ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Përse Kosova kundërshton  Projektin Ballkan i Hapur ? 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Prirro Prifti, Tiranë 

Nuk është për tu habitur kur sheh Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, të vazhdojnw të kundërshtojnë nismën Ballkan i Hapur të përkrahur fuqimisht nga SHBA dhe BE. 

Shkaqet dhe argumentet jane të shumta, por më kuptimplotet janë këto:  

-Sepse Kryeministri dhe Presidentja të zgjedhur, pas futjes në burg të drejtuesve të UÇK, mendojnë se duhet bërë një politike ndryshe nga ajo që ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënëshkruan në SHBA në kohën e Presidentit Trump së bashku me Presidentin e Serbisë Vuçic. Dhe ndryshimi  duke lënë mënjanë marëveshjet ekonomike, është se një nga opsionet për tu njohur Kosova nga Serbia ishte shkëmbimi i territoreve, 

– Sepse Kryeministri I Kosovës dhe Presidentja e Kosovës mendojnë se me Serbinë janë akoma në luftë nisur nga Sindromi I Stressit Post Traumtik  që ka lënë lufta dhe raprezaljet serbe në Kosovë 23 vite më parë- në një kohë që, askush nga këta nuk guxon të pranojë se lufta me Serbinë është fituar dhe se duhet parë përpara në të ardhmen. 

-Sepse  Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës janë të inflluencuar nga lobe politikanësh radikalistë në Kosove  

-Sepse Lobi i politikanëve shqiptarë të kryesuar nga Berisha, së bashku me disa analistë të konsumuar që paguhen prej tij,  duan të përdorin kundërshtimin e Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës ndaj Nismës `Ballkan i Hapur`,  për të luftuar Kryeministirn Edi Rama i cili ka fituar tre mandate katër vjeçare nga populli shqiptar,  por edhe për të krijuar destabilitet në Shqipëri që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore të së kaluarës.  

– Sepse po këta politikanë të Kosovës kanë kufizime ideore dhe  paragjykime të së kaluarës dhe mendojnë se Kosova është `çifliku` i tyre por se mund të bëjnë çtë duan,  duke harruar ndihmën nga SHBA, BE, NATO, si dhe nga Shqipëria. Harrojnë gjithashtu se Kosova i është shkëputur Shqipërisë që nga viti 1913, por asnjëherë nuk kanë përmëndur ribashkimin me Shqipërinë.  

-Harrojnë Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës se të kundërshtosh bamirësit është  shumë e rëndë për Kosovën. 

Përse Nisma Minishengen u transformua në  Nismën `Ballkan i Hapur`. Në fakt nuk ka shumë ndryshime, sepse ka të bëjë vetëm lirën e lëvizjes së lirë të njerzve dhe mallrave, pra kryesisht një liri ekonomike pa u influencuar nga problemet dhe konfliktet politike.  

 Projekti Minishengen u fillua me bekimin e BE që më 10 tetor 2019, kur Serbia , Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut nënëshkruan marëveshjen e parë. Qëllimi i nismës ishte krijimi i një zone të përbashkët të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Në atë kohë, Kosova refuzoi ti bashkohej nismës sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet dhe mohon krimet e luftës. Mali i Zi me Bosnje Hercegovinën nuk u bashkuan me nismën, pasi e shihnin si përsëritës të procesit të Berlinit. 

 Në vitin 2021, nisma u ripagëzua me emrin `Open Balkan` ose  `Ballkani i Hapur`. Tre udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse, firmosën një Memorandum bashkëpunimi për lehtësimin e import/eksporteve dhe lëvizjes së mallrave. një memorandum bashkëpunimi për tregun e lirë të punës dhe një marrëveshje bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.  

Më 7 dhe 8 qershor 2022 në Ohër Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume. Në këtë takim morën pjesë për herë të parë Kryeministri I Malit të Zi  Abazoviç, dhe Kryeministri I Bosnje Hercegovinës Zoran Tageltija, si dëgjues. Kosova nuk mori pjesë me justifikimet e zakonshme që nuk qëndrojnë. 

Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, 

Marëveshja e dytë ka të bëjë me Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, 

Marëveshja e tretë ka të bëjë me Memorandumin për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. 

Marëveshja e katërt ka të bëjë me fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

 Gjithashtu u theksua lufta e Nismës “Ballkani i Hapur”, bashkërisht kundër krizës energjetike dhe ushqimore, dhe bashkëpunimi për të minimizuar efektet e luftës në Ukrainë. 

Kryeministri Rama spjegoi në komentin e tij në Ohër se: “Ballkani i Hapur“ nuk është i Serbisë siç dëgjojmë këtyre ditëve, por i të gjithë njerëzve që jetojnë këtu, është i fermerëve shqiptarë, sa më shumë të afrohemi aq më shumë zgjidhim problemet dhe armiqësitë, aq më shumë kemi mundësi të zgjidhim edhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë”, kduke theksuar nevojën për më shumë afërsi dhe komunikim që “njerëzit ta kuptojnë se e ardhmja është më e rëndësishme se sa e shkuara”. 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,  theksoi se “shtetet e rajonit duhet t’i lënë pas politikat e konfrontimeve dhe të shohin drejt së ardhmes. Ai ka thënë se pjesëmarrja e tij në takimin e Ohrit është një akt simbolik në mbështetje të nismave rajonale që promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe pajtimin, pavarësisht se në vendin e tij, siç është shprehur, ka forca që nuk pajtohen apo kundërshtojnë nisma të tilla rajonale“.  

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, deklaroi të martën në Ohër se pret që Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës së shpejti të marrë vendim për t’iu bashkuar kësaj nisme. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit . E habitshme sepse Procesi I Berlinit nuk ka dalime esenciale me Nismën Ballkan I Hapur porse është një justifikim prej adoleshenti për të treguar se edhe ai Albin Kurti  ashtu si dhe Rama “di të bëjë politikë“…….??!!  

SHBA-ja e përkrah nismën ‘Ballkani i Hapur’ sikur edhe të gjitha nismat tjera që promovojnë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe nëse ka sukses duhet të mbështeten nga të gjithë, të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Escobar. 

 Edhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se Brukseli e mbështet nismën, si mundësi, që sipas tij do t’i ndryshojë sfidat me të cilat është përballur rajoni, por edhe si mundësi për përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.  

https://ëëë.evropaelire.org/a/takimi-i-ballkanit-te-hapur-ne-oher-/31888635.html 

 Apolllogjetët e Berishës që nxijnë nëpër emisone në  tv  me anti-amerikanizmin e tyre duke e justifikuar me nacionalizmin politik  për të fituar elektorat, vazhdojnë të minojnë çdo përpjekje të qeverisë shqiptare në drejtim të integrimit europian, por u ka dalë boja dhe populli po i sheh me përçmim dhe zemërim. 

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu