Sinan Kastrati, Suedi
Për intelektualët, burrështesit e “etërit”, baballarët e kombit
Për Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Dh. Shuteriqin, Mitrush Kutelin e Milazim Krasniqin
Për burrat e luftëtarët e Turjakës, Carravranës e Javiqit: Haxhi Fazlinë, Halit Sakolin, Jakup Tafën e Avdullah Qorrin
Kujtime nga Ditari im
Vetëm për Haxhi Fazlinë e Carravranës nuk kisha asnjë fotografi dhe ate, mbrëmë ma dërgoj Januz Kastrati, djalë axhe. Forgrafia nuk shihej mirë, nuk dallohej si duhet por tash kam edhe Haxhinë, krahas Avdi Hamidit e Sadri Hisenit tre Heronjëve të Luftës së Vigut, në kufi me Sangjakin.
Sadri Hiseni nga Damaneki, për kujtim të Haxhi Fazlisë, ia ka lenë emrin një nipi, Haxii Fazlia. Dhe vërtetë, djali i vogël e dajës Sadri e ka emrin Fazli e kur i ka lindur djali i dytë, e emërton me Haxhi- Haxhi Fazlia.
Kur nuk më shkojnë punët mirë, gjumin e kam mikun më të mirë
Mu deshën tri ditë e tri netë që ta përfundoj një një shkrim për Luftën në Qafë të Qakorrit deri në Plavë e Guci dhe në Pazar të Ri.
Kryepersonazh ishin turjakasit, familjarë e farefis imi dhe dajallarë e miq.
Shkrimi që më kërkohej, nga një institucion shkencor për pjesëmarråesit e Luftës në Qafa e Çakorrit dhe në Pazar të Ri nuk duhej të kishte më shumë se 15 fjali por unë nuk mund ti gjeja fjalët, nuk dija çka të zgjidhja se çka me duhej, çka më kërkohej, çka të shtoja e çka të hiqja nga ai grumbull fjalësh që më silleshin në kokë si ushtri barbare.
Nuk doja që të mos iu përmend emrat gjithë atyre trimave luftëtarë e burrave të ogjaçeve nga Turjaka e katundeve për rreth Turjakës që kishin lënë delet e dhitë me kumona pa bari, arat pa mbjellë, pllugun e parmendën pa bujk e kishin shkua aty ku kish nevojë atdheu. E ata ishin shumë, afro 15-të që unë kisha dëgjua për ta. Me disa edhe ksha ndejtuer disa herë në odën tonë, disa vjet. E ata ishin: Halit Sakoli e Jakup Tafa të Carravranës, Veli e Salih Asllani i Dragablit, Avdullah Qorrin e Javiqiti (nuk e njihja, e njihja nga fjalët që tregonte Halit Sakoli e Jakup Tafa të Carravranës dhe Imer Seferi, gjyshi).
Gjyshi, kishte qenë me Avdullahin deri në Pazar të Ri më 1943 ( nuk jam i sigurtë) dhe e njihte mirë.Kur e kishte vrarë Avdullahi një qetnik me mjekërr, dikush nga bashkëluftëtarët i kishte thënë:
-E vrave një qetnik …
-Po! Edhe baba i jem nuk a kân ma i mirë, qita ma kanë vra.
Pas luftës në mbrojtje të vëllezërve tanë në Pazar të Ri dhe trojeve tona atje, Avdullahi kish pas shkua në Shqipëri, si ballist në organizatën politike e ushtarake të Ballit Kombëtar. Atje ishte plagosur rëndë. Në spitalin e Prizrenit kishte qenë i shtuar disa ditë. Sipas Halit Sakolit, Avdullahi i kishte qu fjalë, vetë Halitit:
-Hajde merrnum se nuk kam besim në mjekë. Edhe këta të kokan komunistë. Por si të qohem, prap kam me shkua në Shqipni e kam me luftua kundër komunistëve shqiptarë e crnagorë. Këto fjalë iu kishte thënë edhe mjekëve. Avdullahi i kish tregua Halitit se mjekët e kanë helmua në spital dhe iu kish lut që ta merr me veti e ta qon në shtepi, në Javiq. Javiq e Carravrana janë katunde shumë afër njana me tjetrën.
Avdullahi kish pas vdekur e dyshimet ishin se ai përveç plagëve në trup,edhe ishte helmua nga mjekët italianë.
Avdullahi kish pas thënë, tregonta baba Imer “Kush t`më vret, i paguaj t`tana borgjet. Kish pas shumë borçe, dmth ish kân në gjak 1*)
Të gjithë pleqt, heronjët e mi, përvç Lil Dergutit, kanë qenë analfabetë, nuk kanë ditur shkrim lexim por e kanë dashur atdheun më shumë se çdo gjë tjetër.
Nuk ka dyshim se Imer Maliqi i Nokshiqit zë vend me rëndësi, si burrë i mençur e trim me fletë edhe në kujtimet e mia.
Edhe Esad e Hasan Mekuli, poet, kritik, studjues letërsie e pena të mprehta të kulurës shqiptare ishin nga Nokshiqi.
Kur i tregova babës Ukë se Hasan Mekulin e kam profesor, më pat porositur:
-Vete Hasanin për Imer Maliqin dhe familjen e tij, ndoshta i ka të afërm e din diçka por mua më vinte keq me e pyet profesorin sepse mendoja se mos profesor Hasan Mekuli mendon se e kam për me e marrë një notë kaluese ….
Edhe tash më vjen keq dhe nuk ia fal vetit gabimin që nuk e kam krye amanetin e babës.
Pas lodhjes, për të pushuar e lodhja veten edhe më shumë duke lexua shkrime që nga Mitrush Kuteli për Dh. Shuteriqin, Lef Nosin, Ben Blushin e deri te Fatos Nano e Edi Rama.
Është e vërtetë se pas shumë vitesh e ndrrova mendjen që kisha për Shuteriqin si historianë letërsie, sikurse që jam në hamendje edhe për disa të “pathëna” për disa nga studjuesit e letërsisë dhe politikës në Kosovë.
E them për Kosovë, pasi lexova librin për Ibrahim Rugovën “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, Milazim Krasniqi.
Libri është botua më 2017. Por ma dha dhuratë Milazimi më 23 shkurt 2022. Libri ka 343 faqe me 15 fotografi dhe disa shtojca me faksimile.
Udhtimin që kishte planifikua Murat Koci që të shkonim në Tiranë dhe në Prishtinë, në shkurt të këti viti, disa herë më luti, them më luti se dua të besoj se ai kishte dëshirë që unë e Medi Behrami, mësues dhe kolegë me Muratin, të ishim me te.
Unë nuk isha i sigurtë a të shkoj a jo. Edhe Mediu, ani pse “ruhej” nga unë dhe ishte i kujdeshëm me mua, e kishte ndarë mendjen që nëse unë nuk shkoj, ka mundësi që edhe ai të mos udhtonte për Shqipëri.
Shkaqet pse nuk dëshironim, tash për tash nuk mund ti them por kishte një mosbesim ndaj disave që iu vardieseshin Muratit e sidomos mua, dhe Mediut nuk na pëlqenin. Këto ia kam thënë Muratit dhe disa të tjerëve , dy -tre kolegëve.
Pas gjithë atyre vizitave që shpesh ishin edhe të mërzitshme me fjalorin politik në gojën e mikëpritëseve, sidomos në Shqipëri, u kthyem në Kosovë të rraskapitur
Në vizitën që kishte karakter njohje e pse jo edhe, shkencor në Institutijn e Historisë, drejtori i Institututit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë,prof. Sabit Syla nguli këmbë e nuk na lëshoi pa drekë.
Drekën e kishin porositur në një vend të mëshefur, në ish shtepinë e Xhevdet Hamzës, një ish politikan e kohës së Jugosllavise, një ish partizan me Xhavit Nimanin, Veli Devën, Imer Pulën e … Fadil Hoxhës.
Tavolinat na i mbushën me lloj lloj ushqimesh e pijesh. Veç tamel dallëndysheje e vojshtinë të bletëve të bardha nuk kishte. Ato mungonin.
Unë kisha vendosur të qohem sepse Milazim Krasniqi e Salih Bashota më pritnin në “Amaro”, afër Fakultetit Filologjik.
Më mbetej merak por fjala duhej mbajtur sepse kështu i kisha thënë Milazimit, drekën do ta ham bashkë.
Personeli i restoranit ishin kujdesur dhe ma kishin mbushur një pako me ushqime dhe pije. Kur shkova në “Amaro”, Milazimit i thash se e humba një drekë e ai si në hajgare më tha:
-O lyp çka të duash e ha sa të mundesh deri të gagsosh.
Saliu nuk kishte pasur shumë kohë të lirë por shkaku që Milazimi i kishte tregua se unë po shkoj, ai më kishte pritur.
Saliu është burrë i urtë por unë nuk e lash rehat as kësaj radhe. E nguca sepse ishte disa herë në Suedi që e ka thirrur një njeri i dyshimtë por që ka pare e “udheheq” një shoqatë. Ai me të gjithë është mirë, edhe me Saliun.
U habit Saliu kur i tregova se kush është ai por u arsyetua se edhe Ibrahim Berisha (profesor fakulteti dhe shok i Milazimit dhe Saliut) kishte qenë dhe i kishte folur mirë për te.
Haxhi Fazlia i Carravranes, një nga tre heronjët e Vigut, te Leposoviqi
Pasi shkoi Saliu, erdhi Haqif Mulliqi, regjisor teatri dhe dramaturg.
Edhe me Haqifin nuk biseduam shumë. I njoh miqt dhe vjehrrin e Haqifit, babën e Spresës, bacën Rexhep, mësues veteran dhe vëllain më të vogël të bacës Rexhep.mësuesin Hysen.
Unë kisha shkua ta takoj Milazimin vetëm që ta marrë librin e Rugovës sepse me Milazimin ishim takua dhe kishim ndejtuar 1 ditë më parë e ishim shmallë.
Nuk më pritej që ta shfletoj librfin që ma dha Milazimi. Ndalesha dhe shikoja ndonjë foto apo ndonjë nëntill nga përmbajtja e librit. Edhe në avion, librin për Rugovën e mbaja në prehër dhe lexoja pjesë e kujtime të Milazimit që kishte pasur me I. Rugovën dhe bashkëkohanikë e bashkëpuntorë të tjerë të Ibrahimit, që mednoj unë Milazimi ishte kudo, afër Rugovës, si në LDK-në që Ibrahimi ishte kryetar ashtu në SHSHK (Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës), gjithashtu Ibrahimi ishte kryetar e Milazimi sekretar por, Milazimi i kryente të gjitha punët. Ibrahimi merrej me politikë.
Po i këthehem edhe njëherë librit për Rugovën, jo për të dhënë ndonjë vlerësim por vetëm sa për me i kujtua dhe ndarë me lexuesin që s`e ka librin “Sekretet që nuk i mori …”.
Librin, autori me kujdes e ka ndarë në disa kapituj:
Disa episode -për profilin e Ibrahim Rugovës
Disa përvoja jetësore që ndikuan mbi mendimin dhe veprimin e Rugovës
Disa ngjarje që formësuan karrierën politike të Rugovës
Unë- “Fajtori kujdestar” për dështimet e Rugovës dhe të LDK-së
Shtojca 1 : Fotografi
Shtojca 2: Dokumente
Shtojca 3 : Dokumente dhe intervista
Për I. Rigovën është folur e shkruar shumë dhe vazhdon ende të shkruhet. Po shkruajnë edhe ata që kanë vetëm ndonjë fotografi e hiqen si bashkëpuntorë besnik. Për Rugovën është shkruajt e thënë që nga ata që e quajnë tradhtar, nga njëri krah i luftës dhe ish LPK-ja e të majtët e tjerë e deri te Baba i Kombit, presidenti historik, themeluesi i shtetit të Kosovës etj.
Edhe unë e kam takuar disa herë Rugovën, dy herë kam ndejtur dhe kam biseduar, disa orë por mënyra se si e paraqet Milazimi, nuk e kam njohur.
Edhe në një shkrim të mëhershëm kam paraqitur disa pjesëza të vogla, të shkëputura nga libri për Rugovën me autor, Mailazim Krasniqin.
Edhe kësaj radhe kam zgjedhur disa pjesë nga libri “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”.
Rikthimi im fatlum në akademizëm
Pse u prish Milazim (edhe) me Rexhep Qosjen ?
“Pas largimit tim nga politika (nga LDK-ja, nëv. imi) më 2001, iu riktheva studimeve të mia, që i kisha lënë padrejtësisht anas, duke kujtuar se po bëja namim duke ndihmuar projekte të dëshruara e njerëz mosmirënjohës. Menjëherë e mora tezën e doktoraturës dhe fillova ta punoja me intensitet. Ishte një punë që e kisha nisur më 1988, kur në parim qesh marrë vesh me Akademik Rexhep Qosjen, që ta hulumtoja si disertacion doktorate tezën për sonetin në poezinë shqipe. … Për një vjet e mbarova tërë studimin. Por ndërkohë raportet e mia me Qosjen qenë prishur shumë dhe ai gjeti rastin të më ndëshkonte. … Kërkonte që punimi të kishte më së pakut 250 faqe , ndërsa unë e kisha përmbyllur me 214 faqe. Mbrojtja publike mu vonua për dy vjet të plota. … Por shija e hidhur në vlerësimin tim për te mbeti dhe është edhe sot e njëjtë. Nuk e meritoja atë shpërfillje prej tij, së pakut jo në planin akademik.
Kur e pata mbrojtur temën e magjistraturës, ku ai ishte mentor imi, pati deklaruar publikisht se ai ishte punim magjistraure ishte më i miri, që ishte mbrojtur në historinë e Fakultetit të filologjisë. Kurse, në doktoratë po më mbante të bllokuar për një numër fiks faqesh veç me 250 faqe bëhej shkencë tamam e kurrsesi me 214 faqe.
Por, ia pata falur këtë qëndrim inatçor ndaj meje sepse në vitet nëntëdhjeta (1990-ta), ne politikisht kishim pasur diferenca, meqë unë punoja me Rugovën. Por, kur në mars të vitit 2014 më sulmoi me një egërsi të pa frenuar, duke mi deformuar krejtësisht kuptimet e fjalëve të mia e duke më cenuar dinjitetin e familjes (ndonëse pa ma përmendur emrin), u binda se inati i tij ndaj meje ende ishte aktiv dhe po kërkonte një revansh të vazhdueshëm.
Prej asaj dite më nuk merrem me te seriozisht., e kam çregjistruar nga çdo vlerësim.
Thejsht mund ti uroj të jetoj njëqind vjet, por unë nuk ia lexoj asnjë germë dhe nuk ia besoj asnjë fjalë. Zhgënjimi im edhe me ish profesorin tim të preferuar, është i plotë dhe përfundimtar. Njësoj si me Rugovën “, faqe 190, 191.
Në faqen 192, “E vërteta ime e hidhur”, Milazimi e fillon kështu: “Bashkëpunimi dhe miqësia e gjatë me Ibrahimin përfunduan në mënyrë të dhimshme, me një disrespekt timin ndaj tij dhe një mospërfillje të tij ndaj meje …. Pas largimit nga LDK-ja, mua kurrë nuk më ka munguar LDK-ja e as Rugova. Besoj se as LDK-së e as Rugovës unë kurrë nuk u kam mungua. Nuk mund të them se ka qenë një bashkim aksidental në fillim por vërtetë u bë problematik gjatë rrugës” (f. 194).
Është për me e veçua edhe një letër të Milazim Krasniqit, ndoshta edhe shumë me rëndësi që ia kishte dërgu Ibrahim Rugovës “Pse po e zbëni Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, fq. 198, 199, 200.
Letra mban datën 2 shkurt 2004 dhe ka firmën e Milazim Krasniqit
Luftë dhe konflikte, luftë fjalësh e mendime
Edhe këto dy fjalë (term-inolgji) kanë qenë në luftë dhe ende vazhdojnë në mes të atyre që mendojnë se kishte luftë në Kosovë (më 1998. 1999) dhe “konflikt” sipas të cilit i referohen dhumë organe e organizata ndërkombëtare.
Konflikti im me Milazim Krasniqin
Me Milazimin njihem që nga dita e parë kur i filluam studimet në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në vitin akademik 1975/1976
Ishte Milazimi që kerkoj ndihmën time nga unë sepse ai punonte si teknik medicinal në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, bashkë me Rifat Latifin, tash Ministër i Shëndetësisë.
Me Milazimin aq shumë u lidhëm sa nuk ndoshte ditë pushimi, në fund të javëve kur shkonte Milazimi te prindërit në Mitrovicë, te baca Hasan që nuk më merrte edhe mua. Në fillim, edhe pse kishte nevojë për mua, besoj se nuk më keqkupton Milazimi, kishte rezerva ndaj meje ndërsa unë flisja çka mendoja, se kisha gajle se çka më gjen më vonë. Me pakë fjalë: nuk ruhesha.
Megjithate, me Milazimin, mbaj mend se tri herë jemi zënë keq, gati sa nuk jemi ndarë përfundimisht.
Në vitin e fundit akademik, më 1978/1979 ku dy degët e ish Albanalogjisë, Letërsia dhe Gjhuha, shkonim në Shqipëri, për një eksursion mësimor e shkencor , për shkak të vendeve pakta, udhëheqja e fakultetit ku ishin edhe profesor Isak Shema dhe Isë Bajqinca, pasi që interesimi ishte i madh, u vendos që ata që punojnë, ata që nuk janë të rregullt, të mos hyjnë në listë. Ali Lajçi, ish cimer imi i kishte thënë se Sinan Kastrati nuk të ka shti ty në listë për me shkua në Shqipëri, për çka jo vetëm që nuk është e vërtetë por ishte një rrenë e madhe që unë e Milazimi, ta prishim miqësinë.
Njëherë tjetër, Agim Vinca, një ish profesot i poezisë, se ku kishte marrë vesh që unë Milazimi jam shokë të vjetër, më tha:
-Sinan, Milazimi dhe Avdullah Konushevci po më kritikojnë, thuaj nëse mundesh me ndikua që mos të më kritikojnë. Unë edhe i tash Milazimit, si shok e shkua shoqit. Ai k`ceu përpjetë dhe nuk u soll fare mirë me mua. Unë e pash gabimin nuk desha ta qoj më gjat, heshta.
Herën e tretë dhe të fundit, me Milazimin e zumë shkaku i R. Qosjes dhe Dh. Shuteriqit. Ai e mronte Qosjen, si historian letërsie e unë Shuteriqin.
Edhe kesaj radhe u preka me Milazimin por tash e shoh se as Milazimi e as unë nuk paskëm pasur të drejtë.
E them këte se me Milazimin nuk e këputëm muhabetin e as nuk e prishëm miqësinë kurse Qosja, është kundër të gjithëve, sot e gjithë ditën.
Dhe lexoja në disa portale (gazetat nuk dalin afro dy vite):
‘Kryeministrin shqiptar e ‘fluturojnë’ nga avioni’/ Gazeta austriake raporton skandalin, 19:58, 15/04/2022
https://www.syri.net/politike/499598/kryeministrin-shqiptar-e-fluturojne-nga-avioni-gazeta-austriake-raporton-skandalin/
Lajmi që kryeministrin e një vendi e kanë flakur nga avioni pasi nuk mbante maskë, po bën xhiron e botës.
Vetë Edi Rama është personazhi kryesor i këtij skandali me të cilin njollos edhe Shqipërinë.
Gazeta e njohur austriake, Kurier, shkruan që në titull se ‘Kryeministrin shqiptar e kanë fluturuar nga avioni i Lufthansa pasi nuk mbante maskë’.
Gazeta shkruan se Rama kundërshtoi ashpër mbajtjen e maskës.
Pasi as kapiteni i avionit nuk bëri gjë, policia u detyrua të ndërhynte dhe të shoqëronte Ramën jashtë avionit.
Më pas Rama u bind se duhej të zbatonte rregullat e kompanisë Lufthansa.
Gazeta shkruan se Rama i shpëtoi megjithate gjobës.
Ai u nis sërish në fluturim drejt SHBA.
“Dëshmi e Fatos Nanos: “Edi Rama ishte i arrestuar më vitin 1994 në Francë, pasi e kishin zënë duke vjedhur…”
Dossier Drini.us 25 Tetor 2021
Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!, 02.11.2021 • 12:07
https://telegrafi.com/kuteli-shuteriqi-vodhi-e-perlau-veprat-e-lef-nosit-ne-beograd-tha-se-rrjedh-nga-nje-familje-e-stara-serbise-ne-elbasan/
Mitrush Kuteli ndaj pretendimeve të Ben Blushit: “Dhimitër Shuteriqi i vodhi i përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit”, October 31, 2015
“Letra e Blushit: E vërteta ime për “Kandidatin”, Shuteriqin dhe Lef Nosin” Nov 4, 2015 | 12:00
http://www.panorama.com.al/letra-e-blushit-e-verteta-ime-per-kandidatin-shuteriqin-dhe-lef-nosin/
LETRA E MITRUSHIT, LETRAT E DHIMITRIT
1 Nëntor 2015nga Ardian Vehbiu
https://peizazhe.com/2015/11/01/letra-e-mitrushit-letrat-e-dhimitrit/
“Ka nisur një debat – se tani debate i quajnë edhe këto farë tallavash diskursive, të cilat e marrin modelin nga “talk show-t” televizive – për grabitësit dhe përvetësuesit në fushën e letrave.
Zhurmën e nisi (ri)botimi i një letre të Mitush Kutelit drejtuar Mustafa Greblleshit, të datës 28 gusht 1961, ku akuzohet Dhimitër S. Shuteriqi, ky eksponent i kulturës në periudhën e regjimit totalitar, shkrimtar, historian i letërsisë dhe filolog, për amoralitet dhe shpërfillje të së drejtës së autorit.
Letra lë të kuptojë edhe se Shuteriqi ka përvetësuar a vjedhur edhe një vepër letrare të Lef Nosit, personalitet i periudhës së Pavarësisë dhe më pas i dënuar prej komunistëve si kolaboracionist me gjermanët.
Këto janë pak a shumë faktet, por debat deri këtu nuk ka: ka vetëm sharje, shantazhe dhe ad hominem të njëpasnjëshme.)”
Lef Nosi, Shuteriqi, Ben Blushi, marketingu i një libri dhe një letër e Mitrush Kutelit, Postuar në 31 Tetor, 2015 17:08, në Res Publika
http://www.respublica.al/2015/11/02/lef-nosi-shuteriqi-ben-blushi-marketingu-i-nj%C3%AB-libri-dhe-nj%C3%AB-let%C3%ABr-e-mitrush-kutelit
https://www.radiandradi.com/ben-blushi-e-pushkatoi-per-here-te-dyte-lef-nosin-nga-ina-kosturi/
Arben Llalla: Ç’ka Ben Blushi me Lef Nosin?
Arben Llalla, October 31, 2015 12:35
“Je hajdut si gjyshi”. Po ç’ka ndodhur realisht me gjyshin e Blushit?, September 23, 2018 10:05
“Je hajdut si gjyshi”. Po ç’ka ndodhur realisht me gjyshin e Blushit?
Fletërrufeja e radhës e Ben Blushit!
Nga : Nebil ÇIKA
”Shuteriqi dhe historia si instrument i pushtetit”, 10.11.2015
https://www.postbllok.com/shuteriqi-dhe-historia-si-instrument-i-pushtetit/
Fotot: Kjo portë me vlera arkeologjike mbahej brenda një shtëpie në Durrës
October 30, 2015, 2:03 pm
Arben Llalla: Ç’ka Ben Blushi me Lef Nosin?
Previous Kisha Ortodokse shqiptare mbron Greqinë nga At Nikolla Marku
https://gazeta156.rssing.com/chan-46741920/all_p14.html
Dhe bisedat me të tjerë, me Isuf Topillën, me profesor Muhamet Shatrin, Xhafer Lecin, Bajram Lush Alinë e Belegut, Mësuesin Hysen nga Lluka e Epërme dhe kujtimet për “gazalitë”, “heshtjen” e Murat Kocit dhe Medi Behramit etj.
1*) Gjak, GJAKËSOR m.
1. Ai që bën vrasje e gjakderdhje; vrasës. Armët e gjakësorit.
2. Njeri i etur për vrasje e gjakderdhje, njeri i pamëshirshëm e mizor. Gjakësorët fashistë.
3. Trim kokëkrisur.
Ai që bënte një vrasje sipas zakonit të hakmarrjes; ai që kërkonte gjakun a shpagimin, hasm.
GJAKËSOJ kal.
shih GJAKOS.
vjet. Bëj që të nisë vrasja midis familjeve a fiseve të ndryshme sipas zakonit të hakmarrjes, i fut në gjak. I gjakësonin për t’i përçarë.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 16 prill 2022