegël muzikore popullore me dy tela, e përbërë nga një kasë e vogël druri me bisht të gjatë dhe së cilës i bien me pendë. Telat e çiftelisë. Pjesë për çifteli. I bie çiftelisë. Shoqëroj me çifteli. 

CICMIC m. 

  1. Lojë me dy lojtarë, të cilët vendosin dhe lëvizin nga nëntë gurë mbi një figurë prej tre katrorësh të vizatuar njeri brenda tjetrit e të ndërprerë me vija në mes; nëntësh. Luaj cicmic.
  2. Renditja e gurëve të kësaj loje në dy treshe njëra pranë tjetrës, që të hapen e të mbyllen njëkohësisht me një gur. Bëj cicmic.

* Luaj cicmic e sjell rrotull diçka a dikë pa i dhënë rrugë; bëj një punë sa për të kaluar kohën. 

MARRE f. bised. 

Turp. I vjen marre. Ka marre. Është marre. E kanë për marre. E mbuloftë marrja! mallk. E bëri me marre e turpëroi, e koriti. I ka plasur delli i marres s’ka pikë turpi; është i pacipë. 

KAZERMË f. 

  1. Ndërtesë e madhe mjaft e thjeshtë, ku flenë ushtarët; vendi ku është vendosur për një kohë të gjatë një repart ushtarak, së bashku me fjetoret dhe zyrat. Ndalim kazerme. vjet. ndalim liridaljeje për ushtarët si masë dënimi. U kthye në kazermë. Dogjën kazermat e armikut…

ÇOBAN m. 

  1. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari. Çoban dhensh (dhish, lopësh). Çobani i fshatit. Çobanët e kooperativës. Guna (kërraba) e çobanit. …

* Si dhentë pa çoban pa udhëheqje, pa drejtues a pa kujdestar, si dhentë pa bari. 

Mbetem si çobani pa bagëti mbetem i shkëputur nga masa që drejtoj, mbetem si bariu pa bagëti. I vijnë dhentë pa çoban i shkojnë shumë mirë punët, i ka punët shume mirë.  

Sture Allén, född 31 december 1928 i Lundby församling i Göteborg, död 20 juni 2022 i Biskopsgårdens distrikt i Göteborg, var en svensk språkforskare, professor i språkvetenskaplig databehandling vid Göteborgs universitet 1972–1993, ledamot av Svenska Akademien sedan 1980 och dess ständige sekreterare 1986–1999. Wikipedia 

FUKARALLËK m. bised. 

Varfëri. Fjalët e shumta janë fukarallëk. fj. u. 

XHAMBAZ m. 

  1. Ai që shet e blen kuaj a kafshë të tjera për të nxjerrë fitim; ai që shtron e stërvit kuajt xanxarë. Xhambaz kuajsh. Kalë për xhambaz kalë xanxar. …
  2. keq. Njeri që bën dallavere; njeri dredharak që përpiqet t’ua hedhë të tjerëve e të nxjerrë përfitime për vete; dallaveraxhi; batakçi. Pazarllëqe prej xhambazi.

HAXHI m. fet. 

Titull që u jepet besimtarëve myslimanë ose të krishterë, të cilët shtegtojnë në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» (në Mekë a në Jerusalem); ai që ka shtegtuar në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» dhe ka marrë këtë titull (në vendet ku vepron feja). U bë haxhi. 

Haga 

Haga është qyteti i tretë më i madh i Holandës, pas Amsterdamit dhe Roterdamit. 

BROÇKULL f. kryes. 

Fjalë e kotë, gjepur. Flet (thotë, lëshon) broçkulla. Lëri broçkullat! 

Edhe ”Motin e Madh” nuk e gjeta në fjalorin enciklopedik (të vitit 2002) 

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 27 shtator 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Bej nje perjashtim ne kete moment i dashur mik z,Sinan duke ju uruar perzemersisht ditelindjen ! Them perjashtim se komentet e mija do te mungojne sot e tutje . Thjeshte nje deshire vetjake ku besoj se heshtja ka vleren e saj pozitive . Ne keto momente pesimizmi ( paksa hajgare , me lejohet ) qe perjetoni ( largimi nga detyra e nxenesit ) ju uroj qe e nesermja te jete me aktive ne rrethin familjar e miqesor ! Me dhuntite e talentin qe pervetsoni as qe do te kuptoni se tashme jeni ne pension . Do te me jepni te drejte per c”ka shkruaj sapo t”i nenshtroheni rutines . Dhe pse ne distance njohja , them me bindje se njoha nje njeri te mire , te drejte e rigoroz . Sikur shumica e shumica te ngjasonin me ju ! Por jetojme ne nje bote te m”brapshte dhe pse Shqiperia dhe Kosova kane arrite ato suksese qe dikur vetem i enderrojshim . E mbyll me urimin nga zemra per nje bashkim zemrash se pari e trojesh te popullit shqiptar ! Si dhe nje jete te gjate e te lumtur me bashkshorten , femijet e niper e mbesa ! Edhe 100 vjec nga une ! Rita ( Malsorja )

  2. E nderuara Ritë, faleminderit shumë që u lajmërove. Faleminderit për urimet. Jam bërë merak për TY por pasi që s`kisha adresë tënden me të shkruajt, meraku im, mbeti vetëm imi.
    Ende pa e lexua deri në fund letrën tënde po ngutem ti shkruaj disa fjalë, me shpresë se do ti lexosh sonte.
    Ritë, mungesa jote si analiste e komentatore, e bënë më të varfër Drinin. Të lutem mos ik nga Drini! Drini (i Bardhë) nuk është vetëm (lum e ujë) i Kosovës. Drini i jep Shqipërisë dritë prandaj edhe TI për hir të Drinit, na këthe borgjin, sepakut shkruaj, komentp sepse fjalët tua janë si drita e hënës natës dhe e diellit, ditën e mungesa jote, janë “Bash si nata e pa hanë,
    njeri n`terr nuk sheh kerkan”.
    Ritë, faleminderit e natën!
    Ritë ai që din e nuk flet dhe tjetri që nuk din e flet, prishet (ndeja e) kuvendi
    Sinani Kastrati, Suedi
    sinan.kastrati@hotmail.com
    P. S. Ritë, dëggjoje me kujdes këngen që po ta dërgoj, ¨shtë këngë që iu këndohet (gyrbetqarëve) mërgimtarëve: Sali dhe Feriz Krasniqi Lulëzoi fusha, lulëzoi mali Origjinali
    https://www.youtube.com/watch?v=ahNuu0I1qTw

  3. Lus moderatorin e portalit “Drini.us”, ta publikoj përgjigjen, përshëndetjen e falenderimin tim nga zemra për Ritën. Portali i Drinit i ka duart e lira që të heq ndonjë fjalë nëse kam rëndua ose ofendua (me ndonjë fjalë) lexuesit, komentuesit apo të ndershmen Ritë.
    Faleminderit e natën!
    Sinani, Suedi

  4. Po ua dërgoj edhe njëherë komentin tim të orës 21:02

    E nderuara Ritë, faleminderit shumë që u lajmërove. Faleminderit edhe për urimet. U bëra merak për TY por pasi humbe pa përshëndetje e meqës s`kisha adresë tënden me të shkruajt, meraku im, mbeti vetëm merak imi.
    Ende pa e lexua deri në fund (“komentin”) letrën tënde u ngutem ti shkruaj disa fjalë, me shpresë se do ti lexosh sonte.
    Ritë, mungesa jote si analiste, komentatore e njohëse e gjithanshme, e bënë më të varfër portalin Drini. Të lutemRitë, mos ik nga Drini! Drini (i Bardhë) nuk është vetëm (lum e ujë) i Kosovës. Drini i jep Shqipërisë dritë prandaj edhe TI për hir të Drinit, portalit, lexuesve e komentuesve, na këthe borgjin, sëpakut duke shkruar komente që nuk vetëm copëza komentesh. Komento sepse fjalët tua janë si drita e hënës natën dhe e diellit, ditën e mungesa jote, janë
    “Bash si nata e pa hanë,
    njeri n`terr nuk sheh kerkan”.
    Ritë ai që din e nuk flet dhe tjetri, që nuk din e flet, e prish (ndejën e) kuvendin.
    Faleminderit e natën!

    Sinani Kastrati, Suedi
    sinan.kastrati@hotmail.com
    P. S. Ritë, dëggjoje me kujdes këngen që po ta dërgoj. Është këngë që iu këndohet (gyrbetqarëve) mërgimtarëve: Sali dhe Feriz Krasniqi Lulëzoi fusha, lulëzoi mali
    https://www.youtube.com/watch?v=ahNuu0I1qTw

  5. Pershendetje i nderuar Sinan!
    Fillimisht të uroj pensionimin e të kesh shëndet e JETËGJATË!
    E lexova me shumë vëmendje shkrimin tënd dhe e ke përshkrue aq bukur sa të Mora shumë lakmi!
    Gjithë të mirat në jetën familjare!
    Kolegu i juaj Hazbi Lalinca, arsimtar klasor
    Uddevalla kommun

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu