ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Përkujtim për mikun tonë skocez në përvjetorin e vdekjes: Robin Cooku – Miku ynë i ditëve të vështira

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Agim Morina, Londër
(28 shkurt 1946 – 6 gusht 2005)
Robin Cooku ësht një nga politikanët britanikë që u angazhu me gjithë qenien e tij për mbrojtjen dhe çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga pushtimi klerofashist serb. Një nga laburistët e vjetër në grupin e ardhshëm të udhëheqësve me Tony Blairin në krye, orator i shkëlqyeshëm, që bante që kundërshtarët e tij të dridheshin në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, sa herë që merrte fjalën.
Gjithë jetën e tij politike e përqendroi të fusë në veprim për një shoqni ma të drejtë e ma të barabartë. Edhe kur mori postin e ministrit të Jashtëm, R. Cooku, si majtist, u angazhu për një një politikë me përmasë etike, aq sa ia lejuan rrethanat. Ishte më radikal në qëndrime, prandaj disa nga vendimet e tij si ministër, kanë qenë jashtë kornizave të asaj që ësht pritë nga një ministër britanik, por Cooku ishte i idesë se për të ndryshu gabimet e vjetra politike, duhet të vendosen disa rregulla të reja.
Cooku vendoste sipas rrethanave dhe jo sipas bontonit të etabluar diplomatik. Aj përkrahu ndërhyrjen britanike në Siera Leone (me gjithë skandalin e mercenarëve) dhe në Kosovë (me gjithë mungesën e një miratimi nga Kombet e Bashkuara). Por, Cooku dha dorëheqje kur qeveria e Blairit po përgatitej për një luftë të dytë kundër Irakut, për shkak të mospasjes së një rezolute të dytë të Kombeve të Bashkuara.
Ishte përkrahës i afrimit të mëtejmë të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian, bile edhe me hyrjen në eurozonë, por kjo u blloku nga rivali i tij Gordon Browni. U angazhu për reforma të thella të ligjit elektoral dhe të përbërjes së Parlamentit Britanik, por për shumë nga këto nuk pati sukses, sepse rrethet konservatore u treguan më me ndikim.
Në vitet e mëvonshme të qeverisjes ishte kritik për lidhjen e Bushit me Blairit dhe për ngritjen e Al Kaidës fajësoi agjencitë e inteligjencës perëndimore, për “një kalkulim të gabuar monumental” të tyre të cilët nxitën islamin radikal kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit.
Shumicën kritikave për oportunizëm të zyrës së tij e mori për shkak të qëndrimit të tij rreth Kosovës. Nëse dikush ka pa Tony Blairin si një nga përkrahësit kryesorë të sulmeve kundër Serbisë, atëherë shtylla dhe frymëzuesi kryesor i Blairit ka qenë pikërisht, Robin Cooku.
Gjatë përgatitjeve të tij të betejave diplomatike, Cooku, si gjithmonë modest dhe kureshtar, ka pasë takime të shpeshta me shumë përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Londër, duke u përpjekë kështu të mblidhte sa më shumë fakte e argumente për kauzën e drejtë të luftës sonë për liri.
Kam përshtypjen se emri dhe roli i tij, padrejtësisht, kanë mbetë shumë nën hijen e Tony Blairit. Por, shqiptarët duhet të bëjnë më shumë në të ardhmen që të ndriçojnë rolin e vërtetë të këtij miku të madh të shqiptarëve. Nëse miku i vështirë njihet në ditë të vështira, atëherë Robin Cooku ishte pikërisht ky mik i madh në ditët më të zeza që kaluan shqiptarët e Kosovës.
Jam në dijeni që një rrugë në Kosovë mban emrin e tij. Mendoj se jeta dhe vepra e këtij miku tonë dhe personaliteti të jashtëzakonshëm meriton të njihet dhe të vlerësohet më shumë.
R. Cooku vdiq më 6 gusht 2005 nga një sulm në zemër në moshën 59-vjechare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu