ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Përgjigje një zonje: Një shembull i VETËM domethënës është ai i Gjergj Kastriotit

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Përgjigje për: @Donika Derjaj
***
Në jetën time kam qenë gjithmonë kundër autoritarizmit, despotizmit dhe diktaturës në çdo mënyrë. Tek autokrat është ndryshe. Marr shembull Egjiptin që e njoh shumë mirë : këtij populli i duhet një autoritet i caktuar përndryshe është anarkia në vend. Fatkeqësisht që nga Naseri ka pasur vetëm diktatura dhe kjo ka qenë e dëmshme. Në Francë (të cilën edhe e njoh shumë mirë) presidenti Makron duke u marrë vesh me njërin dhe tjetrin, duke i hedhur sytë e butë ndaj dikujt për interese elektorale dhe për mungesë vendosmërie dhe autoriteti për të zhdukur pasigurinë dhe emigracionin galopant (pa dallim dhe kuota ) përfundoi jo vetëm duke humbur shumicën absolute në parlament, por mbi të gjitha duke sjellë në parlament dy ekstremet e politikës në Francë : “te majta ekstreme dhe e djathta ekstreme”! Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Francë.
E gjithë kjo për t’ju thënë se nuk më pëlqen DIKTATI sido që të jetë dhe sidomos i juaj. Në fakt ju po më urdhëroni të HESHT (mbyll gojën) dhe të mos flas më për arsyen pse Shqipëria është në gjendjen aktuale ! Por e dashur zonjë, është për shkak të një të shkuare të shëmtuar (më tepër se 2000 vjet!) që ne kemi humbur tre të katërtat e trojave sterghyshore : ato të pellazgo-trako-ilirëve. Sot trevat shqiptare po zbrazen pak nga pak ! Kush janë ata që do përfundojnë të qëndrojnë : udhëheqësit politik sigurisht (interesat personale dhe jo kolektive), të moshuarit, fatkeqësit (të varfërit do të përfundojnë duke rënë në duart e ekstremizmit mysliman), burra dhe gra pa kualifikime profesionale, invalidët ( në pamundësi për të shkuar diku tjetër) dhe fëmijët. Kush do të zëvendësojë fuqinë punëtore shqiptare të shkuar jashtë ? Nëse shqiptarët që u larguan mbi të gjitha për të pasuruar veten dhe të tjerë për të mësuar diçka, nuk kthehen në vendlindje, janë të huajt ata që do të zënë vendin e tyre : tashmë ka afganë (për të kënaqur Evropën dhe për të hyrë në Bashkimin Evropian ! ), myslimanët turq, arabë, etj. Nëse kjo nuk ndryshon do të shkojmë drejt krijimit të një « Albanistan ». Çfarë ka mbetur ende si treva pellazgo-shqiptare nesër nuk do të mbetet asgjë nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe nëse nuk shohim përtej hundës.
Pra, ori zonjë, urdhrat dhe diktatet ia bëjni burrit tuaj (nëse keni një të tillë) ose të tjerëve, por jo mua. Ai (apo ajo) që do më ndaloje të mbyll gojën apo për të shkruar ende nuk ka lindur. Unë kam qenë gjithmonë një njeri i lirë, trim dhe dinjitoz dhe kurrë i nënshtruar një partie, një feje apo një ideologjie. Prandaj nëse nuk ju përshtatet kjo që shkruaj këtu nuk ia vlen të qëndroni në faqen time në FB. Absolutisht jo sepse nuk jeni dakord me mua (kjo është krejtësisht indiferente ndaj meje) POR SEPSE KJO ESHTË NJË FAQE PERSONALE KU KULTURA, RESPEKTI, PACIFIZMI, PATRIOTIZMI, EMPATIJA DHE MIQËSIA janë thelbësore. Ata që nuk iu pëlqej, nuk e kuptoj pse qëndrojnë këtu, thjesht duhet të shkojnë diku tjetër ku do të priten krahëhapur.
Ja (vijim) nje pjese e historise pellazgo-shqiptare dhe sidomos ankesat qe kam ndaj atyre qe nuk e kanë kuptuar pse historia e pas -168 para erës sone e deri me sot (perveç 25 vitet të të madhit Kastrioti) nuk eshte ajo qe me terheq më së shumti sepse për mua, përkundrazi, është Historia e lavdishme e Pellazgëve parahelen të lashtë, ajo që unë e adhuroj dhe e respektoj dhe të cilës i kam kushtuar një pjesë të madhe të jetës sime. Ky popull i lashtë (jo Ilirët apo Shqiptarët) është në origjinën e dy qytetërimeve më të mëdha në Evropë (Greke dhe Romake) dhe që i dha kësaj të fundit një gjuhë amtare (një fosil të vërtetë të gjallë) që disa pseudospecialistë ende nuk kanë denjuar ta konsiderojnë si të tillë.
Në të gjithë historinë e njerëzimit, një popull i vetëm nuk ka mundur të luftoje një diktaturë mizore ose një pushtim të fuqishëm të huaj. Për t’ia dalë mbanë të luftosh një diktaturë ose një pushtim të fuqishëm të huaj, të duhet një udhëheqës, një bashkues, një luftëtar i guximshëm, një patriot (duke pasur parasysh “bashkimin kombëtar”) pa frikë e qortim dhe me karizëm të madh. Një shembull i VETËM domethënës është ai i Gjergj Kastriotit : para tij, çfarë bëri populli për të çliruar vendin nga Romakët, Serbët, Bizantët…dhe osmanët ? ASGJE. Më pas erdhi Kastrioti që ngrohu zemrat e popullit dhe i çoi në një luftë të pamëshirshme kundër osmanëve, të cilët i mundi : rezultati ishte 25 vjet pavarësi, çlirimi i vendit nga zgjedha osmane dhe krijimi i Shtetit të parë SHQIPTARË. Po pas vdekjes së Heroit tonë (“i vetmi”) kombëtar në historinë e vendit tonë, çfarë bëri populli për pesë shekuj (përveç disa përleshjeve të parëndësishme) për të çliruar vendin i pushtuar deri në vitin 1912? ASGJE.
Nuk do t’i rendis këtu (edhe pse e kam thënë shumë herë edhe pse nuk u pëlqen) të gjitha gabimet, të metet, intrigat, kompromiset, dezertimet për t’u shërbyer të tjerëve, kolaboracionizmet, tradhtitë… ose të ribëj historinë e Pellazgo-iliro-shqiptareve, një komb që nga pushtimi romak (në -168 p.e.s.) të një pjese të vogël të trojave pellazgo-trako-ilire që shtriheshin nga të dy brigjet e Danubit deri në Kretë dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi (SOT në gjithë hartat botërore dhe sidomos Shqiptare – sidomos të kohës komuniste)- gabimisht meret parasyshë vetëm kjo pjesë e vogël të ILIRISË. Pjesa tjetër e këtyre trojave mbeti e braktisur, pa udhëheqës dhe bashkues të vërtetë patriotë : kishte vetëm principata ose mbretëri të vogla të pavarura nga njëra-tjetra dhe që me egoizëm copëtonin njëra-tjetrën për të pasur një hegjemoni territoriale të caktuar, por pa pasur parasysh një mbledhje të të gjitha këtyre principata për të krijuar një “bashkim kombëtar” të të gjitha fiseve me origjinë pellazge dhe për të përzënë të gjithë ndërhyrësit ! Ky dështim u lejoi popujve nga Azia (serbo-kroatët, bullgarët, hungarezët, etj.) që gradualisht të hanë të gjitha trojat që romakët nuk i kishin pushtuar (përveç Rumanisë) dhe të përfundonin duke asimiluar përfundimisht Pellazgo-Trako-Ilirët. Kjo është arsyeja pse (përveç shembujve të tjerë) ajo pak që ka mbetur nga populli pellazgo-trako-iliro-shqiptar është në gjendjen aktuale…duke u përkeqësuar më tej për shkak të hemorragjisë që pësoi popullata shqiptare që nga vitet 90 pas rënies së komunizmit. Historia përsëritet dhe përkeqësohet !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu