Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Dëshira për të hapur Marëveshjet e Assoçimit me BE nga ana e Maqedonisë së Veriut me të cilën është e lidhur edhe Shqipëria, ka hasur në në një tjetër pengesë serioze.
Propozimi i modifikuar francez i pikave të propozuara nga Parlamenti bullgar a ndezur opozitën maqedonase e cila që prej 10 ditësh protestuesit kanë pushtuar sheshet dhe rrugët e Shkupit, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe refuzim të propozimit francez. Gjatë ditëve të protestës, nuk munguan edhe përleshjet fizike me policinë, ku mbi 50 të lënduar u shënuan mes forcave të rendit dhe 12 protestues u arrestuan. Madje u arrestua dhe shqiptari që mbrojti Monumentin e Skenderbeut në Shkup sepse qëlloi në ajër kundër turmës që godiste me gurë monumentin.
(“Po na rrezikohet gjuha dhe identiteti”, në shesh kundër planit francez – Rajoni (gazetatema.net)
Historia shkurtimisht qëndron kështu:
Menjëherë pasi Parlamenti bullgar vendosi të hapë rrugë Republikës së Maqedonisë (pas vendosjes së vetos nga ana e Bullgarisë për gati një vit rresht) nëprmjet marëveshjes me Francën e Makronit, në Maqedoninë e Veriut pasnë protestat pasi lexuan pikat që Parlamenti Maqedonas duhej të pranonte sipas Propozizmit francës.
Me 23 qershor Asambleja Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, hapi rrugë heqjes së vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut duke bërë këto propozime Parlamentit të Maqedonisë së Veriut:
Zbardhet vendimi i marrë sot në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, ku iu hap rrugë heqjes së vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut.
Parlamenti bullgar miratoi sot propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkohë që vendimi final i takon presidentit bullgar. Asambleja Kombëtare, në bazë të Art. 86 i Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë,
- Rikonfirmon kushtet në të cilat Republika e Bullgarisë mund të mbështesë çdo hap në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht:
- Zbatimi efektiv i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe Procesverbaleve të mbledhjeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar sipas Art. 12 të këtij Traktati:
- Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i përfshirë në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- Ekzistenca e garancive evropiane për plotësimin e kushteve të pikave 1 dhe 2.
Për këtë qëllim:
Qeveria e Republikës së Bullgarisë të miratojë propozimet nga Kryesia e Këshillit të BE-së, draft-Kornizën Negociuese dhe Konkluzionet e Këshillit, duke iu nënshtruar kushteve të mëposhtme:
– Përmirësimi i draft-kornizës negociuese të propozuar dhe draft-konkluzioneve të Këshillit për të pasqyruar më qartë faktin se asgjë në procesin e anëtarësimit të MV-së në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë për ekzistencën e “gjuhës maqedonase”;
– të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të MV-së në BE, për zbatimin e pastër të informimit të Këshillit përpara çdo Konference Ndërqeveritare;
– përfshirja e një referimi për protokollet dypalëshe sipas Artit. 12 të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në Kornizën Negociuese
Ndërsa Propozimi francës paraqet një modifikim të vendimit të Parlamentit bullgar:
Propozimi francez:
Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez. Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.
Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.
Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.
Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.
(Propozimi francez në pritje të miratimit në Kuvendin maqedonas (evropaelire.org).
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i mbledhur që me 10 korrik është gjëndur përpara protestive të fuqishme të opozitës maqedonase të cilat kundërshtojnë zbatimin e pikve të paraqitura si nga parlamenti bullgar ashtu dhe nga pikat e propozuara nga propozimi francez. Megjithse Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Kovaceski është optimist duke thënë se propozimi është: `mundësia e vetme për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian`.
Ndërsa Kretari i Opozitëstë Maqedonisë së Veriut u shpreh se: ` Nëse deputetët e shumicës janë të gatshëm për një poshtërim të tillë, ne nga opozita nuk jemi dhe prandaj kërkojmë që të gjitha dokumentet të dorëzohen sipas procedurës parlamentare”, tha Goran Micevski, kryetar i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së
Po ashtu edhe kryetari i LSDM Jovan Mitrevski deklaroi se: `Dëshiroj t’iu bind se propozim-konkluzionet që do të miratojmë do të hedhin poshtë të gjitha insinuatat se rrezikohet gjuha maqedonase me propozimin francez. Janë gënjeshtra se rrezikohet gjuha, identiteti apo çështjet historike. Ato janë të mbrojtur, dhe do të jemi dëshmitarë për këtë që themi`.
Shumëkush bën pyetjen se përse Maqedonia e Veriut që ka një gjuhë të njëjtë me bullgarishten ka kaontradikta aq të mëdha politike dhe Historike aq sa po ve në rrezik integrimin në BE madje dhe marëveshjen e Prespës në të cilën u ra dakort ndryshimi i emrit?
Historia e popullsië së Maqedonisë është një histori jo aq e njohur duke patur parasysh se në Maqdeoni jetojnë dy etni të mëdha: maqedonasit dhe shqiptarët si dhe pakica serbe, turke që flasin turqisht por edhe shqip, dhe këta të fundit shprehen se `jemi turçelinj`, arumunë, ndoshta dhe greke. Pra një popullatë me dy religjione të mëdha Orthodokse dhe Islame.
Po kush janë maqedonasit? Është e vërtetë se Tito e bëri Republikën e gjashtë të Jugosllavisë në 1948 duke pëprfshirë atu dhe një pjesë të territorit shqiptar Pollogun, Dibrën Strugën, Ohrin, Shën Naumin të cilat i u shkëputën Shqipërisë që me Marëveshjen e Ambasadorëve në 1913 dhe që u sanksionuan më vonë në 1914. Dihet se Republika (FYROM) e shpalli pavarësinë pas referendumit të mbajtur më 8 shtator 1991.Me Marrëveshjen e Prespës u nënshkruajt mes Maqedonisë dhe Greqisë më 17 qershor 2018, u quajt Republika e Maqedonisë së Veriut.
Saktësisht, maqedonasit orthodoksë janë pasardhës të popullatës arbërore dhe epirote që kanë jetuar prej shekujsh aty. Dihet se një pjesë e Maqedonisë quhej Amatia ku përfshihej Mati, Dibra, popullsia përeth liqenit të Ohrit dhe Pollogu. Problemi qëndroi pas pushtimit Osman . Gjatë këtij pushtimi, shumë nga popullsia e përzjerë e kësaj treve u vranë, një pjesë u larguan në Itali dhe në vëndet jashtë sundimit turk, por një pjesë e popullsisë nuk u largua por, duke përfituar nga një ligj i Sulltan Mehmet Fatihut dhe i Sulltan Sulejmanit për popullsitë e krishtera që pajtoheshin me Kryetarin e Fanarit (fanariotët e Kostandinopojës) i cili e kishte selinë në Stamboll (Kostandinopojë), mund të ruanin fenë dhe pronat. Kështu arbër &epirotët e Maqedonisë i u afruan kishës bullgare dhe kështu ruajtën pronat dhe fenë por humbën gradualisht gjuhën dhe etninë, duke u quajtur maqedonas.
Kjo ka ndodhur gjatë shekujve XVI-XIX. Pra ata nuk janë bullgarë të mirëfilltë por janë bullgarisht folës dhe shkruajnë si bullgarët me shkronja cirilike. Dihet se popullsia Maqedonisë e lashtë e Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit, nuk kishte lidhje me sllavët e sotëm sepse sllavët erdhën pas shek V e.s.
Ky është shkaku që maqedonasit nuk e quajnë veten bullgarë por maqedonas dhe i kanë ngritur përmendore Aleksandrit të madh sepse mendojnë se është paraardhës i tyre. Po kështu e Gjergj Kastrioti Skënderbu është shprehur vetë se është `Epirot i Maqedonisë` dhe pas-ardhës i Aleksandrit të Madh dhe i Pirros së Epirit, duke qënë se Maqedonia e vjetër përfshinte edhe një pjesë të Epirit të dikurshëm. Madje stema e Familjes Kastrioti ka mbi shqipen dy krenore të Perandorisë Bizantine edhe yllin maqedon por jo në formën e që ka sot ylli maqedonas.
Pra nacionaliteti Maqedonas egziston jo si bullgar por si nocion e veçantë. Ata kanë hymnin e tyre dhe heronjtë e tyre, si Goce Dellçev, Pitu Guli, Dame Gruev, Sandanski, Nikolla Karev kryetari i Republikës se Krushevës dhe Dinu Vangjel si trimat e kryengritjes së vitit 1903, e plot të tjerë.
Sot popullsia shqiptare e Maqedonia së Veriut si etni shtet formuese por me fe myslimane bashkëjeton dhe bashkeqeveris Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria ashtu si Maqedonia pret miratimin e Propozimit të modifikuar Francëez, dhe shpresojmë që së bashku të hapen dyert e integrimit me BE. Në rast tjetër Shqipëria duhet ta kërkojë e vetme hapjen e marëveshjes së Associimit me BE,derisa Maqedonia të zgjidhë mosmarëveshjet me Bullgarinë.
priftipirro2017@gmail.com