ARKIVI:
22 Janar 2025

Për një zbulim tjetër në Ulpianë: mozaiku që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora

Shkrime relevante

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Kryeministri Albin Kurti u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide

Dita e dytë në Davos e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,...

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

Nga: Aurel Dasareti Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në...

Çka mund të thuash tjetër…?

Nga: Gjergj Kabashi  ___ Çka ke me thanë tjetër kur fjalorin propagandistik-serbomadh, e...

Shpërndaj

Blerim Latifi, filozof nga Prishtina
___
Gërmimet në bazilikën e shekullit të gjashtë, e cila u zbulua vjet në Ulpianë, kanë nxjerrë në dritë një zbulim tjetër fantastik: një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora.
Në mbishkrimin e dedikimit përmendet edhe Dardania. Kjo tregon peshën e madhe që ky vend kishte për sundimtarin më të madh të Bizantit, i cili edhe vetë ishte me origjinë nga Dardania.
Dhe një gjë tjetër: edhe sa dëshmi të tjera duhet të dalin në dritë, në mënyrë që stërhollimet skolastiko- etimologjike për emrin e Prishtinës, që e lidhin origjinën e këtij emri me gjëra krejtësisht periferike, me folje e ndajfolje, me parashtesa e prapashtesa fjalësh, me emra përrockash e me dreqin e t’birin, të marrin fund dhe të pranohet se Prishtina e ka marrë emrin nga Justiniani i Parë, Primus Justinianus.
Me njeriun që ndërtoi Hagia Sofinë, dhjetëra e dhjetëra kisha të tjera, nga Mali Sinai në Lindje e deri në Ravena në Perëndim, që kodifikoi të drejtën romake dhe ngriti qindra fortifikime kundër dyndjes së sllavëve në Ballkan. Me njeriun që nga një bari dhensh në fushat e Dardanisë, u bë figura e fundit madhështore e qytetërimit romak.
***
Ekspedita arkeologjike e kësaj vere në Ulpianën Antike vjen me zbulime të jashtëzakonshme
Përmendja e Justinianit të Madh dhe gruas së tij Theodora si themelues të qytetit dhe dedikues të kishave gjigante në qytetin e Dardanisë, Justiniana Secunda, paraqesin dëshmi të rëndësishme historike, duke sjell kësisoj evidenca të reja për historiografinë.
Përmendja “Urbem Dardaniae” (Qyteti i Dardanisë) në mbishkrimin e sapo zbuluar konfirmon faktin që dardanët dhe Dardania vazhdojnë të qëndrojnë si nje identitet dhe territor i rëndësisishëm edhe në shek. VI. Ndërsa Justiniani i Madh (527-565), përmes këtij mbishkrimi, na dëshmohet se ka ruajtur lidhjet me vendin e tij të origjinës – Dardaninë.
Gërmimet udhëhiqen nga kolegu ynë Arben Hajdari (Departamenti i Antropologjisë / UP), Christophe Goddard (ENS) dhe Milot Berisha (IAK). Pjesë e këtij projekti është edhe kolegu Ilir Culaj dhe një numër i madh i studentëve dhe ish studentëve nga Departamenti i Antropologjisë.
Përgëzime për kolegët nga Departamenti i Antropologjisë / UP, Arben Hajdari dhe Ilir Culaj, përgëzime për gjithë kolegët/et pjesëmarrës në gërmime!
May be an image of 5 people
May be an image of 5 people and beach
May be an image of 4 people

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu