Në këtë foto është Amina Nuraj para dy vitesh në Tiranë, e ftuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë-28 Nëntorin, nga Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë.
Amina Nuraj, Novi Pazar-Drenas
Turqia është e keqja më e madhe e sotme. Shumë shekuj më parë, Turqia kreu krimet dhe gjenocidet më të mëdha e të pandalshme kundër popullit shqiptar përmes Sulltanëve që me mizoritë e veta ishin më të pashpirt se nazistët gjermanë.
Pas një shekulli e gjysmë, turqit po kthehen përmes derës së madhe në Ballkan, kryesisht në viset shqiptare përmes investimeve enorme religjioze, dhe njerëzit tanë të varfër i kanë harruar të gjitha torturat, vrasjet, zhdukjet, shkatërrimet e tyre ndaj paraardhësve tanë. Në Serbi po hapen kompani, fabrika, (aeroporte si ai i Sjenicës në Sanxhakun tonë) po u jepet prosperitet dhe shpresë për jetën më të mirë të fëmijëve serbë, kurse por hapen vetëm xhami , meremetohen hamame, medresa etj., në Republikën e Kosovës dhe në Sanxhak.
Andaj, është interes jetik i Shqiptarëve që të mos i lejojnë më investimet religjioze neoosmane të Turqisë, ivestime religjioze që e cënojnë historinë e vërtetë shqiptare, kulturën dhe traditat kombëtare të popullit tonë kudo në Gadishullin Ilirik.
Shqiptarë të varur në Manastir, më 1930. Në Masakrën e Manastirit (sot Bitola në Maqedoninë e Veriut), më 9 gusht 1830, kur ishin ftuar të mashtruar të gjithë krerët e Toskërisë si dhe njerëz me peshë e ndikim ndër shqiptarët dhe me urdhër direkt të Sulltanit aty vriten pothuaj 1000 shqiptarë.
Me politikën grindavece ata arritën që vëllazërit të vënë kundër njëri -tjetrit, Sanxhakut dhe Kosovës. Ata i tërheqin dhe ngashnjejnë fëmijët thellë në besim, dhe kështu i distancojnë ata nga shkollat, arsimi, historia dhe kultura vetjake, sepse Serbisë, Turqisë dhe Greqisë nuk u duhen fëmijët shqiptarë të zgjuar dhe të arsimuar.
As xhamitë e as kishat nuk më pengojnë kur janë në shërbim të kombit e veprojnë për interesat e tij, por më pengoj dashuria e rreme e Turqisë ndaj nesh dhe nuk ndihesh mirë kur e vëren se kombi ynë po i harron vuajtjet, pësimet, dhimbjet e tragjeditë e shkaktuar në histoinë mbi pesë shekullore nga kalifati islamik i Perandorisë Turke-Osmane.
Kam vërejtur se shumë shqiptarë tanë që jetojnë në Turqi pas dëbimeve nga Sanxhaku i Nishit e Pirotit dikur, nga Sanxhaku u Novi Pazarit dhe Kosova me Maqedoninë, që identifikohen me turqit për hirë të përkatëisë religjioze, duke i quajtur vëllezër bazuar në fenë e njejt.
Kushdo që e ka djegur dha ka ndihmuar të zbrazet Atdheu im, nuk mund të jetë vëllau im, edhe nëse rrijnë e flenë natën e ditën sëbashku në xhami!
Amina Nuraj: “Unë ndjek vetëm rrugën e Kryeheroit të kombit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, jetoj sipas ligjit të tij që vëllai dhe motra ime mund të jenë vetëm ata që janë shqiptar”.
Bravo, për këte shkrim të qelluar!