ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Për ABETAREN e për katundet: Rud, Panorc e Turjakë 

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Kopertina e librit: ”Këndime për Shkolla të para të Shqypënisë”. Libri i parë. Botimi i tretë

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluarQysh e gjeta Abetaren Gegënishte? Drini.us – 9 Maj 2021 

Për AETAREN dhe librin: ”Këndime për Shkolla të para të Shqypënisë. Libri i parë  

Botimi i tretë,  

Nuk e përfundova fejtonin me shpresë se pushimeve verore do të takohem me disa nga ish miqt e mi, Fetah Berishën por edhe personelin e Gjimnazit të Rahovecit e ndnjë nga ish nxënësit dhe profesorët e Gjeneratës së Parë e pastaj, ta vazhdoj e përfundoj edhe për ABATARN, librat tjera, për Gjeneratën e Parë të Gjimnazistëve të Gjimnazit ”J. R. Kica”, 1965/1966,  paralelja në Rahovec. Mu premtua një fotografi e nxënësve të kësaj gjenerate, por Fetahu nuk mundi ta gjej ndërsa Emin Kabashi, më shkruajti se iu kanë djegur të gjitha fotografitë që ka pasur, më 1999, ”Jo, i nderuari Sinan, eshte djegur cdo gje me 24 mars 1999”  

Pas publikimit të fejtonit, mora disa letra falenderimi vrejtje e këshilla për gabimet që kisha bërë e disa lëshime, ”Një tjetër moment i rëndësishëm që duhët përmendur është se Gjenerata e Parë e Gjimnazit të Rahovecit, mësimi në Gjuhën Shqipe, më 1968, me rastin e 600 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, pregati dramën e parë në gjuhën shqipe ”Shtatë Shaljanët”. Kjo dramë u luajt në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec, dy herë, në Rogovë të Hasit, në Krushë dhe në Deqan.

Dushkajat, Gradina dhe një pjesë e katundit Panorc

Hamzë Morina nga Zvicra më shkruante:

”Te falenderoj shume per artikujt e botuar ne Revisten „Drini“, sidomos per Abetaret e para shqipe dhe per shenimet per Gjimnazin e Rahovecit. 

Pershendetje te sincerta

Hamze Morina

p.s. Nje permiresim te lutem. „Shtate shaljanet“ eshte lujtur ne skene me 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut, jo 600 vjetorit! 

Te falenderoj per mirekuptim.” 

Qerim Kastrati, profesor univerziteti nga Turjaka më shkruante afërisht sikurse edhe Hamza ”Më pëlqeu pjesa për Gjimnzin e Rahovecit, pak nostalgji dhe për mua që kam qenë nxënës në Rahovec.

Një gabim teknik i l`shuar. ”600 vjetori i vdekjes së Skënderbeut 1468-1968=500 vjet. Sepse atë vit është pregatit edhe ”Garda Krutane” në Lubizhdë, ju keni qenë në klasën e gjashtë e unë, në klasën e katërt” (Unë, Jakup Baliu, Fatmir Hamiti, Sanije Osmani, Lumnije Haliti … kemi luajtuar rolet e disa nga figuravet ë kohës së Skënderbeut, si Skënderbeun, Ballan Pashës etj.).

Edhe Fetahu më tha se Qamil Sharku nuk ka qenë nëpunës në kohën e Mbretërisë SKS por ai ka qenë luftëtar i LNÇ-së 

Në ”ABETAREN GEGËNISHTE”, abetaren time në faqen e dytë, në krye të fletës së bardhë, gjejmë mbishkrime dhe emra, (sigurisht) të atyre që e kanë lexua ose e kanë pasur në dorë ABETAREN:
”Rshyt Imeri nga katundi Turjakë” 

Emri i dyti në radhë është ai i:
”Magjun Ajrullahi ruda” dhe emri i tretë ështe¨ ai i:

”Negjemije Zhaveli”. 

Unë mendoj se emrin dhe adresëen ”Rshyt …” e ”Magjun… ” i ka shkrua baca Reshit kurse emrin ”Negjemije Zhavelii” i shkruar me stil ose siq e quanim ne ”Bukurshkrim” një lëndë mësimore sikurse që ishte ”Leximi e Këndimi”, e ka shkruar ”Negjemija” që sigurisht ka pasur të kryer disa vjet shkollë fillore.

Derisa Magjun Hajrullahi ishte mik shtëpie, Negjemija nuk dihet kush ishte?

Magjun Hajrullahi, Rud

Unë besoj se ajo është gjakovare dhe dihet se gjakovarët ishin të shkolluar dhe disa kishin qenë në Gjimnazin në Shkodër, në Tiranë e Normalen e Elbasanit, nuk jam i sigurtë kush e ka kryer, dhe nuk është e pamundshme që ajo ose ndonjë i afërt i saj e ka shprëndarë edhe ABETAREN.

Pyetja bëhet nga kush e ka marrë ajo ABETAREN dhe kujt ia ka dhënë?

Gufimi i barit në në Turjakë

Ajo që dihet është shumë se terzi (rrobaqepës) nga Gjakova vinin në Turjakë dhe gjatë dimrit iu kepnin tesha të zhgunjëta, tirqi, gjurdia e pantolla të gjithë burrave e djemëve, rrinin disa muaj: Mstafë Lota, Rruhija dhe Njazi Zhavelli.

Njaziu ka qenë ushtar i Shypnisë, në Pejë më 1943 me babë, Ukë Imerin, Avdyl Imerin dhe Lil Dergutin dhe është shumë afër mendësh që kjo grua ka qenë e afërt me familjen e Njaziut.

Njaziun shpesh e kemi thirrur edhe në dasma e festa tjera familjare, pra muhabeti e miqësia ka vazhdua deri sa ka vdekur Njaziu.

Njaziu ka qenë njeri shumë i ndershëm dhe bukëdhëns dhe nëse dikush nga KASTRATËT e Turjakës ka shkua për Pazar në Gjakovë, të hëneve, ka qenë e pamundshme që Njaziu e ka n`shu pa darke e kanak.

Arat e Dushkajat me mugull, Turjakë

Dhe përsëri për Turjakën 

Para se ta përfundoj edhe këtë fejton nuk kam se si mos ti përshëndes e ti falenderoj turjakasit e mi të cilët gati çdo ditë më dërgojnë fotografi të Turjakës, të livadheve, arave, maleve (dushkajave) e të bjeshkës: Avnun e bacës Hel (Sefer Imerit),Milazimin e Muharrem Shabanit dhe Imerin e Ilaz Imerit.

Dërrasë shumëzimi, metri, numrat …

Imeri sa herë që flet me mua kan (qan) ndërsa Januz Kastrati, djali i Reshit Imerit, profesor e djalë axhe, më ndihmon duke më dërgua informata e të dhëna me rëndësi shkencore dhe historike por, edhe ndonjë ngjarje që ai e mban në mend, ma tregon besnikërisht, krejt origjinale.

Sigurisht se Rudi, familja e Hajrullah Rexhepit me djemt: Sylën, Magjunin dhe Qerimin, janë një nga familjet dhe burra të njohur për të cilët, në një të ardhshme të afërme do ti kujtoj me ndonjë fjalë, bashkë me disa nga familjet tjera, të Panorcit: Islam e Murat BrahiminMon Halilin, Hisen Dergutin, Latif Reshitin, Familjen e Veli Bajramit pa të cilët edhe shkolla e Panorcit nuk do të ishte ajo që është. Ishin ata që i ndihmuan mësuesit jabangji, mësuesit veteranë: Isuf Imeraj e Ramë Januzaj nga Isniqi, më mikëritje të ngrohtë e të përzemërt dhe ushqime.

Halla ime e vogël, dada Badë (Libadja), gruaja e Qerim Hajrullahit

Edhe në kohën kur unë punova, më 1979/1980, këto familje shpesh na kanë zënë rrugën dhe nuk na lënë me udhtua kur ishte kohë e keqe, binte shi e borë.
Pa dyshim se krahas të tjerëve, nuk mund ta harroj hallën time të vogël, dadën Badë (Libadën) që në shkollë, në kohën e drekës, na binte nga një bukë qerepi, sa guri i mullinit, nga një temlik sugjuk e ve e nga një gjyveq me tamël e mazë sa gishti të trashë.  

Qerim Hajrullahi, Rud

Hatmani, gruaja e Magjun Hajrullahit, nëna e Istref Magunit që punonim bashkë djali e saj, mësues muzike, shkonim si në shtepinë tonë e ajo ende pa ulur na kthente sofrën e bardhë.

Ishte edhe Murat Musa i Rudit e shumë e shumë të tjerë që me siguri po mos të ishte buka e tyre, sigurisht se nuk do të mund të punonim si duhet sepse, aso kohe, në Panorc nuk kishte shitore të gjërave ushqimore e në shkollë, nuk kishte kuzhinë, ujë e … banjo (dush) e dhomë fjetje.

Pamje e pjesëshme e Restorani ”Natyra” në malet e Turjakës

FUND 

Malmö, 9 maj 2021 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu