ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Për grushtshtetin e 24 qershorit 1924, Fan Nolin dhe kumunizmin enverian

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Kisha Ortodokse e Beratit

Nga: Ilir Seci, Irvington, New York

Nji nga nenshtresat e vetedijes kolektive shqiptare që e mban gjallë mendësinë enveriste edhe sot e kesaj dite asht pikerisht ajo nenshtresa e krijueme si rezultat i propagandes së pareshtun 47 vjeçare të fallsifikimit të historise kombetare…Propaganda e ka aftësinë që fale perseritjes së panderpreme, në kushtet e nji sistemi totalitar ku mungon ballafaqimi, arrin me ngurtesue si bindje në mendjet e njerezve cilindo fallsifikim të historise…perseritja e vazhdueshme per fat te keq e ban me u ngulite në mbamendje si e vertete…
…Nji nga shembujt ma klasike të efektit që ka dhanë kjo propagande e sterperseritun asht “Revolucioni i Qershorit 1924” që ndodhi pikerisht në daten e sotme me 24 Qershor, para 97 vitesh…Propaganda e qendrave te emulacionit socialist permes historianeve masovike e ka ngurtesue ne kujtesen shqiptare si ngjarje që bani epoke kur në realitet ishte nga ngjarjet ma retroaktive,(mbrapakthyese), në dekaden e dyte mbas pavaresise se shtetit shqiptar të mbetun prej Londres 1913.
Thuejse 12 vjet mbas pavaresise Shqipnia e dergjun nga lengata pesë shekullore osmane pesoi nji tjeter goditje të rande në udhen e shtetformimit – ndodhi “Revolucioni i Qershorit 1924”, shqip nji grusht shteti klasik ku nji grupim i caktuem arrivist mori në dore shtetin e drobitun shqiptar dhe provoi me e kthye në nji shtet diktatorial si Bashkimi Sovjetik. Pse e glorifikoi dhe e ngriti nalt Enver Hoxha me PPSH-ne këtë revolucion? Pikerisht se e panë këtë revolucion si paraprijes të revolucionit që ndodhi 20 vjet ma vone në Nandor 1944…Enveri me 1 Dhetor 1944 vazhdoi pikerisht aty ku e la Fan Noli në Dhetor 1924 kur ia mbathi nga syte-kambet “anes lumenjve” të Europes…Partia Komuniste kerkoi dhe gjeti rranjët e hershme te ideologjise komuniste në truellin shqiptar dhe tek “Revolucioni i Qershorit 1924” i Nolit gjeti ato rranje të gramit ideologjik sovjetik…ato rranjët që poeti i oborrit diktatorial Malo Kadare, i fresket nga trajnimi sovjetik në Moskë, i kerkoi me pathos në nji poeme dekada ma vonë…
Rranjet ishin…ato rranje që i kishte denoncue At Fishta te “Lahuta” kur vajtoi trojet shqiptare që mbeten në Mal te Zi e Serbi, kur e parashikoi që pjeses tjeter të mbetun si Shqipni “ka me dale nji dreq i kuq/që keq thonjte ka me ia njitë”…E si At Fishta ma vone edhe kleriku erudit Hafiz Ali Korça kishte me i paralajmerue shqiptaret se çfarë rranjesh ishin ato “Rranjet” e Malo Kadaresë…Hafiz Ali Korça që fliste rrjedhshem 13 gjuhe të hueja shkroi në ato kohë veprën “Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit”…veper që denonconte me argumente rrezikun bolshevik.
…Sot Fejsbuku ishte mbushe me statuse e shkrime per “Revolucionin e Qershorit 1924” duke vazhdue me e glorifikue me nji zell prej sonambulësh…97 vjet ma vone shqiptaret ende besojne propaganden enveriste mbi “Revolucionin e Nolit”…
Po çka ishte ai farë Revolucioni?
– Me 24 Qershor 1924 u krye grusht shteti…sado te brishta e te paperkryeme qe ishin institucionet e asaj kohe, prape ato ishin institucionet e shtetit shqiptar shpallun me 28 Nanduer 1912 dhe Fan Noli me komitë i dhunoi 12 vjet mbas pavaresisë duke marre pushtetin me dhune…Revolucioni Amerikan mes viteve 1765-1783 u quejt Revolucion sepse perzuni pushtuesin britanik nga Toka e Re…po në Shqipnine e Qershorit 1924 cilin pushtues e perzunë Nolistët!? Askënd…thjesht lufte per pushtet…shqiptaret ende sot e kesaj dite harrojne se mbas 28 Nandorit 1912 çfaredo lloj perplasje politike që ka ndodhë ne Shqipninë e 1913-ës ka qenë thjesht perplasje per shkak të luftes per pushtet. Çdo perpjekje me ngjyrose orvatjet per marrje pushtetin si “levizje patriotike” asht thjesht demagogji…Historianet mashtrues te Enverit e quejten “Revolucion Demokratik” – nji nga zelltarët e kesaj fushate Arben Puto pat marre guximin edhe me e ba nji liber me titull “Demokracia e Rrethuar”…ku mundohej me perqasë kohen e Nolit me kohen e shokut Enver ku “Rrethimi i Eger Imperialist” nuk e la demokracine e Nolit që të lulezonte…Çfare Paradoksi!? Me i thane Putos – “Po si ka mundesi atehere që dy shtetet ma demokratike të kohes në Europe, Anglia dhe Franca, nuk e njohen “demokracinë” e Nolit, “demokraci” që marredhaniet e para diplomatike i vendosi bash me Bashkimin Sovjetik!?
…Nuk po hyj ketu me diskutue Nolin si letrar e perkthyes, shijet jane subjektive sikurse dhe pelqimet, por si politikan Theofan Stiljan Noli asht nji nga modelet ma te keqia te mundshme, me e quejte sharlatan në fakt difton simpati. Noli mbas ikjes “anes lumenjve” mbrriti ne Amerikë ku desh humbi jeten nga nji semundje e rande dhe per me u sherue i kerkoi Zogut 5 mije napolona flori me ia pague operacionin jetik…të cilat Zogu ia dha…Dhe kur e qortuen te “Vatra” pse i mori u tha “Mbretit shqiptar Zog ia kerkova, nuk është se ia kerkova mbretit Serb.” …nga ana tjeter porsa mbaroi Lufta e Dyte Botnore i thuri hymne Enverit…Enverit qe mbasandej i eleminoi Vatranet duke fillue nga burri i motres së Enverit, Bahri Omari…Por prape Popi Nol asnjihere nuk e hoqi nga zemra Enverin, si thone në Jug.
– “Ënda ia kishte,po suma nuk ia mbante”…Noli nuk shkoi të vizitonte Shqiperine Socialiste edhe pse e ftuen, nuk shkoi pse nuk ia mbajti ngaqë e pa se çfarë u bani Enveri Vatraneve, por nga ana tjeter deri sa mbylli syre me 1965, asnjihere nuk e denoncoi diktaturen staliniste të Enver Hoxhes…gjurmoni ku të doni, gazeta, libra, intervista e shkrime dhe askund Th. S. Noli nuk e denoncon Enverin…Dikush mund te thote se “Nuk e mbrojti”…në fakt provoi me e glorifikue kur ia kushtoi nji poeme Enverit fill mbas Luftes se Dyte…por ma vone kur nisi Lufta e Ftohte, Popit Fan Noli thjesht nuk ia mbajti me i dalë zot Enverit se në krye të FBI-se ne USA ishte J. Edgar Hoover, i cili filo-sovjetiket i niste me anije në vendet e origjines, siç pat ba me aktorin filo-sovjetik Çarli Çaplin të cilit ia hoqi shtetesine amerikane dhe e nisi mbrapsht per në Britani prej nga pat ardhe si lypes…e nisi në anije si pat ardhe nuk e la as me hype në avion…
Dy poshtë-shenime :
– Lidhun me deklarimin se “Noli shpalli Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare” – duhet thane se Kisha Ortodokse Autoqefale asht sanksionue ne vitin 1937, kur ministri i jashtem i Mbretnise Shqiptare nenshkroi marreveshjen me palen greke – kerkoni, lexoni e gjurmoni…me 1937 asht sanksionue ;
– Ne vitin 1994 Sali Berisha asokohe president i Republikes se Shqipnise celebroi me te madhe ne Tirane 70-vjetorin e “Revolucionit te Nolit” duke ba silogjizma “Noli i Republikes” dhe “Republika e Nolit”…tre vjet mbrapa me 1997 Sali Berisha e provoi ne kurriz të vet ate fare “Revolucioni” – le të flasim per Karma sa të duem…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu