ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Përgjegje e Sadri Ramabajës në “FLETËRRUFENË” NR. 4 — të Ibrahim Kelemendit

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Replikë

Bashkëveprimtar i respektuar!

Pasi i lexova dy “fletrrufetë” paraprake që ua kishe dedikuar dy panelistëve tjerë të emsionit në fjalë (PRESSING), e prisja që do t’më drejtohesh edhe mua me një “fletrrufe” të stilit tënd.
Megjithëse ishte shumë e gjatë, të them sinqerisht, e lexova me kënaqësi edhe këtë “fletërrufenë” adresuar mua.

Po reagoj, jo thjesht formalisht, por me dëshirën më të mirë për t’i sqaruar e saktësuar ca gjëra, që në atë asmoferë të tendosur edhe mund t’më kenë “shpëtuar”, meqë duket se pikërisht për atë jamë shndërruar në objekt i “fletërrufesë” tënde nr 4.

[1]
Për dijenin Tënde, meqë Sekretariati i organizatës atbotë (mars 1987), kur kam emigruar në CH ka qenë i njoftuar, unë para se të arratisesha nga Kosova, isha “koordinator” jo i emruar zyrar i organizatës, që de fakto ishte tërësisht e shkapërderdhur si rezultat i arrestimeve masive që kishin ndodhur në dhjetorin dhe janarin e viteve 1984/85 dhe nuk kishte arritur të mëkëmbet as pas gadi dy viteve.
Në rrugëtimin tim për Ch kam qenë i shoqëruar nga Shaban Muja. Në Losan kemi zbritur më 18 mars 1987. Po atë ditë kemi mbërri në Biel/Biene. Rrugtimin e aktivitetin brenda organizatçs (LPRK) në Ch, ashtu si edhe trajtimin tim së fundmi, besoj e din, së paku deri në janar 1991, kur qesh larguar nga LPK-ja jo me dëshirë. Gjithashtu e din se, ka qenë Mustafë Xhemaili, ai ëq duke rrëshqitur në rolin e viktimës së luftës speciale të UDB-së, ai që më pat ngushtuar hapësirën për veprim brenda LPK-së, duke ia imponuar Mbledhjes së Dytë të Përgjithshme që t’mos më rizgjedhë në Redaksinë e Zërit të Kosoëvs.
Jashtë asaj redaksie unë nuk e shihja të mundur të jem produktiv… prandaj thjeshtë pata pushuar aktivitetin brenda strukturave të LPK, por nuk pata dezertuar, siç e cilëson ti atë veprim timin atbotë, megjithëse duke e futur këtë fjalë në thonjza dhe largimin tim të heshtur duke e mirëkuptuar deri diku.
Më pas në mënyrë intenzive i jam përkushtuar studimeve. Brenda viteve 1991–1993 kam diplomuar (në Tiranë) dhe më vonë edhe qesh regjistruar në Institutin për Studime Europiane për të ndjekur kurse të veçanta specializimi sipas udhëzimeve që kisha nga Ukshin Hoti dhe natyrisht preferencave të mia akademike.

[2]
E kam ripërsëritur se, më 17 nëntor 1994 Kryesia e LPK-së ka marrë vendim për emërtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e shoqëruar atë me vendimin për formim të Shtabit Qëndror dhe vendimin për t’i publikuar komunikatat, duke filluar nga numri 11. Për ktë pjesë të ngjarjeve më ka folur më shumë Dr Muhamet Kelmendi.
Sidoqoftë më vije mirë që e paske specifikuar edhe në këtë fletërrufe. Me rëndësi është që opinioni ta marrë vesh të vërtetën historike.
Po ashtu më vjen mirë që e ke precizuar faktin se, ishte pikërisht Kuvendi i Tretë e LPK-së, ai që kishte formuar UÇK-në ( 27 Korrik 1993).
Në këtë pikë edhe studimet e mia, po edhe publikimet e miqëve tjerë ndërkohë, përputhen plotësisht.

[3]
Në cilësinë e studjuesit dhe jo të pjesëmarrësit të drejtpërdrejtë në këto akte historike, kam vlerësuar atë natë, në atë debat, por edhe në publikimet e mia, rolin që ka luajtur emigracioni ynë politik, me theks LPRK-ja për formimin e UÇK-së. Madje edhe sot kam bindjen se, po të mos ishte ky emigracion politik, nuk do të kishim atë UÇK të vegjëlisë të atyre përmasave.

[ 4]
Ti e cilëson befasues, çka është edhe më keq dezinformim, faktin që pohova atë mbërmje se, ideator i emrit të UÇK-së ka qenë Nik Gjeloshi!
Besoj se ndërkohë Nika do të flasë sërish, megjithëse një herë publikisht e ka pohuar këtë fakt në një deklaratë polemizuese me Xhavit Halitin. Nika e pohon qartë se është ai që e ka propozuar emrin, ndërkaq Xhavit Haliti e ka përvetësuar propozimin e tij, duke e sjellë atë ide thjeshtë në emër të vetin në mbledhjen përkatëse të Kryesisë së LPK në Luzern.
Për këtë fakt unë nu kam dilema.

[5]
Edhe faktin se institucionet gjermane e zvicerane kishin “mbyllur” njërin sy, duke na toleruar të vepronim në truallin e tyre në dobi të kauzës sonë për Liri, madje duke na lejuar të mbajmë edhe Mbledhjen Themeluese të LPK (korrik 1987) dhe atë pasuesen (1990 ?), flet në dobi të tezës sime.
Ndërkaq, tashmë kur dokumentet e Shëqrbimeve Sekrete të shteteve përkatëse janë në dispozicion të studjuesve, ky fakt do të jetë lehtësisht i venerueshëm.
Të njoftoj se një mik imi tashmë i ka siguruar dokumetet në fjalë të shërbimit përkatës të Ch.

[6]
Mundet që paskam gabuar, nëse e kam “miratuar” insistimin e Ramë Bujës [minuta 62 e emisionit, si thua ti], pohimin e tij se Hashimi dhe Kadria kanë qenë anëtarë të Shtabit Qëndror.
Më vjen mirë nëse ky fakt i pohuar aty nuk qenka i saktë.

[7]
Lidhur me rolin Tënd dhe të Ali Ahmetit, jo vetëm për angazhimin e Bislim Zyrapit dhe Halil Bicit, pajtohem se krejt “tangjent dhe panevojshëm” e paskam përdorë, duket i ndodhur në presion të jashtëzakonshëm/ Falemnderit shumë që paske shkruar pothuajse në detaje në këtë “fletërrufe” përmkëtë pjesë me shumë interes të historisë së UÇK-së.
Po të njoftoj se në vazhdën e mbledhjes së dokumenteve e rrëfimeve të pjesëmarrësve të strukturave ët larta të UÇK-së, për këtë periudhë, tashmë disponoj edhe dokuemente që verifikojnë plotësisht këtë që rrëfen Ti.

[8]
Është më se e vërtetë se, nuk kam pas informacione kaq të detajuara për aktivitetin subverziv e komplotues të Xhavit Halitit, Azem Sylës e Hashim Thaëit me Co. Ndërkohë, pasi jam liruar nga pengmbajtja pothuajse 3 vjeçare e kësaj bande, jam njoftuar edhe për këtë pjesë të luftës speciale që ka ushtruar Serbia ndaj LPK/UÇK-së. Në fakt, për mbarëvajtjesn dhe ndeshtrashat e Mbledhjes së 6-të, kam qenë relativisht mirë i informuar.

Shumëçka kam mësuar edhe nga literatra e publikuar, qoftë nga libri i Bedri Islami “Enigma e një vrasje e trefishtë…”, qoftë nga botimet tjera të pakta për këtë periudhë.

Të uroj shëndet tutje dhe gadishmëri për t’kontribuar në shkrimin e historisë reale të UÇK-së.

Respekt!
Sadri Ramabaja

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu