ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Përgjigja e Forcës së Diasporës rreth sfidave aktuale

Shkrime relevante

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjarë, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve të SHBA

Prishtinë, 27 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi...

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
FORCA E DIASPORËS PËR KOSOVËN, KA PËRGJIGJE ADEKUATE PËR SFIDAT E MODERNITETIT
Kosova po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, sociale dhe të sigurisë, që nuk po çon në trazira sociale falë donacioneve të vazhdueshme të diasporës dhe jo falë masave adekuate afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të Qeverisë.
Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e masave parandaluese, për shkak të mosreflektimit në paralajmërime krizash, të cilat sidomos unë i kam bërë në kohë të duhur.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe për shkak të mosreflektimit ndaj kritikave dhe propozimeve të arsyeshme dhe të argumentuara mirë, gjë që dëshmon për një arrogancë të panevojshme dhe të pakuptueshme të njerëzve vendimmarrës në pushtet dhe opozitë.
Sigurisht që një qeveri si kjo e jona, e cila erdhi në pushtet me plebishit, e ka të pamundur t’i zgjidhë për një vit të gjitha problemet e grumbulluara për dy dekada.
Por ne këtë, as që po e kërkojmë prej saj.
Në fakt ne po kërkojmë nga kjo Qeveri vetëm t’i bëjë detyrat e domosdoshme shtëpiake.
Por nëse Qeveria, që ka 51% të votave, nuk është në gjendje të kryejë detyrat rutinore me shpejtësinë e duhur dhe nuk e dëshmon të paktën një minimum rezultatesh ekstra të prekshme, atëherë kjo është dëshmi se bëhet fjalë për një dështim profesional të faktorit njerëzor, për të identifikuar prioritete dhe për t’iu përgjigjur atyre, fillimisht me masa parandaluese, e më vonë me masa urgjente, afatmesme dhe afatgjata.
Ne e kuptojmë se situatën e përkeqëson akoma më shumë fakti që prokuroria dhe gjyqësori janë akoma të paliruar nga kthetrat e sekserëve të qeverive të mëparshme.
E kuptojmë gjithashtu se situatën po e komplikojnë akoma më shumë problemet globale si pandemia, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë.
Por ne nuk po e kuptojmë pse kjo Qeveri, kur po e sheh se zgjidhjet e problemeve nuk po shkojnë me shpejtësinë e duhur, nuk po i rekruton njerëzit më të aftë, jo vetëm në të gjitha trojet etnike dhe diasporë, por nëse është nevoja edhe në Bruksel dhe Uashington.
Sepse edhe në futboll, nuk fitohet asnjë lojë në Ligën e Kampionëve, me lojtarë të mesëm dhe të dobët.
E sidomos nuk fitohet asnjë lojë pa një trajner të aftë për t’i motivuar ektra mirë moralisht, për t’i stërvitur ekstra mirë fizikisht e mendërisht dhe për t’i përgatitur ekstra mirë taktikisht lojtarët e tij.
Kaq sa për punën e Qeverisë.
Në planin ndërkombëtar, Rusia është kthyer në lodër të një diktatori të çmendur dhe oligarkëve të tij të pangopur që kanë akumuluar kapital të pamatshëm.
Ndaj ata për ta ruajtur monopolin mbi burimet natyrore të Rusisë dhe për ta zgjeruar në të gjitha vendet e ish Bashkimit Sovjetik, por edhe në shumë vende të Azisë dhe Afrikës ku ato gjenden me bollëk, janë në gjendje jo vetëm të vrasin dhe masakrojnë individë por edhe të okupojnë, masakrojnë, nënshtrojnë, poshtërojnë dhe skllevërojnë popuj, duke mos pyetur për çmimin, siç po ndodh tani në Ukrainë.
Pjesa më e madhe e njerëzve që punojnë për këta lojtarë të mëdhenj e të rrezikshëm të kazino kapitalizmit fedual dhe despotik, si dhe për bursat e tyre të kthyera në bastore private, nuk vuajnë ndoshta për ushqim, por edhe nuk mund të pasurohen kurrë mjaftueshëm, sa për të hequr qafe hallet e përditshme dhe për të planifikuar jetë të qetë, respektivisht jetë pa brenga ekzistenciale në pleqëri.
Edhe me saktë, ata janë rob të pamundësisë për të gjetur punëdhënës që nuk ua cenojnë dinjitetin, respektivisht që i vlerësojnë edhe si vlera të shtuara njerëzore dhe jo vetëm si skllevër modern dhe numra.
Nga ana tjetër, ne jetojmë në një kohë globalizimi të diktuar nga mafitë gjysmë legale globale, rajonale dhe lokale.
Pra nga mafitë gjysmë legale bankare, financiare, monetare, energjitike, farmaceutike, ushqimore, tregtare, fetare, ushtarake, kulturore, arsimore, shkencore, ndërtimore, sportive dhe të pasurive të paluajtshme.
Pra, jetojmë në një kohë kur pronarët e korporatave të mëdha diktojnë politikat e shumë shteteve të mëdha dhe të vogla, ndaj ligjet që krijohen dhe aprovohen përmes lobimit masiv në parlamentet e këtyre shteteve janë në përputhje të plotë me interesat e tyre.
Që do të thotë gjithashtu se edhe rregullat e lojës për lojtarët e vegjël diktohen nga këta lojtarë të mëdhenj të biznesit ndërkombëtar.
Por lojtarët e mëdhenj të biznesit gjysmë legal, nuk do ta grumbullonin kurrë një sasi kaq të madhe të kapitalit dhe pronës, pa shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe fuqisë punëtore në mbarë botën.
Dhe pikërisht një mënyrë e tillë e të bërit biznes, i ka bërë të patolerueshme, paqëndrueshme dhe padurueshme dallimet midis rajoneve, shteteve dhe shtresave.
Pra jo vetëm dallimet për nga sasia e kapitalit të akumuluar, por edhe për nga niveli i mirëqenies së përgjithshme, janë bërë më të mëdha se kurrë në histori.
Si rezultat, në disa rajone të botës, e veçanërisht në disa vende të varfra të Afrikës dhe Azisë, kemi një shpërthim të paparë demografik, ose edhe më saktë një rritje të papërgjegjshme të numrit të njerëzve, kështu që sot ka më shumë njerëz në botë se kurrë më parë në histori.
Nga ana tjetër, ngritja e Kinës nga një shtet i varfër agrar në një superfuqi botërore mbresëlënëse, ka intensifikuar si kurrë më parë në histori garën mes saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dominim në tregjet botërore.
Ndërkohë, Kina është bërë kjo që është, sepse ka arritur të kopjojë mirë nga investitorët e huaj dhe të prodhojë produktet e tyre dhjetë herë më lirë, për shkak të fuqisë punëtore të bollshme dhe të lirë në tregun e punës.
Fillimisht prodhimi i saj ishte i fokusuar në sasi, e më vonë në cilësi, gjë që i mundësoi asaj të dëbonte nga tregjet botërore edhe vendet më të zhvilluara dhe t’u shkaktonte atyre jo vetëm papunësi të lartë, por edhe ngrirje pagash.
Ndaj mirë-leximi, mirë-kuptimi, mirë-interpretimi dhe mirë-trajtimi i këtyre rrethanave komplekse dhe shumë të tjerave, që janë burime dhe shkaktare të konflikteve të përhershme globale, rajonale dhe lokale duhet të rezultojë me reflektim, masa dhe sjellje adekuate nga politika jonë vendore, gjë që s’po ndodh në masë të duhur.
Pra kjo situatë komplekse duhet të rezultojë me politika zhvillimore të planifikuara detajisht, respektivisht me masa adekuate urgjente, afatmesme dhe afatgjata, në të gjitha fushat e politikës së brendshme dhe të jashtme.
Pra në diplomaci, ekonomi, financa, bujqësi, tregti, drejtësi, industri, shëndetësi, mjedis, mbrojtje, arsim, shkencë, kulturë dhe siguri të brendshme, në mënyrë që të mënjanohen dobësitë dhe pengesat nga e kaluara dhe të krijohen mundësi të jashtëzakonshme zhvllimore për të ardhmen.
E meqë situata është kjo që është, pikërisht këtyre rrethanave komplekse globale, rajonale dhe lokale jemi duke ia përshtatur kurrikulën e Forces së Diasporës për Kosovën, unë Lirim Gashi Kryetari i saj dhe stafi im.
Sepse besojmë që kombi, atdheu dhe shteti ynë ka mundësi jo vetëm për t’i përballuar rrethanat e tilla pa u dëmtuar, por edhe për të përfituar shumë nga ndarja e re e kulaqit.
Shtrohet pyetja si?
Po natyrisht përmes futjes efikase në funksion të potencialit të përgjithshëm njerëzor të atdheut dhe mërgatës, si dhe burimeve të pashtershme natyrore.
_____
* Autori është kryetar i FeD për Kosovën, me seli në Prishtinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu