ARKIVI:
23 Janar 2025

Për një Real Madrid siç janë Vetëvendosje dhe Lista Guxo, është vështirë të fokusohen kundër ekipeve si Prishtina, Hajvanlia, Vllaznimi, Trepça, Ballkani dhe Liria!

Shkrime relevante

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Shpërndaj

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti , alias Lirim Gashi nga Prishtina
PAK RELAKSIM PËR SHPIRTËRAT E TRAZUAR
Vetëvendosje dhe Lista Guxo nuk e kanë fituar pjesën e parë të lojës, sepse nuk kanë qenë sa duhet të fokusuara në ndeshjet kundër ekipeve të liges së tretë dhe katërt, që udhëhiqen nga trajnerët e kalibrit Gargamel, Dardan Gash, Baton Stanishiq, Borat Lapoçinski e kështu me radhë.
Mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk mund ta fitojnë pjesën e dytë të lojës.
Mund ta fitojnë që ç’ke me të.
Sepse në pjesën e parë i kanë nënçmuar kundërshtarët, prandaj kanë lozur vetëm me ekipin B.
Dorën në zemër për një Real Madrid siç janë Vetëvendosje dhe Lista Guxo është vështirë që të fokusohen dhe motivohen kundër ekipeve të dobëta si Prishtina, Hajvanlia, Vllaznimi, Trepça, Ballkani dhe Liria.
E nuk e kanë fituar pjesën e parë të lojës, sepse nuk e kanë investuar energjinë e duhur dhe potencialin, i cili ju nevojitet në Ligen Nacionale dhe Kupën e Kampionëve, ku kundërshtarët janë shumëfish më të fortë.
Në anën tjetër problemet që i kanë trashëguar nga ekipet e dobëta që ia kanë marrë fytyrën Kosovës në Ligen Vendore dhe Ligën e Kampionëve janë të mëdha.
Dhe pikërisht pse këto ekipe të dobëta ua kanë marrë fytyrën në çdo aspekt, tifozët dhe votuesit i kanë përjashtuar dhe dëbuar ato me shkelma dhe boksa nga Liga Vendore dhe Liga e Kampionëve, dhe e kanë futur brenda me përkrahje të paimagjinueshme Real Madridin.
E unë vetëm do të shtoja: “Kurrë mos u kthefshin” deri sa të mbledhin mend dhe të pajisen dhe përforcohen me lojtarë dhe trainerë cilësorë.
Prandaj Vetëvendosjes dhe Listës Guxo i ka ndodhur ajo që i ndodh edhe Real Madridit kur loz në Ligën e Kampionëve, Kampionatin Spanjoll dhe Kupën e Mbretit.
Nëse VV dhe Lista Guxo në ekip do ta kishin Messin, Ronaldon dhe Nejmarin do t’i kishin fituar pa problem të trija garat.
Fatkeqësisht VV dhe Lista Guxo në lojë e kanë për momentin vetëm Messin, respektivisht Albinin.
Sepse Ronaldo, respektivisht Vjosa për shkak të pozitës që mban është e detyruar që të mos jetë pjesë e Kampionatit dhe Kupës Vendore, gjegjësisht të loz vetëm në Ligen e Kampionëve.
Në anën tjetër Nejmari, respektivisht Glauku, është i detyruar që ta mbajë një pozitë jashtë fushës, që më tepër ka të bëjë me rolin e spikerit, respektivisht motivuesit të publikut sesa me vetë lojën.
Prandaj me këtë volum të sfidave që po përballet Real Madridi në Kampionatin Vendor dhe Ligën e Kampionëve, humbja nga disa ekipe lokale që realisht nuk vlejnë as sa dy simite nuk është fundi i botës.
Mirëpo ajo që unë si Trainer i klubit pres dhe kërkoj prej udhëheqësisë se klubit, është që ta përforcojnë ekipin në të gjitha pozitat prej portierit deri në sulm me nga disa lojtarë cilësorë.
Sepse Zotit shiqyr ata nuk kushtojnë sa në futboll.
E sa i përket konceptit, taktikës dhe strategjisë së lojës, atë punë le të ma lë mua.
Albin ti je Kryetar i Klubit por në koncept, taktikë dhe strategji, mos m’u përzi, se kurrë ma me Duda Baljen sun del në fotografi…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu