ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Përkrahje popullit të Ukrainës për të bërë paqe  

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Gjithmonë nga llogaritë e kulisave politikë të cilat nuk shkojnë mirë shkaktojnë luftë, dhe luftën e vuajnë popujt. A do të ishte kjo e drejtë për një popull trim si Ukrainësit madje edhe për vëllëzërit e tyre rusë të cilët janë futur në luftë për hesap të politikave miope të drejtuesve të tyre? Kush e futi në luftë Ukrainën dhe Rusinë? Cilat janë shkaqet që detyruan Rusinë të futet në luftë kundër Ukrainë? Përse po vazhdon kjo luftë? 

Ndonjë dritë shkurtër mund të thotë se Ukraina po mbron vëndin e saj dhe për këtë arësye kërkon armë për të luftuar.  Po e drejtë, por po të shohim me kujdes ngjarjet na del se Ukraina është formuar si shtet nga ish drejtuesit komunistë të Rusisë sovjetik. ishte Lenini i cili në vitin 1922 e bëri Ukrainën republikë sovjetike, një Ukrainë e cila ka një popullatë heterogjene me rreth ¼ e popullatës me rusë. Pavarësisht historisë, agresioni rus kundër Ukrainës në formën e një `Operacioni special` për `të cliruar dy republikat e Luhanskut dhe të Doneckut, për të denazifikuar dhe bërë neutral Ukrainën me qëllim që ky shtet të mos futet në NATO, është i gabuar, por rrjedha e ngjarjeve që pas shëmbjes së komunizmit dhe shpërbërjes së BRSS, tregon se u bënë shumë gabime dhe shumë padrejtësi në kufijtë por edhe në drejtim të politikave nga të dy shtetet e reja pas viteve `90. Njihet nacionalizmi i egër ukrainës i Banderës që luftoi së bashku me nazistët kundër BRSS, njihet nacionalizmi i egër i  letrarit Shevçenko për të patur një Ukrainë të pastër , rraciste, dhe me një gjuhë të sajën duke i detyruar minoritetet në Ukrainë të flasin vetëm ukrainçe; por njihet gjithashtu dhe dëshira e politikanëve rusë për të bërë një Rusi të madhe të ngjashmë me ish BRSS. Kështu që gjeopolitika ruse e ngjashme me gjeoplitikën e SHBA dhe të BE kërkonte influencën e saj mbi ish republikat sovjetike përfshi dhe Ukrainën, shto këtu dhe përfshirjen brënda territorit të Ukrainës të Krimesë dhe Donbasit të cilat i u dhuruan nga Stalini para luftës së dytë botërore së bashku me krahinën polake  të Lvov-it  në zbatim të marëveshjes Ribentrop-Molotov në 1940. 

Shëmbja e komunizmit në 1989-1990, shëmbi dhe kufij politikë të vendosur nga Marëveshja e Jaltës e 1945, dhe si rezultat dolën shtete të rinj,  ideologji të tjera, urrejtje nacionaliste të reja (të cilat ishin shushatur gjatë periudhës së diktaturave komuniste), por e rëndësishme ishte fitorja e demokracisë perëndimore mbi autokracinë, që nxiti gjithashtu dhe sfida të reja si integrimi në BE. Sidoqoftë përplasja e vjetër e gjeostrategjisë së SHBA me atë të Rusisë vazhdoi me mjetedhe metoda tëreja. SHBA u mundua të çmonotje çdo sferë influence të Rusisë duke eksportuar demokracinë perëndimore në ato vënde, të cilat nuk u bënë paqësisht dhe këtu mund të përmëndim Pranverën arabe, konlfiktin në Libi, Tunizi, Liban, irak , Afganistan madje dhe Egjypt;  

Dëshira për tu future në NATO dhe në BE , shkaktoi reagimin e Rusisë në Gjeorgji dhe shkëputjen e Abhazisë dhe Osetia e Jugut,revolucionin e portokallinjte në 2014 në Ukrainë dhe largimin e prorusit Janukoviç, demostratat e dhunnshme në Bjellorusi pas zgjedhje të diktatorit Lukashenk në 2021, demostratat e dhunshme në Kazakistan që u shuan pas ndërhyrjes së koalicionit ushtarak të CIS,  dhe së fundi lufta e nisur në formën e një operacioni special në Ukrainë nga Rusia për shak të mos pranimit të marëveshjes së Minskut 1 dhe 2. Ky operacion special po i kushton Rusisë shumë të vrarë dhe po i shkakton Ukrainës gjithashtu një shkatërrim të shtetit Ukrainas, largimin e 7.2 milion ukrainasve jashtë shtetit dhe largimin e 1.2 milion rusëve të Ukrainës  për në Rusi. Dëmet janë të jashtzakonshme. Lufta vazhdon.  

Kusha e ka fajin? 

Sigurisht faji kryesor bie mbi Rusinë, por fajtore për mendimin tim është dhe Ukraina, e cila me gjithë përpjekjet e BE për të zbatuar Marëveshjet e Minskut 1 dhe 2, vazhdoi të diskriminojë rusët e Ukrainës duke i u hequr gjuhën zyrtare, duke ustruar dhunë ndaj tyre që pas 2014, dhe sipas mediave lindore kanë vrare rreth 15 mije vetë. Sigurisht kjo nuk justifikon luftën , por, të bën të mendosh se kjo luftë mund të shmangej dhe mund të shmanget, nëse palët ndërluftuese bëjnë armëpushim dhe hyjnë në dialog me pranën e palëve të treta. Vetëm kështu populli ukrainas  do të fitojë një paqe, nuk do vriten njerëz, nuk do të shkatërrohet ekonomia ukrainase, por edhe Europa dhe bota do të përfitojnë nga kjo paqe sepse nuk do të ketë krizë ushqimore dhe energjitike. 

Lufta po vazhdon. Nën maskën e luftës kundër okupatorit rus po dërgohen armë në Ukrainë për të zgjatur luftën në një kohë që në vënd të armëve duhet të ishin nxitur armëpushimi dhe bisedimet. Presidenti Biden ka thënë se kjo shërben për të dobësuar Rusiënë. A është normale që një shtet i tretë të kënaqet nga zgjatja e kësaj lufte? Presidenti Zhelenski e di fare mirë që nuk mund ta fitojë këtë luftë pavarësisht nëse është e drejtë lufta e tij kundër rusëve apo jo. Një politikan i mënçur duhet të kujdeset për popullin e tij, sepse Rusinë do ta ketë në kufij edhe sot edhe për jetë të jetëve dhe nuk do të gjejë qetësi as Ukraina dhe as Rusia derisa të mos ketë një marëveshjeve  të kënaqëshme për të dyja palët.  

E hidhur por e saktë ishta fjala e Papa Franceskut, cili foli para disa ditësh në Vatikan: “Ne nuk e shohim të gjithë dramën që po shpaloset pas kësaj lufte, e cila ndoshta disi ose u provokua ose nuk u pengua. Dhe unë regjistroj një interes për testimin dhe shitjen e armëve. Është shumë e trishtueshme, por në fund të fundit është vetëm kjo në lojë” (https://ëëë.huffingtonpost.it/…/papa_francesco_sono…/).  

Kjo frazë të bën ti vesh gishtin kokës. 

Po ashtu edhe në SHBA po ashtu dhe në takimin në Davos u panë dy rryma krejt të kundërta përsa i përket luftës në Ukrainë; ajo midis Miliarderit Sorros dhe politikanit me eksperiencë amerikan Kizinger. ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry A. Kissinger, tha të hënën se Ukraina duhet t’i lëshojë territor Rusisë për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit, duke sugjeruar një qëndrim kundër të cilit shumica dërrmuese e ukrainasve janë kundër, ndërsa lufta hyn në muajin e saj të katërt. 

(Henry Kissinger says Ukraine should concede territory to Russia to end the ëar – The Ëashington Post) 

Kolumnisti i Wall Street Journal, Walter Russel Mead, kapi në mënyrë të përmbledhur dallimet midis pozicioneve të dy burrave: Kissinger “i bën thirrje  kundër përpjekjeve për të mposhtur ose margjinalizuar Rusinë, duke i bërë thirrje Ukrainës të pranojë humbjet territoriale të 2014 për t’i dhënë fund luftës”, ndërsa Soros ” paralajmëroi se fitorja në luftën kundër Rusisë së Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të shpëtuar qytetërimin e George Soros’ dhe i kërkoi Perëndimit  

se “ne duhet të mobilizojmë të gjitha burimet tona për ta çuar luftën në një fund të hershëm. Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt që të jetë e mundur.” T’i japim Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të mbizotëruar”. 

Kissinger paralajmëroi kundër shndërrimit të luftës në një betejë “kundër vetë Rusisë”, në vend të “lirisë së Ukrainës”, sepse “Rusia ka qenë, për 400 vjet, një pjesë thelbësore e Evropës”, kritike për ruajtjen e një “ekuilibri evropian”. ” Politikat e Perëndimit, tha ai, “duhet të kenë parasysh që rivendosja e këtij roli është e rëndësishme për t’u zhvilluar, në mënyrë që Rusia të mos shtyhet në një aleancë të përhershme me Kinën”. 

(Debate: Kissinger vs. Soros on Russia’s Ëar in Ukraine | Russia Matters) 

Editoriali u prit me reagime, duke përfshirë edhe nga këshilltari i Zelensky, Mykhailo Podolyak, i cili tha se “çdo lëshim ndaj Rusisë nuk është një rrugë drejt paqes, por një luftë e shtyrë për disa vjet”. 

Kjo tregon edhe njëherë se sa e domosdoshme është kërkimi i një armëqushimi dhe i një Paqeje midis dy popujve vëllezër, sepse urrejtja nuk të çon askund dhe është thikë me dy presa, sepse harxhet i paguajnë popujt. 

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu