ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Përse erdhi në të vërtetë Dua Lipa në Shqipëri dhe pse e ndau kohën me Aleks Soros dhe palestinezin Anwar (Enver) Hadid

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Kastriot Myftaraj, Tiranë
Përse erdhi në të vërtetë Dua Lipa në Shqipëri dhe pse e ndau kohën me Aleks Soros dhe palestinezin Anwar (Enver) Hadid
Ardhja dhe qëndrimi disaditor i Dua Lipas në Shqipëri bëri lajm në mediat shqiptare për takimet e saj me Edi Ramën dhe Erion Veliajn ndërsa në mediat botërore për paraqitjen që ajo iu bëri bikinive të saj.(Bikinit e Dua Lipës u bënë sekret shtetëror në Shqipëri sepse gardistëve që ruanin vilën qeveritare në Dhërmi iu morën telefonat që të mos cënonin ekskluzivitetin e shpërndarjes së fotove të perëndeshës me bikini.)
Tani do të bësh edhe një teori konspiracioni për ardhjen e Dua Lipas në Shqipëri, do të thonë shumë njerëz. Do të thonë edhe se Dua Lipa erdhi në Shqipëri sepse është shqiptare e Kosovës dhe prandaj e do Shqipërinë.
Por, sa iu përket qëndrimeve të saj politike, Dua Lipa ka prodhuar shumë më tepër lajme në mediat botërore me arsyetimin që i ka bërë legjitimitetit të organizatës terroriste palestineze “Hamas” si dhe me qortimet e saj shpifëse ndaj Ushtrisë Izraelite për sjelljen ndaj fëmijëve palestinezë, sesa me qëndrimet e saj për luftën e Kosovës dhe krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Dikush mund të thotë se nuk është faji i Dua Lipas që mediat botërore kanë qenë përzgjedhëse në këtë mënyrë. Por ajo nuk mund të mos e dinte se do të ndodhte kështu.
Dua Lipa me Anwar Hadid                                            Alex Soros
Kur Dua Lipa zgjodhi të mbështeste çështjen palestineze duke përvetësuar argumentet e rreme të propagandës palestineze antiizraelite, ajo e dinte se kjo do të errësonte gjithçka tjetër që ajo do të thoshte sa iu përket çështjeve politike. Pra Dua Lipa u bë me vetëdije një kamikaz palestinez antiizraelit.
Është domethënëse që “kunatat” e saj të dashura, motrat e famshme Hadid, Gigi dhe Bella nuk kanë folur kurrë për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, apo së paku të qortojnë Autoritetin Palestinez për qëndrimin e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës dhe për heshtjen për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. E pra, motrat Hadid mund të kishin thënë nga një fjalë për këto gjëra, së paku duke e ndjerë si detyrim ndaj “kunatës” së tyre të dashur.
Ajo që të bën përshtypje te Dua Lipa është se, si është e mundur që ajo, duke pasur parasysh qëndrimet e saj të njohura propalestineze dhe antihebreje ndau kohën gjatë vizitës disaditore në Shqipëri mes Aleks Soros, i cili është bërë vizitor i shpeshtë i Shqipërisë këto vitet e fundit dhe të dashurit të saj palestinez Anwar Hadid.
Për të kuptuar këtë, mendoni pak se cila është kjo Dua Lipa. Si Dua Lipa gjen pa u lodhur shumë nja treqind vajza këngëtare në Kosovë. Mendoni pak se sa të tilla gjen në Britaninë e Madhe ku nisi fama e Dua Lipës. Zëri, muzika, tekstet (lirikat) e saj janë të gjitha poshtë nivelit të famës që ajo ka arritur. Kuptohet se dikush ishte e interesuar të krijonte kultin e rremë të Dua Lipës si këngëtare, për qëllime të tjera afatgjatë. Ky dikush është George Soros.
Mendoni pak, kur u krijua kulti i Dua Lipës dhe kur u bë ajo një celebrity ndërkombëtare? Në 2017. Si lidhet Sorosi me karrierën e Dua Lipës? Sorosi në ndërkohë i kishte kërkuar Europës që të hapte dyert për miliona refugjatët sirianë të luftës bashkë me të cilët kuptohet që do të gjenin rastin që të dyndeshin miliona të tjerë nga vendet islamike, si sirianë të rremë. Kur Sorosi thotë një gjë, ai ka një plan, ose më saktë ata të cilët qëndrojnë pas tij. Në këtë rast plani i Sorosit ishte ai që njihet si Ndryshimi i Madh i Popullsisë, një projekt që kërkohet të zbatohet në Europë nëpërmjet dyndjes së muslimanëve dhe në SHBA të hispanikëve kryesisht.
Aleks Soros dhe babai i tij janë shumë të interesuar për këtë projekt sepse palestinezët të cilët e kanë humbur ushtarakisht luftën me Izraelin, kanë fituar luftën demografike, Xhihadin demografik. Duhet bërë dicka rrënjësore.
Trump ishte ai që i lejoi vetes të flasë publikisht për zhvendosjen e popullsisë palestineze nga Bregu Perëndimor në planin e tij të paqes që mbeti në letër. Por ku do të shkojnë këta palestinezë. Në Bregun Perëndimor dhe Gaza sot janë rreth pesë million. Pa llogaritur arabët brenda kufijve të shtetit të ngushtë të Izraelit. Projeksionet e rritjes së popullsisë palestineze janë alarmuese për Izraelin dhe lobin hebre në SHBA. Dyfishim i popullsise palestineze deri ne 2050.
Plani është që popullsia palestineze duhet të zhvendoset në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe më gjerë në Maqedoninë Veriore, Bosnjë-Herzegovinë, Malin e Zi. Afganët janë vetëm një prurje paraprake për t’ u përdorur si elitë e stërvitur nga amerikanët që të kontrollojnë shumicën palestineze në një federatë islamike shumëetnike në Ballkanin Perëndimor.
Ata që krijuan kultin e Dua Lipës shqiptare sajuan dhe historinë e saj të dashurisë me një djalë palestinez, Anwar (Enver) Hadid dhe miqësinë e saj me dy “kunatat” e saj të famshme, motrat Hadid. Kur ndodhi kjo gjë? Në 2019. Me radhë punët. Meqënëse këngëtarët dhe aktorët përdoren për qëllime politike, si ndikues te publiku, duhej që të prodhohej një këngëtare e famshme shqiptare nga Kosova, e cila këngëtare të tregohej shumë e afruar me Shqipërinë, por edhe me Palestinën. Prandaj kjo këngëtare do të kishte një të dashur palestinez, i cili ka ndodhur të ketë dy motra që janë celebrity ndërkombëtare. Pra një katërshe e përkryer për qëllime propagandistike, si e krijuar në në mendjen e një skenaristi. Shtoni në këtë katërshe edhe Aleks Sorosin dhe krijohet një kombinim shqiptaro-palestinezo-hebre, si një skemë për të zgjidhur problemin izraelito-palestinez duke e zhvendosur në Shqipëri dhe Kosovë thelbin e këtij problemi: popullsinë palestineze që gjendet në një boom demografik.
Dua Lipa erdhi në Shqipëri nga ku tregoi bikinit për mediat ndërkombëtare, ndërsa të dashurit të saj palestinez i tregoi Shqipërinë. Herën tjetër Dua Lipa do të vijë bashkë me “kunatat” e saj të famshme që ta shohin edhe ato Shqipërinë.
A nuk janë Shqipëria e bashkë me të edhe Kosova dy vende të mrekullueshme ku mund të strehohen dhjetë milionë njerëzit e territoreve palestineze dhe arabët që jetojnë brenda kufijve të shtetit të ngushtë të Izraelit, duke gjetur “xhehnetin” në tokë? Këto biseda i bënte Dua Lipa në Dhërmi me Aleks Soros, i cili i dha udhëzimet paraprake asaj. Më vonë ajo do të recitojë deklaratat publike për këtë çështje “humanitare”. Pasi ajo kishte biseduar gjerë e gjatë me Aleks Sorosin, atyre iu bashkua i fejuari i saj palestinez. Dhe më pas e njëjta bisedë do të bëhet me motrat e famshme Hadid.
Dua Lipa me familjen e saj dhe familja Hadid do të bëhen misionarë të Palestinës së Re në trojet shqiptare e ndoshta më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Që Dua Lipa të mund të bëjë këtë rol së pari duhet që asaj t’ i krijohej një profil i lartë ndërkombëtar si mbrojtëse e çështjes palestineze. Të tjerat bëhen sipas radhës. Si është titulli i njërit prej albumeve të saj: Future nostalgia.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu