ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Për marrëdhënjet e lashta të hebrenjve me Shqiptarët, veçanërisht me Durrësin

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Dorian Hatibi, Durrës
* Në kujtim të holokaustit.
Hebrenjtë kanë një marrëdhënie shumë të lashtë me shqiptarët dhe veçanërisht Durrësin
Sipas një teorie të vjetër të filologut Benloew Louis popujt semit, ku bëjnë pjesë edhe hebrenjtë, kanë zbarkuar në Durrës 1.200 vjet para Krishtit. Pra rreth 3.200 vite më parë. Madje sipas tij emri i lumit Erzen e ka origjinën pikërisht në gjuhen e vjetër hebree.
Sidoqoftë provat e para, të vërteta shkencore, rreth prezencës hebree në Shqipëri na vijnë përsëri nga Durrësi ku në një gur varri të shekullit të parë mund të lexojmë qartë emrin Ariston Mosshion. E më tutje më dhjetra gur të tjerë, të së njëjtës periudhë, mbi të cilët janë gdhendur simbolet izraelite.
Hebrenjtë kanë qënë një prezencë konstante në Durrës gjatë të gjithë mesjetës, nga shekulli i 7-11. Vitet e fundit madje, gjatë gërmimeve arkeologjike, është dokumentuar, po në Durrës, ekzistenca e një Sinagoge e cila duhet t’i përkiste shekullit të 12-13.
Ndryshe nga çfarë ndodhte në vende të tjera të Europës, gjatë kësaj periudhe, në Durrës hebrenjtë nuk pësonin asnjë lloj diskriminimi.
Rasti i vetëm i dhunës i regjistruar kundrejtë një gruaje hebree me emrin Mameksa (v. 1448) duket se nuk ka lidhje aspak me diskriminimin racial. Madje Nikoll Simaku, autori i ngjarjes u dënua nga autoritet durrsake me heqjen e njërit sy.
Aq tolerant ishte Durrësi mesjetar me hebrenjtë sa ata mund të thirreshin në gjyq edhe si dëshmitar pa asnjë paragjykim apo të merreshin si garant në lidhjen e kontratave dhe marrëveshjeve tregtare. Të drejta këto që rrallë here haseshin tjetër kund.
Në Durrës dhe Vlorë, gjate mesit të shekullit 16, gjetën strehë me qindra hebrenj që po i iknin inkuizicionit spanjoll. Ata madje ishin të parët që ripopulluan Durrësin e shkretuar nga pushtimi osman.
Në vitin 1697 gjejmë në Durrës një tregtar hebre me emrin Persio Megago. Ky kishte këtu një rezidencë dhe disa skllevër.
Sidoqoftë faqen më të lavdishme të marrëdhënieve me hebrenjtë qyteti do ta shkruante gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me dhjetra familje izraelite si psh. familja Stern, Thau, Wolf, Gerechter, Krausz, Herzog, Andermann, Covo etj, u morën në mbrojtje nga vetë qytetarët.
Mysliman, katolik dhe ortodoksë u mobilizuan për të shpëtuar çdo jetë hebreu që jetonte në qytet. Madje ipeshkëvinjtë katolik Pjetër Gjura dhe Vinçenc Prenushi lëshonin, jashtë çdo ligji kishtar, çertifikata pagëzimi për familjet izraelite të cilat më pas pajiseshin me identitete të rreme për të udhëtuar për në Napoli e më pas, nga aty, për në USA.
Pra shkurt… ajo e izraelitëve me shqiptarët ngjan si një histori mijëvjeçare dashurie.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu