ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Për 7 shtatorin dhe shtatorin, muajin e rrushit!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Sinan Kastrati

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Shtatori, muaji i mushtit  

Vazhdon nga nga numri i djeshëm ”Në Velika Reka, vendlindjen e Milladin Popovićit”, Drini.us, 6 Shtator 2021 

Nga Ditari im (3) 

Për 7 shtatorin dhe shtatorin, muajin e mushtit 1*) 

Xhemajli Dina- Bajra, Avdi Grajqevci dhe Dr. Xhevat Pllana

Ilaz Ramajli, që e udhëhoqi Kuvendin e 7 Shtatorit…

Kujtime

Për shtatorin, shtatë shtatorin e ”Shtatëmbëdhjetë shtatori”, ditar nga burgu, nga ish ushtarku Ahmet Krasniqi, ish ministër i luftës, kam pas lexua vetë shtatorin e shqiptarëve.

Numri shtatë është numër i njohur në letërsinë popullore, si ”shtatë motra e një vëlla” por edhe ”shtatë shaljanët” e bacës Kolë etj. Që s`ka dyshim se është numër i shenjtë, numër fati e fatkeqësie.

Edhe shtatori, që sipas kalendarit është muaji i nëntë, në të vërtetë, ishte muaji i shtatë, tetori, muaji i tetë, nëntori, i nënti dhe dhjetori ishte muaji i dhjetë. Janari ishte muaji i njëmbëdhjetë e shkurti, muaji i dymbëdhjetë. 

Marsi, llogaritet, si muaji i parë, kur dielli fillon të nxej e toka ngrohet e gjallëron. … natyra ngjallet.

Po i këthehem edhe njëherë 1 shtatorit të vitit 1991, 1992 dhe 3 shtatorit 1990, grevës së përgjithshme popullore në Kosovë

Pas më më shumë se 10 vjetë e 6 muaj, 25 maras 1981-1 shtator 1991, fillovat ë punoj si mësues letërsie e gjuhe shqipe në ish gjimnazin ”17 Nëntori” në Malishevë.

Për ”historinë” e ish gjimnazit të Malishevës janë shkrua shumë shkrime e do të shkruhen edhe më shumë, libra e ”monografi”, ndoshta dhe ndonjë dokumentar televiziv, film e pse jo, edhe pjesë teatrale.

Duke shfletuar ”Rilindjen”, në Biblitekën Kombëtare të Kosovës.Prishtinë, korrik 2021

Pasi më kishin lajmërua, Januz Kastrati, mësues gjeografie në gjimnazin ”17 Nëntori” e Rrahman Kastrati, jurist, sekretar i gjimnazit se kërkohej një vend i punës, profesor i gjuhës dhe letåërsisë shipe e gjuhës latine, e lash një lutje apo, ka mundësi që në emrin tim, lutjen e kanë shkruajtur Januzi e Rrahmani.

Më kishin pranua në punë, diçka që nuk e besoja për shumë arësye. Një nga arësyet ishte se pikërisht drejtor ishte D. A. Th. ish mësues e drejtor i shkollës ku unë isha nxënës e më vonë, si mësues letërsie në shkollën fillore ”Migjeni” të Lubizhdës.

Ai kishte vazhdua karierën si drejtor edhe në gjimnaz. Ishte një njeri që pushtetit i shkonte pas e nuk ia prishte tymin e duhanit. Shumë njeri i dëgjueshëm dhe i besueshëm i të gjitha pushteteve ishte ai. Thjesht ishte si rriqni.

Ajo që më çuditi ishte se D. kishte  p`sua një metamorfozë të vërtetë. Ishte bërë më demokrat se edhe Ibrahim Rugova.

Por për shkak të “pasurimit të pluralizmit politik”, më duket se D. iu kishte bashkua Ymer Jakës, ish profesor i letërsisë frënge në fakultetin filzofik të UP-së.

Thjesht ishte njeri që ngjitej në të dy krihët.

Unë me D. asnjëherë nuk jam pajtua sepse ai ishte një sahanlëpirës, nuk ka qenë asnjëherë stabil prandaj më habiti se si më kishte pranua.

Një ndejë dhe bisedë miqësore me mikun, drejtorin e Bibliotekës, Fazli Gajrakun. Prishtinë, korrik 2021

Pasi e hapi mbledhjen, natyrisht D. drejtori dhe na ”udhëzoi” që nëse LDK-ja na informon se policia na largon nga shkolla, ne duhet të shkojmë në Golesh, një mal (kodër) në Jug-Perëndim të Malishevës. Kjo nuk më pëleqeu mua dhe e mora fjalën duke thënë se mësimin nuk mund ta zhvillojmë në male e fusha por në shtëpi-shkolla …

Pastaj, arsimi e shkolla shqipe është para LDK-së e nuk ka nevojë që shkollat të politizohen ….

Kishte më tepër se 40 ndoshta 70 profesorë. Do të doja të ishim 77 profesorë. 

Takova pas shumë vjetëve Ibrahim Dobrunën nga Llozica, ish i dënuar politik, me të cilin kishim qenë shokë të studimeve, bashkë me Ramadan Krasniqin, Shemsi Reçicën, Enver Zhinipotokun etj. dhe banonim afër njëri tjetri. Na ndante vetëm një mur i hollë. Hamiti ishte i heshtur dhe Hamiti vdiç. Vdiçën e edhe shumë të tjerë, e u vranë. U vra edhe Hamdi Berisha i Carravranës, ish profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, emrin e të cilit tash e mban gjimnazi 2*) 

Ishte një ndjenjë e përzier gëzimi, habie, ankthi, mërzie e frige, pasigurie.

D. drejtori gjatë ”luftës”, iu kishte ngjitut ”UÇK-së” dhe Hashim Thaçit.

Dashti Zoti e Serbai nuk na koriti, na largo inga shkollat pa pasur nevojë ta përdor forcën.

Shtëpitë ”shkolla” tash edhe pas 30 vjetëve, po japin rezultate. Kuadrot e atyre shkollave, disa nga ta sot si profesorë, nuk din të shkruajnë si duhet në gjuhën shqipe.

3 shtatori i vitit 1990, greva e përgjithshme në Kosovë.

Një vit më parë, më 3 shtator 1990, punoja si kontrollor në Trafikun Urban në Prishtinë.

Në grevë, më 3 shtator, vendosëm që mos të punojmë shqiptarët që punonim në ndermarrjet transportuese, në me autobusë Urbanë dhe ndërurbanë. Menduam se do ta paralizojmë jetën në kryeqytet dhe në Kosovë por sebët që punonin në këto ndërmarrje nuk ishin të pakët dhe u organizuan e punuan. 

Pas kësaj greve, pushteti policer serb, filloi largimet edhe në ndërmarrjet tjera. Filluan ndërrimi i udhëheqsëve shqiptarë në drejtorë të dhunshëm serbë.

Në vend të Jakup Kastratit, nga Kamenica që ishte drejtor në Trafikun Urban, e zëvëndësuan me Boban-in, serb.

Unë reagova me një shkrim në “Bujku” sepse Rilindja 3*)  u ndalua më 5 shtator 1990 duke dashur të mbroj më tepër qenien kombëtare se sa Trafikun Urban por Serbia vazhdonte me egërsinë edhe më të madhe largimet e shqiptarëve nga puna dhe nga Kosova.

Më 1992, edhe unë u largova nga Kosova 4*). 

1 Shtatori më gjeti në qytetin Nynäshamnit, qytet dhe skele detare afër Stocholmit, në Suedi. 

U zgjova i mërzitur dhe zbrita nga dhoma e shkova te përkthyesi, Ramazani dhe e luta që ta takoj shefen, Monica Karlsson. Bashkë me Ramazanin hymn ë zyrën ku rrinte shefja, një grua që ishte si DIV. Më përshëndeti duke ma zgjatur dorën dhe më pyeti se çka ka ndodhur, çka po dua.

I tregova se është shtatori, muaji ku në Kosovë fillon viti i ri mësimor shkollor 5*).

-Monic, do të dëshiroja që të punoj me nxënësit shqiptarë, sikur në Kosovë. Janë rreth 15 fëmijë të moshavet ë ndryshme.

-Sinan, ti do të tranferohesh në Valdemarsvik 6*), aty ku ti kerkuar që shhkosh afër Xaferit e Xhevatit …. Për të cilin do të flas në vazhdimet tjera, për qytetin, për shkollën shqipe në Valdemarsvik dhe nxënësit e prindërit shqiptarë.

7 Shtatori i vitit 1990

Në qytetin e Kaçaniku mbahet Kuvendi që njihet edhe si Kuvendi i Kaçanikut por edhe Kushtetuta e Kaçanikut.

Për 7 Shtatorin është shkrua shumë. Unë do të flas për 3 nga ata burra. Kanë shkruajtur ish deputetë, juristë e historianë prandaj, unë do ti veçoj vetëm disa, tre, ata i joha dhe i pata miq të mirë 3 nga ish deputetët e Kuvendit të Kaçanikut: Xhemajli Dinën- Bajrën e Panorcit,  Avdi Grajqevcin e Hadës, afër Obiliqit dhe Dr. Xhevat Pllanën e Leshkoshiqit (vazhdon në numrin e ardhshëm ). 

1*) MUSHT m. 

Lëngu i rrushit të pjekur para se të tharmëtohet a të bëhet verë; lëngu që nxjerrim nga molla e nga pemë të tjera kur i shtypim; lëng rrushi, manash etj. i zier e i trashur si pekmez. Musht i ëmbël. Musht rrushi (mollësh). Shkumon mushti. Pi musht. Gushti me rrushin, vjeshta me mushtin. fj.u. 

Ka marrë musht ka marrë forca, ka marrë fuqi.

Shtatori është muaji i rrushit dhe mushtit por thuhet ”gusht e musht”, rimë. 

2*) Gjimnazi i Malishevës, ishte paralele e gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit (1971- …). Kur u pavarësua gjimnazi në Malishevë, e quajtën ”17 Nëntori”, ashtu qysh edhe unë e gjeta në shtator të vitit 1991.

Më vonë ia ndryshuan emrin në ”Abdyl Frashëri” dhe pas vitit 1999, në ”Hamdi Berisha”, ish profesor gjimnazi.

Shpresoj se më nuk do të ketë nevojë gjimnazi i Malishevës për emra tjerë. Kjo ma kujton qytetin rus ”Shën Petersburgu-n”, (rusisht: Санкт-Петербург), Leningrad ose Petrograd, është qytet dhe njësi federale e Federatës Ruse shtrihet në brigjet e lumit Neva në krye të gjirit të Finlandës në Detin Baltik. Qyteti ka pasur emra të ndryshëm gjatë historisë si Petrograd në periudhën 1914–1924) dhe Leningrad në periudhën 1924–1991). shkurt thirret Petersburg.

Rilindja për fëmijë, 27 shkurt 1979. Tufëz me poezi nga Sinan Kastrati

3*) Rilindja (gazetë) 

Rilindja gazete perfaqesuese e shqiptareve ne ish Jugosllavi 

Për herë të parë Rilindja ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.

Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).

Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Më 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta “Rilindja” ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

Në Rilindje kam disa shkrime, që autor jam unë dhe të tjerët që kanë kanë shkrua për mua. Në ”Bujku”, është vetëm një shkrim për mua, si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 24 majiit 1992.

4*) U largova nga Kosova. Në fund të qershorit 1992, pasi kishte përfundua viti shkollor 1991/1992 dhe I kisha mbyllur notat e nxënësve në gjimnazin e Malishevës, në Vllashki Drenofc, edhe unë, bashkë me familje, me gruan që punonte si mësuese dhe tre fëmijët: Mimozën, Entelën dhe Nëntorin (djali i vetëm imi që kishte lindur më 17 Nëntor …. ) erdhëm në Suedi.

5*) Në Suedi viti shkollor fillon në fillim të javës së dytë të gushtit (9, 10, 11 gusht, kurse mësimi, afërsisht pas 8, 10 ditëve)

6* Valdemarsvik, qytet afër Norrköpingut. Vik dmth ”gji”, gji i detit. 

Vazhdon 

Malmö, 7 shtator 2021 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu