ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Për burgjet e UÇK-së dhe “profesorët” e PDK-së

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

  • Nga Arkiva ime (6)

Burgjet e UÇK-së dhe “profesorët” e PDK-së 

Për prokurorët e ”profesorët” e pasluftës 

Jakup Kastrati, Cen Desku dhe burgu i Sadllarit 

Për ”profesor” Ramiz Lladrofcin dhe jetën e thjeshtë të ”zonjës” Lladrofci 

Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 9 DHJETOR 2016  

Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president” 

Për burgjet e UÇK-së, edhe pse vetë të ashtuquajtuarit ”komandantë” kishin pohua se kanë pasur, kur filluan hetimet nga gjykatat, ata i mohonin ato. Mohonin se ka pasur burgje e të burgosur, të keqtrajtuar e të rrahur. 

Më vonë, pranuan se ka pasur burgje e qendra të ndalimit me kushte e standarde ndërkombëtare saqë, çdo i huaj, do të kishte pasur dëshirë e fat të ishte i burgosur ”politik” ose rob lufe në ato burgje të Kosovës.   

Këto ditë prokurori i Kosovës mbylli hetimet kundër Hashimit, në mungesë të provave e fakteve (?). Kështu shkruante Insajderi: 

“Mbyllja e dyshimtë e hetimeve për krime lufte kundër Hashim Thaçit”, Vehbi Kajtazi, 17.11.2016, Insajderi, Gazetë Online dhe “Prokuroria gënjen publikisht rreth hetimeve kundër presidentit Thaçi”, Vehbi Kajtazi 06.12.2016, Insajderi, Gazetë online” 

Unë, “zotëri” prokuror po ti dërgoj një palë duqi me fakte kundër Hashimit, se ai, Hashimi nga Broja, tash kryetar (nuk po e quaj president) i Kosovës, pa asnjë ditë lufte i ka KIDNAPUA udhëheqësit e partisë më të madhe të Kosovës, në komunën e Malishevës, kryetarin e LDK-së Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, më 30 Tetor 1998 në katundin Dragobil dhe i ka lirua më 27 Nëntor 1998, po në Dragobil në mënyrë madhështore e në prani të William Walker-i, ish ambasadorit amerikan dhe Ish-ambasadori i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), William Walker, nën rreshtimin e UÇK-së, rreshtim të ”ushtrisë” me rroba të reja thua se ishim në ndonjë paradë ushtarake. Apo përvjetor lavdie. 

(Gazeta NewBorn 

“Momenti kur UÇK-ja i kishte liruar pas amnistisë dy veprimtarë të LDK-së” 

Për nder të 28 nëntorit, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte liruar kishte marrë vendim për amnistimin e dy veprimtarëve politik të LDK-së nga Malisheva, Jakup Kastratin e Cen Deskun. 

Po ashtu UÇK-ja kishte marrë vendimin edhe për aministimin e dy gazetarëve të Tanjugut, Nebojsha Radosheviqit e Vlladimir Dodiçiqit. 

I pranishëm me rastin e lirimit të tyre ishte edhe Shefi i OSBE-së për Kosovë, Uilliam Uoker.Para gazetarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, kishte folur përfaqësuesi i UÇK-së, Sokol Bashota, duke e arsyetuar lirimin e tyre.) 

Hashimi, “zotëri” prokuror, ka qenë “Vetë Pashë e vetë subash”. Ai, Hashimi “Vet, ka mat, vetë ka pre e vet ka gri”! 

Pra, ai është Hashim Thaçi icili i ka RREH, i ka KEQTRAJTUAR të KIDNAPUARIT, të burgosurit, me duar të lidhura e maska në krye. 

-Mos harro, prokuror, ky është Hashim Thaçi. Filloje me të e të fillojmë me punët tjera të mbara që po na presin, nëse doni dhe duam me pas SHTET. 

Kush është Jakup Kastrati 1*) 

Jakup Kastrati ka lindur (dhe jeton) në fshatin Turjakë, komuna e Malishevës. Është i martuar dhe ka gjashtë fëmijëve. Me profesion është mësues biologjie. Ishte Kryetar i LDK-së për komunën e Malishevës dhe Kryetar i Parë i kësaj Komune, pas “lufte”, në Zgjedhjet e Para të lira e demokratike në vitin 2000 që i fitoi LDK-ja, atherë partia më e madhe. 

Ka qenë nxënësi më i mirë i gjimnazit të Malishevës, Gjenerata e Parë e Gjimnazit” Ramiz Sadiku” e Rahovecit, paralelja e ndarë në Malishevë që u hap më 1970/1971. Ishin (ishim, edhe unë, plot. imi) shokë gjenerate dhe klase me Gani (Selman) Krasniqin nga Carralluka ish kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begajn, tash kryetar komune dhe autorin e këtyre rreshtave (Sinan Kastratin, djalë axhe, nga fshati Turjaka, tash jeton në Suedi) në klasën e parë, dytë dhe të tretë kur ia ndalin rritën gjimnazit, pushtetarët shqiptarë të komunës së Rahovecit.  

Ai ishte, gjithashtu studenti më i dalluar e me notën me mesataren më të lartë në fakultet, në UP-në bashkë me Daut Rexhepin nga Klina, Bislim Bislimin nga Vitia, Ruzhdi Kuqin nga Suhareka. 

Jakupi filloi punën për herë të parë si mesues në fshatin Lubizhdë më 1975/1976. Punoi disa vjetë, me ndërprerje pastaj filloi në gjimnazin “17 Nëntori” në Malishevë të punoi si mësues biologjie. Ishte drejtor shkollash disa mandate. Kur punoi në ë Lubizhdë, pati nxënës Isni Kilajn e Gani Paqarizin të cilët më vonë do të bëheshin me “nam” në këtë trevë, njëri me politikë e tjetri me patllakë”. Isniu ishte edhe kryetar komune në Malishevë (plot. imi) e Gani Gjemë Paqarizi bëhet “komandant”. Ganiu është vra në mes të korrikut më 1998, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit në mënyrë tepër poshtërsuese për një “ushtarak me përvojë” e “komandant”, nga një shka “civil” (?), i zënë “rob” nga Ganiu. Me Ganiun në “limuzinë” ka qenë Isuf Gashi nga Drenofci i Zatriqit, dëshmitar e bashkëpuntor. Isufi ishte ulur në karrigën e parë, me Ganiun ndërsa pas, shkau i zënë zob, i ulur si zotëri. 

Si kryetar i LDK-së Jakupi ishte bashkëpuntor i ngushtë dhe besnik i madh i të madhit Ibrahim Rugovës që punuan në vitet më të vështira të fund shekullit dhe mijëvjeqarit të kaluar, 1998, 1999. Jakupi, në mbledhjet e rregullta javore të LDK-së, që mbaheshin në Prishtinë, nga fshatrat e Malishevës shpesh shkonte e vinte në këmbë, afro 100 km. rrugë bashkë me Cen Deskun, Sadri Robajn e ndonjë tjetër nga Kryesia e LDK-së së Malishevës vetëm e vetëm që ta informonte popullatën e asaj ane për më të rejat pasi që Kosova ishte në terr informativ. 

Momenti kur lirohet Jakup Kastrati, kryetar i LDK-se

Kërcënimet ndaj Jakup Kastrati dhe LDK-së kishin fillua në fillim të viteve 1998, kur një grup hajnash të grumbullar rreth “organizatës ushtarake uck” me njerëzit më të dyshimt të veshur me “rroba ushtarake” e armë “moderne” të marra nga Fatosa Nano e fillojnë fushatën kundër njerëzve të ndershëm, familjeve të mëdha e njëkohësisht e fillojnë edhe “luftën”, në dy fronte, kundër Sërbisë dhe Ibrahim Rugovës e LDK-së që sot e asaj dite na bombarduan me RRENA.  

-Pse me RRENA?  

-Sepse as një copë toke, sa mbillen NJË LEHÊ KEPË, tyben e kanë clirua. 

Po përmendi tri raste, si shembuj se kush i ka pri “lufës” dhe ka “udhëheeq” me at popull të mjerë e qorr në dy sytë. 

Gani Gjemë Paqarizi, ka qenë nxënës i Jakupit (e imi, mjerisht), në shkollën fillore “Migjeni” në Lubizhdë më 1977/1978, tash, më 1998 ishte këthyer nga Zvicrra si udhëheqës “ushtarak”. Në ditë, “rastësisht”, në një kafene-qajtore, qajtore- en e Milaim Mazrrekut, Ganiu i thot Jakupit: . 

”-Shuaje LDK-në se ti shti dy kamt me ni kpuc!” 

Gani Selman Krasniqi, gjithashtu njeriu ndër të parët e Komunës së Malishevës për nga autoriteti, ish i burgosur politik shumëvjeqar, ndër themelusit e LDK-së për Kom. e Malishevës … dhe shok klase i Jakupit (dhe i imi) e lajmëron “zyrtarisht” me shkrim Jakupin me një “Vendim”, si udhëheqës i sektorit të drejtorisë publike se Zyrat e LDK-s në Malishevë. duhët mbyllur 

Dhe i treti, por jo edhe i fundit,”udhëheqësi ushtarak”, për të cilin pak kush ka dëgjuar për faqet e zeza, si spiun jugosllav, Bislim Zyrapi, ish shefi i përgjithshëm i ushtisë clirimtare të Kosovës që sillej shpesh edhe nëpër teritorin “e lirë” të Malishevës. 

Për të tjerët, Fatmir Limën, Sokol Bashotën, kam folur por do të flas edhe më vonë. 

E pra këta ishin ata që e sillshin Malishevën në gishtin e vogël të dorës dhe kush s`guxonte me u ndie për së gjalli. 

E tash zotëri prkuror, po ua dërgoj, një palë duqi, ose një gjysëm thesi me fakte kundër Hashim Thaqit e ti nëse ki … B. nëse guxon, burgose sepse më këtë kryen një punë për të cilën paguhesh bukur mirë dhe ia zdrit faqen këti populli e k`saj krahine-Krahisnës së Llapushës. 

Po e përshkruaj ngjarjen pa ndërhyerje, si si një ditë të fundit të Tetorit më 1998 në Dragobil, KIDNAPOHEN Jakup Kastarti dhe Cen Desku, nga Hashim Thaçi. 

Ngjarja: 

Cili ushtar ishte vrarë në Rahovec dhe cili kishte rënë në mina? 

Sahit Kastrati, djali i Sylë Sahit Mstafës nga Turjaka na ka que me kerr të vetin në një të pame në Dragobil. Ali Paqarizi, djali i Murat Paqarizit (taksist) nga Dragobili, ushar kishte ra në mina dhe kishte vdekur. Me mua ka qenë Cen Desku nga fshati Siqevë dhe Qerim Kastrati, djali i Kapllan Muslisë, kushëri nga Turjaka. Ceni (jetonte në Malishevë), por pas ofensivave serbe, banonte me familje në Turjakë, në shtëpinë e Adem Ukë Kastratit i cili jetonte në Suedi (vëllait të autorit të këtyre rreshtave.) Pra Ceni ishte si familjar i yni. 

Pas të pames kemi shkuar në Zyrën Amerikane që ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, nga Dragobili, familje tepër e njohur për bujari e bukëdhënës. 

Më parë kishim qenë në t`pame në Kleqkë te Hafir Shala (Kleqka). Atij iu kishte vrarë djali, Sadiku në Rahovec. Hafiri është miku i mikut tonë (Muhametit, djalit të Sinan Bajraktarit të Astrazubit. Muhameti Jeton në Prizren). 

Kush ishte “ushtaraku” i lartë? 

Kishim kohën e caktuar që kishim me bisedua në Zyren Amerikane me zyrtarë të OSB-së. Kështu quhej kjo Zyrë nga popullata e asaj ane, si Zyrë Amerikane. 

Pas bisedës me zyrtarin e lartë të OSB-s (?), Shown Burns, Diplomat Amerikan jemi arrestuar pabesisht nga një “ushtarak” i lartë i UÇK-së i njohur tashme për opinion me nofkën “gjarpëri”, Hashim Thaqi. Ai është prezentuar edhe si “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci”. Deri sa ne ishim në takim duke bisedua në Zyrën Amerikane, në Dragobil, “ushtari” Fehmi Kryeziu nga Bubaveci ka hyrë dy herë brenda në ZYRË dhe e ka ndërprerë bisedën duke na lënë një “thirrje”. Shefi i Zyrës së OSB-së, Shën Berns i thonte ushtarit: 

-Pritni jashtë edhe pakë, derisa ta kryejmë bisedën! 

Katër ushtarët 

Pas bisedës e cila ishte ndërprerë disa herë nga 4 ushtarët ”elitë”, falenderuam Zyrtarin e lartë dhe dualëm.  

Jashtë na kanë pritur 4 ushtarë:  

Skender Hoti nga Carralluka,  

Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, 

Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe  

Shefqet Mazreku nga Malisheva. 

Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur. 

Çka kemi biseduar ne Zyren Amerikane dhe çka kemi kërkuar nga Ata? 

Unë, Jakup Kastrati dhe Cen Desku kemi kërkuar nga përfaqesuesi i Zyrës dhe OSB-eja që ta ushtrojnë autoritetin e tyre dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që të bëjnë presion mbi Serbinë: 

  1. Që të largohet policia dhe ushtria serbe nga kjo anë,
  2. Të kthehet popullata shqiptare e shpërngulur në shtëpitë e veta dhe
  3. Të fillon mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme në komunën tonë.

Këto kanë qenë tri kërkesat kryesore dhe temat e bisedës sonë. Takimi ka fillua në orën 11:45 minuta dhe ka përfunduar ne orën 13:30 minuta, afro dy orë, më 30 tetor 1998, në fshatin Dragobil.  

’Ushtarët”, na pritnin para deres. Njëri nga ta na tha (më duket ka qenë Shefqet Mazreku): 

-A ka mundësi që të flasim nja 15 minuta me juve (me mua, Jakupin dhe Cenin)? 

-Me kënaqesi iu kemi thënë dhe kemi shkua te kerri që na priste. Një i afërm që kishte qenë me neve n`t`pame na tha ngadalë: 

-Jo 15 minuta po kanë me iu burgos”! 

Nuk besonim se janë kaq të pabesë. 

Shoferi Sabit Hafir Kleqka 

Sabit Hafir Kleqka ishte shofer. E njihnim sepse kishim qenë te ai. Ishte vëllai i Sadik Shalës (Kleqka) që ishte vrarë në Rahovec. Kemi hyrë në kerrin që ishte edhe “ushtaraku i lartë”. 

Kerrin, sapo kemi hyerë, e ka dhezur shoferi dhe është nisur. Ne nuk denim as ku po shkojme e as pse ? Kerrin tonë na shoqëronin edhe dy kerre të tjera plot me usharë e “ushtarakë” të “lartë”. Rrugës deri në “burg”, kemi kaluar nëpër këto fshatra: 

Dragobil, Pagarushë, Gariq, Kravasari, Bajë, Senik, Kizhnarekë, Baincën e Shefqet Kapetanit e Sedllar dhe kemi biseduar “për Shkup e për Shkodër”. Deri në Lladrofc biseda ka qenë e qetë dhe e rrafshtë. Me vonë “ushtaraku” ka pyet: 

-Çka biseduat në zyrat e OSB-së? 

Mos luani, jeni të arrestuar! 

Në fshatin Senik, “gjarpëri” ka zbrit nga kerri dhe ka hyrë në një shitore. Aty, ai na 

ka blerë nga një lëng (pije jo alkoolike) ndërsa mua (Jakupit) edhe një pako me cigare. Biseda ka vazhduar deri në Lladrofc “n`terezi”. Aty, ai mu ka drejtua me fjalët: 

-Ti kryetar i LDK-së! 

-Rugova është tradhtar! 

-Qeveria e Bukoshit e ai është tradhtare! 

-Ju jeni te arrestuar! 

-Këtu kemi me iu pushkatua juve dhe krejt ravinat kemi me i mush me LDK-në. Ishte monologu i monologizuar i “kryeushtarakut”, ish studentit të “shkencave humanitare”. “Kryeushtaraku” ka brit edhe më shumë, si “ushtarak” më: 

-Shymni cigaret! 

-Jeni të arrestuar! “Ushtaraku” e ka raportir revolen T- T-e dhe na ka drejtua neve duke bërtit: 

-Mos luani!  

Ushtari dhe shoferi kanë dal jashtë dhe na kanë urdhërua që edhe ne të dalim jashtë, një nga një. Pasi kemi dalur nga kerri, unë dhe Ceni, na kanë lidhur dhe na i kanë qit “Maskat”. Sytë ni kanë mbyllur me shamia kurse kokën na kanë mbulua me kese, thas të najllonit. Prej këti momenti fillojnë maltretimet, fyerjet, ofendimet dhe rrahjet me shprehje më banale, me fjalorin më të pistë, të flliqt, gjuhë primitive e sjellje arrogante. Agresiviteti, dobësia, primitivizmi dhe etja për të qenë “i madh” e “ushtarakut”, ka “fillua” në fshatin Lladrofc, në kthesën e parë të rrugës që qon për në lagjen e Buqajve. Pas mesnate, ndërsa vazhdonim rrugën, kemi kuptua se jemi në fshatin Nekovc. Që jemi në Nekovc e kuptuam nga “ushtarakët”, sepse edhe ata nuk e dinin rrugën. Në një vend e kanë ndalur kerrin dhe kanë hapur dritaren e i kanë pyetur rojet e fshatit: 

-Ku jemi? Rojet përgjigjen: 

Jeni në Nekovc 

Rrugën e kemi vazhduar prej Nekovcit, Baincës e deri në Sadllar. Në Kishnarekë na kanë shti në podrumin e një shtëpie të djegur, me ujë deri në gju, si peng për ekzekutim. Cenit ia kanë pru një karrigë për shkak se ishte i sëmure nga veshkët ndërsa unë kam ndejt në këmbë. Pas dy orëve na kanë qua në një vend tjetër, më të terur, në të njëjtën shtëpi. Aty na kanë lejua që të ulemi në do (thas) me kashtë. Diku në mesnatë na kanë dërgua në një kamp, burg, në fshatin Sadllar, pasi na plaqkitën dhe na i morën të gjitha gjërat tona personale:  

shënimet, të hollat e pakta …dhe kapelën që e kam pas në kokë. 

Burgu i Sadllarit 

Në Burgun e Sadllarit kemi qëndruar (“banuar”) prej 30 tetorit deri më 27 nëntor 1998. Na kanë mbyllur në ambulantën e fshatit, në ordinancën e mjekut që e kishin kthyer në burg. Ordinanca e mjekut derën e kishte në oborr dhe bënte shume ftoft natën sa që edhe uji ngrihej e nuk mund të flenim nga të ftoftit që bënte.  

Natën në mes 26 dhe 27 nëntorit, na kanë qu prej gjumit dhe me ni traktor na kanë afrua deri në Divlakë. Maskat na i kanë v`nu përsëri në kokë. 

Duhet thënë edhe kjo se kemi jetua se në kohën e Gurit, sa ishim në burgn higjienë nuk na kanë lejua e as ujë të pastër nuk kemi pas. Më 24 nëntor, tinëzisht i kemi lare këmbët. Edhe kur kishim nevojë, nuk na lenin me dalur pa maska e pa roje. Nuk jemi pastruar e as rruar deri më 27 nëntor.  

Ditën e lirimit na kanë DORËZUA në Dragobil, tash me kerr, te Shefi i OSB-së Ambasadori William Walker. Në pritje përveq përfaqësuesit më të lartë të OSB-së Walker-it, merrnin pjesë edhe disa “kamandantë” (Sokol Bashota) e ushtarë të rreshtuar me unoformë e rroba të reja, si në paradë, para kamerave, gazetarëve të huaj dhe një grupi të vogël të dragobilasve. Nuk kanë munguar as fjalimet e “komandantëve” për “zemërgjerësi” e “transparencë”, “shtet” të lirë e demokratik. 

Jakup Kastrati, Cen Desku dhe Shën Berns me kerr të blinduar Amerikan kanë shkuar në Turjakë. Shën Berns, përfaqësues i OSB-së për at rajon ka ndejt disa orë në odën e Rrahmanit, nipit të Shaban Seferit. Aty, ai ka bisedua me Ukë Imerin, babën e autorit të këtyre rreshtave disa orë. 

Ky është ai që na ka rreh! 

Në lajmet qendrore të RTSH-së, RTP-ja, paterica e lpk-istëve nga spikerica e Kosovës, “Besa” (Buqinca ?) për nder të 28 Nëntorit ka treguar një “syret” të “ushtarakut” të lartë, “gjarpërit”, dhe storie të tjera të “burrështetasve” si hashimat e jakup krasniqat. Kur e kam parë “syretin” e “ushtarakut”, i kam thënë Cenit: 

-Ky është ai që na ka rreh! Ceni thot: 

-Jo, mua nuk më ka rreh! 

-Cen ky na ka rreh dhe na shkua gjaku deri në B… ! 

Shpejt e keni këtu “Dajën” Jakup! 

Një muaj para se të arrestoheshin Cen Desku dhe Jakup Kastrati, ishin burgosur Demir Morina, djali i Sadik Reshitit dhe Imer Bajram Morina, kryetari dhe nënkryetari i LDK-së për fshatin Lubizhdë. Imeri ishte kapiten rezerve i klasit të parë dhe kishte qenë drejtor shkolle një mandat katërvjeqar. Ata i dërguan në “Burgun e Semetishtit”. Ushtari me emrin Nezir që ishte edhe nip i Kapllan Kastratit, djalit të Musli Metës nga Turjaka, i pyet të burgosurit: 

-Qysh është Daja Jakup (Jakup Bali Kastrati)? Demiri i thot: 

-Shpejt ki me e pa këtu Dajen Jakup! 

“Zotëri” prokuror Millaku, faktet i ke, urdhëro! Veq ndiqe ligjin!. Do të kisha lutur: Shko deri në Fshatin Qabiq, se nuk e ke larg nga fshati ku ke lindur (Ujmir ?) e pyeti fshatarët: 

– Çka ka ndodhur aty, kush i ka rreh fshatarët ? 

-Pyete Sokol Bashotën?  

-Pyete edhe edhe Rexhep Selimin, deputet. Ende ka dëshmitarë të gjallë se si janë rreh fshatarët dhe nga kush? Nga serbët? Këtë përgjigje duhët ta japësh ti, prokuror, Prokuroria, Policia, Hetuesia dhe Gjyqësia e Kosovës . 

Prokuror, shko pak më larg, në fshatin Bubavec. Edhe aty janë vrare dy veta, Nazif Gashi, pas çlirimit dhe Ajet Gashi, ish polic. 

Reshat, “zotëri ” prokuror Millaku, mos e ndal vrapin e kalit, ec edhe e pak e trokit në dyert e Latif Seman Karadakit në Damanek. Edhe Latifit ia kanë vrarë djalin para gruas e një fëmiu të vogëlö, “MASKAT”, në “liri, “, Refik Latif Kastrati- Karadaki ka qenë (ish) shofer autobusi Malishevë- Prizren. 

Ndërsa për atentatin e Fetah Rudit, plaqkitjen e keqtrajtimet e vogla, me një shuplakë dore e një shkelm bytthëve … këto janë punë të lehta për ty e për prokurorinë. 

Nëse këta “udhëheqës” që edhe ashtu iu pam sherrin pas “luftë”, (nëse) nuk janë vrasësit e keqtratuesit, KIDNAPUESIT, këta nuk mund të i ikin përgjegjësisë sepse rrihnin gjoksin në kohë ”lufte” se ne jemi komandantë, drejtorë politikë, policë e prokurorë, me burgje e polici sekrete ushtarke ….. tamam “shtet policor”. 

-Nëse ke vullnet e guxim, prokuror Millaku, hyni kësaj pune se u bëtë hor, o HORA ! 

-Burgosni kriminelët! Kjo duhët të jetë motoja e punës tuaj! 

1*) Për Jakup Kastratin, për Familjen e Ali Agëve, fisin Kastrat, Turjakën dhe Llapushën (krahinë në Kosovë) me qendër Malishevën kam shkruar një fejton të gjatë por që tash është largua nga portalet. 

Drenicë, zgjohu Drenicë! 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 3 DHJETOR 2016  

Për ”profesorët” a “pasçlirimit” të Kosovës nga radhët e PDK-së, AAK-së e më vonë “Nismës”, numri I të diplomuarve me dipoloma univerziteti rritet si këpurdhat pas shiut. Disa mirreshin edhe me studime shkencore e preardhjen e fjalëve, etimologjinë. “Komandant Remi”, kam pas lexua në një “debat shkencor”, se si flishte se si duhet shkruajtura fjala ”Europë” apo ”Evropë”. Azem Syla, kishte doktorua jashtë vendit e Ramizi, në Kosovë. 

Të tretë janë si ”teshja”: Agolli, Arapi, Kadare, që erdhën në fillim të viteve 1970-ta me një frymë novatore në letërsinë shqipe. Po këta, ”bilbilat” tanë, ishin edhe oratorë që do të iu kishin lakmi edhe ciceronët latinë, Azem Sylës, Ramiz Lladrofcit dhe ”Komandant Remit” nga Llapi, dy drenicakë e një një llapjan.  

Drenicë, zgjohu nga gjumi 

”Ta q … a nanen, edhe unë dua ta kryej fakultetit, të magjistroj e të bahem doktor shkence”! (R. Ll, vëllai dhe kunati i Fehmi e Xhevë Lladrofci- Krasniqit) 

Ku je Drenica e Ahmet Delisë, Shaban Polluzhës … dhe e Adem JASHARIT! (2*) 

Oj Drenica e trimave të qartur dhe e pleqëve të urtë, zgjohu! 

Drenicë, distancohu nga kriminelët! 

Sheti nëpër faqet e shtypit shqiptar 

Flet gruaja e Ramiz Lladrofcit dhe flet e qan djali tete vjeqar 

Edhe sot, ditën e shtunë të datës 3 dhjetor 2016, gjumi më doli para orës 03:00 të mëngjesit. Kësaj radhe telefoni im ishte ”fajtor”. Ai ma prishi gjumin me një lajm të ”ri”. 

Një miku im nga Kosova ma dërgoj një shkrim për një fëmi tetë vjeqar që ma k`puti shpirtin. 

Ishte një letër prekëse e një vajze shqiptare nga Kosova që jeton në Zvicërr. Ajo dëshiron ta ndihmoj voglushin RAFET dhe të ”trokas në ndërgjegjen e shoqërisë …” e popullit tim, do të shtoja unë, ta ndihmoj Rafetin e Vogël, shkruan Sadberja Besim Hulaj. 

Dhe a ka nevojë të flitët e të shkruhët më shumë për moralin e shoqërisë sonë pas 17 vjetëve clirim? 

Këto skena duhët ta skuqin udhëheqjen e shtetit tonë por edhe shoqërinë shiqptare, përgjithësisht. 

Gjithmonë njeriu gjen një arësye kur shkruan. Kësaj radhe ”sebep” për këto fjalë që më shtyri të protestoj publikisht ishte një deklaratë skandaloze e gruas së kandidatit të pdk-së për kryetar të komunës së Drenasit, zonjës Shemsije që bënë ”jetë të thjeshtë” me Ramizin, por nuk ankohen (Vr. e aut.) ”Çifti që janë njoftuar si studentë, sipas Shemsijes bëjnë një jetë mesatare si të gjithë qytetarët e Kosovës, megjithëse në shtëpi kanë tre vetura.”. (Shkrimin e plotë mund ta gjeni dhe ta lexoni në Bota Sot, 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:40 me titull “Flet gruaja e Ramiz Lladrovcit, si e njoha bashkëshortin”. 

Kjo është Shemsije Istogu Lladrovci, bashkëshortja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Çifti që janë njoftuar… 

Mbrëmë një miku im, ish shok i studimeve, nga një fshat i rrethit të Pejës më thirri dhe më tregoi edhe këte:  

”Erdhi njëherë Ramiz Lladrofci në Pejë. Atherë Ramizi punonte në TMK (apo FSK, nuk jam i sigurt). Pas bisedës që patën me strukturat e pdk-së për Pejën, shkuam në restorant ”Dukagjini” (nëse nuk kam gabuar). Posa u ulëm dhe u rehatuam e tavolinat i mbushëm me mish të pjekur e plotë sallata e pije, i cingëroj telefoni i Ramizit. Ne të gjithë u bëmë kurreshtarë. 

-Ju sot keni (jeni) në provim! 

-Në provim jam!  

-A, po, në provim je!  

-A je i knaqur me notën tetë?  

– Oh ta q…a nanen. E dua notën dhetë!  

-Edhe unë dua me pas fakultet!  

– Dua me magjistrue e me doktorue se jam shum` ma i zoti se tjerët që kan` dipllama!  

– Mirë, pe ta qes dhetë pra! 

(Kjo ishte biseda e plotë telefonike e mikut tim, ish shokut të studimeve nga një fshat i rrethit të Pejës për Ramizin, në formën e dialogut ”artistik”, siq din veq Ramizi me fol, ”Bilbili i ish Kuvendit të Kosovës” dhe ”Krenaria e Drenicës” së Ahmet Deli Prekkazit, Shaban Palluzhës (*3) dhe …. Nebih e Tahir Mehës e Adem Jasharit. 

Telefonin e mbylli Ramizi. Ra një heshtje varri. Më askush nuk foli. 

Nuk po flasim as tash. Ajo heshteje po vazhdon edhe sot e gjithë ditën në partine e pdk-së dhe mjerisht në Drenicën Heroike por të gjithë hanim si bishat mish stërrvina, mish dashi e viqi, pinim birra të Pejës e vodkë rusi. 

Dhe shkrimi tjetër që më la gojëhapur e pa frymë isht:  

“Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël” Nga Albulenë Muji Më 2 dhjetor 2016 në ora: 22:27. 

Këtë shkrim unë nuk mund ta komentoj. Ky është kulmi. KULMI, kjo është historia e jonë, e jonë e hidhur e shumë familjeve që s`kanë bukë e kripë me kthy në sofër. Flejnë me ”lopë”, me qenë e me maca në kasollet që hyn bora, shiu e fryn era, murlani e furtuna. 

Lexojeni vetë e binduni! 

Cfarë kontraste 

Më nuk pata durim që të lexoj më shumë. 

Për më shumë, lexues të nderuar, lexojeni vetë letrën e humanistës nga Zvicra:  

“Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël”, Albulenë MujiNGA ALBULENË MUJI MË 2 DHJETOR 2016 NË ORA: 22:27 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ditë më parë ka publikuar ne profilin e tij një foto me një vogëlush të quajtur Rafeti i moshës 8 vjeç, nga fshati Rencë i Dragashit. Por pas. 

Shkrimin për Ramiz Lladrofcin, nuk ma publikoj sajti ”lajm.co”. Pronari i portalit ”lajm.co” më shkruajti një letër të shkurtër: ”Sinan, më fal por nuk mund ta publikoj pasi që ia kam hangër bukën e Ramizit … ”. 

1*) Për Jakup Kastratin, për Familjen e Ali Agëve, fisin Kastrat, Turjakën dhe Llapushën (krahinë në Kosovë) me qendër Malishevën kam shkruar një fejton të gjatë por që tash është largua nga portalet. 

(2*) Unë më qejf e shkruaj: Familja e Mixhës Shaban Jashari, Hamza dhe Ademi. 

(*3) E folmja e Llapushës, në të shumtën e rasteve vokalen ”o” e shqipton si ”a”, psh Kamaran, Palluzhë në vend të Komoran, Polluzhë etj. 

Literatura e pëdorur: 

“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

https://www.botasot.info/opinione/620101/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/ 

(Lidhja Prizrenit- Balli Kombëtar) 

“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/ 

“Mbyllja e dyshimtë e hetimeve për krime lufte kundër Hashim Thaçit”, Vehbi Kajtazi, 17.11.2016, Insajderi, Gazetë Online  

https://insajderi.com/hulumtime/mbyllja-e-dyshimte-e-hetimeve-per-krime-lufte-kunder-hashim-thacit/ 

Prokuroria gënjen publikisht rreth hetimeve kundër presidentit Thaçi”, Vehbi Kajtazi 06.12.2016, Insajderi, Gazetë online” 

https://insajderi.com/hulumtime/prokuroria-genjen-publikisht-rreth-hetimeve-kunder-presidentit-thaci/ 

“Momenti kur UÇK-ja i kishte liruar pas amnistisë dy veprimtarë të LDK-së” 

(Gazeta NewBorn 

”JAKUP KASTRATI KRYETAR I LDK-se MALISHEVE”, 28 feb. 2015 

https://www.youtube.com/watch?v=gmvy_k5Yzp4&t=43s 

Drenicë, zgjohu Drenicë! 

https://www.botasot.info/opinione/617048/drenice-zgjohu-drenice 

SINAN KASTRATI, Bota Sot: 3 DHJETOR 2016  

(Drenicë, zgjohu Drenicë!, Lidhja Prizrenit- Balli Kombëtar) 

https://www.ballikombetar.info/drenice-zgjohu-drenice/ 

“Flet gruaja e Ramiz Lladrovcit, si e njoha bashkëshortin”. 

http://www.botasot.info/aktuale-lajme/616726/flet-gruaja-e-ramiz-lladrovcit-si-e-njoha-bashkeshortin/ 

“Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël”, Albulenë MujiNGA ALBULENË MUJI MË 2 DHJETOR 2016  

http://www.botasot.info/zvicra-diaspora/616844/pas-fotografise-se-publikuar-nga-anton-quni-nje-mergimtare-ndihmon-familjen-e-rafetit-te-vogel/ 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 4 maj 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu