ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Përkëdhelja e nacionalizmit dhe shovenizmit serb nga BE në Kosovë, shembulli i Millan Saviqit dhe familjes së tij

Shkrime relevante

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Shpërndaj

Nga: Milazim Maraj, Istog
____
Investim i Bashkimit Europian në nacionalizmin dhe shovinizmin serb në Kosovë!
***
Janë plotë 24 vite, lutje, përkëdhelje investime në shtetin kriminel që bëri aq shumë krime në Gadishullin Ilirik gjatë dy shekujve me parë dhe nga viti 1990 e deri 2000. Një gabim të tillë fuqitë e mëdha e kishin bëre në vazhdimësi duke njohur, formuar dhe zgjeruar këtë shtet në dëme të civilizimit dhe paqes në këtë hapësirë. E keqja më e madhe është që ky gabim po përsëritët edhe tani . Jugosllavia që nga emri Jugo- sllavia kishte këtë kuptim. Formimin e një shteti pro rus dhe vazhdimin e zgjerimit të tij në favor të botës ruse në Evropë dhe më gjerë. Janë 24 vite që kur përfundoj lufta dhe kjo u pa mirë cila gjuhë ishte funksionale që e kupton Serbia. Madje vetëm me një takim në Kumanovë u ndal lufta dhe tragjedia në këtë gadishull. Por pas marrëveshjes së Kumanovës filloj përkëdhelja e kriminelëve që ndërroj kahen e zhvillimit në anën e kundërt të paqes. Në vend të ndëshkimit për krime Serbisë ju ofrua marrëveshja pa kërkim falje dhe pa ndëshkim për krimet e bëra. U ul ne tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me viktimën. Filluan bisedimet e quajtura “teknike” që faktikisht ishin politike, ofrimi i karrotës në vend të shkopit dhe gjarpri serb filloj të llastohej. Në vend të marrëveshjes filloj pazari me kufoma të shqiptarëve. Në vend që të akuzohej dhe përgjigjej për trafikim të gjakut organeve u akuzua Kosova për këtë. Fshehjen e varrezave masive me trupa pa jetë të shqiptarëve të arrestuar dhe kidnapuar, të ekzekutuar nga shteti kriminel serb. Serbia shantazhet nuk i ndali asnjëherë që 24 vite. Rrezikon paqen përsëri në këtë pjesë të Evropës Botës. Serbet u kthyen në Kosovë, larguan 13.000 shqiptarë nga tre fshatrat e Mitrovicës vranë 10 dhe plaguan disa qindra të tjerë dhe kjo dramë ndodhi në prezencë të KFOR-it francez. Tani pas largimit të shqiptarëve pretendon tokën edhe pasuritë e tyre. Që nga kthimi këta kriminel të pa ndëshkuar vazhduan krimet tjera të llojeve të ndryshme gjithmonë të motivuar dhe me logjistikë fortë e të sigurte nga Serbia dhe Rusia. Përsëri shqiptareve ju bë e pa drejt. Kriminelet që i vranë, i plaçkitën dhe i dëbuan nga shtëpitë e pasurit e tyre tani u kthyen përsëri fqinjë, jo për të kërkuar falje, jo për të u turpëruar për krimet ndaj fqinjëve shqiptarë, por për të vazhduar aty ku mbetën.
Në Komunën e Istogut u kthyen shumë kriminel, ju ndërtuan shtëpi të reja dhe sigurimin e tyre e bënte Policia e Kosovës dhe fillimisht ajo e UNMIK-ut tani e EULEKSIT
. Ofrimi i vendeve të punës , pagat dhe shërbimet tjera nga shteti i Kosovës nuk i kënaqi, nga se nuk janë mësuar të jetojnë të barabartë. Pastaj ata marrin edhe një pagë tjetër nga fondet serbe –ruse.
Ja një shembull. Krimineli Millan Saviq nga fshati Kosh u kthye përsëri në vendin e krimit. Aty ku kishte plaçkit, kërcënuar, dhunuar, kallë shtëpi të shqiptarëve dhe dëbuar nga shtëpitë dhe pasurit e tyre. Ai nuk i ka kërkuar falje as që i vjen keq për fqinjët shqiptarë që i plaçkiti, u dogji shtëpitë dhe bashkë me paramilitaret policet dhe ushtaret që e përkrahnin, i dëboj nga shtëpitë e veta.
Vranë dhunuan e çka nuk bënë në fshatin dhe Komunën ku kishin jetuar vite më parë. Krimineli Saviq u prit mirë nga institucionet e Kosovës djali i tij Ivan Saviq u punësua në Gjykatën Komunale në Istog ndërsa Millan Saviq vazhdon krimin bashkë me Brigadën e Veriut dhe grupet tjera kriminale në Mitrovicë. Pse jo? për të berat ky kriminel nuk u ndëshkua kurrë. Djali i tij Ivani Saviq punon në gjykatë në Istog, ndërsa ky në Mitrovicë pengon shtetin e Kosovës, kërcënon për targa shtetin dhe policinë e Kosovës. Kundërshton marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia, pra marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nuk do të i ndryshojmë kurrë këto targa thotë publikisht krimineli Saviq. Krimineli nuk edukohet. Një fjalë e urtë popullore thotë:( Derri nuk mësohet të lindë qengja.) Kjo përkëdhelje, këtë rajon po e dërgon drejt një lufte tjetër, drejt tragjedive të reja. Askund në botë nuk ka ndodhë që të edukohen kriminelet duke qenë të lirë dhe duke i përkëdhel e stimuluar.
Takimet në Bruksel në mes të viktimës dhe kriminelit nuk prodhojnë paqe. Borrell dhe Lajçak vazhdojnë aktivitetin e tyre zyrtar edhe pse janë të bindur se fundi i këtyre bisedimeve nuk sjell paqe. Investimi në krim shumëfishon krimin. Vetë një mbledhje si ajo e Kumanovës sjell paqe në këtë rajon.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu