Pirro Prifti, Tiranë
Në zallamahinë e përditshme të lajmëve nga Kosova ku Albin Kurti i bën karshillëk SHBA dhe BE, ku Albin Kurti nuk vjen në Samitin e Ballkanit Perëndimor , ku Albin Kurti nuk pranon propozimet e SHBA dhe BE për njësitë monetare që mund të qarkullojë në Kosove dinar+Euro, ku Albin Kurti ndërhyn në problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, ku Albin Kurti merr pjesë në zgjedhjet në Shqipërinë mëmë si parti e veçantë, ku Albin Kurti nuk kashrehur asnjë fjalë të vetme në favor të UÇK dhe drejtuesve të saj pavarësisht akuzave, ku Albin Kurti nuk ka pranuar të ketë në qeverisjen e tij asnjë ministër shqiptar, ku Albin Kurti nuk mer pjesë në takimin për të diskututar dhe firmosur marëveshjet më Republikën e Shqipërisë, ku Albin Kurti nuk ka treguar asnjë interes për bashkimin kombëtar qoftë edhe nëpërmjet ndonjë propozimi për të realizuar një Federatë shqiptaro-kosovare- atëhere çfarë mund të thuash për Kryeministrin e Kosovës?
E vetmja gjë që të shkon në mëndje është idea e Kurtit që të bëhet faktor ndërkombëtar `in persona`, pra kemi të bëjmë ose me një personalitet më probleme psikologjike të Narcisizmit politik, ose Albin Kurti vepron sipas `his Master voice` që nuk na qënka as SHBA dhe as BE. Kush mund të jetë vallë?
Për këtë problem do të shkruamë më vonë por le të hidhemi të njësia monetare `euro` që propozon Albin Krti për Kosovën dhe VKM që ka nxjerrë ai, nëpërmjet Bankës Qëndrore të Kosovës për të zatuar Vendimin që Euro të jetë valuta baze në të gjithë Shtetin e Kosovës pavarësisht kundërshtimeve të SHAB dhe BE.
Në dukje të parë vërehet se z. Kurti mund të ketë të drejtë të vendosë një monedhe tjetër përvecc dinarit në Kosovë me qëllim për të shmangur ndërhyrjen financiaro-ekonomike madje dhe politike të politikës serbe në Kosovë.
Po ta shikosh në pamjë më të përgjithshme ky propozim luftarak duke se ka të meta duke patur parasysh se shteti i Kosovës:
– së pari nuk është shtet brënda be dhe si i tillë duhet të arrë miratim nga Banka qëndrore e BE, pastaj duhet të pyesë SHBA dhe Shqipërinë, si vëndi që ka interesa në Kosovë.
-Së dyti shteti i Kosovës nuk është pjesë e OKB dhe si i tillë nuk mund të ndërmarrë vendime të pavarura nga fuqitë që janë garantues të pavarësisë së Kosovës për shkak se e kanë çliruar dhe e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë të rimëkëmbët.
-Së treti sipas Kushtetutës së Kosovës thuhet se: ` Neni 18` [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve
ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
(2) të drejtat dhe liritë themelore;
(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;
(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit
nga Presidenti i Republikës së Kosovës
-së katërti si pas Rezolutës 1244 të OKB duhet që Kosovës ti jepet: ` (g) Mbështetja e rindërtimit të infrastrukturës kryesore dhe rindërtimit tjetër ekonomik`.
E parë në kënd vështrim Republika e Kosovës dhe Politika e saj duhte të dëgjojnë dhe të bien dakort me ndërkombëtarët. Në një nga pjesët e ndërkombëtarëve është dhe Shqipëria si vëndi të cilit në 1913 i u shkpëtuën tokat e territorit të saj dhe i u dhanë Serbisë dhe Greqisë.
E parë gjithashtu në kët kënd vështrim Kosovova duhet të kishte ngritur një komision këshillimor më SHqipëriënë i cili do të shërbente për të koordinuar afrimin e bashkimit më Shqipërinë mëmë.
Asgjë nga këto nuk ka ndodhur deri tani. Megjithë përpjekjet e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën nëkoordinimin e bashkëpveprimeve në përputhje më kërkesat e Aleatëve SHBA dhe BE , ato janë parë më përbuzje dhe mospërfillje nga politikat e sotme kosovare e drejtuar nga Albin Kurti aq sa edhe në Samitin ku mori pjesë Zelenski Albin Kurti nuk erdhi duke treguar një mospërfillje të plotë ndaj BE dhe SHBA por veccanërisht ndaj mëmës Shqipëri dhe qeverisë së saj.
Në ecurinë e ngjarjeve, sidomos pas marrjes së pushtetit në Kosovën që nuk njihet Akoma nga BE, – nga ana e Vetvendosjes dhe Albin Kurtit, çuditërisht janë marrë një varg masash që injorojnë totalisht Shqipërinë si shteti të cilit i janë marrë tokat dhe popullata shqiptare nga Konferenca e Londrës në 1913, por që megjithëse me ndihmën e NATO-s dhe të UÇK , Kosova u çlirua, nuk është parë asnjë reagim për të parë Shqipërinë si Atdheun e saj, vëllain e saj, mikun e saj më të mirë, në të mirë e në të keq, por Shqipëria po shihet nga politika aktuale kosovare si një shtet që nuk ka lidhje me të, megjithse popullata e Kosovës vazhdon lidhjet e ngushta me atdheun mëmë.
Po vërehen insinuata jo vëllazërore nga politika dhe grupe të veçanta intelektualësh kosovarë, të cilët ose e kanë harruar, ose po veprojnë sipas urdhërave të dikujt për të mbajtur marëdhëniet shqiptaro-kosovare në nivele nga më të ultat dhe duke provuar përçarje si gjithmonë në të kaluarën.
Përpjekjet kundër shqipes standarte, përpjekjet për të quajtur vëndin komb Kosovar, përpjekejt për të quajtur gjuhën Shqipe dialektore kosovare si gjuhë kosovare, përpjekjet për të injoruar luftën e UÇK, përpjekjet për të aktivizuar kripto-islamizmin.
Të gjitha këto tregojnë indirekt mungesën e dëshirës për tu afruar me Shqipërinë mëmë, duke harruar si nëse nuk bashkohemi si faktor shqiptar qoftë në formë federate apo konfederate, dhe në se nuk bëhemi faktor Ballkanik, gjithmonë do të jemi nën trysninë e fqinjëve xhelozë ndaj një Shqipërie natyrale sepse vetë ata i frikësohen një bashkimi të tillë.
Një bashkim i tillë do të tregojë forcën e shqiptarëve por edhe do të zbulojë të vërtetat e fshehura dhe të deformuara të Akademive fqinje që e kanë ndërtuar historinë e shteteve të tyre me pjesë nga historia e shqiptarëve.
Një nga mënyrat për të afruar Shqipërinë me Kosovën meqënëse është dhe rasti, mund të jetë edhe bashkimi monetar Shqipëri Kosovë, me anë të LEKUT shqiptar i cili tregon stabilitet dhe i u përmbahet ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare dhe nuk do të nxiste reagimin as të BE, dhe as të SHBA, por do të forconte ekonomine, financat, dhe do të afronte veprimet e përbashkëta politike të Shqipërisë dhe të Kosovës.
priftipirro2017@gmail.com
Z. profesor,
Te flaesh dhe te shkruash per unifikimin e valutes, ose aplikimin e “lekut” shqiptar ne Kosove, ne nje kohe kur Kosova dhe Shqiperia sundohen ( qeverisen) nga majtistet proletar dhe internaciobalist: Kjo te ngjane ne metaforen e njohur mbi “duhmen ( duhamen) e peshqve dhe njalave te arta, me syze dhe me kravata ne fund te detit te vdekur”!
Albin Kurti i Kosoves, e pau (zbuloi) qiellin ne keneten ose mocalin e ndotur dhe te turbullt balllkanik, ndersa, Edvin Rama i Shqiperise, i kapi (zuri) pershqit ne qiell!
Te dyte si majtist te verber dhe fanatik, te pa fe, pa komb dhe pöa atdhe….
Te ngjane ne imposible, apo ne mision Sizifi dhe Herkulesi.
Po pasha “shpirtin e bekuem” te Behgjet pacollit dhe “koken gjeniale” te Lulezim Bashes!
Mos qani perse (pse) ndodhi, por qeshni perse( pse) mbaroi!