ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Për dy javë në Kosovë zbritën 300 aeroplanë nga Zvicra dhe vendet tjera me rreth 50 mije kosovarë, në fund të korrikut do ketë 2 milionë banorë me diasporën

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Për dy javë në Kosovë zbritën 300 aeroplanë nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane me rreth 50 mijë kosovarë. Nga 1.7 milonë banorë, Kosova në fund të korrikut do ketë 2 milionë banorë me diasporën.

Pas perfundimit te vitit shkollor në Zvicer dhe ne vendet tjera evropiane, mergimtaret shqiptarë, kryeisht nga Kosova  kane filluar levizjet drejt vendlindjes kush me aeroplane, me busë e kush me vetura per në Kosovë per pushime verore.

Nga 1.7 milonë banore, Kosova ne fund te korrikut do ketë 2 milionë banorë me diasporën

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e sjhkuarjes se mergimtareve nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane ne drejtim te Kosovës.

Pas pandemise dy vjeqare sivjet Kosova me 1.7 milione banore do “pasurohet” jo vetëm me miliona euro, por edhe me qyetetare, cka numri banorëve ne Kosovë do të kalojne mbi 2 milionë në muajin korrik-gusht.

Sipas zyrtareve te Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

Për dallim nga vitet e meparshme diapsora shqipatre do e kete me lehte te hyjne ne shtetine  tyre ne Kosovë per te cilen luftuan dhe e ndertuan. Sipas burimeve nga Prishtina zyrtare, Qeveria e Kosoves mbulon shpenzimet nga 1 korriku, duke ju hequr taksen ne kufi për mërgimtaret!

Ekipi i gazetareve te Le canton27.ch ka takuar dhejtar mergimitare ne Zuiirech, Berne, Bazel, Lausanne dhe Gjenevë te cilet kane shprehur deshire te shkojne ne pushime pas dy vitesh te bllokuar ne Zvicer për shkak pandmeisë. Pjesa dermuese e ketzyre mergimtzareve sikur edhe shumica e dispaores profresojne te shkojne me autobusë dhe me vetura, sipas te cileve dy-tri here me lire, sepse cmimet me aeroplan jane “helëm” shume te larta.

Megimtaret nga Prishtina, Preshevai, Ferizaj dhe Gjlnai kane dekalruar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se “ne  e kemi ndermend te shkojme ne vendlje me autobuë ose me vetura qe na del disa fishë më lire se sa me aeroplanë. Me ato pare te aeroplanit mund te shkojmë ne pushime ne Shqiperi bile na mbesin për t’ju ndihmuar te varfurve. Ne dikur gjate luftes kemi shkuar prej zori me aeroplanë ose për rast vdekje, kurse tash Kosova eshte cliruar shkojmi për qejfi, kemi kohë.. dalngandal me autobusë ose vetura ne venldindje edhe ne pushime edhe ne ekskurzion..a ka ma mirë? Sigurisht jo!”

Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje, kane pohuar zyrtaret e nga aeoproti i Prishtines për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro, njftojn gazeta zvcerane ne shqip Le Casnton27.ch duke ju rferuar buirmeve nga Qeveria e Kosovës.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. Nga 1.7 milonë banore, Kosova ne fund te korrikut do ketë 2 milionë banorë me diasporën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu