Një votues duke votuar për zgjedhjet lokale në Tiranë. 14 maj 2023.
Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin
FITORE BINDËSE E SOCIALISTËVE
Zgjedhjet lokale të mbajtura me 14 maj në Shqipëri, dëshmuan fitorën e Partisë Socialiste, ku nga 61 bashki fituan 53, ndërsa 7 nga “Bashkë Fitojmë” dhe 1 nga Mega(minoriteti grek), duke qenë fitorja ma e madhe nga socialistët në pluralizëm qe rikthen monizmin në skenën politike
Në fushatën parazgjedhore është bërë praktikë qe konkurentët politikë të përdorin retorikë të veçantë, madje të sforcuar kundër konkurentëve politikë qe tejkalon madje edhe në kërcënime. Kësaj here e veçantë ishte deklarata e kryeministrit Rama duke iu kërcënuar kundërshtarëve politikë se s’do merrni asnjë lek po votuat kundërshtarët, do të mbesë e evidentuar ne skenën politike si thënie e diktarorëve modern. Dhe të ndodhur në një situatë të tillë një numër i konsideruar i qytetarëve u friguan dhe votuan mazhorancën, edhe jashtë vullnetit të tyre, sepse në pyetje ishte e ardhmja e tyre në punë e gjetiu.
Dy kolona zgjedhore
Zgjedhjet lokale në Shqipëri kishin një peshë të veçantë, pothuaj si të ishin parlamentare, që u dëshmu përmes fushatës zgjedhore në tërë Shqipërinë. Ishte ky një moment i veçantë për të dëshmuar forcimin e qeverisjës socialiste si dhe sproven e opozitës së bashkuar e cila pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2019, për t´u rikthyer qytetarëve.
Kësaj here në zgjedhje nuk kishte vëshirësi sepse ishin dy kolona zgjedhore ku qytetarët do të përcaktohen me votën e tyre, PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” nga bashkimi i PD të udhëhequr nga S.Berisha dhe PL nga I.Meta.Nga ana tjetër kishim PD e cila ka vulën dhe partitë e vogla të cilat iu prezantuan votuesve jo për kryetar të bashkive por për anëtar të këshillit bashkiak.
Socialistët fituan bindshëm
Në vendet me demokraci të konsoliduar, një parti e cila udhëheq gjatë dhe ballafaqohet me probleme të ndryshme sikurse është korrupcioni dhe mosfunkcionimi i shtetit ligjor, partitë e tilla ezaurohen dhe pësojnë rënie,por në Shqipëri ndodhi e kundërta, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në 53 bashki, si asnjëherë deri më tash në pluralizëm.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit kishin 3.650.658 persona. Prej këtij numri, 122.545 ishin votues të rinj, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 1.395.360 qytetarë apo 38.22% e tyre.
Në garën për drejtimin e 61 bashkive ishin 144 kandidatë. Ndërkaq, për 1.603 ulëse në këshillat bashkiake garuan 23.700 persona. Në zgjedhjet e 14 majit u regjistruan 40 parti dhe koalicione.
Në sajë të numrit të qytetarëve që kanë votuar, del qartë se kjo dalje është e ulët, çështje e cila duhet të analizohet nga aktorët e politikës shqiptare si në pozitë dhe opozitë, për të dhënë përgjigjën e duhur pse abstenojnë apo refuzojnë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Shpërndarja territoriale e bashkive në Shqipëri(14 maj 2023)
Presioni ndaj opozitës
Nga ana e opozitës të gjithë janë unik se u votua nën presionin e narkoshtetit, mafias së pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar, çështje e cila ka kohë qe është bërë shqetësuese për elektoratin votues.Jo vetëm kaq, por është përdorur kërcënimi dhe shantazhi ndaj votuesve të opozitës, duke shpenzuar milionë euro për të blerë vota, duke tjetërsuar votën e lirë të qytetarëve.
Nga ana tjetër nuk duhet harruar se u realizuan mijëra punësime shtesë për qellime elektorale dhe mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve. Si me parë edhe tash u ndanë qindra milionë lekë për gjoja ndihma ekonomike dhe për pensione, ndërsa grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes”.
Sipas të dhënave shumë shqetësuese është se një numri të madh të qytetarëve iu është ndryshuar qendra e votimit. Madje thuhet se një një numër i tillë ka qenë disa mijëra, duke i dekurajuar qytetarët dhe penguar votimin e tyre, qe u dëshmu me rezultatin e zgjedhjeve.
Humbja e zgjedhjeve nga ana e opozitës, kryesisht nga PD, ka filluar tatëpjetën tash ca vite, ku vendimtare kanë qenë mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale(2019), dalja nga parlamenti, humbja e zgjedhjeve parlamentare(2021) dhe përçarjet brenda partisë, krijimin e klanëve për interesa personale, duke harruar idealet e dhjetorit të vitit 1990, që duhet të jetë mision për PD dhe demokracinë në Shqipëri.
Duhet të ndryshojë kodi zgjedhor
Si në zgjedhjet parlamentare edhe të këto lokale mungesa e pjesëmarrjsës së emigrantëve në procesin zgjedhor paraqet çështje të veçantë qe kërkon zgjidhje politike. Duke marrë parasysh se në emigracion janë pothuaj gjysma e popullsisë, votimi i tyre do të ishte vendimtar në përcaktimin e votuesit.Por, ata kanë mbetur jashtë zgjedhjeve sepse pushtetit socialist nuk iu konvenon të votojnë, sepse ata nuk mund të korruptohen, apo të kushtezohen me vend pune e benificione të tjera. Andaj në këtë aspekt është obligim që të ndryshojë kodi zgjedhor që Shqipëria të jetë një njësi zgjedhore, votimi me lista të hapura dhe të iu mundësohet të votojnë edhe emigrantët. Vetëm atëherë do të kishim një realitet tjetër në skenën politike qe do të ishte i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.
Refuzimi apo bojkotimi i të djathtës.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë marrë 787.545 vota, ndërsa ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë marrë 502.037 vota, ndërsa PD ka marrë 36.895 vota.
Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota për këshilltarët bashkiakë, apo 297 mandate, pra 50 % më pak se sa kanë marrë kandidatët në garat për kryebashkiakë. Por një rënie të numrit të votave ka pësuar edhe Partia Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26% përkatësisht 588.421 vota më pak se kandidatët, apo 768 mandate. Ndërsa PD ka marrë 105.705 vota apo 126 mandate. Në këtë aspekt befasi ka paraqitur PSD e cila ka fituar numër të konsideruar të këshilltarëve sidomos në Shkodër, Lezhë, Malësi të Madhe e gjetiu, duke qenë faktor ne formimin e pushtetit lokal.
Çështje enigmatike e tyre zgjedhjeve qendron të opozita e cila nuk arriti të mobilizonte radhët e veta, sepse ajo ishte me minus 200 mijë vota ne krahasim me vitin 2021, nga del se votuesit i kanë bojkotuar.
Shkodra iu rikthehet socialisteve
Surpriza e këtyre zgjedhjeve lokale ishte Shkodra, sepse as ma optimistët nuk kanë mundur ta parashikojnë se socialistët do të fitojnë ne këtë qytet, e jo ma të fitojnë bindshëm! Të pakënaqur me pushtetin lokal për tre dekada, nga viti 1991, shkodranët përfundimisht kanë vendosur të votojnë ndryshimin, duke iu mundësuar socialistëve të qeverisin dhe të shohin kapacitetin e tyre. Dhe një ndryshim i tillë fillimisht u dëshmu me votën e tyre, të cilët votuan kandidatin e socialistëve B.Becin me 34531 vota(60.23%), ndërsa kundërkandidati nga demokratët B.Spahija fitoi 22804 vota(39.77%). Diferenca prej 11727 votash është dëshmi transparente për të kuptuar se qytetarët votuan për ndryshimin në qeverisje lokale. Nuk ka dilemë se këtij rezultati i kanë ndihmuar ish LSI e Shkodrës ( A.Çela) dhe PSD(T.Doshi) që iu bashkuan PS qe ishin garanci e kësaj një fitoreje.
Analogjia e 14 majit (1913-2023)
Ne lidhje me datën 14 maj, për Shkodrën kemi një analogji e cila ka të bëjë me te kaluarën e saj para 110 vitëve.Fjala është për çlirimin e Shkodrës me 14 maj 1913 nga pushtuesit malazez, të cilët nën ndikimin kryesisht te Austro-Hungarisë por edhe të vendeve tjera të Fuqive të Mëdha, u detyruan ta lëshojnë Shkodrën, ku ishin vendosur me 23 prill 1913, kur iu dorëzoi Esat Pasha.
Por, 110 vjte me pas, ndonëse nga viti 1991, Shkodra u çliru nga ideologjia e pushteti komunist, pikërisht me 14 maj, qytetarët e saj bindshëm votuan qe qyteti të qeveriset nga socialistët. Se si do të jetë një qeverisje e re përgjegjësia do të bie mbi qeverisjen vendore, e cila gjatë fushatës kanë premtuar investime dhe ndryshime në zhvillimin e qytetit. Vitet në vijim do të dëshmojnë realitetin se a do të kemi ndryshimin e pritur, apo ishin premtime parazgjedhore, ku do të vlerësohen nga qytetarët e Shkodrës, të cilët kësaj here votuan për ndryshimin e pritur vite me radhë.
Riorganizimi i opozitës
Përfaqësuesit e opozitës duhet të analizojnë zgjedhjet dhe të marrin përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Të gjithë duhet të reflektojnë nga kandidati për këshilltarë dhe ata për kryebashkiak si dhe udhëheqësit partiak. Askush nuk duhet të i ik përgjegjësisë, duke ofruar analiza të zgjedhjeve në bashkinë përkatëse për të dëshmuar rezultatin i cili ishte dëshprues për të gjithë demokratët, por edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhje. Nuk ka dilemë se të vjetrit duhet për ti lërë vendin një brezi të ri në PD duke ofruar të rinj të përgatitur dhe të guximshëm për tu ballafaquar me realitetin në skenën politike qe do të ishte në favor të opozitës dhe demokracisë pluraliste në Shqipëri.
Përfundimisht nuk ka dilemë se nëse nuk do të ketë një riorganizim të opozitës, ne zgjedhjet e vitit 2025, ekziton rreziku qe Edi Rama, të vazhdojë me ketë trend të fitores, madje edhe të marrë i vetëm aq deputetë sa të bëj i vetëm ndryshimet kushtetuese, që do të ishte fatkeqësi për të ardhmën e Shqipërisë. Sepse vendi do të përballët me një komunizëm të dytë, pas diktaturës së Enver Hoxhës, duke ia mundësuar Edi Ramës të qendrojë në pushtet edhe disa vite.
(Maj 2023)