Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Sylë Mujaj)
Dudë Bala pa brekë – dhe shejtani që u bë komunë Duhet, si fillim, kjo Dudë Bala me gjithë turbanin dhe fjalorin e saj “hallall”, me i hangër vetë brektë – nëse i ka, se po dyshohet që edhe ato i ka hup në “xhenetin” e rremë që po ua shet terbeshëve, goranëve e mahallës myslimane me fjalë si: elhamdylilah, shejtani rrahjima, e xheneti në Komunë!
Laku im Gani Bekteshi po thotë: “Na gaziti krejt mahallen! Tash po i gjejmë plakave të lagjes xhenetin te sporteli i komunës e ferrin në zyrën e gjendjes civile!”
Por më në fund dikush i doli përpara kësaj hoxhenice turbo-boshnjako-serbo-file fallco!
Arbëreshi i Vitomericës, pasardhës i Numan Baliçit – iliro-shqiptar autentik, s’e duroi më këtë farsë!
E ngriti zërin, e tha qartë: “Jo, moj Dudë, nuk ka xhenet me tenderë! Nuk ka komb pa brekë që të shitet për tespi!” Se terbeshët, goranët – janë shqiptarë me gjak, jo turko-serbë me brdim të imponuar, që dje i thoshin vetes shqiptar, e sot falen për një vend pune në Komunë.
Çfarë ironie dramatike: Në vend që të ruajnë rrënjët, po ndërrojnë fletë si pema në vjeshtë, e në fund s’kanë asgjë tjetër veç emrit të zhbëre – e një Dudë Bala që u flet për Xhenet… me pasaportë boshnjake.