ARKIVI:
7 Maj 2025

    Për librin “Ditari i pandemisë” të krijuesit Agim Vinca

    Shkrime relevante

    Shqiptarja që i dërgoi burrat në varr me orgazëm…!

    Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren  Ia tregova mikes sime të...

    Luftë e ashpër e analistëve të rrejshëm të Kosovës ndaj së vërtetës

    Afrim Caka, Gjakovë LUFTA E ANALISTËVE PA KRISMA ARMËSH - MBETËT E...

    A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

    Prof. Fadil Maloku, socioolog nga Prishtina Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit...

    Rrëfimi ekskluziv i Jusuf Buxhovit, krahut të djathtë të Ibrahim Rugovës

    https://www.youtube.com/live/7kZrWyK9-Bo?feature=share&fbclid=IwY2xjawKGjL5leHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFqUHpqUkRqZ2J6TWFIMjlYAR5lMX6rohji_SJ6Gvfi-BVVYaT48ir9itfshdgzpqAMohyBt6zSz77w5sDtXQ_aem_9lws7fdzz3FV3TmBbfLTYA

    Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë forcon urat kulturore me Arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë

    Ing.Dip. Shqipe Bytyqi , Hora e Arbëreshëve, maj 2025 Pranvera Arbëreshe 2025”,...

    Shpërndaj

    Ilir SEFAJ, Prishtinë

    • Ditari i pandemisë-tetëdhjetë ditë në karantinë!

    Në një e recension timin të publikuar në fillim të vitit 2020, për librin Dritë mbi plagë, të hartuar nga krijuesit Lulëzim Etemaj e Isuf Sherifi, (që me të drejtë e quajnë, sprovë për antologji), në të cilin i pranishëm me vargjet e tij është edhe poeti e studiuesi Agim Vinca, ndër të tjera, pata shkruar: “Së këndejmi, mendoj se libri Dritë mbi plagë edhe pse brenda tij ka vuajtje, dhembje, varre, uri, dënesje, lot e gjak, është dhurata më e mirë me të cilën lexuesi ynë do ta fillojë këtë decenie të re, e cila pa mëdyshje se do të jetë më premtuese se ato që kaluan, e për të cilat lutemi që të mos kthehen kurrë më”.
    Si për inat, nuk u desh të kalonin edhe shumë ditë që të përmbysej kjo lutje “shpresëdhënëse” të cilën ia dëshiroja kombit tim të shumëvuajtur. Qysh në javët e para të vitit 2020, madje edhe më herët, diku kah fundi i vitit 2019, botës mbarë po i përgatitej një ogur i zi, pandemia COVID-19, e cila edhe tash kur veç po kalon gjysma e vitit 2021, po merr jetë njerëzish e po trazon shpirtrat tanë, por kësaj radhe pa zgjedhur popujt.
    Jo rastësisht e fillova në këtë mënyrë këtë përqasje timen, meqë target i saj është pikërisht pandemia në fjalë, por e shikuar nga një perspektivë tjetër. E shikuar nga prizmi i krijuesit, poetit, shkrimtarit e studiuesit, Agim Vinca.

    Në rreth 300 faqe sa i ka libri Ditari i pandemisë, Agim Vinca i ka regjistruar përshtypjet dhe përjetimet e tij si individ, mënyrën se si e kundroi ai këtë mynxyrë, këtë zezonë, për plotë 80 ditë të kaluara në karantinë teksa qëndronte në banesën e tij në Prishtinë.
    Profesor Vinca e nis Ditarin e tij me një parathënie nëpërmjet së cilës ia bën me dije lexuesit se e gjitha filloi “si diçka e vogël, por që ditë pas dite e javë pas jave, erdhi duke u rritur, ashtu siç rritet topi i dëborës kur niset nga maja e bjeshkës për të përfunduar në fund si ortek a rrungajë”.
    Dihet se teoritë letrare ia njohin prozës dhe poezisë, por edhe zhanreve të tjera letrare “autonominë” e tyre, dhe po ashtu nuk janë të rralla krijimet në të cilat hasim hibridizim zhanresh, sikurse ta zëmë është proza poetike apo poezia
    prozaike, e që zakonisht njihen si forma që dalin jashtë rregullave që lidhen me ecurinë e një proze apo poezie, mirëpo Ditari i pandemisë i krijuesit Vinca, është më shumë se kaq, është edhe prozë edhe rrëfim edhe histori.
    Në tetëdhjetë ditë sa edhe ka mbajtur shënime profesor Vinca në Ditarin e tij, përveç që shpalosë detaje me rendësi nga përditshmëria e tij, telefonatat e zhvilluara me miq, njerëz të artit e të kulturës, përcjelljen me vigjilencë të lajmeve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, rrëfimet për mënyrën se si këto vende përballen me virusin vdekjeprurës, ai po me kaq interes i ndjekë dhe i gjykon edhe zhvillimet politike në Kosovë.
    Nëse shtetet e tjera të botës ia kishin shtrirë dorën e solidaritetit njëra-tjetrës, duke përfshirë edhe Shqipërinë tonë, e cila i dërgoi rreth 30 mjekë e infermierë në Itali për t’i dalë në ndihmë shtetit fqinj të dërmuar nga koronavirusi, lufta e ashpër mes taborëve politikë në Kosovë është në kulmin e saj, anipse pamëshirëshmërinë e tij vazhdon ta shfaqë hapur virusi enigmatik, i njohur si COVID-19.
    Ani pse i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit, neve që kemi zgjedhur ta studiojmë shkencën e letërsinë, e që e konsiderojmë veten kompetent kur luajmë rolin e “demiurgut” kundrejt një vepre të caktuar letrare, sikur na bënë xheloz konstatimi i kryeministrit Kurti, dhënë për librin Ditari i pandemisë të profesor Agim Vincës: “Përsiatjet individuale të autorit në kohë izolimi, ndryshimi i detyruar i raporteve dhe rutinave familjare e shoqërore, virusi në politikë e politika me virusin… Mediet në Kosovë e Shqipëri me polemikat e panumërta (më shumë dërrmuese sesa shteruese), librat shqip dhe të huaj që i ka për qejf autori apo që i rebelohen atij nga përgjumja në kujtesë, ngjeshin radhët e tekstit 300 faqesh të ditarit 80 ditorë nga pranvera 2020 e Kosovës”.
    Studiuesi i shkencave kompjuterike e lexuesi pasionantë i letërsisë, lideri i Lëvizjes studentore dikur, tash kryeministër i vendit, kur flet për verbin krijues të profesor Vincës, shton: “Ka libra që nuk mund t’i lexosh për një ditë. Ka libra që nuk mund të mos i lexosh brenda ditës. I këtillë është Ditari i pandemisë së Agim Vincës. Po e more në dorë dhe e hape faqen e parë, s’e shqet dot nga dora deri në faqen e fundit”.
    E di që do të ishte ideale që ky vështrim imi për librin e profesor Vincës të përmbyllej me konstatimin e kryeministrit aktual të vendit! Megjithatë, kujtoj që nuk është e tepërt nëse themi se pandemia, ky emër qe është bërë pjesë e përditshmërisë sonë për pothuajse tri vitet e fundit, pa mëdyshje se një ditë edhe do të kalojë.
    Kjo dergjë që trazoi botën, në të ardhmen e afërt (shpresojmë!), në rastin “më të mirë” do të përmendet shkarazi. Por, një gjë është e sigurt, kjo situatë makthi me të cilën vazhdon të përballet edhe më tej njerëzimi, do të jetojë gjatë në memorien tonë, vetëm se jo edhe aq sa në librin Ditari i pandemisë, të krijuesit të rrallë, autoritetit të kulturës shqiptare, profesor Agim Vincës.
    Dhe, nëse e parafrazojmë atë që me modesti e thotë autori i librit, profesori i nderuar, do të thoshim: Le të mbetet një dëshmi, nëse jo për histori, së paku për jetën e përditshme të njerëzve të një kohe, të cilët e përjetuan pandeminë COVID-19.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu