ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Për kryengritjen Arbërore anti-osmane të Pjetër Bogdanit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Xhelil Arifi, studjues
___
Pjetër Bogdani, në vitin 1688-1689 udhëheq kryengritjen arbënore anti-osmane, me 6000 shqiptarë, në koalicion me ushtrinë austriake.
Bogdani më 1689 i ofroi 20000 vullnetarë shqiptarë nga Prizreni si ndihmë Austrohungarisë. Gjatë tërheqjes së trupave austrohungareze nga një sëmundje e rëndë në Prizren në po këtë vit vdesin komandanti i tyre Pikolomini (Piccolomini) si dhe udhëheqësi i kryengritësve shqiptarë. Pas humbjes së forcave aleate, pason tërheqja e tyre si dhe e 70000-80000 shqiptarëve, banorë të cilët vendosen në pjesën jugore të Hungarisë së asaj kohe./wiki -Kryengritja e Bogdanit.
Për fat të keq tonin,kryengritja e tij kundër osmanlinjve nuk pati sukses dhe pas një sëmundjeje të rëndë ai vdes në Prishtinë në vitin 1689.
Po nga kjo periudhë,kemi “Shpërnguljen e madhe” 1689/90 të cilën historiografia serbe e paraqet si “Shpërngulja e madhe e serbëve” e për si të vërtetë e ka marrë edhe historiografia shqiptare.
Gjatë Luftës së Vjenës (1683-1699), turqit gradualisht u tërhoqën përpara ushtrive të krishtera, të bashkuar nën flamurin e kurorës austriake, duke lënë territoret që Sulejmani i “Madhërishëm” kishte pushtuar një shekull e gjysmë më parë./net
Më 1688 , me ndihmën e kryengritësve, ushtria perandorake arriti në Nish, Shkup, Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
Në fillim të 1690 pas riorganizimit Ushtria turke pas një kundërsulmi të sukseshëm përparoi dhe pushtoi Prishtinën dhe Nishin, e cila në formë hakmarrje kreu reprezalje mizore kundër popullatës vendase,gjë që bëri që masa të mëdha të shpërnguleshin drejt tokave të kontrolluara nga Austro-Hungaria.
Pra siç mund ta kuptoni nga fakte historike ,kjo shpërngulje përputhet saktësisht me kryengritjen arbënore nën udhëheqjen e atdhetarit të madh Pjetër Bogdani.Ishte popullata e krishtene arbënore që po ikte nga dhuna hakmarrëse e Ushtrisë osmane.Jo siç pretendohet se ishin serbët që po shpërnguleshin!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Bravo!

    Shume e vertete kjo.

    Por, kujt t´ia thush ose deftosh (tregoshi)!? Shtrohet pyetja.

    Sikur jemi te kapluar ne menyre indivuiduale dhe kiolektive nga amneziomi ( humbja e vetedijes), animoziteti (pafuqia), amoroziteti (amorali), fataliteti dhe anomia ( Ndjenja e jetes dhe funksionimit tone indual dhe kolektiv pa ideal, pa limit, pa cak ose qellim te caktuar)…Plus nga kopracia, perzacia, stupiditeti, kretenizmi, nebuloza, cinizmi, injoranca dhe mediokriteti. Sikur na duhet idete, teorite dhe ligjet e Malthusit, Parkinsonit dhe Rosenbergut…. A pajtohesh…?

    Pjeter Bogrdani, Gjdergj Kastrioti, At (Pater) Gjergj Fisha, At (Pater) Anton Harapi etj…do ishin harruar kehare, po te mos ishin shkenctaret ose dijetaret e huaj joshqiptar.,.,..! Mendoj une…Nuk ke obligim te mendosh si une.
    #
    me pelqeu ky shkrim. Te lumte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu