ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Për një variant të dështuar në Demokracinë e sotme në Shqipëri

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

Berishizmi nje variant i dështuar në Demokracinë e sotme në Shqipëri. 

Kur pas 22 marsit 1992 Partia Demokratike mori pushtetin  per herë të parë pas 45 vjetësh diktaturë të një partiake komuniste, gjithkush mendoi se filloi një epoke e re që u kishte munguar shqiptarëve për shumë vite e shekuj- epoka e Demokracisë dhe e pluralizmit partiak. 

Sigurisht njeriu  i Ramiz Alisë I caktuar për të drejtuar një nga partitë e reja pluraliste më të mëdha në Shqipëri, nuk mund të drejtonte me mënyra të tjera vëndin përveç se me metodat politike të cilat i kishte mësuar gjatë diktaturës- drejtimin me dorë të hekurt të vëndit duke anash kaluar dy parimet kryesore të Demokracisë pluraliste, dhe duke përdorur një formë të kamufluar të diktaturës atë Berishizmit; 

-Kalimin në mënyrë paqësore të pushtetit nëpërmjet votës së lirë, pra Rotacioni paqesor i pushteteve nga një Parti apo koalicion partish në parti apo koalicion partish sipas shumicës së votave të fituara.  

-Pavarësinë e Tre pushteteve që drejtojnë një shtet: Pushteti Legjislativ, Pushteti egzekutiv dhe  Pushteti juridk 

Megjithse Shqipëria para vitit 1998, vit kur u bë Kushtetuta e parë demokratike, funksiononte me paketa kushtetuese të ndihmuara nga KE dhe OSBE, kjo periudhë tranzicioni ishte aq e vështirë dhe me aq probleme sociale-ekonomike-financiare dhe politike të cilat rridhnin nga mos eksperienca se si funksionon një shtet pluralist si në demokracitë perëndimore, por kryesorja mbeti roli negativ dhe roli paradoksal i drejtuesit të shtetit shqiptar të asaj kohe. Roli paradoksal ishte sepse drejtuesi i asaj kohe ishte një person më një të kaluar komuniste si drejtues i një organizate të rëndësishme partie e cila funksiononte si njësi luftarake ashtu si gjithë organizatat e tjera partiake të diktaturës, pra si drejtuese dhe manaxhuese e situatës duke shkleur me këmbë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sigurisht të drejtat e lirsë të pronës dhe saj fetare. 

 Ky person drejtues në periudhën e tranzicionit shqiptar, drejtoi Shqipërinë në mënyrë paradoksale sepse zbatoi të gjitha parimet marksiste-leniniste me të cilat drejtonte organizatën e partisë së punës-në një shtet që ndryshoi sistemin nga diktatura në sistemin e demokracisë perëndimore  duke zbatuar në thelb po ato norma të diktaturës por të veshura me petkun blu të demokracisë perëndimore. 

 Shumëkush u gënjye nga ndërrim kostumi politik dhe shprehu admirim për këtë ndryshim 180 gradësh të një ish drejtuesi Partie, por ata që e mbështetën më tepër ishin: 

  • Ish bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit që përbënin një masë të madhe rreth 120.000 njerëz të shpërndarë me urdhër të Ramiza Alisë në të katër partitë e para pluraliste, njerëz të cilët u vunë të drejtonin dhe administronin Partitë dhe të rrëmbenin buxhetin  e shtetit rezervat e shtetit, ato ushqimore, industriale, ushtarake,  financiare, etj. 
  • Grupet e popullatës të cilat duke përfituar nga ligji 7501 rrëmbyen tokat e ish-NBSH, dhe të ish-pronarëve (në fakt tokat me tapi të rregullta të pronarëve) të ciliët në fillim kryesisht nga veriu dhe më vonë edhe nga jug dhe Shqipëria e mesme dëmtuan rëndë systemin e pronave në Shqipëri, madje duke mos respektuar tapitë  që ishin në kadastrat e vëndit 
  • Migrimi masiv brënda vëndit drejt qyteteve të mëdha e krysisht drejt Tiranë dhe bregdetit. Ku vetëm në Tiranë dhe rrethina, jetojnë  sot rreth 1.2 milion banorë.  
  • Emigracioni masiv që kaloi 1 milion njerëz deri në 1998 dhe deri në 2022 janë 1.4 milion njerëz  (afërsisht edhe duke para lëvizjet brënda dhe jashtë vëndit) 

Faktori negativ që ndikoi në krijimin e Berishizmit ishte vetë karakteri personal i drejtuesit,  një karakter tipik malësori narcissist por të varfër, që do vetëm veten e tij, që nuk ka dhëmbshuri për të tjerët, që përdor dhunën me vënd e pa vend, që për vete i lejohet të shkelë ligjin, kurse për të tjerët që e kundërshtojnë jo. Pra Berishizmi kërkon të përfitonjë sa më shumë të ardhura për vete e familjen, por edhe duke përdorur një rrugë djallëzore,  duke lejuar edhe të tjerët përreth  dhe në drejtim, që të shkelnin ligjet dhe të korruptoheshin në mënyrë që të justifikojë vetën dhe ideologjinë para ligjit. Kështu që Demokracia në Shqipëri nuk u instalua ashtu si në vëndet perëndimore, por vëndi kaloi në një tranzicion të vonuar dhe Shqipëria u bë një `Han pa porta` për një kohë të gjatë.  

Faktorë të tjerë që ndihmuan strategjinë e Berishizmit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin sa më gjatë me qëllim fitimi por edhe për të shmangur dhe justifikuar shkeljet e ligjit ishin: 

  • Shvlerësimi i meritokracisë 
  • Prishja e zinxhirit të kualifikimit dhe vlerësimit professional 
  • Vjedhjet sistematike të votave gjatë zgjedhjelokale e qëndrore sipas parimit stalinian: votat nga populli- numurimi nga `unë` 
  • Përfshirja e militantëve dhe amatorëve në drejtimin e qeverisjes lokale dhe qëndrore 
  • Vendosjen ne sistemin gjyqësor (pushteti i tretë) i gjyqtarëve, hetuesve dhe prokurorëve jo të kualifikuar mirë dhe militant të partisë së tij duke degraduar systemin 
  • Korupsionin galopant në çdo sector, mitmarrjen shitblerjen e votës 
  • Shkeljen faktike e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe të pronës deri në luftë civile në 1997, rrahjen dhe bastisjen e kundërshtarëve politikë, deri në  përprlsje me grusht shteti në 1998, vdekjet në Grdec 2007, vrasjet e njerzve në Tiranë me 21 janar 2011 

Berishizmi si ideologji post komuniste pati dhe ka edhe një karakteristikë të veçantë të ngjashme me diktaturën: kundërshtari nuk quhej opozitar por armik! 

Së dyti Berishizmi si ideologji radikaliste e majtë gjithmonë ka patur si parim marrjen e pushtetit me dhunë duke ashpërsuar luftën e klasave (porse Berishizmi e ka metamorfozuar luftën e klasave në luftë veri-jug duke nxitur përçarje dhe armiqësi), nëse nuk e fitonte dot me vota. Këtë ide e ka përmëndur edhe sot e kësaj dite `non gratta`, duke përmëndur rrugën e revolucionit për marrjen e pushtetit te dhunë me pretekstin se `vota vidhet` nga kundërshtari,; gjithmonë duke patur si alibi apo justifikim se nëse humbet zgjedhjet, zgjedhjet janë të manipuluara,  por- nëse i fitojnë zgjedhjet përkrahësit e Berishizmit- atëhere zgjedhjet janë të rregullta??!!! 

 Së treti Berishizmi mbahet gjallë edhe nga mungesa e demokracisë brënda partisë, nga mungesa e transparencës, nga bërja e zgjedhjeve brënda partisë sipas dëshirës së drejtuesit por të maskuara me terma demokratik `një anëtar nj votë“ apo zgjedhje për `primaret`. 

Disa nga karakteristikat e Berishizmit janë të trashëguar nga diktaura dhe egzistojnë edhe në disa parti të vogla dhe të mëdha, sepse partitë në demokraci në të vërtetë përfaqësojnë grupe interesash të cilat reflektojnë gjithashtu intersat e atyre që votojnë këto parti, por se akoma partitë në Shqipëri vuajnë nga mungesa e demokracisë brënda partisë 

Së fundmi Berishizmi ka krijuar një metodë të re të mbajtjes së pushtetit brënda partisë, atë të përfshirjes në drejtim të `pseudo-intelektualëve` nga rrethet e vogla, duke patur frikë nga intelektualët e qyteteve të mëdha sepse ata duke qënë më të ndërgjegjëshëm në punë,  mund ti nxirrnin probleme, dhe të kundërshtonin nismat jo-ligjore apo korruptive.  

Kështu që Berishzmi – pranon të drejtojnë pushtetet  ekgzekutive qëndrore apo lokale dhe pushtetet legjislative përfshi dhe pushtetin , të personave jo kompetentë dhe nga zona rurale, sepse duke qënë të papregatitur profesionalisht, mund tu a hedhin lehtësisht fajin dhe përgjegjësinë atyre. Në këtë mënyrë kanë shpëtuar vetë nga përgjegjësistë ligjore duke ngarkuar me përgjegjësi ata të mësipërmit. Kjo po ndodh edhe me qeverisjen e sotme. 

Duke qënë një ideologji pos komuniste e përshtatur ashtu si dhe në vëndet e tjera ish komuniste të lindjes, Berishizmi, i ka shkaktuar Shqipërisë një tranzicion të zgjatur dhe një vonesë të madhe në integrimin e vëndit, dhe një dëm të pallogaritshëm në humbjen e meritokratëve, profesionistëve, të shoqëruar me një emigracion masiv. 

Qeveria e sotme gjithashtu ka elementë të Berishizmit të cilat e kanë penguar të punojë ashtu si duhet në dobi të popullit, qoftë për shkak se ideatori i kësaj ideologjie vazhdon të jetë në politikë dhe ndërsen masat për revolucion, por edhe se Berishizmi është transformuar në një farë mase si metodë e preferuar për të drejtuar pa probleme, të drejtuesve aktualë,  të vëndit, sepse akoma, krahas arritjeve në vetting dhe në disa fusha, problem mbetet emigrimi i të rinjve, rrogat e ulta, mungesa e një ligji për këshilltarët (që duhet të jenë Profesioniste dhe me eksperiencë të gjatë pune) e Ministrave, Kryeministrit dhe e bashkiakëve, si dhe mbajtja dhe futja në drejtim të militantëve, amatorëve, servilëve të pushtetit,  në vënd që të vendosen kritere të ashpra për të rivendosur meritokracinë, profesionistët, zinxhirin professional, dhe rritjen e rrogave, duke bërë që rrogat në privat të jenë më të mëdha se rrogat në administratë, pra një reformë në paga.  

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Z. Prifti!
    Nuk eshte vetem berishizmi variant i deshtuar ne Demokracine e sotme ne Shqiperi. Te deshtuara jane edhe variantet tjera ne Demokracinë shqiptare, duke ja filluar nga Nanoizmi, Metizmi dhe Ramizmi. Per mendimin tim eshte shume veshtire te dihet se cili variant eshte me i deshtuari.
    Nese z. Berisha i ka ato tipare te cilat ju ja cekni, kjo nuk do te thot se karakteri i Berishes eshte i njejte me karakterin e malesoreve fisnikë. Ne baze te kesaj llogjike eshte e drejtë nese thuhet se edhe skraparllinjte jane narcissitë, qe nuk kanë dhimbshuri per te tjeret etj. etj. sepse edhe z. Meta eshte i tillë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu