ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Përfundoi në Kopenhagen Konferenca e XI e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, të gatshëm ti ndihmojnë kolegët e tyre në Ukrainë

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Foto e përbashkët e mjekëve pjesëmarrës

Shkruan: Hajriz Mamaj
Fotograf: Haxhi Dulla

Kopenhagën, 6.03.2022

  • Në Kopenhagen të Danimarkës përfundoi Konferenca e XI e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Mjekët shqiptarë të gatshëm ti ndihmojnë kolegët e tyre në Ukrainë.

Në një ambient të bukur në qytetin e lumturisë në Kopenhagën Federata e Mjekëve shqiptarë në Evropë zhvilloi punimet dy ditore me 4 dhe 5 në Konferencën e XI të radhës në të cilën morën pjesë një numër i madh mjekësh nga shumë qytete të ndryshme evropiane dhe mjekë nga Danimarka të cilët në ditën e dytë të punimeve themeluan Degën e Federatës për Danimarkë në kuadër të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë.

Dr. Aurora Dollenberg , kryetare e FMSHE

Nisma e konferencës u shoqëruan me plotë emocione nga të pranishmit përderisa moderatori i konferencës paralajmëroi qëllimin dhe dedikimin e Konferencës së XI të Federatës. Përveç prezantimit të arritjeve shkencore në fusha të mjekësisë këto arritjet ata ia dedikuan 7 Marsit Ditës së mësuesit dhe 8 Marsit Ditës së nënave. Pjesëmarrësit në fillim të konferencës u solidarizuan me viktimat në Ukrainë nga sulmet ruse, me rast lotët i shndërruan në tinguj që në skenë i solli pianistja me renome ndërkombëtare Prof. Lule Elezie ftuar në këtë eveniment mjekësor e cila me ekzekutimet që bëri emocionoj të pranishmit dhe përcolli mesazhe për paqe për të gjithë ata që tashmë kanë marrë rrugë për ti shpëtuar më të keqes në drejtime të panjohura.

Hajriz Mamaj, Elida Petoshati, ambasadore e R.Shqipërisë në Danimarkë dhe Dr.Aurora Dollenberg.

Mirë se ardhje në këtë konferencë të pranishmëve iu uroi Dr. Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë e cila në fjalën e saj bashkoi urimin dhe dhembjen për viktimat e Ukrainës. Kam kënaqësinë që në prag të festës së mësuesit 7 Marsit dhe 8 Marsit ditës së nënave t’ju drejtoj urimet më të mira për nënat dhe mësuesit tanë të cilët na sollën këtu ku ne jemi sot dhe këtë investim të tyre ne sot po ua kthejmë me punën dhe profesionin tonë. Po në anën tjetër në Evropë njerëzit po vriten e shumica po largohen nga atdheu i tyre, andaj në emër tuajin dhe të gjithë mantel bardhëve solidarizohemi me qytetaret e Ukrainës dhe shprehim gatishmërinë tonë si federatë që ndihmën tonë ta orientojmë në të gjitha fushat.

Dr. Gazmend Berisha

Me këtë rast ajo ftoj pjesëmarrësit që si ndihmë të parë nga mjekët të dhurohen mjete financiare në bazë të vullnetit të secilit pjesëmarrës në konferencë. Ky aksion u mirëprite nga pjesëmarrësit. Sot tha zonja Dollenberg do e bashkojmë forcën dhe dijen për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë si mjek. Në mes dhimbjes dhe krenarisë zonja Dollenberg ftoi për një fjalë rasti ambasadoren e Shqipërisë në Danimarkë shkëlqesinë e saj zonjën Elida Petoshati për një fjalë rasti .Zonja ambasadore në fjalën e saj përgëzoj mjekët për punën e mbarë që po bëjnë mjekët në kuadër të federatës dhe i përshëndeti ata për të gjitha aktivitetet e zhvilluara në ndihmë shëndetësisë në vendet e origjinës në sigurimin e këshillimeve profesionale në luftë kundër pandemisë covid 19 dhe sigurimin e vaksinave kur ato mungonin në Shqipëri e Kosovë e që Federata siguroi një pjesë të tyre. Konferencën e përshëndeti edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut zotëri Faton Bejta i cili aktivitetin e federatës e cilësoi si një veprimtari që dikur e ushtronin Rilindësit e tani në ndihmë atdheut po i vinë mjekët të bashkuar në federatë dhe po ndihmojnë me profesionalizmin e tyre qytetarët në vendet ku po jetojnë duke mos e lënë anash asnjëherë atdheun dhe hallet e tyre. Ajo çka kërkoj nga ju është së në konferencën e radhës ti dërgoni një ftesë për pjesëmarrje edhe ministrit të shëndetësisë së Maqedonisë së veriut. E nënave dhe mësuesve urime festën. Punë të mbarë.

Konferenca vazhdoi punimet me paraqitjen në Skyp nga Kosova e Ministrit të shëndetësisë së Republikës së Kosovës Prof. Dr. Rifat Latifi i cili përgëzoj aktivitetin e federatës dhe i ftoj për bashkëpunim në çdo kohë kur mjekët janë të gatshëm. Unë e di dashurinë dhe mallin për të kontribuar për atdheun pasi kjo ndjenjë me ka shoqëruar për 26 vite rresht si mjek jashtë atdheut, për këtë edhe ftesa nga unë për kthimin e trurit mbetet e hapur gjithmonë. Ministri Latifi i njoftoi të pranishmit edhe me prioritetet e ministrisë që e drejton ai dhe u lut që pandemia të largohet sa më shpejtë dhe njerëzimi ti kthehet jetës normale.
Një përshëndetje pjesëmarrësit në konferencë morën edhe nga Zv. Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Prof. Dr. Mira Rakacolli e cila përgëzoi aktivitetin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për punën e mirë dhe organizimin e shkëlqyeshëm në shërbim të njerëzimit dhe ndihmën e ofruar për qytetarët e Shqipërisë në forma të ndryshme. Jam e lumtur që edhe kësaj here bëhem pjesë e aktivitetit tuaj dhe shpresoj që në të ardhmen punën tuaj kërkimore shkencore ta orientoni në tema të veçanta duke u bazuar në potencialin tuaj shkencor kur dihet se shumica nga ju kanë mbrojtur tituj shkencor e pse këto arritje shkencore t “mos i shfrytëzojnë edhe studentët tanë. Me këtë sugjerim zonja Rakacolli i uroj punë të mbarë konferencës dhe i ftoi për një konferencë në Tiranë, te cilën Federata veçse e ka paraparë ta mbajë në Qershor të këtij viti. Me një video mesazh nga Spanja mjekëve pjesëmarrës iu drejtua edhe Prof .Dr. Kita Sallabanda , President i Shoqatës së Radiokirurgjisë në Spanjë. Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse edhe Dr. Fatmire Mulhaxha Kollqaku,Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e cila ishte e ftuar nga federata në këtë konferencë. Ne fjalën e saj ajo shprehu kënaqësinë e saj dhe të ministrit Latifi për aktivitetin e mjekëve në diasporë të cilët kontributin e tyre e kanë vënë në shërbim të atdheut. Unë aktivitetin tuaj e kam vëzhguar në distancë po tani që jam vet prezentë kam kënaqësi të jashtëzakonshme të përcjellë punën e mirë dhe ndihmën që po i afroni atdheut.

Dr. Bernarda Radoncic me dy persona të tjerë …

Zonja Mulhaxha Kolqaku shprehu gatishmërinë e saj si mjeke me profesion ta ndihmoj federatën dhe i ftoj për një konferencë shkencore në Prishtinë. Në emër të Këshillit Internacional të FMSHE pjesëmarrësit i përshëndeti Dr. Skënder Brataj ,drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore në Tiranë, ndërsa në emër të Bordit Internacional të FMSHE pjesëmarrësit i përshëndeti Dr. Gazmend Berisha, specialist i Mjekësisë intensive, Reanimacionit dhe anestezisë ,ndërsa në emër të degës së FMSHE për Suedi mysafirët i përshëndeti zonja Dr. Geriolda Topi, Specialistë e Mjekësisë Interne dhe Endokrinologjisë. Pas fjalëve përshëndetëse drejtuar të pranishmëve në Konferencë u kalua në zgjedhjen e kryesisë së Degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për Danimarkë. Me këtë rast mjekët nga Danimarka zgjodhën kryesinë e re së cilës do i prij zonja Bernarda Radonçiç ,kryetare. Nexhyp Sopa, nënkryetar. Dashurie Loki, nënkryetare. Arta Ibrahimi ,sekretare. Albulena Imishti mbikëqyrëse për financa ndërsa në Bordin mbikëqyrës u zgjodhën Endrit Murtezaj , Ali Ejupi dhe Nezir Sinani. Të sa po zgjedhurit morën përgëzime nga të pranishmit dhe në veçanti nga zonja Anila Hyka, nënkryetare e Këshillit të Diasporës dhe Dr. Ledia Lazeri, përfaqësuese e Shqipërisë në OBSH.

Pjesën e pasdites mjekët pjesëmarrës ia kushtuan arritjeve shkencore dhe punimeve të përgatitura për këtë konferencë. Sesionin shkencor të pasdites e drejtuan me profesionalizëm Dr. Gazmend Berisha dhe Dr. Geriolda Topi.

Dr. Geriolda Topi

Me një studim të thelluar rreth Menagjimit të Urgjencave të shpeshta spitalore e nisi pasditen Dr. Skënder Brataj ,drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore në Tiranë i cili me një përvojë 26 vjeçare në Itali ka arrit ta modernizoj dhe ta vë në shërbim të pacientëve përvojën dhe metodologjinë e marrjes së shërbimeve. Dr. Brataj nëpërmjet statistikave të paraqitura ishte bindës në numrin e pacientëve që kanë marrë shërbime në urgjencën shqiptare. Një punim tjetër që zgjoi interesim ishte edhe punimi shkencor i Dr. Musa Krasniqit, gjinekolog i cili prezantoi metodën e re operative të aplikuar për herë të parë nga ai në Danimarkë dhe Skandinavi për largimin e mitrës dhe tubave të saj me rrugë natyror(vaginal e) përmes mjeteve endoskopike, operacion i dirigjuar nga ekrani. Operacioni i parë me këtë metodë është bërë me 3 mars të vitit 2021. Kjo metodë operative është prezantuar me sukses para mjekëve gjinekologë danezë në shkallë vendi dhe është filmuar. Dr. Musa ka dizajnuar vet edhe pajisjen që vendoset në rrugë natyrore( vaginal e) që mundëson kryerjen e këtij operacioni kirurgjik natyror. Të pakët janë mjekët në Evropë dhe Botë që mund ta aplikojnë këtë metodë operative. Këtë metodë Dr. Musa e ka përdorur i pavarur dhe me mjete vetanake.

Me këtë metodë deri me tani janë bërë 5 operacione dhe e veçanta e kësaj metode është se shkakton më pak dhimbje pas operacionit nga metodat tjera operative.
Një temë shumë me interes për të pranishmit paraqit edhe studimi i Dr. Gazmend Berishës, specialist në mjekësinë Intensive -Reanimacionit në fushën e Mjekësisë Paliative. Dr. Gazmendi studimin e tij e kishte zgjedhë tek Menaxhimi respirator në rrugët e frymëmarrjes tek të posa lindurit. Ky studim u mirëprit dhe u përgëzua nga mjekët për përkushtimin e Dr. Berishës për çasien e tij në këtë fushë. Me punimet e tyre u paraqiten edhe Dr. Ornela Ademi, specialiste e Farmakologjisë, Kontrolluese shkencore pranë Agjencisë Evropiane të Barnave, Dr. Genc Kelmendi, specialist i anestezisë – reanimacionit CEO në Klinikën e Dhimbjeve në Studgard. Nga Londra pjesëmarrës në konferencë ishte edhe Dr. Sabri Trepce që njëherë është edhe kryetar i degës së federatës atje. Tema që u trajtua nga Dr. Geriolda Topi ,specialiste e mjekësisë Interne dhe Endokrinologjisë në Malmö të Suedisë paraqiti një interesim të veçantë tek pjesëmarrësit. Dr. Topi trajtoi temën: Rroli i receptorëve të estrogjenit në kancerin e zorrës së trashë tek femrat, ku stimulimi i receptorit beta të estrogjenit qon në një prognozë më të mirë të sëmundjes. Sipas Dr. Topi gratë para menopauzës kanë më pakë gjasa të prekën nga kanceri i zorrës së trashë krahasuar me burrat të së njëjtës moshë. Studimet e zonjës Topi janë akoma në fazën fillestare por janë premtuese dhe rrisin shpresat për mundësi të reja trajtimi të pacientëve me kancer të zorrës së trashë, përveç trajtimit kirurgjik dhe kimioterapisë. Me shumë interes u prit edhe studimi i Dr. Liana Xhakollari nga Suedia, Specialiste e Nefrologjisë e cila para kolegëve mjek në konferencë shpalosi Sindromin e tkurrjes së poreve të veshkave. Ajo përshkruan ndryshimin midis filtrimit të dy substancave që prodhohen tek trupi i njeriut dhe që përdorën në praktikë nga mjekësia për të përllogaritur funksionin e veshkave . Këto substanca quhen kreatininë dhe cystatin C dhe midis të tjerave kanë ndryshim në peshë dhe madhësinë e tyre. Rreth kësaj teme Dr. Lina u përgjigj në shumë pyetje që iu shtruan nga të pranishmit në konferencë. Në Konferencë me një studim të veçantë u paraqit edhe Psikologia Arjetë Nezaj nga Ludwigsburg me temën : Dhuna ndaj grave në Kosovë gjatë pandemisë Covid 19. Ndërsa nga Islanda në konferencë morri pjesë Dr. Hafije Zogaj,e cila u angazhua të themeloj degën e federatës edhe në Islandë/

Në mbyllje të Konferencës Dr. Gazmend Berisha dhe Dr. Geriolda Topi për të Pjesëmarrësit ndanë edhe certifikatat që vlerësoheshin me 10 pikë. Në mbrëmje Komuniteti i grave kishin organizuar një koncert gala për nder të festës së mësuesit dhe ditës së grave 8 marsit e ku ishin të ftuar edhe mjekët pjesëmarrës në konferencë.

Lule Elezi, pianiste me Dr. Aurora Dollenberg etj. 

Për këtë festë të dyfishtë zonja Afërdita Orani me bashkëvendëset e saja kishin përgatitur ushqime tradicionale për çka zonja Dr. Aurora Dollenberg, kryetare e federatës i falënderoj në emër të gjithë pjesëmarrësve në këtë mbrëmje gala. Një falënderim i veçantë shkoi për Shoqatën Shqiptaro Suedeze “Okarina” të drejtuar nga zotëri Bashkim Jashari i cili me bashkëpunëtorët e tij Sherif Hasani, Fahrije Jashari, Hamdi Goxhuli, Beqir Shaqiri na argëtuan deri në orët e vona të mbrëmjes. Në ndarje Bashkim Jashari koncertin e sotëm deklaroi se grupi i tij ia dedikoi të gjithë mjekëve që kanë humbur jetën nga covid 19 në vendet e punës, mësuesve, dhe nënave për festën e tyre 8 marsin. Një falënderim i veçantë për mikpritje që i ofroi ekipit të gazetarëve Zenulla Jakupi,Hajriz Mamaj dhe fotoreporterit të këtij evenimenti shëndetësor Haxhi Dulla ,i shkon zotëri Kemail Imeri pronar i Restorantit” Amalfi” si dhe Shqiponjë dhe Bedri Bytyçi nga Prizreni për ndihmën e dhënë gjatë qëndrimit dy ditor në Kopenhagën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu