ARKIVI:
16 Mars 2025

Përpjekjet Serbisë për ta portretizuar Kosovën si vatër të ekstremizmit islamik

Shkrime relevante

Nuk fitoj Serbia, por, sot humbën studentët!

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Demonstratat e studentëve në Beograd më...

Serbia 2025 dhe Shqipëria 1997

foto Nađa Vukajlović, Danas.rs Agim Morina, Prizren ___ Protestat studentore në Serbi me parullën...

Romani i Muharrem Blakaj “Tri vija të kuqe”, vepër me cilësi dalluese artistike

Kadri Rexhaj, kritik letrar Ditë më parë, pata kënaqësinë të marr me...

Disa të dhëna për emrin e Prishtinës dhe Graçanicës

Hevzi Kqiku Gjat një bisede telefonike ,me autorin Mehmet Halimi ,nuk harronte...

Shpërndaj

Fotoja kryesore është ilustrim për tekstin e Institutit Prevent

Komunikatë për media nga Insituti PREVENT

Prishtinë, 14 Mars – Që nga protestat studentore të vitit 1968, Serbia ka ndërtuar dhe promovuar një narrativë të rreme, duke e paraqitur Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik. Kjo fushatë propagandistike e manifestuar në forma të ndryshme është përdorur për të delegjitimuar përpjekjet e Kosovës për vetëvendosje dhe për të krijuar një imazh negativ në arenën ndërkombëtare.

Në raportin “Mes frikës dhe propagandës – Ekstremizmi religjioz në Kosovë” të Instituti të Kosovës për Siguri dhe Riziliencë – Prevent, raporti analizon dhe kundërshton pretendimet e Serbisë për të portretizuar Kosovën si vend vatër e ekstremizmit islamik.

Një nga strategjitë kryesore të propagandës serbe ka qenë përpjekja për të etiketuar UÇK-në dhe ushtarët e saj si ekstremistë islamikë. Megjithatë, kjo narrativë ka qenë vazhdimisht e kundërshtuar nga studiues të njohur ndërkombëtarisht.

Në librin e tij Kosovo: War and Revenge, historiani Tim Judah e përshkruan UÇK-në si një lëvizje që lindi si përgjigje ndaj shtypjes serbe dhe mungesës së një zgjidhjeje politike për shqiptarët. Po ashtu, historiani britanik Sir Noel Malcolm ka argumentuar në veprat e tij se pretendimet serbe për lidhjet islamike të UÇK-së janë të pabazuara dhe se lufta e saj ishte e motivuar nga aspiratat nacionaliste për çlirim dhe jo nga agjenda fetare.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe më pas me përfshirjen e disa qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në konfliktet e Lindjes së Mesme, propaganda serbe kundër Kosovës ka marrë një dimension të ri. Duke shfrytëzuar këto zhvillime, zyrtarët serbë kanë intensifikuar narrativën e rreme për ta paraqitur Kosovën si një vatër të radikalizmit islamik.

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në disa raste se “Kosova është qendra e radikalizmit islamik në Ballkan” dhe se “ekstremistët nga Kosova rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe Evropës”. Ivica Daçiq, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, në një fjalim në OKB në vitin 2018 ka pretenduar se “Kosova është bërë një bazë për rekrutimin e terroristëve islamikë”. Boris Tadiq, ish-president i Serbisë, në vitin 2010 ka deklaruar se “Evropa duhet të jetë e kujdesshme ndaj asaj që po ndodh në Kosovë, sepse ka tendenca të rrezikshme të radikalizmit”.

Këto pretendime të pabazuara janë pjesë e një fushate të gjatë dezinformimi, e cila ka për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe pengimin e saj në rrugën e integrimit ndërkombëtar. Përkundër kësaj propagande, Kosova mbetet një vend me stabilitet të qëndrueshëm dhe angazhim të fuqishëm në luftën kundër çdo forme të ekstremizmit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, Kosova është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian dhe Koalicioni Global Kundër Terrorizmit për angazhimin e saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Si një partner i besueshëm në përpjekjet globale kundër ISIS-it, Kosova ka kontribuar aktivisht në ndalimin e rrjeteve ekstremiste dhe në riintegrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e konfliktit.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të qarta, Serbia vazhdon të shpërndajë narrativa të pabazuara që e lidhin Kosovën me terrorizmin, me synimin për të dëmtuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare. Kjo strategji dezinformimi është mbështetur edhe nga Rusia dhe është intensifikuar pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Në atë kohë, Serbia dhe Rusia tentuan të legjitimonin dhunën serbe në Kosovë duke e krahasuar atë me luftën në Çeçeni dhe duke pretenduar se mbështetja e Perëndimit ndaj Kosovës do të krijonte një “strehë të sigurt për terroristët islamikë”.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, Serbia u përpoq të riformulonte luftën e saj kundër shqiptarëve si pjesë e “Luftës Globale kundër Terrorizmit”. Përmes manipulimit të diskursit amerikan mbi terrorizmin, Serbia synoi të justifikonte spastrimin etnik dhe dhunën e saj në Kosovë dhe Bosnje. Hulumtuesit Karmen Erjavec dhe Zala Volqiq kanë analizuar këtë strategji, duke treguar se Serbia kërkoi ta lidhte në mënyrë artificiale fushatën e saj ushtarake me përpjekjet globale kundër terrorizmit për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar mbi veprimet e saj.

Së fundmi, Serbia ka shfrytëzuar rritjen e ndjenjave islamofobe në Evropë për të paraqitur Kosovën si një kërcënim ndaj vlerave kristiane. Në këtë kuadër, ajo ka krijuar aleanca me partitë e djathta ekstreme evropiane, të cilat kundërshtojnë njohjen dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Megjithatë, përkundër kësaj propagande të vazhdueshme, Kosova ka ruajtur mbështetjen e fuqishme të aleatëve të saj perëndimorë dhe ka vazhduar të forcojë pozicionin e saj si një shtet i përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Në realitet, Kosova ka qenë një nga vendet më aktive në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke miratuar Ligj që ndalon përfshirjen e qytetarëve të saj në konflikte të huaja dhe krijoi Strategjinë Kombëtare kundër Terrorizmit dhe Strategjinë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Sot ekziston një rrezik tjetër, që shtyhet përpara nëpërmes dezinformimit nëpërmjet mjeteve të informimit të ndikuara nga aparati shtetëror serb, përball të cilit rrezik Kosova duhet të forcojë mekanizmat e saj mbrojtës kundër dezinformimit.

Ftojmë mediat, organizatat ndërkombëtare dhe publikun që të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre përpjekjeve dezinformuese dhe të mbështeten në burime të besueshme për raportimin mbi Kosovën dhe rajonin.

***

Rreth nesh Instituti për Siguri dhe Rziliencë

– PREVENT është themeluar në vitin 2024 dhe synon një Kosovë, në të cilën siguria, stabiliteti dhe sundimi i ligjit ruhen përmes qasjeve inovative dhe bashkëpunuese.

Duke promovuar reziliencën dhe gjithëpërfshirjen, PREVENT përpiqet të krijojë një shoqëri ku individët, komunitetet dhe institucionet punojnë së bashku për të trajtuar sfidat komplekse të sigurisë.

Misioni i PREVENT është të ndërtojë komunitete të qëndrueshme përmes ofrimit të mbështetjes gjithëpërfshirëse dhe ekspertizës në zhvillimin e politikave publike, avokim dhe zbatim të projekteve.

PREVENT fokusohet në fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht të të rinjve, përmes hulumtimeve të bazuara në të dhëna, nismave për ndërtimin e kapaciteteve dhe ofrimin e ekspertizës duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe duke luftuar aktivisht ekstremizmin e dhunshëm © Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë-PREVENT. Të drejtat e pronës intelektuale mbrohen sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme elektronike apo të transmetohet në çfarëdo forme, mjeti elektronik, mekanik apo tjetër pa lejen e shkruar të botuesit. Shfrytëzimi komercial i materialeve të botuara nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë-PREVENT nuk lejohet pa lejen e shkruar. Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë të autorit dhe Institutit për Siguri dhe Reziliencë-PREVENT dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve, partnerëve apo bashkëpunëtorëve. 3 Lista e Shkurtesave EULEX-Misioni Evropian për Sundim të Ligjit EUROPOL-Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit INTERPOL-Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale ISIS-Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut KFOR-Misioni i NATO-s në Kosovë LDK-Lidhja Demokratike e Kosovës MPB-Mistria e Punëve të Brendshme NATO-Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut PK-Policia e Kosovës SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Hyrje Përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik nuk janë të rastësishme dhe nuk janë të reja. Kjo narrativë mbetet pjesë e një strategjie më të gjerë shtetërore serbe, e ndërtuar me kujdes, dhe e përsëritur në mënyrë të vazhdueshme përgjatë dekadave nga strukturat shtetërore e jo-shtetërore serbe.

Që nga periudha e ish-Jugosllavisë, institucionet serbe, si superiore mbi atëherë Kosovën si krahinë, dhe jugosllave kanë tentuar vazhdimisht të lidhin lëvizjet politike të Kosovës për liri dhe barazi me elementë të radikalizmit fetar islamik. Serbia ka përdorur këtë qasje, duke injoruar sistematikisht faktin që lëvizjet politike të shqiptarëve të Kosovës dhe kërkesat e tyre për liri kishin një karakter thelbësisht politik dhe shoqëror, dhe kategorikisht jo-fetar. Lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës përgjatë periudhës së ish-Jugosllavisë ishin të bazuara në kërkesa për të drejtat e njeriut, për liri, barazi dhe pavarësi.

Protestat kishin për qëllim kundërshtimin ndaj diskriminimit etnik dhe politik që ushtrohej ndaj shqipëtarëve të Kosovës në secilën sferë të jetës. Si të tilla, lëvizjet e shqipëtarëve të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të lidhura, e aq më pak të bazuara në agjenda radikale apo ekstremiste të fshehura nën petkun fetar islamist. Në vitet 1968 dhe 1981, studentët shqiptarë dolën në rrugë për të kërkuar status të barabartë për Kosovën brenda Jugosllavisë. Këto protesta,propaganda serbe i cilësoi si “veprime të organizuara nga radikalë islamikë që kërkonin të krijonin një shtet mysliman në zemër të Ballkanit”. Pra, Serbia e përdori këtë narrative për të tentuar të ulë rëndësinë e protestave studentore,bashkë me qëllimin kryesor prapa protestave dhe organizimeve të shqiptarëve të Kosovës.

Protestat studentore të organizuara në Kosovë, ishin lëvizjet e para serioze të cilat shkatërruan ekzistimin e ish-shtetit federativ të Jugosllavisë. Edhepse kërkesat e protestuesve dhe studentëve ishin të qarta si njohja e Kosovës si Republikë, e barabartë në federatë, dhe garantimi i të drejtave politike, kulturore e arsimore për shqiptarët – propaganda serbe tentoi t’i shtrembërojë këto qëllime duke i etiketuar si përpjekje të “fanatikëve islamikë për të destabilizuar Jugosllavinë” si dhe për të përhapur radikalizëm e ekstremizëm fetar islamist në Kosovë e rajon.

Në të njëjtën mënyrë, edhe gjatë viteve të ’90-ta, kur Serbia shtoi represionin ndaj shqiptarëve të Kosovës, lëvizjet paqësore të udhëhequra nga Ibrahim Rugova u përballën me të njëjtën propagandë. Edhe pse Rugova dhe strukturat e tij politike promovonin mosbindje civile dhe kërkesa për pavarësi përmes mjeteve demokratike, Serbia mundohej që këtë rezistencë paqësore ta paraqiste si pjesë të një agjende më të gjerë islamike në Kosovë e rajon. Kulmi i kësaj strategjie u vërejt gjatë luftës së Kosovës (1997-1999), kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u tentua të shpallej nga politika dhe propaganda serbe si një “organizatë terroriste islamike”. Sipas propagandës së atëherëshme.

UÇK kishte lidhje të 1Radina Vuçetiq “Kosova 1989: (Ab) “Përdorimi i mitit të Kosovës në media dhe kulturën popullore”Comparative Southeast European Studies 5 ngushta me ekstremistët islamistë, për të hapur një konflikt në Kosovë, nën petkun e lëvizjeve xhihadiste që deri atëherë ishin të njohura për vende si Afganistani, Algjeria, Palestina dhe vende të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kosova me mjaft sukses ka arritur që të shpëtojë nga kjo propagandë serbe dhe ruse, dhe në fund të del triumfuese në çdo iniciativë të saj për liri dhe pavarësi.

Ky sukses është arritur edhe falë mbështetjes nga aleatët tradicionalë perëndimor të Kosovës, të cilët ndihmuan Kosovën në parandalimin e përfshirjes së elementeve radikale fetare në kauzat e vendit për liri dhe pavarësi. Tentimet e shtetit serb, për të shpallur Kosovën si një strehë të sigurtë për “terroristët islamistë” nuk kanë pushuar as në kohët e sotme, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, e deri tek zhvillimet e fundit gjeopolitike ndërkombëtare.

Kosova me përpjekjet e saj serioze, dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, ka arritur me sukses të përballet me këtë propagandë të Serbisë dhe Rusisë, duke u treguar si partner kredibil e serioz në parandalim dhe luftim të çdo lloj formë të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ky hulumtim synon të analizojë dhe të hedhë dritë mbi strategjinë e vazhdueshme të propagandës serbe, e cila synon të paraqesë Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik. Përmes një qasjeje historike dhe analitike, studimi shqyrton mënyrën se si Serbia ka përdorur narrativa të shtrembëruara për të delegjitimuar lëvizjet politike të shqiptarëve të Kosovës, duke i lidhur ato në mënyrë të pabazuar me radikalizmin fetar.

Hulumtimi identifikon se që nga periudha e ish-Jugosllavisë, institucionet serbe kanë ndjekur një strategji të mirëplanifikuar për të njollosur kërkesat legjitime të shqiptarëve për liri, barazi dhe pavarësi. Kjo propagandë është përdorur për të justifikuar represionin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të minuar përpjekjet e tyre për vetëvendosje. Në këtë kontekst, studimi synon gjithashtu të theksojë rëndësinë e Pavarësisë së Kosovës si një akt legjitim dhe të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Përmes mbështetjes nga aleatët perëndimorë dhe ndërtimit të institucioneve të forta demokratike, Kosova ka arritur të dëshmojë se është një aktor i besueshëm ndërkombëtar, i përkushtuar ndaj stabilitetit, sundimit të ligjit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, përfaqëson kulmin e përpjekjeve historike të shqiptarëve për liri dhe vetëqeverisje, duke sfiduar narrativat serbe që përpiqen ta paraqesin atë si një entitet i pasigurt dhe i rrezikshëm për rajonin.

Kjo propagandë e ka përcjellur Kosovën edhe në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si dhe procesin e shtet-ndërtimit të saj, deri në ditët e sotme. 6 Lufta e Kosovës 1998-1999 dhe Akuzat për Terrorizëm Gjatë fushatës së spastrimit etnik të kryer nga Serbia në vitet 1998-1999, Serbia u përpoq ta portretizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) jo vetëm si një organizatë të paligjshme, por edhe si një grup terrorist me prirje radikale islamike.

Kjo propagandë e përgaitur dhe zbatuar në koordinim edhe me elemente shtetërore ruse, bëri përpjekje të mëdha për të lidhur luftën çlirimtare të popullit të Kosovës me lëvizjet xhihadiste, duke synuar që të krijonte përshtypjen e cila do të ndikonte që Perëndimi të mos mbështeste Kosovën dhe qytetarët e saj. Në shumë raste, medie dhe liderët politikë serbë pretendonin se “xhihadistët arabë” ishin pjesë e luftës në Kosovë dhe se lufta nuk kishte të bënte me lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, por me krijimin e një “kalifati islamik në Ballkan”, ku do të rrezikohej edhe siguria e Evropës.

Këto pretendime ishin tërësisht të pabaza, pasi UÇK-ja nuk kishte asnjë lidhje ideologjike ose organizative me grupet islamiste. Për më tepër, luftëtarët e saj ishin të motivuar nga elemente nacionaliste, për çlirim kombëtar, dhe jo nga ndonjë agjendë fetare radikale.

Pra, UÇK, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë, ishte shumë e kujdesshme në parandalimin e çdo tentimi të infiltrimit të elementeve fetare ideologjikë në strukturat e UÇK-së, dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.4 Për luftën e Kosovës, si dhe përpjekjet e saj për çlirim, kanë shkruar akademikë të shumtë perëndimor përfshirë Tim Judah, një gazetar dhe analist britanik i njohur për studimet e tij mbi Ballkanin.

Judah në studimet e tij ka trajtuar detajisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në librat dhe artikujt e tij shkencorë. Në veprën e tij më të njohur, “Kosovo: War and Revenge”, ai përshkruan UÇK-në si një lëvizje të lindur në rrethana të shtypjes së gjatë nga Serbia dhe mungesës së një zgjidhjeje politike për shqiptarët e Kosovës. Sipas Judah, në fillimet e saj, UÇK-ja ishte një grup i vogël dhe i fragmentuar, por për shkak të shtypjes brutale të Serbisë dhe në anën tjetër duke pasur mbështetje financiare nga diaspora shqiptare, ajo u shndërrua shpejt në një forcë të organizuar që fitoi përkrahje të gjerë në Kosovë dhe më gjerë. Sipas tij, UÇK ishte alternativa e vetme për liri dhe pavarësi për popullin e Kosovës.

Për më tepër, ai thekson se UÇK-ja nuk ishte një organizatë homogjene apo unike në organizim, por përbëhej nga individë me ideologji dhe profile të ndryshme, që ishin me rrënjë të forta nacionaliste, të orientuar drejt çlirimit nga sundimi serb. Judah vëren se në fazat e hershme, Perëndimi kishte një qëndrim të paqartë ndaj UÇK-së, duke e parë atë me skepticizëm dhe si një grup rebelësh pa një hierarki të qartë.

Megjithatë, ai argumenton se teksa dhuna serbe ndaj civilëve shqiptarë u rrit dhe u intensifikua, qëndrimi ndërkombëtar 2Për më shumë shih lbrin “War and Reven” Author: Judah, Tim, 1962- ; Published: New Haven : Yale University Press, 2000 3Ibid: 4 Peër më shumë shih librin “War and Revenge” Author: Judah, Tim, 1962- ; Published: New Haven : Yale University Press, 2000 7 ndryshoi ndaj UÇK-së, dhe NATO-ja e konsideroi ndërhyrjen ushtarake si të pashmangshme për të ndaluar spastrimin etnik serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.5 Një aspekt i rëndësishëm në analizën e Tim Judah është mënyra se si ai e sfidon propagandën serbe, e cila e paraqiste UÇK-në si një “organizatë terroriste me lidhje islamike”.

Ai vëren se Serbia kishte një interes të veçantë në krijimin e kësaj narrative, duke u përpjekur ta barazonte UÇK-në me grupet ekstremiste islamike, veçanërisht në kontekstin e luftës globale kundër terrorizmit pas viteve 2000.6 Sipas Judah, kjo përpjekje propagandistike nuk mbështetej në realitetin prej terreni, pasi UÇK-ja nuk kishte një platformë fetare, por kombëtare, e cila ishte një lëvizje me bazë etnike dhe nacionaliste, e ngjashme me lëvizjet çlirimtare në vende të tjera të rajonit. Ai thekson se ndryshe nga ajo që pretendonte Serbia, se luftëtarët e UÇK-së nuk ishin të motivuar nga ideologjia fetare, në realitet luftëtarët ishin të shtyrë nga motivet nacionaliste, pra nga dëshira për pavarësi dhe çlirim kombëtar.

Akademikë tjerë perëndimorë e kanë përshkruar UÇK-në si lëvizje popullore nacionaliste, e cila ka luftuar për liri dhe pavarësi kundër forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe. Akademiku Noel Malcolm, historian britanik dhe autor i librit “Kosovo: A Short History”, e përshkruan UÇK-në si një forcë që u formua si rezultat i represionit serb dhe paaftësisë së strategjisë paqësore të Ibrahim Rugovës për të sjellë ndryshime konkrete për shqiptarët e Kosovës, nëpërmjet rezistencës paqësore.8 Malcolm thekson se “UÇK-ja nuk ishte një organizatë islamiste apo terroriste, por një lëvizje nacionaliste që kërkonte dhe luftonte për pavarësinë e Kosovës”.9 Ky ekspert i njohur ndërkombëtar ka sfiduar propagandën serbe që ka tentuar të lidhë UÇK-në me terrorizëm apo ekstremizëm islamik. James Pettifer, një tjetër historian dhe ekspert i Ballkanit, ka vlerësuar rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, duke theksuar se ajo përfaqësonte aspiratat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ai ka argumentuar se, ndonëse UÇK-ja fillimisht u konsiderua si një grup i vogël gueril, ajo shpejt fitoi mbështetje masive nga popullata shqiptare, veçanërisht pas përshkallëzimit të dhunës serbe në Kosovë.10 Këtu shihet se përkundër përpjekjeve sistematike, Serbia nuk ka mundur të ketë ndikim në Perëndim dhe të asocijojë luftën e popullit të Kosovës dhe UÇK-në me elemente të terrorizmit dhe radikalizmit. Kosova ka arritur që mjaft mirë të ruajë përpjekjet e saj për luftë dhe çlirim të mbetura të pastra, dhe ka penguar çdo tentim apo infiltrimin e elementeve radikale fetare në luftën e saj për liri dhe pavarësi. 5 Për më shumë shih librin “Lufta dhe Hakmarrja” Autor: Judah, Tim, 1962- ; Publikuar: New Haven: Yale University Press, 2000 6Ibid: 7Ibid: 8Malcolm, Noel. Kosova: Një histori e shkurtër. New York: New York University Press, 1998. 9Malcolm, Noel. Kosova: Një histori e shkurtër. New York: New York University Press, 1998. 10 Pettifer, James. Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nëntoka e kryengritjes ballkanike, 1948-2001. Kolumbia”, 2012 8 Megjithatë, pas intervenimit të NATO-s dhe dëbimit të forcave serbe nga Kosova, kjo propagandë mori një formë tjetër.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008, Serbia filloi të përdorte këtë narrative, madje me intensitet edhe më të lartë, për ta dëmtuar imazhin e shtetit të ri – duke e paraqitur atë si një qendër të re për “terrorizmin islamik” në Evropë. Kjo propagandë intensifikoi përpjekjet për të ndërlidhur Kosovën me organizata terroriste ndërkombëtare, sidomos pas rritjes së shqetësimeve globale mbi terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Rritja e Propagandës serbe pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, e cila nga Serbia u konsiderua si një nga humbjet më të mëdha të saj në dekadat e fundit. Serbia asnjëherë nuk u pajtua me faktin se Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, e cila ka krijuar institucione të qëndrueshme shtetërore, të bazuara në standardet më të mira demokratike.

Diplomacia serbe, e mbështetur nga shtete jo mike të Kosovës, sikur që është Rusia, ka aplikuar një diplomaci aktive, duke tentuar të bindin vende të ndryshme të botës që të ndalojnë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Për të udhëhequr këtë narrativë, Serbia ka përdorur akuza të ndryshme, siç janë pretendimet se UÇK-ja ka kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës serbe dhe shqiptare në Kosovë, apo se UÇK-ja ka bërë transplantim dhe trafikim organesh gjatë luftës së Kosovës. Këto akuza janë hedhur poshtë dhe nuk kanë mundur të provohen as nga aktakuzat e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila është themeluar për të hetuar veprimet e supozuara kriminale të UÇK-së të kryera gjatë luftës.

Një tjetër narrativë dhe akuzë që Serbia ka përdorur për të prishur imazhin e Kosovës si një vend i vogël, por me një demokraci në zhvillim, është akuza se Kosova është një vend ku po lulëzon dhe zhvillohet “terrorizmi dhe ekstremizmi islamik”. Kjo propagandë e Serbisë është përdorur në mënyrë të vazhdueshme në çdo diskutim rajonal dhe ndërkombëtar, kur janë diskutuar çështjet dhe mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.12 Kjo propagandë është përdorur shpesh në takimet e Kombeve të Bashkuara, apo forume të rëndësishme ndërkombëtare kur janë diskutuar çështjet që lidhen mes dy vendeve.

Në vitin 2015, ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së deklaroi se “Kosova nuk është thjesht një problem rajonal. Ajo është një kërcënim për sigurinë e të gjithë Evropës. Xhihadistët nga Kosova kanë shkuar në Siri dhe Irak, dhe kur të kthehen, askush nuk do të jetë i sigurt”. Këto akuza kryesisht lidhen me zhvillimet në Siri dhe Irak dhe për faktin se mijëra luftëtarë nga të gjitha vendet e botës iu 11 Për më shumë shih aktakuzën e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale <https://www.scp-ks.org/sq/cases/hashim-thaci-dhe-te-tjeret> 12 Për më shumë shih: FM: Terrorism makes Kosovo “special challenge” (Dailies) accessed January 2025 9 bashkuan grupeve ekstremiste radikale për të luftuar në Siri dhe Irak.

Në anën tjetër, presidenti Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin rus Russia Today në vitin 2018, u shpreh se: “Kemi paralajmëruar partnerët tanë në Perëndim se krijimi i një shteti artificial në Kosovë do të kishte pasoja të rënda.13 Sot shihni se çfarë ka ndodhur: Kosova është bërë një fole për radikalët islamikë, e mbushur me luftëtarë të ISIS-it që kthehen nga Lindja e Mesme”.14 Edhe në këtë deklaratë politike të presidentit serb për mediat ruse, Kosova akuzohet si vend radikal islamist, qytetarët e së cilës kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak. Ky element po përdoret nga propaganda serbe për të akuzuar Kosovën si një “vend islamist dhe terrorist”.

Mirëpo, fakti qëndron krejt ndryshe. Në luftën e Sirisë dhe Irakut, janë përfshirë rreth 1000 qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë individë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Pra, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor, apo vend anëtar i Bashkimit Evropian, nuk ka mundur të jetë imun ndaj përfshirjes së qytetarëve të saj në luftën e Sirisë dhe Irakut, si pjesë e grupeve xhihadiste.15 Në anën tjetër Kosova ka treguar pjekuri dhe seriozitet të madh për t’u përballur me rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm të motivuar fetarisht. Në realitet, Kosova ka qenë ndër vendet më aktive ne botë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar çështjen e qytetarëve të saj që janë bashkuar me grupet terroriste jashtë vendit. Kosova ka qenë ndër vendet e para në rajon dhe Evropë që ka miratuar ligjin që ua ndalon qytetarëve të saj të përfshihen në konfliktet e huaja, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2025.

Po ashtu, Kosova ka qenë lidere në rajon në hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër Terrorizmit, si dhe Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të dhunshëm të vitit 2015. Të dhënat tregojnë që Kosova prin me ndjekjen penale, arrestimin dhe dënimin e të gjithëve atyre të cilët kanë qenë të përfshirë në konflikte të huaja në Siri dhe Irak, apo ata që në një mënyrë apo tjetër kanë mbështetur organizata që përkrahin ekstremizmin e dhunshëm. Kosova po ashtu prin në rajon për kthimin në mënyrë të organizuar të qytetarëve të saj nga zonat e konfliktit. Kosova ishte vendi i parë në Evropë që organizoi kthimin masiv dhe të organizuar nga shteti për qytetarët e saj nga zonat e luftës. 13 Për më shumë shih minutat e takimit n UN https://www.securitycouncilreport.org/atf/cf/%7B65BFCF9B-6D27-4E9C-8CD3-CF6E4FF96FF 9%7D/s_pv_7637.pdf?utm_source=chatgpt.com 14 Për më shumë shih intervistën e Aleksandar Vuçiq në Financial Times <https://www.ft.com/content/286fadc4-5444-11e8-b3ee-41e0209208ec?utm_source=chatgpt.co m> 15 Për më shumë shih: GCERF Strategjia Rajonale e Investimeve në Ballkanin Perëndimor <https://www.gcerf.org/wp-content/uploads/2015/12/GCERF-Strategy-for-Investment-in-the-We stern-Balkans.pdf>

Dhjetëra qytetarë të vendit janë kthyer në Kosovë, në periudha të ndryshme të cilët janë trajtuar sipas legjislacionit në fuqi.16 Për adresimin e sfidave të ekstremizmit të dhunshëm apo radikalizmit, Kosova ka zbatuar një numër të madh të programeve të rehabilitimit dhe ri-integrimit për qytetarët e kthyer nga luftërat e huaja në Siri dhe Irak.

Programet e de-radikalizimit dhe masat kundër ekstremizmit janë marrë si model për shumë vende të tjera, për mënyrën se si Kosova ka trajtuar luftëtarët e huaj të kthyer nga zonat e konfliktit.17 Programet e rehabilitimit dhe ri-integrimit kanë ndikuar që qytetarët tanë të integrohen plotësisht në shoqëri, të jenë kundër ideve radikale, si dhe të ulin në masë rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi.18 Megjithatë, këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme, për të ndaluar narrativën serbe, e cila vazhdon të përdoret si një mjet për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përmes mediave të saj shtetërore dhe mbështetjes së aleatëve të saj sikur është Rusia, Serbia vazhdon ta paraqesë Kosovën si një kërcënim për sigurinë globale, duke e përdorur “rrezikun nga terrorizmi islamik në Kosovë”, si një mënyrë për të penguar njohjen dhe afirmimin e Kosovës, të karekterizuarsi një shtet sovran dhe demokratik. Në këtë mënyrë, propaganda serbe nuk është vetëm një strategji dezinformuese, por një përpjekje e qëllimshme për të minuar stabilitetin dhe legjitimitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka arritur të ndërtojë partneritet të fortë me vendet perëndimore dhe të mbetet e angazhuar në luftën kundër ekstremizmit, duke sfiduar me fakte dhe veprime konkrete propagandën që vjen nga Serbia. Ekstremizmi Islamist, propaganda dhe lajmet e rreme Aktualisht, jetojmë në një periudhë ku lajmet e rreme dhe dezinformimi janë bërë “armët” kyçe që përdoren nga qeveritë, mediet dhe aktorë të ndryshëm për të përhapur frikë e panik tek qytetarët, duke synuar arritjen e qëllimeve të tyre politike. Ky fenomen bëhet më i theksuar për shkak të ndikimit të madh të medieve dhe platformave të ndryshme sociale, të tilla si portalet dhe gazetat elektronike, si dhe platformat e komunikimit si Facebook, X (ish-Twitter), YouTube, Instagram, dhe TikTok.

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë 16 Për më shumë shih: GCERF Strategjia Rajonale e Investimeve në Ballkanin Perëndimor <https://www.gcerf.org/wp-content/uploads/2015/12/GCERF-Strategy-for-Investment-in-the-We stern-Balkans.pdf>  Perteshi, S. dhe Ilazi, R. (2021). ”

Zbërthimi i përgjigjes së Kosovës ndaj të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS): https://qkss.org/images/uploads/files/violent-extremism-eng_978757.pdf Riintegro 18 Avdimetaj, T. (2021). Tendencat e radikalizimit. De-radikalizimi në Evropë dhe përtej: Zbulo, Zgjidh, dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS): https://qkss.org/en/publikimet/trendet-e-radikalizimit-ne-kosove 11 luajtur edhe platformat e enkriptuara të komunikimit si Telegram, ku shpesh shpërndahen lajme të rreme dhe dezinformata.19 Një shembull i këtij fenomeni është një artikull i publikuar në portalin online në gjuhën serbe “Kosovo Online”, i titulluar “Islami radikal në Kosovë: Keqpërdorimi i fesë në shërbim të terrorizmit”.20 Ky artikull përmban informacione dhe akuza të pasakta mbi shkallën e rrezikshmërisë dhe përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë.

Sipas këtij artikulli, duke cituar Milovan Drecun, dikur gazetar i RTS në istikamet serbe gjatë luftës në Kosovë, tash kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kuvendin e Serbisë. deklaroi se “rrjeti i islamistëve radikalë në Kosovë është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, me përllogaritje që aktualisht janë midis 5000 dhe 6000 terrroristë islamikë në Kosovë”.21 Ky konstatim është informatë e pasaktë, që ka si qëllim të dëmtojë imazhin e Kosovës. Ky konstatim se në Kosovë janë ndërmjet 5000 deri 6000 terroristë islamikë, nuk mbështetet nga të dhënat reale dhe arritjet në terren të autoriteteve kosovare dhe partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. i njëjti portal nuk ofron asnjë argument apo burim nga institucione zyrtare të Kosovës apo ndërkombëtare, për të vërtetuar ekzistimin e një numri aq të madh të “terroristëve islamikë në Kosovë”.

Në anën tjetër të dhënat zyrtare të autoriteteve shtetërore kosovare dhe raportet ndërkombëtare e thojnë krejt të kundërtën. Sipas raporteve zyrtare të institucioneve kosovare të sigurisë, si dhe raporteve ndërkombëtare, tregojnë se gjatë pesë viteve të fundit, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm kur ndonjë qytetar i Kosovës i është bashkuar grupeve të huaja luftarake në Siri dhe Irak, apo për t’iu bashkuar organizatave terroriste islamike në botë.22 Po ashtu, konstatimi së në Kosovë ka prezencë të madhe të “terroristëve islamik” është në kundërshtim me aktivitetet dhe ndërhyrjet e ndërmarra nga autoritetet shtetërore të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, për parandalim të ekstremizmit, duke zbatuar shumë programe parandalimi dhe rehabilitimi për individët e përfshirë në konflikte të huaja. Për më shumë, edhe raporti vjetor i Komisionit Evropian 2024, ka vlerësuar progresin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, duke theksuar angazhimin e vendit për të përballuar këto sfida. Për më shumë, për punën e saj kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, Kosova është vlerësuar edhe nga anëtarët e 19 Perteshi, S. (2018). Përtej shkaktarëve: kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Marrë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS): http://www.qkss.org/repository/docs/violentextremism-eng_611603.pdf i 20 Për më shumë shih Portalin online serb “Kosovo Online” Radikalizmi Islamik në Kosovë- Keq Perdorimi religjionit në shërbim të terrorizmit. <https://www.kosovo-online.com/en/news/analysis/radical-islam-kosovo-misuse-religion-service-terrorism-27-1-2025> 21 Ibid:

Per më shumë shih Strategjia Kombëtare kundër Terrorizmit 2023-2028, e Hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, iniciativë globale për të luftuar ISIS-in, e udhëhequr nga SHBA, ku Kosova është anëtar i plotë.

Për më tepër, portalet serbe, duke shpërndarë informata dhe artikuj të pasaktë rreth përhapjes së terrorizmit islamik në Kosovë, viteve të fundit kanë tentuar të lidhin veprimet e Kosovës të viteve 2021-2024, për luftimin e grupeve kriminale dhe propagandës që ka vepruar në veri të Kosovës me elemente të ekstremizmit islamist.

Një shembull tjetër klasik i dezinformimit të opinionit publik dhe i tentativës për të dëmtuar imazhin e Kosovës është rasti i sulmit terrorist ndaj ambasadës izraelite në Beograd, në qershor të vitit 2024, ku u plagos rëndë një pjesëtar i strukturave të sigurisë së Serbisë. Sulmi terrorist u dënua gjerësisht nga të gjitha palët, pa dallim.

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u përpoq ta lidhte këtë akt terrorist me Kosovën, duke bërë propagandë dhe dezinformim se autori i sulmit, Senad Ramoviq Beqan, ishte ndihmuar për të ikur dhe për t’u fshehur në Kosovë.25 Ky pretendim ishte tërësisht i pavërtetë dhe kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur atë si një vend që mbështet terrorizmin. Në realitet e vërteta ishte krejt ndryshe. Gjatë bastisjeve nga forcat serbe të sigurisë, Senad Ramoviq Beqan u vra në fshatin Hotovo, afër Novi Pazarit, Serbi, pas një përleshjeje të armatosur me autoritetet serbe.26 Ky rast është vetëm një nga shembujt e shumtë ku mediat serbe të kontrolluara nga shteti serb kanë përhapur informacione të pavërteta dhe propagandë, me qëllim që ta paraqesin Kosovën si një “vatër të terrorizmit dhe ekstremizmit islamik”, gjoja të mbështetur nga populli dhe institucionet e saj shtetërore. Përkundrazi, viteve të fundit është vënë re një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, kryesisht nga komuniteti serb, të cilët posedojnë edhe nënshtetësi të Serbisë dhe i 23 Raporti i Komisionit Evropian për Kosoven 2024 <chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://enlargement.ec.europa.eu/docu ment/download/c790738e-4cf6-4a43-a8a9-43c1b6f01e10_en?filename=Kosovo%20Report%202 024.pdf>. i

Për më shumë shih Portalin online serb “Kosovo Online” Radikalizmi Islamik në Kosovë- Keq Perdorimi religjionit në shërbim të terrorizmit. <https://www.kosovo-online.com/en/news/analysis/radical-islam-kosovo-misuse-religion-service-terrorism-27-1-2025> ne portal 25 Për më shumë shih lajmin “Wahhabi Senad Ramović Becan was killed in a conflict with the police” online “Vreme”. I qasur 2025. <https://vreme.com/en/vesti/u-sukobu-sa-policijom-ubijen-vehabija-senad-ramovic-becan/> në janar ne portal 26 Për më shumë shih lajmin “wahhabi Senad Ramović Becan was killed in a conflict with the police” online “Vreme”. I qasur në Janar <https://vreme.com/en/vesti/u-sukobu-sa-policijom-ubijen-vehabija-senad-ramovic-becan/> 2025 janë bashkuar organizatave paraushtarake separatiste ruse që po luftojnë në Ukrainë.

Këta individë, të motivuar nga lidhjet tradicionale ortodokse radikale mes grupeve ekstremiste ruse dhe serbe, si dhe nga faktorë ideologjikë, politikë dhe ekonomikë, janë rekrutuar përmes rrjeteve të ndryshme propagandistike, përfshirë ato të drejtuara nga struktura shtetërore serbe dhe ruse.

Përfshirja e tyre në këto organizata radikale që po luftojnë në krahë të forcave ruse, paraqet një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe dëshmon për ndikimin e vazhdueshëm të Rusisë dhe Serbisë në destabilizimin e Ballkanit, veçanërisht përmes instrumentalizimit të komuniteteve serbe jashtë kufijve të Serbisë. Kjo situatë ngre shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke pasur parasysh se këta individë mund të kthehen dhe të përbëjnë një rrezik për stabilitetin e brendshëm të vendit.

Kosova si një partner kredibil në luftën kundër terrorizmit Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të luftuar terrorizmin, duke hetuar dhe shkatërruar rrjetet e ekstremizmit të dhunshëm që kanë vepruar në vend. Kjo është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës në luftën kundër terrorizmit, si SHBA, Bashkimi Evropian, NATO, EUROPOL apo INTERPOL. Përmes reformave ligjore, investimeve institucionale, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe programeve të riintegrimit, Kosova ka arritur të zë vend si një partner i besueshëm në përpjekjet globale për siguri përkrahë shteteve demokratike në krye me SHBA-në dhe BE-në. Të dhënat empirike të suksesit të Kosovës kundër terrorizmit nga raportet ndërkombëtare, veprimet e qeverisë së Kosovës kundër ekstremizmit dhe operacionet e përbashkëta policore kundër terrorizmit kanë forcuar besueshmërinë e Kosovës si partner kredibil, i besueshëm në përballje me terrorizmin.

Kosova ka zbatuar një nga legjislacionet më rigoroze kundër terrorizmit në rajon e më gjerë. Deri në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kishin ndjekur penalisht dhjetëra individë për përfshirje të drejtpërdrejtë në aktivitete terroriste, përfshirë rekrutimin dhe nxitjen e dhunës. Gjykatat dënuan individë të përfshirë në raste të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në periudha të ndryshme.29 27 Balkan Insight “Vullnetarët serbë i përgjigjen thirrjes për të luftuar në Ukrainë:< https://balkaninsight.com/2022/03/08/serb-volunteers-ansëer-call-to-fight-in-ukraine/> 28 Ibid: Riintegro 29 Avdimetaj, T. (2021).

Tendencat e radikalizimit. De-radikalizimi në Evropë dhe përtej: Zbulo, Zgjidh, dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS): https://qkss.org/en/publikimet/trendet-e-radikalizimit-ne-kosove 14 Serioziteti dhe përkushtimi i Kosovës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm pasqyrohen edhe nga angazhimi i vendit për të riatdhesuar qytetarët e tij të përfshirë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak. Kosova është një ndër vendet e pakta në Evropë që ka ndërmarrë masa të guximshme për ri-atdhesimin e qytetarëve të saj nga zonat e konfliktit.

Në vitin 2019, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, Kosova organizoi riatdhesimin e 110 qytetarëve të saj, përfshirë 74 fëmijë dhe 32 gra, ndërsa katër burra u arrestuan menjëherë dhe iu nënshtruan procesit gjyqësor. Ky operacion, i shoqëruar me programe të veçanta të rehabilitimit dhe integrimit, dëshmon se Kosova është jo vetëm e angazhuar në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu trajton çështjen në një mënyrë humane dhe të përgjegjshme.30 Bashkëpunimi ndërkombëtar është një tjetër tregues i fuqishëm i kredibilitetit të Kosovës në veprimet kundër terrorizmit.

Sukseset dhe kredibiliteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm janë vlerësuar çdo vit nga raporte ndërkombëtare, si raporti vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe raporti i progresit i Komisionit Evropian, të cilat vlerësojnë vullnetin, seriozitetin dhe suksesin e Kosovës në përballjen me ekstremizmin dhe radikalizmin.

Përkundër sukseseve dhe vullnetit të Kosovës për të luftuar dhe reduktuar në maksimum rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm, organet shtetërore të Serbisë, si dhe mediat e kontrolluara nga shteti serb, kanë vazhduar me propagandën për ta paraqitur Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik. Këto pretendime dhe propagandë të Serbisë nuk mbështeten nga raportet e institucioneve ndërkombëtare si Departamenti i Shtetit të SHBA-së, EUROPOL-i, Komisioni Evropian dhe institute të ndryshme akademike, të cilat e kanë njohur Kosovën si një partner të angazhuar në sigurinë globale.

Përplasjet ndër fetare në Kosovë Bashkëjetesa fetare në Kosovë ka qenë historikisht një aspekt kyç i shoqërisë së saj, me ortodoksë, katolikët dhe myslimanët që kanë bashkëjetuar për shekuj me radhë. Kjo forcohet nga akademiku Sir Noel Malcolm në librin Kosova: Një Histori e Shkurtër (1998), duke thënë se identitetet fetare ishin të lëvizshme nën sundimin osman, me shqiptarët që kalonin Riintegro 30 Avdimetaj, T. (2021). Tendencat e radikalizimit. De-radikalizimi në Evropë dhe përtej: Zbulo, Zgjidh, dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) https://qkss.org/en/publikimet/trendet-e-radikalizimit-ne-kosove 31 Raporti i Komisionit Evropian për Kosoven 2024 <chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://enlargement.ec.europa.eu/docu ment/download/c790738e-4cf6-4a43-a8a9-43c1b6f01e10_en?filename=Kosovo%20Report%202 024.pdf>. 15 në Islam për arsye shoqërore dhe ekonomike, ndërsa ruanin ende lidhjet me komunitetet e krishtera. Pavarësisht dallimeve fetare, uniteti etnik u vendos përpara përçarjeve sektare. Ky nacionalizëm laik nxiti bashkëjetesën paqësore, veçanërisht gjatë Rilindjes Kombëtare të shekullit të 19-të dhe gjatë sundimit jugosllav, si dhe është prezent edhe në ditët e sotme. Kjo bashkëjetesë fetare e trashëguar për një kohë të gjatë, është mishëruar shumë mirë në mesin e shqiptarëve, si dhe ka arritur të mbijetojë, edhe pse vendi është përballë me sfida e konflikte të ndryshme gjatë historisë. Kosova është një ndër vendet e pakta në botë, ku për vite me radhë nuk janë raportuar incidente të dhunshme të lidhura me motive fetare apo ndërfetare. Gjatë viteve të fundit, (2021-2025) institucionet shtetërore të Kosovës, dhe organizatat ndërkombëtare kanë raportuar vazhdimisht për bashkëjetesën fetare të qëndrueshme në vend.

Raportet zyrtare të institucioneve të Kosovës, si dhe ato të organizatave ndërkombëtare, kanë konkluduar se ndërmjet viteve 2021-2025, nuk ka pasur të raportuar asnjë incident dhune që lidhet me motive fetare në Kosovë. Këto të dhëna dhe raporte janë dëshmi e qëndrueshmërisë dhe angazhimit të qytetarëve të Kosovës kundër çdo forme dhune dhe ekstremizmi, përfshirë ekstremizmin fetar.

Ndërsa janë raportuar raste të vjedhjeve nëpeër objekte të ndryshme fetare, islame dhe të krishtera. Në vitin 2021, Policia e Kosovës regjistroi 87 raste të vjehdjeve nëpër objekte fetare, një rritje nga 57 incidente të raportuara në vitin 2020, kryesisht të natyrës vandalizmi dhe vjedhjeje. Po ashtu, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, midis janarit dhe nëntorit 2023, u shënuan 73 incidente, një rritje nga 64 në vitin 2022, që prekën objekte fetare të besimeve myslimane, ortodokse serbe dhe katolike. Megjithëse këto akte kryesosht të vjedhjes kanë targetuar objektet fetare, ato janë klasifikuar si vandalizëm dhe vjedhje (raste të vjedhjes së kutive me të holla që mblidhen për bamirësi), dhe jo si sulme me motive fetare.

Pra, për shumë vite nuk janë raportuar fare raste të dhunës ndërfetar në Kosovë. Përkundër këtyre zhvillimeve, që mbështesin vlerat e shoqërisë kosovare si diversiteti, bashkëjetesa fetare dhe harmonia ndërmjet komuniteteve, Serbia ka vazhduar me propagandën që paraqet popullin shqiptar si ekstremist islamist dhe akuzon se kanë plane për të krijuar një shtet radikal në zemër të Ballkanit. 32 RAPORTI NDËRKOMBËTAR I LIRISË FETARE KOSOVË 2022-2024. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. <chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://www.state.gov/wp-content/uplo ads/2023/05/441219-KOSOVO-2022-INTERNATIONAL-RELIGIOUS-FREEDOM-REPORT.p df> 33 RAPORTI NDËRKOMBËTAR I LIRISË FETARE KOSOVË 2022-2024. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. <chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://www.state.gov/wp-content/uplo ads/2023/05/441219-KOSOVO-2022-INTERNATIONAL-RELIGIOUS-FREEDOM-REPORT.p df>

Mirë-menaxhimi i problemit të ekstremizmit islamist nga Kosova Kosova vazhdon të merret si model nga vendet e zhvilluara demokratike për mënyrën se si ka adresuar sfidat që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Sfidat e vitit 2013 dhe 2014, ku patëm raste të shpeshta të qytetarëve të Kosovës që iu bashkuan luftërave të huaja në Siri dhe Irak, kanë kërkuar reagime të shpejta dhe efektive. Institucionet e shtetit të Kosovës arritën të miratojnë menjëherë legjislacionin dhe dokumentet strategjike që rregullojnë ndjekjen penale si dhe rehabilitimin e atyre që u përfshinë në aktivitete të terrorizmit dhe radikalizmit islamist. Me mbështetje të organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, institucionet e Kosovës zbatuan projekte vetëdijësuese kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, duke bërë thirrje për kthimin në atdhe të qytetarëve të përfshirë në këto aktivitete.

Si rezultat i këtyre intervenimeve, Kosova ka arritur të kthejë dhjetëra qytetarë të saj të përfshirë në konflikte të huaja. Të kthyerit u janë nënshtruar programeve të rehabilitimit dhe ri-integrimit dhe tani janë plotësisht të integruar në shoqëri, duke shkaktuar rrezik minimal për sigurinë e vendit. Shkalla e recidivizmit të ish-luftëtarëve të huaj në Kosovë është minimale, pothuajse e papërfillshme, dhe kjo ka ardhur si rezultat i aktiviteteve të zbatuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), shoqëria civile, partnerët ndërkombetar, Shërbimi Korrektues i Kosovës, komuniteti dhe mediet.

Për t’u përballur sa më mirë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, Qeveria e Kosovës ka zbatuar një qasje nga poshtë-lartë, duke përfshirë komunitetin, nivelin lokal, shoqërinë civile dhe komunitetet fetare si aktorë të rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm. Pothuajse në çdo aktivitet dhe ngjarje, duke përfshirë edhe hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve strategjike kundër terrorizmit, janë përfshirë komunitetet fetare, niveli lokal, mediet dhe shoqëria civile.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse e Kosovës ka krijuar mundësi që të gjithë aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë të përfshihen në parandalimin dhe përballjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, duke krijuar një qëndrueshmëri të madhe shoqërore kundër formave të ndryshme të ekstremizmit dhe terrorizmit. Kosova është një ndër vendet e pakta në botë që ka arritur të ndërtojë një platformë të përgjithshme shoqërore dhe kombëtare ku të gjithë janë pajtuar se ekstremizmi i dhunshëm është një rrezik për vendin. Në këtë drejtim, secili nga hisedarët që zbatojnë intervenime kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka listuar aktivitetet që duhet të ndërmerren për të adresuar këtë fenomen. Për më tepër, Kosova ka arritur të ndërtojë një plan 34 Perteshi, S. (2018).

Përtej shkaktarëve: kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Marrë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS): http://www.qkss.org/repository/docs/violentextremism-eng_611603.pdf 35 Perteshi, S. (2018). Përtej shkaktarëve: kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Marrë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS): http://www.qkss.org/repository/docs/violentextremism-eng_611603.pdf 17 kombëtar të veprimit ku secili institucion qendror e lokal, OJQ-të, komunitetet fetare, media i kanë të parapara aktivitetet e tyre, kohën kur duhet të zbatohet dhe rezultatet që priten në përballjen me format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Kjo qasje ka rritur vetëdijen brenda shoqërisë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, duke adresuar në mënyrë afatgjatë këtë problem dhe duke forcuar qëndrueshmërinë kombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë kuadër, aktivitetet e Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit kanë kontribuar ndjeshëm në kundërshtimin e propagandës serbe që ka tentuar të paraqesë Kosovën si një terren të pasigurtë për paqen dhe stabilitetin. Kosova ka arritur të dëshmojë se është një vend serioz që ka marrë masa të rrepta dhe të qëndrueshme për të parandaluar dhe luftuar çdo formë ekstremizmi dhe radikalizmi.

Në këtë mënyrë, Kosova i kundërshton me dëshmi të përkushtimit dhe punës përpjekjet për ta paraqitur si një vend të paaftë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Kjo është një përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjeve të Serbisë për të shfrytëzuar këtë çështje për të minuar imazhin dhe sigurinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.38 Ekstremizmi fetar dhe ekstremizmi etno-nacionalist në Kosovë Dinamikat e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme vitet e fundit. Deri në vitin 2018, ekstremizmi islamist ishte një nga format më të theksuara dhe të rrezikshme të ekstremizmit në vend.

Megjithatë, tendencat dhe natyra e këtij fenomeni kanë evoluar. Aktualisht, kërcënimet më të mëdha terroriste në Kosovë vijnë nga individë dhe grupe të ekstremizmit etno-nacionalist, të cilat mbështeten dhe udhëhiqen nga rrjete të krimit të organizuar dhe kontrabandës që kanë vepruar në pjesën veriore të Kosovës për shumë vite.

Grupet ekstremiste etno-nacionaliste po mbështeten edhe nga struktura formale e jo-formale të vendeve si Serbia e Rusia. Këto grupe shpesh trajnohen dhe financohen nga institucione shtetërore të Serbisë siç është rasti me mbeshtetjen, financimin dhe trajnimin e organizatave terroriste si “Mbrojtja Civile” (srb. Civilna Zastita) apo Plani Kombëtar i Veprimit për zbatimin e Strategjisë kundër Terrorizmit 2023-2028 37 Vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelimin e komisionit mbikëqyrës të Strategjisë kundër Terrorizmit. from  Perteshi, S. (2018). Beyond the triggers: new threats of violent extremism in Kosovo. Retrieved Kosovo Center for Security http://www.qkss.org/repository/docs/violentextremism-eng_611603.pdf Studies (KCSS): 18 “Brigada e Veriut” (srb. Severna Brigada), të shpallura organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në vitin 2023.

Viteve të fundit Kosova është përballë me një numër në rritje të sulmeve terroriste ku ka pasur të plagosur, të vrarë, si dhe dëme të konsiderueshme materiale. Kjo ka ndodhur sidomos në katër vitet e fundit, ku si rezultat janë regjistruar mbi 17 sulme të kategorizuara si terroriste në Kosovë, shumica e të cilave janë orkestruar dhe zbatuar nga ekstremistë të lidhur me organizata si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.40 Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të përhapur lajme të rreme dhe propagandë që synojnë ta portretizojnë Kosovën si një vend që mbështet dhe strehon terrorizmin islamik, situata në terren flet për një realitet diametralisht të ndryshëm që mbështetjen kryesore në trajnim dhe financim për terrorizëm e ka nga struktura shtetërore të Serbisë.

Ndërmjet viteve 2021 dhe 2024, anëtarë të organizatave si “Mbrotja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë ndërmarrë mbi 17 sulme terroriste. Sulmet nga këto dy organizata tashmë terroriste në Kosovë kanë pasur cak institucionet e Kosovës, KFOR-in, EULEX-in, Policinë së Kosovës, popullatën civile dhe aseteve kritike e strategjike të shtetit. Nga këto sulme, tre prej tyre kanë shkaktuar rrezik shumë të lartë. Sulmi i parë i madh terrorist ka ndodhur në vitin 2022, gjatë protestave të organizuara, kur janë përdorur armë zjarri kundër ushtarëve të KFOR-it, duke lënduar dhe plagosur mbi 90 ushtarë të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë. Një tjetër sulm i madh terrorist ka ndodhur në shtator të vitit 2023, i njohur si “sulmi i Banjskës”, ku një zyrtar policor i PK-së, u vra dhe një tjetër u plagos.

Ky sulm, që u organizua nga Milan Radojçiq, atëkohë nënkryetar i Listës Serbe dhe një person me lidhje të forta me strukturat shtetërore serbe dhe qeverinë e Republikës së Serbisë. Sulmi ndaj patrollës së Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë i ndërmarrë në vitin 2023, ka çuar gjithashtu në përplasje të armatosura mes grupit të armatosur terrorist dhe Policisë së 39 Për më shumë shih raportin hulumtues “Rreziqe të padukshme: Transformimi i shkaktarëve të terrorizmit në Kosovë dhe rajon” PREVENT Institute. Korrik 2024 43 Agjencia e lajmeve Reuters “Shpërthimi dëmton kanalin që ushqen termocentralet kryesore të Kosovës”<https://www.reuters.com/world/europe/explosion-damages-canal-feeding-poëer-plants-northern-kosovo-2024-11-29/> 44 Ibid: 20

Fig 1. Lista e sulmeve terroriste në Kosovë për vitet 2021-2024 Përdorimi i propagandës nga Serbia përgjatë kontekstit kohor dhe politik Vendet jo mike ndaj Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme e kanë përdorur “terrorizmin islamik” në Kosovë, si burim i një fushate për të bërë propagandë dhe për të limituar mbështetjen e perëndimit ndaj Kosovës, si dhe parandalimin e procesit integrues euro-atlantik të vendit.

Pra, Serbia dhe Rusia, në momente të veçanta të zhvillimeve gjeopolitike, janë koordinuar dhe aktivizuar për të shpërndarë propagandë, dhe për të proklamuar Kosovën si një “vend burim i terrorizmit islamik”. Një propagandë e tillë ka qenë e organizuar gjatë zhvillimeve të rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën, duke tentuar minimin e mbështetjes perëndimore ndaj Kosovës.

Pas përfundimit të luftës më 1999, ku pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, Serbia dhe Rusia intensifikuan përpjekjet e tyre propagandistike, duke portretizuar ndërhyrjen si të padrejtë dhe shqiptarët e Kosovës si ekstremistë.

Për më shumë, Rusia, u mundua të ofronte argumente se mbështetja e Kosovës nga perëndimi, do të krijojë një vend burim për terroristët islamikë, si rasti i shtetit të Çeçenisë, në vitet e ‘90-ta, vend me të cilin Rusia kishte një konflikt të gjatë.

Sipas rusëve, Perëndimi duhet të punojë më shumë me Rusinë, për të adresuar këto sfida dhe parandaluar krijimin e një “strehe të sigurtë për terroristët islamkë” në Kosovë.46 Një përpjekje e ngjashme për të përdorur propagandë, duke lidhur Kosovën me terrorizmin islamik, ka ndodhur edhe pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 Shtator 2001. Serbia dhe Rusia shfrytëzuan periudhën e “Luftës Globale kundër Terrorizmit”, një fushatë ushtarake globale kundër terrorizmit, të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët.

Serbia tentoi ta lidhte luftën dhe spastrimin etnik kundër Kosovës të kryer në vitin 1999, në mënyrë retroaktive, me luftën kundër terrorizmit islamik, duke shfrytëzuar fushatën globale kundër terrorizmit që filloi pas vitit 2001. Për këtë kanë shkruar edhe hulumtuesit Karmen Erjavec dhe Zala Volqiq, në artikullin e tyre “Lufta kundër terrorizmit si një fushë beteje diskursive: Rikontekstualizimi serb i diskursit të ish-presidentit amerikan George W. Bush dhe luftës globale kundër terrorizmit”.

Ato argumentojnë se si intelektualët serbë u munduan të rikontekstualizojnë diskursin e SHBA-së për “luftën kundër terrorizmit”, për të legjitimuar retroaktivisht dhunën serbe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës gjatë periudhës 1990-1999, duke e paraqitur atë si një luftë kundër terroristëve dhe islamistëve.47 Në këtë ritëm, ndërsa bota rriti masat e sigurisë kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, Serbia u munduan të përfitojnë nga ky momentum, duke përhapur propagandë mbi lidhjen e Kosovës me terrorizmin islamik.48 Një fushatë e ngjashme për të shpërndarë propagandë u ndërmorr nga Serbia gjatë dhe pas periudhës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë kohë, Serbia dhe Rusia tentuan të përhapin narrativën se një Kosovë e pavarur mund të shndërrohej në një qendër për islamizmin radikal në Europë.

Kjo retorikë ishte pjesë e një strategjie të ndërmarrë nga aparati shtetëror serb për të ndikuar në opinionin publik ndërkombëtar, duke e përdorur frikën nga ekstremizmi islamik si një mjet për të penguar njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtare të Kosovës. Kjo propagandë synonte veçanërisht shtetet që kishin shqetësime për radikalizimin dhe terrorizmin islamik, përfshirë ato në Europë dhe vende tjera të perëndimit.49 Një shembull i kësaj strategjie është një deklaratë e ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhënë për gazetën serbe “Blic” në vitin 2008, ku shprehet se “Kosova e pavarur është një kërcënim për stabilitetin e rajonit dhe do të bëhet një bazë për radikalizmin islamik në Europë”.

Kjo deklaratë pati për qëllim që të 45 Russia , Islam, and the War on Terrorism: An Uneasy Future < chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://demokratizatsiya.pub/archives/10-4_Cohen.PDF> <chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://demokratizatsiya.pub/archives/1 0-4_Cohen.PDF> 46 Ibid: 47 Armen Erjavec dhe Zala Volćić ““Lufta kundër terrorizmit’ si një fushë beteje diskursive: rikontekstualizimi serb i G.W. Diskursi i Bushit” https://www.jstor.org/stable/42889112 48 Ibid: 49 Për më shumë shih artikullin “Qëndrimi i Moskës ngurtësohet për Kosovën” publikur më 25 shkurt 2008 https://www.france24.com/en/20080225-moscow-stance-hardens-kosovo-medvedev-serbia> < 22 pengonte procesin e njohjes së shtetit të ri të Kosovës, atëbotë të saposhpallur dhe me nevojë të madhe për njohje ndërkombëtare.

Megjithatë, kjo narrativë e Serbisë dhe Rusisë nuk pati shumë sukses, falë mbështetjes së fuqishme që Kosova mori nga partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Europian, të cilët e kanë injoruar dhe kanë njohur legjitimitetin e formimit të shtetit të ri të Kosovës, duke qenë ndër të parët që njohën pavarësinë50 Serbia ka shfrytëzuar rritjen e ndjenjave islamofobe në Evropë, veçanërisht në mesin e grupeve të partive të djathta ekstreme në rritje në Evropë, për të formuar një narrativë që paraqet Kosovën si një kërcënim apo mbështetëse të “ekstremizmit islamik”.

Duke nxjerrë në pah shumicën myslimane të Kosovës, Serbia ka tentuar ta krijojë një lidhje me radikalizmin islamik dhe ka forcuar imazhin e vet si mbrojtëse e vlerave kristiane evropiane. Këtë qëndrim Serbia po mundohet ta përdor për të ndërtuar aleanca me shtetet dhe partitë politike të djathta në Evropë, që kanë shqetësime për migracionin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, veçanërisht ato shtete që kanë dyshime ndaj pranimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe vet BE.

Përfundimi Kosova ka arritur të krijojë një qëndresë të fortë ndaj këtyre kërcënimeve dhe propagandës serbe, duke treguar se ajo është e aftë të mbrojë integritetin e saj kombëtar dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në momente kyqe, përfshirë NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, është një faktor kyç që ka mundësuar ndalimin e disa sulmeve dhe ka kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme të Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Përkundër përpjekjeve të Serbisë për të trilluar dhe manipuluar rreth imazhit të Kosovës si një “vatër të terrorizmit islamik”, realiteti është i kundërt. Kosova ka luftuar me sukses për lirinë dhe pavarësinë e saj, duke shmangur çdo tentativë për të lejuar infiltrimin e elementeve ideologjike të ekstremizmit fetar në lëvizjen çlirimtare prej viteve të ’60-ta e deri në Pavarësi. Në anën tjetërpërpjekjet e Kosovës për të ndihmuar në riintegrimin e individëve të kthyer nga zonat e konfliktit, si dhe përpjekjet për të ruajtur unitetin e popullit të saj, janë dëshmi të angazhimit të thellë të këtij shteti për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore.

Megjithatë, sfidat vazhdojnë, dhe kërcënimi i ekstremizmit etno-nacionalist mbetet një rrezik i dukshëm. Sulmet e organizuara nga grupe të lidhura me strukturat shtetërore të Serbisë janë prova të një tjetër dimensioni të luftës hibride, ku Serbia vazhdon të mbështesë dhe të orkestrojë 50 Për më shumë shih artikullin “Qëndrimi i Moskës ngurtësohet për Kosovën” publikur më 25 shkurt 2008 https://www.france24.com/en/20080225-moscow-stance-hardens-kosovo-medvedev-serbia> < 23 destabilizimin e Kosovës.

Kjo kërkon një përgjigje të vazhdueshme dhe të koordinuar nga ana e Kosovës, për të ruajtur dhe forcuar stabilitetin dhe sigurinë e saj. Për më tepër, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të forta me partnerët ndërkombëtarë, të intensifikojë masat e sigurisë dhe të zhvillojë politika që të adresojnë të gjitha format e radikalizmit, duke ruajtur vlerat e demokracisë, paqes dhe kohezionit social.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu