ARKIVI:
9 Mars 2025

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Shkrime relevante

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

Murat Koci, Suedi
 
Post festum
Duhet të kem qenë në klasën e 7-të apo 8-të në shkollën fillore kur na mësonim që Zot nuk ka, dhe se feja është opium për njeriun, për popullin…
Me këto njohuri që kisha, i merrnin nga mësuesi, në shkollë kur shkova në shtëpi e pyeta babain:
– A ka Zot?
Babai përgjigjet:
– Ka qysh s’ka, çka asht kjo budallaki me ty?
– Mësuesi na ka thanë që nuk ka.
– Ty e m`susit….! shau babai.
– Ani pra ku asht Zoti, e pyeta unë babën.
– Ngo ktu biri im! M’kallxo, kur t’mjelët lopa, ku âsht maza n’tâmël?
Mendohem pak e baba vazhdon:
-Pas një kohe në gjyveç maza del sipër tâmlit.
-Âsht gjithkund n’tamël babë, u përgjigja disi i gëzuar që e gjeta.
– Bash qashtu âsht, tha babai. Edhe zoti âsht gjithkund, midis nesh.
Atëherë nuk e kam pas kuptuar plotësisht këtë, por me babanë nuk e zgjata më shumë, për mos me fitu ndonjë, “hajt the qafën tash…”!
Lufta, sakrifica sublime e Familjes Jashari, mixhës Shaban, Hamzës e Ademit për liri, nder e dinjitet, i bën ata e ato të pavdekshëm.
Hamëz e Adem Jashari kanë implantuar te shqiptarët krenarinë, dinjitetin, atdhedashurinë e lirinë dhe më s`ka hasëm që mund t`i robërojë.
Lavdi Hamzës, Ademit dhe familjes Jashari!
Murat Koci, Suedi
Malmö, 9 mars 2025
Post scriptum 
Përveç datave 5, 6 e 7, marsi i vitit 1981 është muajji i demonstratave të rinisë studentore në Kosovë, që ia lëkundën themelet e Jugosllavisë titiste dhe hapën rrugën për ndryshimet në Evropën Lindore dhe pavarësinë e ardhshme të shtetit më të ri në Evropë-Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu