ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Për librin “Bastardët” të Çun Lajçit

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Ilir Canhasi, Suedi

”Bastardët” quhet libri i shkrimtarit, muzikantit, aktorit të teatrit dhe filmit z.Çun Lajçi. Sa shumë i dua këta shpirtëra që kurrë nuk u ndalën për të luftuar vetëm për të drejtën, njerëz intelektual dhe guximtar. Mos harroni ishin të pakët intelektual që ngritën zërin ndaj padrejtësive që i bëheshin vendit dhe njerëzve të tij. E mu heshtja e këtyre intelektualëve bëri që ne të dështojmë si shoqëri para krimit, korrupcionit, faljes së tokave e të tjera. Për ju të dashur miq po i shkëputi disa fragmente nga libri i tij . Memli Krasniqi, Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj ” Ju kujtohet ai Memli, patrioti i madh, ish-ministri i kulturës, s’më ktheu në teatër mbas luftës! Jo, m’tha, je plakë, s’e ke larg pensionin! Mos i thashë, se m’ka përzanë Stojanoviqi ’93-tën, e t’shkon ftyra, kur t’iu them njerëzve se krahu i luftës nuk më ktheu! Punë e madhe, tha! Ky Isa, ma plak se unë, s’më la me i recitua Ibrahimit, kur iu vu shtatorjs! S’dua me ma idhnua Hashimin, m’tha! Dhe u ba kryeministër! Hasha, n’kinemanë Jusuf Gërvalla, n’Pejë, n’skenë më nxori e më tha : Recito artist se Rugovën tande sot po baj Komunë! Trembëdhetë katunde i rrejti! Mushi m’thirri n’zyrë. Flej rahat artist, mos shkruaj ma për Çakorrin, se kurrë n’Parlament s’ratifikohet! M’thoni, ku mbeten 8 kilometra bjeshkë?” Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi ”Krroçet, Mushat e Hashat, i ndrrojnë ngjyrat tri herën n’ditë, për me shpëtua nga fajet që s’iu falen! Ata janë lugë xhehnemi, që s’pritojnë me qenë sa me Erdoganin, sa me Putinin, e Trampit me ia puthë duert e për ty me i thanë: Ja bolsheviku i vogël, naleti që po don me na prishë me ty!” E Albinin e këshillon: ”Por me Amerikën kujdes.” Agim Veliu Në vitin 2002 në Podujevë: ” Asht shqiptari i vetëm, që nuk m’la me dalë në skenë, me 2002 n’Podujevë, n’fushatën zgjedhore, i caktuem nga vetë Ibrahimi! Ti nuk del n’skenë, m’tha organizatori, sepse kryetari ka thënë kështu! Cili kryetar? E pyeta. Agim Veliu! M’u përgjigj. Po djalosh po, me Gimën i çove korbat e komandantat n’kamë, e ata shkuen n’kryeshnosh te baba. O krroçe, jemi ata që thojshe: Këta vrasin, vjedhin e rrjepin, ikni prej tyre o popull, se janë hajna! Pronto mafia jemi, me t’clët ke hangër 20 vjet o Krroçe! A po e sheh se s’mundesh pa neve. Na i kemi zagarët e shpejtë! E sheh djalosh se sa shpejt këta bëhen bashkë, e sa vetëm mbetesh ti? A s’asht e tmerrshme?!” Hashim Thaçi, Baton Haxhiu ”Edhe për do tuxharë tokash, që po shesin patriotizëm, me kufij, po thonë kemi luftua krah për krah me Ademin. Por, kur po akuzohennga ”specialet” po thonë kurrë n’luftë s’kemi qenë! Për do gazetarë, do shokë t’shokëve tu, që kërkojnë t’harrohen masakrat, t’harrohen faljet për gjenocid. T’harrohen t’pagjetunit! Thonë, edhe ushtarët tu kanë vra civilë serbë, e shokët tu i mbrojnë, sepse fitimet i ndajnë bashkë! Njëzet vjet janë ba, ka skadua afati, kështu trumpetojnë! Deshta me të kallxua se kët grimë Kosovë po duen me nda, e ne gjithçka dimë, por s’flasim, sepse po na blejnë lirë, e sa na shesin s’dimë!” Vjosa Osmani ”Dhe gurgulloi lumi Vjosa! S’flas me juve, u tha. Me popullin tim flas. Me ata që më zgjodhën, dhe ata nuk i mashtroj! Popullit i premtuem mos me lidh besë me hajna, hijena, ujq që kafshojnë! Me kriminela miqësi s’bajmë. Ata duhet të largohen. S’baj me ta koalicion! Dhe mori fund gjithçka!” Pushtetarët ”Po shkrove keq për tuxharët e pushtetit, që vrajnë e prejnë n’emën t’popullit, e s’mëtziten, pse i falin do bjeshkë e ara, ke m’u sha deri n’kërcnim me vdekje, prej zagarëve, që janë ba brumë tue hangër n’sahanat e tyne! S’përtojnë me vjellë n’ty: Çka po t’intereson ty a shitet a falet ndonji megjë! A je artist i popullit? Pse s’merresh me zanatin tand? Po pate taksiratë e shkrove për nji mendim ndryshe, për nji çasje t’re, kanë me ta ba gjamën, me t’vajtua ma zi se Ali Podrimja Lumin!” Për ju që nuk e njifni mirë poetin Çun Lajçi përveq shpërblimeve të shumta që ka marrë, ky aktor që kishte luajtur për 10 vite Hamletin, kishte marrë çmimin e parë, si aktori ma i mirë në Serbi per vitin 1972. Emrat e pushtetarëve që u përmenden më lartë u zhdukën pothuajse të gjithë nga politika dhe atë me humbje të mëdha. Të gjitha shkrimet e autorit dolën të vërteta.

Shkrimet e Çunit i rrezoi të gjithë për toke. Të gjithë i zuri mallkimi i popullit dhe autorit. E si mos të përkulem para veprave tuaja i nderuari poet Çun Lajçi. Intelektual- guximtar i kohërave të vështira. 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dua të them diçka rreth mendimit tuaj dhe për „Bastardët“ bukur e ke dhënë mendin tuaj rreth romanit„Bastardët“ Të lumtë dhe Brvo të koftë! Unë se kam këtë roman dhe se kam lexuar por në bazë të titullit gadi se e kam kuptuar të gjithë romanin! Besoj se shpejt do ta kem këtë roman dhe z. Çun Lajçit i uroj shëndet e jetë të gjatë! E Basdardëve të gjithëve shpiti i tyre le të digjet në orët e fundit para vdekjes së tyre!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu