ARKIVI:
19 Shtator 2024

Për disa shqiptarë që për pesë minutat “orgazmike”, e rrezikojnë kombin e shtetin…!

Shkrime relevante

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Loja e rrezikshme e Amerikës me Serbinë

Vudi Xhymshiti Më 18 shtator 2024, në mjediset e qeta dhe thuajse...

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Si dikush familja dhe të afërmit e të cilit u masakruan mizorisht nga ushtria gjenocidale serbe, unë duhet të kërcej nga gëzimi si kanguri, kur policia jonë arreston një serb me bilbil në gojë.
Mirëpo, unë nuk mund t’i gëzohem këtij budallallëku qyqar dhe naiv, sepse jam dëshmitar okular i marrëzisë së disa shqiptarëve të uniformuar të cilët mbi dy këmbët e lëvizshme e bartin barrën e rëndë të trupave muskulorë dhe kokave të zbrazura nga mendja.
Sepse ata nuk janë të vetëdijshëm se njerëzve të qytetëruar nga vendet më të zhvilluara dhe më dominuese të botës po u dërgojnë sinjale direkte në pjesët më të ndjeshme të trurit, se serbët nga veriu i Kosovës janë të ekspozuar ndaj terrorit të Qeverisë Kurti, të ngjashëm me atë që përjetuan shqiptarët e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Prandaj, kësaj here ndjej obligim qytetar dhe moral që ta kritikoj ashpër kryeministrin tonë, që nuk e ka ftuar pranë vetes serbin që ka fishkëlluar me bilbil, për ta nisur me të një bisedë intelektuale në formë të përballjes me argumente bindëse, humane, tolerante dhe elokuente, që do t’i dërgonin një sinjal madhështor botës së qytetëruar se ai është një njeri që i merr seriozisht shqetësimet, frikën dhe nevojat e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Pse e them këtë ?
Sepse jam i bindur se është shumë më i zgjuar se sa që dëshmoi dje performanca e tij parazgjedhore në veri të Kosovës
Natyrisht, disa njerëz injorantë dhe naivë me uniforma nuk e kanë idenë se sa ndjenja pozitive apo negative u dërgojnë fotografitë njerëzve të qytetëruar nga perëndimi, ndaj patriotizmi i tyre është jashtëzakonisht injorant, i dëmshëm, i rrezikshëm dhe fatal.
Në fund të fundit, për të gjitha veprimet njerëzore ekziston një masë racionale dhe e arsyeshme që korrespondon me shijen e mirë dhe kur njerëzit në dukje të zgjuar nuk i përmbahen asaj, ata lënë përshtypjen e budallenve të dhunshëm.
Nga ana tjetër shumica e shqiptarëve mezi arrijnë t’i gjejnë shkronjat e gabuara për të hartuar fjalë dhe fjali gramatikisht të pasakta dhe logjikisht të pakuptueshme, për shkak të mësimit sipërfaqësor vetëm për nota kaluese, gjë që përfundimisht rezulton në mungesën e kapacitetit dhe vullnetit të nevojshëm mendor për t’i zgjidhur siç duhet problemet e tyre shoqërore dhe shtetërore.
Madje edhe problemet private ata i zgjidhin duke u mbështetur në dhuntinë e tyre natyrore, sepse Zoti gjithmonë mëshirohet me budallenjtë të cilëve u jep gjithmonë më shumë fat sesa dije, kështu që në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar ai u dha urdhër të gjithë yjeve astrologjikë të rreshtoheshin në përputhje me nevoja e tyre shoqërore dhe kombëtare për liri dhe shtet të pavarur.
Ndërsa superfuqitë e mëdha vetëm e zbatuan vullnetin e Zotit, sepse Millosheviqi u dha atyre aq shumë arsye gjenocidale për ta bombarduar infrastrukturën logjistike dhe ushtarake të vendit të tij, saqë nuk kishin zgjidhje tjetër.
Mirëpo, ne si një popull mosmirënjohës u lazdruam aq shumë nga ndihma e tyre, saqë krijuan përshtypjen se ishim të zgjedhur nga Zoti që ta meritonim deri në ditën e gjykimit çdo lloj ndihme prej tyre.
Këtë qasje çergare mendjemadhe dhe mosmirënjohëse ndaj fatit unè quaj mbingarkesë me budallallëk sepse rrezikojmë ta shpenzojmë bonusin e Zotit dhe njësoj si afganët të presim edhe një shekull derisa ndonjë fuqie të madhe botërore t’i kujtohet se ekzistojmë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu