ARKIVI:
22 Janar 2025

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Shkrime relevante

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Shpërndaj

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Një shpjegim origjinal sociologjik)

  1. Sjellja atipike e tre bartësve (e Albinit, me kushtrimet fascinante; e Lumirit për brohoritjet interesante; e Hamzës, me agjitacionet ekonomike) apo kandidatëve për postin e ardhshëm të KM të Kosovës, në fushatën aktuale për shumicën që nuk e njohin historinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonë socio politike lë përshtypje interesante e “magjepse” sociologjike!? Për ca analist e opinionist, qasja e tillë atipike për kulturën tonë sociale lë përshtypje anormale e shqetësuese, e madje edhe alarmuese! E për ca të tjerë që e përcjellin evoluimin e kulturës dhe mentalitetit tonë në këto dekadat e pasluftës, sjelljet e tilla atipike konsiderohen e perceptohen mes tjerash edhe si dukuri normale që përputhen me trendët dhe dinamikën e emancipimit tonë social dhe politik. Mirëpo, nëse analizohet potenciali i manifestimit të sjelljes së tyre, kundruall një elektorati të elektrizuar e të frustruar gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës mund të kuptojmë shumëçka. Pikësëpari, kuptojmë e hetojmë se këto sjellje nuk janë edhe gjithaq “produkt” i ndonjë kontributi të veçanti e sistematik i angazhimit të ndonjë projeksioni tonë ekskluziv politik. E as ndonjë befasi sociale që përmban specifika dalluese nga zhvillimet dhe trendët aktuale globale. Por, do shtoja një shenjë pjekurie dinamike që u krijua falë proceseve dhe zhvillimeve (para së gjithash) globale teknologjike. Zhvillime këto që pa asnjë dyshim ndikuan dhe lënë vragë në krijimin e masës kritike, për peshën dhe rëndësinë që duhet ta ketë qytetaria e kohës sonë në proceset demokratike të vendit. Pra, ngritja e tonalitetit të zërit nëpër fushata elektorale që për disa(b)analist apostrohet edhe “çirrje” e pa kontrolluar, e madje edhe si histeri e ndonjë krize edhe mendore, nuk nënkupton ndonjë defekt psikologjik apo ndonjë mangësi në socializimin e tyre. Por, para së gjithash edhe një lloj trendi të ri elektoral që më shumë i shquan tiparet e liderëve karizmatik, e pa dyshim edhe populist ala trumpist.. Mirëpo, nuk duhet harruar po ashtu, se kjo sjellje atipike e kandidatëve për KM, mund të “diagnostikohen” edhe përmes ca frustrimeve personale, madje edhe sosh klanore e grupore. Të cilat mund të jenë “ambientuar”  e amputuar jo rastësisht në agjendat e fushatave të tyre.
  2. Qytetarët kosovar, ketë“ peshë dhe rëndësi për votën që sjellë ndryshim e kuptuan (e mendoj se e praktikuan dhe dëshmuan) në zgjedhjet e vitit 2021. Ku atëbotë qe krijuar ajo fryma kritike, disponimi dhe klima anti krahut të luftës (shkaku i kompromiseve ndaj Serbisë dhe aferave korruptive) dhe anti krahut të paqes (poashtu, shkaku “solidaritetit” në vendimarrje të këtyre kompromiseve për Asociacionindhe sidomos Demarkacionin), të cilët në “dioptrinë” e qytetarëve të Kosovës, ishin stërlodhur me qeverisje jo frymëzuese, jo kreative dhe tejet improvizuese. Në zgjedhjet e sivjetme, padyshim që kemi faktorë tjerë kompatibil me shkallën e emancipimit tonë politik. Kemi po ashtu edhe rrethana të reja determinuese politike (shtrirja e sovranitetit që po e proklamon pa ndal VV) kemi krizën e thelluar ekonomike (që po mundohet ta “alarmoj” PDK-ja) kemi edhe hipotekën e keqqeverisjes (që po “dëshmon” LDK-ja) po ashtu. Por, interesant ende nuk kemi asnjë përgjigje meritore e adekuate dhe me agjendë të stërholluar, as nga qeveritarët e as opozitarët, se si me ua “lidhë kryet” gjitha këtyre temave e sfidave të lartcekura! Dikush, mund të thotë që pamundësia e vendimmarrjes vetanake (se Dragodani kinse s’po e lejon ketë!), për këto sfida po e vështirëson pa masë heqjen e tyre nga tavolina qeveritare e opozitare. Dikush, madje arsyetimin mund ta kërkoj si satisfaksion moralo- politik edhe te rrethanat aktuale gjeopolitike e gjeostrategjike, ku hisedarët (Brukseli e Uashingtoni) në projektin e shtet ndërtimit të Kosovës kërkojnë me këmbëngulësi imponimin e “këshillave” të tyre!? Por, interesant askush përgjigjen nuk po e kërkon në (pa)pjekurinë tonë sociale e politike dhe në improvizimet tona vetanake si një indikatorë qenësor në procesin e këtij shtet ndërtimi!? Që të gjitha subjektet tona politike, po bëjnë shumë më shumë garë se kush është më shumë pro amerikan, se sa dhe si duhet zgjidhen e si duhet qasur sfidave tona të brendshme pa i margjinalizuar edhe ato gjeopolitike e gjeostrategjike që po ndodhin rreth nesh. Mungesa e vizionit për të ardhmen (jo vetëm të Kosovës) e shqiptarëve në rajon, si edhe margjinalizimi i skajshëm i ideve, koncepteve dhe projekteve decidive e të përpunuara e detajuara, gjitha partitë politike i ka futur në garën e humbëtirës lokale.

3.    Pelikanët tanë, duke mos e parë “malin shkaku i lisit”, ka bërë që e gjithë energjia dhe potencialet kreative ndër ne të orientohen në privilegje dhe interesa personale, klanore, partiake e ideologjike. Shoqërive shqiptare, thënë edhe më thjesht u mungon profili i një burrështetasi karizmatik që për imperativ nuk e ka fort vetëm ideologjinë, e as procesin dhe zhvillimin e demokracisë lokale (se ajo zhvillohet edhe pa “ndihmën” e tyre!), por, e ka pamjen dhe shëmbëlltyrën e bashkimit unitetit dhe interesave kombëtare. Dobësia apo mangësia permanente e gjitha subjekteve tona politike qëndron pa asnjë dyshim në mungesën e një vizioni (mirë do ishte fillimisht ai; afatshkurtër e afatmesëm) për të ardhmen e kombit dhe shtetit të përbashkët! Lakmia për promovime meskine personale, bashkë me interesat materiale klanore të elitave tona pa dallime të theksuar ideologjike e politike ka ndikuar përveç tjerash edhe në vonesën e realizimit te interesave tona strategjike. Dhe ky fakt  social, nuk do ishte aq me “peshë të atillë specifike”, sikur të kishim një sistem të atillë angazhimi, edukimi e arsimimi që artikulon ekskluzivisht interesin kombëtar e shtetëror, në vend të atij personal e klanor. Në fushatën aktuale, në vend që të premtohen parime, ligje, standarde të reja meritokrate, premtohen ngritje pagash (pa mbulesë decidive), investime marramendëse që edhe një shtet me traditë dhe zhvillim të dëshmuar ekonomik, e ka shumë vështirë t’i realizoj.Madhështia” e perversitetit politik që po “demonstrohet në fushatën që po shfaqet pa asnjë ngurrim nga protagonistët poltronist e pa dyshim edhe nepotist politik, nuk qëndron edhe aq tek demonstrimi dhe shpalosja publike e këtij lloj perversiteti (gjë që mund të jetë edhe shëmbëlltyrë e vetë karakterit të vetë protagonistëve në jetën e tyre politike), sa mund të qëndroj te rreziku i infektimit me këto viruse të ambienti jonë social që po i “përbinë” sikur të ishin kokrra paracetamoli!?

Ose siç do thoshte i madhi Faik Konica, se:
“Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton”….
Lakmia për promovime meskine personale, bashkë me interesat materiale klanore të elitave tona pa dallime të theksuar ideologjike e politike ka ndikuar përveç tjerash edhe në vonesën e realizimit te interesave tona strategjike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu