ARKIVI:
1 Shkurt 2025

Për ditët e mija të lumtura me shkrimtarin Zija Çela në Tiranë

Shkrime relevante

Rekuiem për Zahir Pajazitin, pushkën e parë të lirisë

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit  Shoqëria jonë sot,...

Fundi i Lajçakut , fillimi i dialogut Kosovë – Serbi

Gani I. Mehmeti Është e ditur se Lajçaku ishte sabotuesi numër një...

Manipulimi i historisë dhe rreziku nga islamizmi: Tentativa për të minuar familjen Jashari dhe luftën e Kosovës

Në foto: Bekim Jashari dhe islamisti Halil Kastrati Shkruan: Rrezart Kalaja Grupet Radikale...

Kosova përkujton heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies

PRISHTINË, 31 Janar 2025/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit,...

Partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri nën sulmin e ironisë

nga: Arif Ejupi Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest...

Shpërndaj

Bajram Sefaj, shkrimtar, Paris

Ishin ato ditët e mia më te lumtura Zija Çela, të cilin edhe pse nuk e kisha takuar më parë, kisha shkruar dhe botuar te Rilindja një mbresë (siç në Tiranë. Ditë të arta, lirisht mund të quhen. Njeri ndër shkrimtarët me të shquar shqiptar, pohonte ai vetë!) mjaft emocionuese për romanin e tij, mbase më të mirë, “Gjaku i dallëndyshes”, me të madhe punonte në redaktimin e librit tim me novela “Shëtitje ëndrrash”, që do të ma botonte Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë.

Lazër Stani, akoma pa u njohur me të, tashmë ma kishte botuar, madje në dy faqe të mëdha (8 e 9), të “Zërit të rinisë” të Tiranës, kryeredaktor i të cilit ishte, tregimin me titull “Mea culpa”, kur gjoja e kishin pëlqyer shumë lexues, ndër të cilët edhe Migjen Kelmendi, kur ishte në formë pas botimit të romanit të parë “Gryka e kohës”, që në Tiranën e atyre ditëve ecte prej dorës në dorë të lexuesve. Ishin ditët kur kisha njohur një numër të madh krijuesish, poetësh, shkrimtarësh dhe artistesh të shquar shqiptarë. Midis të cilëve edhe Visar Zhitin (vazhdimisht kujtoja se është vëllai i Timo Fllokos dhe se ai (Visari), ishte aktor filmi e jo poet. Kishte një nur të tejdukshëm. Ja sa kishte dalë nga burgu shumëvjeçar.

Pos gazetarëve kosovarë, të tubuar rreth Rilindjes, kam njohur edhe shumë kolegë gazetarë të Shqipërisë, që sot, shumica prej tyre ose janë emra të njohur të gazetarisë, si editorialistë e pronarë gazetash, si analistë e komentatorë, e disa (shumë a pak? ), ndërkohë kanë avancuar dhe janë bërë personalitete të shquara të politikës shqiptare. Po i kthehem serishmi Zija Çelës, redaktorit të librit tim. Kur i gjerbnim nga disa gota raki, kryesish fërnet të kualitetit të dobët, Zijai thoshte se ideja e motivi që kisha provuar ta hidhja në letër, sa i qëlluar që ishte, o Zot!, nuk e kishte dhanë, as për një milion marka gjermane. Kur ishim në hijen e këtyre shumave aq të mëdha, nuk ishte problem të porosisnim gotat e ardhshme me fërnet, por ato dyshe (dopio), gjithsesi. Unë për veten time isha i interesuar që redaktori i librit tim, të mos dilte nga magjia e pijes e të dëgjoja nga gojë e tij, sall fjalë të mira, më të mirat, për librin tim. Kur ishim esëll, edhe llafet ishin të tjera!).
*
Hej, trima besoni, sa gëzimi e lezeti, me rastin e botimit të këtij tregimi, është bërë, atë pasdite në Tiranë, në lokalet e Lidhjes së shkrimtareve dhe të artistëve shqiptarë, apo aty diku pranë, në grykën e rrugës legjendare. Rreth tryezës: mëkatari unë, autor i tregimit, Zija Çela, redaktor i romanit tim të parë “Shëtitje ëndrrash” dhe, Lazër Stani, kryeredaktor i revistës “Zëri rinisë”. Jo, prite zot, sikurse thonë ulqinqkèe tonë të dashur, pse ma kishte botuar tregimin “Mea culpa”, në mënyrë jashtëzakonisht solemne duke ia “falë” madje dy faqe të mëdha, ilustruar me një fotografi timen autoportret, me shumë pikëllim brenga saj, Lazër Stani, djalosh i ri, sa kishte mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën biologji-kimi, që nga shfaq e parë e tij, bëri vend në zemrën time, Lazëri mbante në dorë vëllimin e parë me njëzet tregime “Misteri i hijeve”, me fjalëmirën e Bardhyl Londos. “Ne vend të parathënies” që, më 1993, e kishte nxjerr në dritë SHTEPIA BOTUESE E LIDHJES SE SHKRIMTARËVEVE Fill pasi ma dhuron librin, gëzimin e parë: “Z. Bajram Sefaj, me respekt. Autori, Tiranë 30.7. 1995. Aty e andej, deri në orët e vogla (vona) të natës, apo deri në orët e hershme të sabahut, me fërnet e pije të tjera (të fisme), kemi festuar sikur të kisha fituar çmimin Nobel për letërsi, për atë vit, 1995! Ato njëzet tregime të Lazërit, nëse jo njëzet herë, boll shpesh i kam lexuar. “Misterin e hijeve” që, atë ditë sot, më shoqëron gjithkund, e ruaj me mister, misterioz!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu