ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Përhapja e neootomanizmit me ndërtimin e xhamive

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Xhevat Gjini, Viti
____
Idetë per zgjerimin (rikthimin) e ndikimit turk ne te gjitha vendet e rajonet e pushtuara dikur nga Perandoria Otomane tashme jane angazhime, investime, politika, fonde dhe projekte te shtetit te udhehequr me dore te hekurt nga Erdogani. Turqia e Erdoganit po angazhohet intenzivisht per perhapjen e neootomanizmit, sidomos ne token shqiptare, qe otomanet e kishin mbajtur gati pesë shekuj te pushtuar dhe pa asnje te drejte kombetare!…
Dy shtetet e Shqiperise (Republika e Shqiperise dhe Republika e Kosoves) ka njezet vite qe jane shnderruar ne kantiere ndertimi xhamish turko-arabe! Vetem ne territorin e Republikes Shqiptare te Kosoves (10800 km katrore) jane ndertuar, pas Luftes, rreth 900 xhami!!! Kurse ne shtetin tone Amë eshte lejuar ndertimi i xhamise me te madhe ne Iliri fare prane tempullit te demokracise, fare prane godines me te rendesishme te shtetit, Kuvendit te Republikes dhe qindra xhami tjera!!!
Keto dite eshte dhene leja edhe per ndertimin e nje xhamie te madhe, dhjetra milionshe, ne qytetin tjeter shqiptar, ne Prishtine!!! Projektet, fondet, madje edhe vendi per ndertimin e nje xhamie, behen dhe percaktohen nga Turqia!!! Kuptohet me agjenci te tilla si TIKA, e qe eshte agjenci qeveritare-shteterore e Turqise!!! Ka edhe fonde e agjenci te tjera me pak te rendesishme, por qe kane te njejtin qellim shovinist: dobsimin e qenies shqiptare (do te donin edhe zhberjen!?), nga njera ane, dhe krijimin e imazhit te nje kombi islamik ne boten perendimore per shqiptaret… Te dyja keto qellime i sherbejne fort politikave shteterore neootomane te Turqise se Erdoganit dhe politikave shoviniste serbe, greke, “maqedone” e malazeze… Ketyre qellimeve turko-serbe ndaj kombit shqiptar u bashkohet edhe Greqia dhe kisha e saj shoviniste.
Ndertimi i xhamive ne token shqiptare nuk ka te bej fare me arsyet religjioze e me besimin ne Zot! Ato jane ndertuar e po i sherbejne, bashke me klerin e mercenarizuar, ideologjise neootomaniste ne ekspansion dhe ideologjive shoviniste e neofashiste serbo-greke dhe maqedono-malazeze.
Mbjellja e tokes shqiptare me xhami e minare turke (me simbolin e gjysmehenes pushtuese shekullore!!!) dhe ndotja e qiellit shqiptar (hapesires sone ajrore) me thirrje tiranike turko-arabe u bë dhe po behet e mundshme nga qeverite e korruptuara qe qeverisën e po qeverisin dy shtetet tona ne Shqiperi!
Ne favor te ketij ekspansioni antishqiptar eshte edhe mungesa e elitave te mirefillta kombetare, kulturore dhe intelektuale ne shoqerine shqiptare! Populli shqiptar kurre nuk ka patur me shume njerez me diploma universitare e me tituj shkencor-akademike, por edhe kurre nuk ka patur me pak njerez me formim intelektual, shkencor e kulturore kombetar dhe me kurajo qytetare e njerezore per t’u perballur e “kacafytur” me kete “permbytje” te kombit tone ne fillim te shek. XXI!! Kudo ne mjedisin shqiptat sundon shundi kulturor e artistik, obskurantizmi fetar, injoranca e mediokriteti, kozmopolitizmi dhe inferioriteti!!! Quo vadis popull shqiptar?!
Se pse ndertohen xhamite ne hapsiren shqiptare tregojne edhe vendet e zgjedhura per ndertimin e tyre e qe nuk kane te bejne fare me “nevojat e besimtareve” per to! Besimtaret e vertete falen e luten ne shtepite e familjet e tyre pa patur nevoje per “marketing”.
Shembull ilustrues per qellimin dhe funksionin antishqiptar te ketyre xhamive eshte edhe xhamia e ndertuar ne udhekryqin e madh, ne hyrje te Prishtines! Aty ku takohen rruget qe vijne nga Ferizaji, nga Gjilani e tash me rrugen tranzit edhe nga Drenica, Peja, Prizreni…! Vendi ku eshte ndertuar kjo xhami (shih fotote me poshte !) nuk ka asnje shtepi apo pallat banimi afer! Aty eshte “lagje” objektesh tregtare, pikash karburanti, hotelesh e objektesh tjera afariste… Aty nuk mund te kete shtepi e pallate banimi as ne te ardhmen, sepse eshte kryqzim i madh rrugesh e nuk ka hapsire. Pra, secili e kupton se xhamia u bë, si shume e shume tjera, per “marketing” neootoman dhe per t’i deshmuar botes se ky popull koken e shpirtin i ka ne Lindje-Azi (Ankara) e jo ne Perendim-Evrope, se kjo hapsire eshte “rezervat” i Turqise erdoganiste e jo toke e shqiptareve dhe e Shqiperise!!?? Zot, jepna force shpirterore e mendore qe te ruajme dhe perjetesojme deshiren dhe vullnetin tende per te qene e per te mbetur shqiptarë ne token e Shqiperise! Zot, ndihmoji e thirri bashkekombesit tane qe te kthehen ne rrugen tende e qe te njohin deshiren e vullnetin tende per t’u lutur ne gjuhen tone e per te qene shqiptare! Amen!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu