ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Perandoria Osmane nuk mundësoi arsimin e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shkrime relevante

Shpërndaj

Shkruan: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Në këtë punim nuk do shkruajë për arsimimin e Shqiptarëve gjatë Perandorisë osmane në nivel kombëtar, sepse është e njohur pasqyra e shkollimit të Shqiptarëve gjatë kësaj Perandorije.
I Madhi Ismail Kadare thotë se në atë kohë ekzistonin 3.000 shkolla në gjuhën turke, greke, serbe, maqedonase dhe VETËM 1 NË GJUHËN SHQIPE, NË KORÇË, E THEMELUAR MË 1887, DATË TË CILËN E SHËNOJMË EDHE SI SHKOLLË TË PARË SHQIPE.
Pastaj Evlia Çelebia, një udhëpërshkrues i afërtë me Portën e Perandorisë osmane shkruan sigurisht mirë për Perandorinë osmane dhe ai në udhëtimin e vet nëpër territoret e Perandorisë osmane të pushtuara, edhe nëpër trojet shqiptare shkruan për shkollat TURKE, PËR SHKOLLAT IPTIDAIE DHE RUZHDIE.
Pushtuesit Perandoria osmane dhe të tjerët asnjeherë nuk u kujdesen për shkollat në gjuhën shqipe, por hapën shkolla turke, serbe, pra arsimim në gjuhën turke dhe serbe për nevojat e tyre politike e ideologjike.
SHKURT:
1.Në Luginën e Preshevës, Shkolla e Parë Shqipe u hap më 1945.
2.Medreseja në Preshevë u hap më 1935, në gjuhën turke
3.Shkolla e parë e mesme-Gjimnazi u hap më 1961
4.Aksioni i parë për blerjen e librit shqip u bë më 1948
5.Libri shqip u ble për herë të parë më 1964
Sipas shënimeve zyrtare të organeve të Vilajetit të Kosovës, më 1893, Kazaja e Preshevës kishte 41.985 banorë, prej të cilëve ishin 15.938 muslimanë dhe 26.047 serbë.Sipas shënimeve të vitit 1896, Kazaja e Preshevës kishte 122 fshatra me 6.958 shtëpi, ndërsa Presheva kishte 3 mahalla me 600 shtëpi. Krejt kazaja kishte 42.248 banorë. Në Preshevë ekzistonin 2 xhamija, 1 objekt i pushtetit, telegrafia dhe poshta, zhandarmeria, hamami, spitali, 2 sibjan shkolla (shkolla të fëmijëve për muslimanët. Pastaj ekzistonin 500 dyqane, 33 hane, 13 karaulla, shkolla ruzhdije (progjimnazi), 13 xhamia, 3 mesxhida (xhamia pa minare), 14 sibjan shkolla muslimane dhe 4 sibjan shkolla për krishterë.
I madhi Sami Frashëri në Kamus al-a’lam, II, 1530 shkruan : Presheva është një kasaba e vogël, qendër kazaje, në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës.Gjendet 50 km, në juglindje të Prishtinës dhe po aq larg në verilindje të Shkupit, në kufi të Serbisë, pranë vijës hekurudhore. I ka afro 3 000 banorë.
Kazaja e Preshevës ndodhet në këndin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet me Serbinë nga verilindja, me kazanë e Gjilanit nga veriperëndimi, kurse nga jugu me sanxhakun e Shkupit. Toka është shumë e plleshme dhe e punuar, edhe rrushi bëhet gjithashtu shumë i mirë. Kazaja përfshin 134 fshatra me 39.545 banorë, nga të cilët shumica janë muslimanë, kurse të tjerët sllavë. Në tërë kazanë ka 13 xhami, 2 mesxhide, 500 dyqane, 33 bujtina, 13 karaulla(posta kufitare) dhe 1 spital ushtarak.
Kështu në territorin e Luginës së Preshevës u hapën shkolla serbë dedikuar fëmijëve shqiptarë. Në Bujanoc qysh në vitin 1867 ka ekzistuar një shkollë serbe, ndërsa dhjetë vite më vonë u hap edhe në Banjë të Sijarinës. Mësimi zhvillohët në gjuhën serbe.
Në vitin 1892, në Preshevë kanë mësuar në “Ruzhdie” 51 nxënës, në “Iptidaie” 103 nxënës, prej të cilëve 32 ishin femra dhe në “Sibiane” 41 nxënës.
Shkollat turke në Luginë të Preshevës pushojnë së punuari më 1912, kur në Luginë vie ushtria serbe, por mësimi në gjuhën serbë filloi qysh në vitin 1906. Pastaj deri më 1914 filluan të hapen shkollat serbe. Në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, më 1918 zgjerohet dukshëm rrjeti i shkollave serbe në Luginë të preshevës. Hapen shkollat serbe në Preshevë, Miratoc, Leran,Rahovicë, Raincë, Cooroticë dhe Zhunicë.Në këto shkolla ishin të angazhuar 7 mësimdhënës serbë, ndërsa mësimet i ndiqnin 150 nxënës.
Objektet shkollore nuk ishin të përshtatshëm, mungonin mjetet elementare për mësim: karrikat, bankat, tabelat e tjerë. Mësimi kryesisht zhvillohet nëpër shtëpi private, nëpër xhami apo vende “Vakufe
Deri më vitin 1945, në Preshevë punuan 6 shkolla fillore katërklasëshe në gjuhën serbe : në preshevë, Miratoc, Rahovicë, Raincë, Zhunicë dhe Corroticë, me 7 punëtorë arsimorë dhe reth 150 nxënës. Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, edhepse popullata ishte shumicë shqiptare.
Medreseja e Preshevës u ndërtua në vitin 1934 , ndërsa ajo u hap me vijim e rregulltë të
mësimeve në vitin 1935. Muderris Hafëz Ali Ahmeti me djalin muderris Hafëz Nexhatiun hapën Medresenë e Preshevës, më 1935.
Muderris hafëz Ali ef. Ahmeti ishte ligjërues në Medresenë e Preshevës dhe imam , mual-lim , vaiz dhe hatib në”Xhaminë e Ibrahim Pashës” në qytetin e Preshevës.
Në këtë medrese mësimet i ndoqën nxënës nga vise të ndryshme shqiptare, si nga Presheva, Bujanoci , Gjilani , Kamenica , Kumanova etj.
Lëndën e Kur’ani kerimit , logjikës, astronomisë , osmanishtes i jepte muderris hafëz Ali ef. Ahmeti . Njihte shkëlqyeshëm ‘irtifanë’, prandaj edhe hartonte “Takvimin”
Shkolla e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet në 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Villa Letafet” pronarë e Abdulla Haxhi Veliut. Fjalen e mbajti Abdulla Krashnica_Presheva, Hero i Popullit shqiptar i pa shpallur., ndërsa mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe demirali Ramadani.
Pas LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha vendbanimet e mëdha. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këto shkolla mungonte kuadri i kualifikuat mësimor, por edhe përfshirja e nxënësvë ishte e vogël, sidomos e fëmijëve shqiptarë.
Arsimi i mesëm në Preshevë fillon me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq” të Vranjës, më 1961, i cili në atë kohë pati 112 nxënës, me 3 paralele dhe 8 profesorë nga Vranja në gjuhën serbe dhe 4 mësimdhënës nga Presheva në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1964/65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe sot. Mirëpo, më 1989 Gjimnazi merr emrin “25 Maj” përshkak të lëvizjene antishqiptare që ndodhin në atë kohë në Kosovë, por edhe në Preshevë.Pas demonstratave të vitit 1981, rinia dhe shkolla shqipe përjeton dhunë të paparë nga pushteti i ish_jugosllavisë
Në vitin 1947, në Preshevë u hap Shkolla e Nxënësve në Ekonomi.
Për herë të parë në Preshevë, për bibliotekarinë shqiptare me rëndësi, kur tentohet dhe merret aksioni për blerjen e librit shqip gjatë vitit 1948.
Sipas shënimeve të gjetura, në Presheve për here të pare blehet libri shqip në vitin 1964.
Gjatë viteve 1956-1965, veprimtarinë bibliotekare e karakterizon ekzistimi i Bibliotekave Personale /Familjare/, të cilat luanin rolin dhe funksionin e bibliotekave publike. Ato dhanë kontribut të madh kombëtar në ngritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të popullatës së Preshevës. Pos tjerave, më e njohura ishte ajo e Adem Ahmetit, arsimdashës nga Presheva.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ai “I Madhi Ismail Kadare” o asht injorant o asht antikatolik dhe shtremberon historine e shkollave ne trojet shqiptar.
    Ismail Kadare thote ” thotë se në atë kohë ekzistonin 3.000 shkolla në gjuhën turke, greke, serbe, maqedonase dhe VETËM 1 NË GJUHËN SHQIPE, NË KORÇË, E THEMELUAR MË 1887, DATË TË CILËN E SHËNOJMË EDHE SI SHKOLLË TË PARË SHQIPE”.
    ————————————
    Shkolla ne gjuhen shqipe jane hape nga kleri katolik shqiptar qyshe nga shekulli i 13-t e ne vazhdim. Per kete ka prova dhe jane ba shkrime me prova historike te pamohushme per te cilat nuk po flas ketu.
    Shkolla e pare laike ne gjuhen shqipe asht shkolla e hapun ne Shkoder me kerkese te disa shkodranve drejtu Jezuitve, te cilet e hapen me 17 tetor 1877 (10 vjet para mesojtores se Korces me 7 mars 1887) tue fillu si klasa fillore dhe tue perfondu ne gjimnaz. Paralelisht me kete shkolle laike jezuitet paten edhe shkollen tjeter te pamvarun SEMINARIN per pregatitjen e priftenve.
    Ne kete gjimnaz vec katolikve kan studju edhe djelm musliman dhe djelm ortodoks. Aty jane zhvillue te gjitha landet humane dhe shkencore si kudo ne Europe. Pose ketyne ka pase edhe nji biblioteke te pasun nji nder ma te pasunat ne Ballkan. Ne kete gjimnaz ka qene edhe stacioni i pare meteorologjik, te cilin e kena pa deri vone ne shkollen qe ma vone u quejt “Shkolla 11 janar”. Aty ne kete liber jepen edhe aktivitetet kulturore ku nder te tjera u hap Teatri i Pare Shqiptar ku u lujten pjese nga veprat klasike botnor si dhe shqiptare ku nder te tjera edhe mbi Heroin tone kombetar SKENDERBEUN.
    VAZHDONI LEZIMIN KETU:
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/03/07/data-7-mars-si-shkolla-e-pare-laike-ne-gjuhen-shqipe-asht-nji-falsifikim-i-historise-nga-komunistat-shqiptar/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu