ARKIVI:
3 Dhjetor 2024

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Shkrime relevante

Pse dhe si është e mundur që Nëna Shqipëri ta ndaloj këngën e Shkurte Fejzës kushtuar Adem Jasharit ?

Nga: Reshat Sahitaj & Behare Rexhepi   Urdhëri që këngëtarja jonë Shkurte...

Historia e presidentëve të Kosovës!

Florim Zeqa Në historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga shpallja...

Kritikë publike për shpirtin e keq të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit

Nga: Luan Dibrani Në një kohë kur Kosova ka nevojë për unitet...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Më rastisi të njoh një grua që jeta e kish sprovuar fort. Kishte humbur vajzën e vetme, pastaj bashkëshortin, në fund edhe mbesën 17 vjeç me të njëjtën sëmundje si e bija e si bashkëshorti. Unë jetoj – tha – nuk e kuptoj si por e di që kjo nuk është jeta. Kjo është ajo çka mbetet kur jeta kalon. Mos më shih si jam sot, dikur qeshja, qeshja shumë, vishja rroba te bukura me ngjyra, buzët e thonjtë i kisha gjithnjë ngjyrë të kuqe. Tashmë, jeta iku… e unë nuk e kisha kuptuar sa e lumtur isha derisa lumturia u largua pergjithmonë.
Heshta dhe mendova, sa i lumtur është njeriu pikërisht atëherë kur nuk e vë rè lumturinë, kur ajo është aty, troket në portën tënde duke të dhënë njëmijë punë të vogla çdo ditë për të ushqyer e për t’u kujdesur për të vegjëlit e tu që të kanë busullën e vetme të dashurisë në botë, për t’u kujdesur për prindërit, familjarët, për të përqafuar miqtë, për të dhënë më të mirën në punën tënde, për të blerë lule çdo fundjavë e për të pastruar shtëpinë me themel. Ato angaritë prej të cilave ne ankohemi janë në fakt dashuri e dhënë, përpjekje, lodhje, sakrifica, të gjitha në emër të dashurisë. Por ndonjëherë harrojmë sa të lumtur jemi me ato çka kemi, me njerëzit e mirë që Zoti na sjell pranë, me familjet tona, harrojmë sepse gjithçka që del pengesë, çdo gjë që ndodh për të prishur terezinë e të zakonshmes rutinore na merr mendjen, na shqetëson e na sjell nervozizëm. Në fakt lumturinë ne e kemi çdo ditë pranë tek të gjithë të dashurit tanë.
Kur e njoha këtë grua pata ndjesinë e frikës, u trondita ndoshta nga qetësia e saj, e ftohtë, e dorëzuar. M’u duk si një shok i fortë elektrik në kokë që më paralizoi mendimet. Vetëm një gjë buçiste në mendjen time, unë jam njeriu më i lumtur në këtë botë. Kam provuar dhimbje, hidhërim, zhgënjim, kam njohur poshtërsinë me fytyrë njeriu, kam vuajtur, kam qarë, oh sa shumë kam qarë por kam dashur me shpirt e përtej tij. Kam dashur dhe njerëz që nuk e kanë merituar aspak, por unë këtë shpirt kam, ky m’u dhurua nga Zoti në mirëbesim dhe Ai e di më mirë përse. Ia kam njohur rrënjët shpirtit tim, kam qeshur, kam përkedhelur, kam ndarë bukën, qindarkën e cigaren e fundit me kë kam quajtur mik, në kohë të ndryshme. Kam folur, kam shkruar, kam ecur, kam ecur pafundësisht, kam parë parajsën në tokë e engjëj në formë njerëzish që më kanë dhënë dashuri prej së cilës kam marrë frymë, kam jetuar. Zoti më dha një familje të mrekullueshme, më bëri mam e mamin tim ma la t’i shohë të gjitha këto. Jam plagosur, po, shumë herë, jam ringritur po kaq herë. Kam qenë e jam e lumtur si shumica prej jush, vetëm se ne ndonjëherë nuk e vëmë rè lumturinë që na rrethon e padashur e marrim edhe të mirqenë.
Jetojini njerëzit e dashur, njerëzit e mirë që Zoti na sjell pranë e mos lini gjërat e parëndësishme t’ua rrëmbejnë lumturinë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. TRONDITESE:
    Më rastisi të njoh një grua që jeta e kish sprovuar fort. Kishte humbur vajzën e vetme, pastaj bashkëshortin, në fund edhe mbesën 17 vjeç me të njëjtën sëmundje si e bija e si bashkëshorti.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu