ARKIVI:
19 Tetor 2024

Për ish nxënësin e Panorcit, profesorin Hysni dhe mësuesit/et në Malmo

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Në kuizin e diturisë me nxënës nga Austria, Greqia dhe Suedi. Malmö, 11 mars 2023

Sinan Kastrati, Suedi 

Imagjinatës e fantazisë sime ia hapa dyer e dritare.  

Sot vendosa të jam i lirë, të fluturoj nëpër vite e decenie, ti jap vetit lirinë që e meritoj. Të shkruaj ate që dua sikur kur isha i ri e luaja futboll pa këpucë. I vraja këmbët por nuk ndieja dhimbje e lojën e vahdoja.  

Imagjinatës e fantazisë sime ia hapa dyer e dritare.  

Nuk më kujtohej titulli i vjershës së D. Agollit, “Mbrëmje letrare”. Mora librin me poezi të Dritëroit, e gjeta në raft. E gjeta edhe poezinë dhe fillova ta lexoj. 

Recitojva disa vargje, sipas librit:
“… tërë ditën u lodhëm shumë, 

Unë nëpër vargje, ata nëpër Bunë”. 

Edhe këto vargje, nuk i kisha mbajtur mend si duhët. I thoja gabim kur bisedoja me kolegë të punës:
“ … gjithë ditën u lodhëm shumë, 

Unë nëpër vargje, ju nëpër lumë”. 

Sa mirë thash që kolegët nuk më kanë kuptua sepse as ata nuk e kanë ditur e ndoshta nuk e lexua vjershën prandaj kur unë e kam thënë gabimisht, ata janë parqitur se se e kuptuan. 

Menjëherë, pasi e mora librin me poezi të Dritëroit, nuk u durova pa lexua edhe të tjera poezi. Fillova ta shfletoj librin e nuk munda të ndahem pa i lexua edhe vjershat e poemat tjera “Përsëri për tokën”, “Krevati i perandaorit”, “Poema e të pagjumëve”, “Mundja e Lekë Dukagjinit”, “Në kryeqytet”, “Pleqtë e qytetit tim”, “Devoll, Devoll 1-5” dhe “Dy fjalë potëve që vijnë”. 

Kjo domosdo se më këtheu në kohën kur studjoja Letërsinë, vitet 1975-1979, ku çdo mbrëmje shetisja rrugëve të katundit (jo “fshatit”) tim, Turjakës derisa lodhesha. Takoja “Pleqtë e katundit tim” (apo “…fshatit tim”). Bisedoja edhe me çobanët (apo “barinjët” e Turjakës) dhe këthehesha e haja bukë me babën. Edhe nëna vinte në odën e vogël e të errët. E ngrata rrinte në këmbë ose ulej te dera e na shikonte se si ne hanim bukë. Nganjëherë rrinte më gjatë, nganjëherë jo. Ndodhte që baba i bërtiste:   

-Shko! 

Nëna dilte pa bërë zë duke shikua nga unë sikur më lutej që ti flas babës e atij ndoshte do ti zbutej zemra e ajo do të rrije edhe pak me mua. 

Hysniu, si student në Beograd (1960…?)

Pasi hanim darkë, darkë katutundi me kos e djath, speca me shllinë, pite me kunguj, përpeqa, kërlane të captume, bakllasarme, byrekë me mushkëri që veç gratë e Turjakës dinë me i gatua shishëm sa s`ka, baba shkonte me ndejtur te baba Imer i cili jetonte me djalin e vogël, vëllain e babës, Seferin. Edhe unë shkoja te baba Imer, gjyshi por jo çdo natë. Pasi shkonte baba, unë isha i lirë, krejt oda ishte imja. Lexoja vjersha e poema të I. Kadaresë, Agollit e në të njëjtën kohë dëgjoja edhe këngë nga Salih e Feriz Krasniqi, këngë trimërie por edhe këngë dashurie, pasi nuk ishte baba. Baba nuk lejonte që të këndonte kush e as të dëgjoheshin këngë dashurie në odë a të dëgjonin gratë e fëmijët. Kështu bëja çdo mbrëmje e çdo natë, deri në mars të vitit 1981. Kjo traditë imja u ndërpre pas viti 1981, pas Demonstratave të Pranverës, marsit e prillit `81.  

Hysniu me Sevdijen, nusen

Më mbeti vetëm magnetofoni, si qerrja pa ki 

Policia gjatë bastisjes mi kishte marrë disa fotografi (109) dhe 4 bobina me këngë e materiale tjera. SHSSH (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), mi mori disa gazeta (“Zërin e popullit”(,revista (“Bashkimi”, “Nëntori”, “Drita”), libra e fletore me shënime.  

Dy pako me libra Ahmeti *) i kishte futur në dhe por kishte harrrua dhe vetëm pas 40 vjetëve më tregoi se ku janë librat, aty ku sot është ndëtua shtëpia e re e Selamiut*) 

Më mbeti vetëm magnetofoni *) e kujtimi për të kaluarën.  

Dje ishim në një drekë me disa nga ish kolegët, mësues/e shqiptarë/e: Mediun, Mitatin, Muratin, Myzaqetin, Sirinë, Teutën, Valbonën (dhe një mysafire, Lumnije Gollakun, edhe ajo mësuese, fqinje e Valbonës).   

-Jeni poet? Më pyeti një mësuese që nuk e njoha por që kishte ardhur me mësuesen Valbone, nga Helsingborgu, qytet 70 km. në veri të Malmös  

-Jo, Sinani nuk shkruan vjersha. Ky vetëm në prozë shkruan, ndërhyri Murati. 

Me nxënës, mësues e prindër nga Anglia, Austria, Greqia dhe Suedia. Malmö, 12 mars 2023

Kjo ma kujtoi një bisedë me Emil Lafen i cili tregonte histori nga jeta e puna me Eqrem Çabejn, Mahir Domin e Aleksandër Xhuvanin.  

-Kur më pranuan në punë, nuk kisha zyrë timen. Më thanë të rri në zyrën ku punonin Eqrem Çabejn e Mahir Domi ndërsa kur të dëgjon makinën që ndalon te shkallët, lëshoja karrigën se është karriga e vendi ku ulej Aleksandër Xhuvani, sepse unë ulesha në karrigën e Aleksandër Xhuvanit. Po profesor nuk vinte rregullisht. 

Njëherë tregonte profesor Lafe, Eqrem Çabej punonte në Shkodër, si drejtor në internat (?). Një banues internati shkon dhe ankohet te drejtori se një çun na Malësia e Shkodrës e ka ofendua. Drejtori (E. Çabej) i thërret dhe i pyet të dytë. 

Kur e pyet shkodranin: 

-E keni ofendua banuesin (nga jugu), shokun tuaj? 

-Jo drejtor, nuk e kam ofendua. Ne malsorët dhe shkodranët nuk ofendojmë me fjalë, ne vrasim. 

Hysniu me Sevdijen, në biçikletë

Bisedat me Valbonë Gashin rreth librit monografik të profesor Hysni Gashit- Toska 

Një grup intelektualësh vullnetarë nga komuna e Malishevës për të gjallë të profesor Hysni Gashit, ish profesorit tim të historisë kishin vendosur që të shkruajnë një libër monografik për Hysniun, për punën e tij të palodhshme si mësimdhënës në paralelet e gjimnazit në Malishevë. Pasi vdiq profesor Hysniu, mendova se si shumë nisma të tjera, e kanë harrua edhe librin për profesorir por jo. Burimi, djali dhe fëmiu i parë i profesorit më shkruajti nga Gjermania, para 4 ditëve se libri për Hysniun (babain) është gati për botim. Atherë, edhe unë si ish nxënës i profesorit kisha dëshirë që t`ia ngjehi disa fjalë profesorit dhe menjëherë, pa luajt nga karriga fola me Izet Shalën, autorin e librit dhe Fetah Berishën, ish nxënës i profesorit.  

Me mësuese dhe mësuesit: Teutë, Lumnije, Fatime, Siri, Valbonë, Muratin, Mediun e Muratin. Malmö, 18 mars 2023

Hysniyu si fëmi jetoi 6 vjet në jetimoren e Vlorës 

Biseda me Burimin, djalin e madh të Hysni Gashit ishte e gjatë dhe e dhimshme. Ai më tregoi se profesori Hysniu, si fëmi ka jetua në jetimoren e Vlorës në Shqipëri. Ishin vitet 1946,47, vite kur babai i profesor Hysnit, Selim Osmani ishte në burg, në Letogllavë të Kroacisë i dënuar me vdejkje e më vonë, dënimi iu këthye në 20 vjet burgim të rëndë që i kishte shërbye besnikërisht si kurir i Bajram Currit *) 

Brahim, Enver Bajra e Metë Ali Meta (në këmbë) dhe Rexhep Ramadan Syla, nxënes tash i ndjerë dhe Ahmet Rexha, mësues (ulur). Panorc 1989

Thirra edhe Valbonën, vajzën e profesorit e cila jeton dhe punon në Gjermani dhe mora vesh se edhe ajo është e informuar … dhe dinte shumë për jetën e Hysniut. Ajo më premtoi se do të mi dërgoi disa fotografi të profesorit si student në Beograd dhe do ti shkruaj disa fjalë për babain ani pse, e kishte të vështirë pas vdekjes së dy prindërve, nënes (Sevdije) dhe babait (Hysniut).  

Izet Shalës që është autor I librit i premtova që javën tjetër do t`ia dërgoj disa rreshta, kujtime për profesorin kryengritës (kokëfortë) por që më deshi e më besoi shumë. 

Hysni Gashi me nusen, Sevdijen

Epo edhe unë u plaka e u pensionova. 

Një ish nxënësi i imi nga Panorci, Brahim Bajra, nxënës në vitin shkollor 1979/1980 ishte interesua se ku jam dhe pse nuk po i shkruaj e flas. 

Brahimi *) më gjeti 

Biseda me ish nxënësin tim, Brahim (Murat) Bajrën e Panorcit, në vitin shkollor 1979/1980. Ai më kishte kërkua me qiri e me pishë derisa me gjeti sikur gjyshja ime gjylpanën. Nana Didë, kur i humbëte gjylpana në hi, e lypëte derisa e gjente: Krejt hinin e sitëte në sitë derisa e gjente gjylpanën që për te kishte vlerë të madhe sepse i mbeteshin teshat pa arrnue. Nuk thuhej kot ”Për ni pe e ni gjylpanë, na shkoi dam ni gunë e tanë” (Për një pe e një gjilpërë, vajti dën një gunë e tërë”). Edhe ai më gjeti mua dhe biseduam. Po çka nuk biseduam se? 

Biseduam për Familjen Bajra, për Islam Brahimin, të zotin e shtëpisë, për Muratin, (vëllain e Islamit, babën e Brahimit) e Man Halilin, Hysen (Hisen) Dergutin, Xhemajli Dinën, Fadilin e Xhevdetin, Murat Musën, Magjun e Qerim Hajrullahin, për nxënësit e nxënëset, për ata që kanë vdekur e ata që janë gjallë, për Rexhepin e Ramadan Sylës, të ndjerë  

***

*) Ahmeti e Selamiu janë djemë e axhallarëve. Ahmeti është i Reshiti e Selamiu, është e Avdullahit (Dulës). Reshiti, Avdullahi e Uka (baba im), Baliu e Seferi janë vëllezër), djemt e Imer Seferit e Xhezidës (nanës Didë) 

Hysniu me familje: me Sevdijen, Burimin, Valbonën, Kushtrimin dhe Arbenin

*) MAGNETOFON m. 

Aparat i posaçëm me shirit magnetik për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve. Magnetofon dore (me bateri). Shirit magnetofoni. Këngë (muzikë, bisedë) e regjistruar në magnetofon. 

*) Selim Osmani- Hajda, ishte ka qenë baba i prof. Hysni Gashit. Selimi i ka shërbye si kurir i Bajram Currit. Pas vitit 1945, Selimin gjykata në Jugosllavi (nuk dinte cila gjykatë) e ka dënua me vdkje. Më vonë Dënimi me vdkje iu ka ndryshua, në 20 vjet burgim të rëndë.  

Prof. Hysni Gashi me nusen, Sevdijen

Për këto më shumë do të flas në librin monografik për Hysni Gashin 

*) Brahimi tash jeton e punon në Maribor, 42 vjet. Ka 4 fëmije, dy qika e 2 djem me pregatitje akademike. 

Malmö, 19 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu