ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Përse po dezinformon Fatos Klosi (?!)

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Parmbrëmë gazetari Blendi Fevziu intervistoi Prof. Dr. Fatos Kolosin. Tematikën e intervistës Z. Fevziu e ka emërtuar “shërbimet sekrete në luftën e Kosovës”. Prof. Klosi atëherë ishte kryeshef i Shërbimit Informativ Shtetëror (nga qershori i vitit 1997 deri në vitin 2002; përpara, nën sundimin e presidentit Sali Berisha, ky shërbimi ishte bërë famoz me akronimin SHIK).
Në pyetjen e Fevziut, “çfarë informacioni kishit ju për UÇK-në në fillim të vitit 1998”, Prof. Klosi dezinformoi:
“Them që e njihnim situatën. (…)
FEVZIU: Kush ishte personi që ju takoi drejtpërdrejt n’emër të UÇK-së?
KLOSI: Personi i parë ka qenë Ibrahim Kelmendi. Por biseda me te m’u duk një çik e çuditshme, shumë e përgjithshme. Ai kishte një ide të madhe për luftën, gati frontale, që mua s’ma mbushi mendjen. Megjithatë u takuam edhe herëve tjerë. Por nuk ma krijoj besimin se ishte diçka kaq serioze. Më pas pata kontakte tjera me njerëz shumë më të rëndësishëm se ai. Ata me frikë u afruan (…)
Vërtet ndiej keqardhje për Prof. Klosin, pse herë pas here po publikon ca dezinformime të vockla, denigruese, kur po flet për mua si protagonist i asaj kohe dhe i takimeve me te.
Fillimisht po ofroi aspektin fizike të atij “takimi”, për t’i rrëfyer në vijim edhe 3-4 zhvillime me rëndësi, që ishte protagonist edhe Klosi, për të shfaq edhe opinionin tim, përse Prof. Klosi po plason dezinformime e denigrime të kësaj natyre.
Në Shqipëri, si shoqërues i bashkëveprimtarit dhe biznesmenit Refik Hamiti (nga Mitrivica, i imigruar në Kiel / Gjermani), shkova në fund të shkurtit 1998. Ishte mesi i marsit 1998 kur me ndodhi të “përplasem” te fizikantja Prof. Dr. Vera (Sadik) Bekteshi, në ndërkohë e afirmuar edhe si Shkrimtare. E quaj përplasje, sepse ishin momente kur në Tiranë sorollatesha si gjeli kur i pritet koka.
***
Digresion:
Veren e njihja nga viti 1991, kur Personaliteti vuthjan, Gjeneralojtnanti Sadik Bekteshi, i burgosur në vitin 1974 kur ishte Komisar i Ushtrisë Shqiptare, qe liruar nga burgu dhe bashkë me Bashkëshorten Hava (me origjinë Balidemaj e Martinajve të Plavës; ish kryetare e Gjykatës Kushtetuse të Shqipërisë) dhë fëmijët, të cilët deri atëherë, për shkak të Sadikut, ishin “internuar”, u vendosen si qiraxhi në një banesë mizerie në Tiranë. Vera ka mbaruar studimet për fizikë në Tiranë, në vitin 1969, ku e kanë mbajt pedagoge. Bashkë me Verën kishte studiuar edhe Fatos Klosi, prandaj qysh nga ajo kohë e studimeve ishin shokë.
***
Pra, – siç isha duke rrëfyer, – këmbët me nxoren pranë pallatit ku banonte Vera, prapa Ministrisë së mbrojtjes (nuk ua di emrin rrugës, por rreth 150 m largësi). Spontanisht u përcaktova të shoh nëse Vera ishte aty, me shpresë së biseda me të do më ngushëllonte. Fatmirësisht e gjeta në banesë. Ishte buzëmbrëmje, rreth orës 17. Sapo më përshëndeti, më njoftoi se në orën 18 priste një shok, duke më sinjalizuar se para orës 18 duhej të largohesha.
Bisedimi na shpërqendroi, prandaj harruam kohën. Bisedën na e ndërpreu zilja. Vera zuri të arsyetohet para shokut: “Më fal, kam për vizitë kushëririn Ibrahim Kelmendi, me të cilin u morëm vesh se mund të qëndron deri sa të vije ti…” Klosi ia ndërpreu arsyetimin, duke shpreh kënaqësinë për mundësinë që të më njihte.
Në bisedë e sipër, pasi u informova se ai ishte kryeshef i SHISH-it, dhe duke pas tashmë në “mes” Verën, Prof. Klosi u ankua: “Vërtet po ndihem keq kur kolegët e shërbimeve të shpeteve miqësore po më pyesin për UÇK-në dhe nuk po di çfarë t’u them. Kam takuar vetëm Shuaip Mujen (është fjala për Shaipin, që në Tiranë e quanin Shuaip.). Por as ai nuk kishte informacion konkret. Përmes ca miqve kam lut të takohem me përfaqësusin e UÇK-së dhe LPK-së, i afirmuar me nofkën Zeka, siç po e quajnë Xhavit Halitin, por ai nuk po pranon, me arsyetim se ka miqësi me kryeministrin Nano…” (parafrazim)
Ky rrëfim i tij më pat irrituar. U përcaktova të isha krejtësisht i sinqertë, deri në detaje, sepse kisha mendimin që lufta nuk mund të bëhet pa qenë i informuar e pa na përkrah, fillimisht SHISH, të cilin e pason qeveria, varësisht nga informimi që SHISH ia prezanton qeverisë. Kështu mendoja se ndodh në shtete funksionale.
“Zeka, – vazhdova informimin, – nuk është përfaqësues i UÇK-së as i LPK-së. Ai është anëtar i Kryesisë së LPK-së dhe anëtar i Sektorit të rëndësisë së veçantë, siç e kemi emërtuar këtë sektor që ka formuar LPK-ja, për ta ndihmuar formimin dhe konsolidimin e UÇK-së në Kosovë. Ai bënë jetë ‘paralele’ në Tiranë, duke simuluar për kamuflim përfaqësuesin e LPK-së. Nuk e di nëse Kryesia e ka ngarkuar me ndonjë përgjegjësi konkrete, por unë, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, i cili e zgjedh dhe kontrollon Kryesinë, di se Zeka duhet të ju luste juve për takim qysh kur jeni bërë kryeshef i SHISH-it, për të shkëmbyer informim që t’iu bind të kishim përkrahjen Tuaj. (…)
Epopeja e Jasharëve na ka befasuar, gjegjësisht na ka zënë krejtësisht të pa përgatitur. Një komandë që simulohej se e kishte UÇK-ja në Kosovë, të cilën e quanim Shtabi Qëndror, është defunksionalizuar qysh në janar 1997, kur kanë ndodh vrasjet dhe arrestimet e pjesëtareve të UÇK-së. Në Kosovë qysh atëherë policinë serbe kanë sfiduar vetëm tre-katër grupe, siç po i quajmë pjesëtarët e UÇK-së të organizuar në zonat përkatëse të Kosovës. Të gjitha drupet duhet t’i kenë rreth 200 pjesëtarë. Kanë komandant të tyre në zona. Ato herë pas here kanë bërë sulme guerile, pa qenë të komanduar nga ndonjë shtab qëndror dhe pa pas armatim të duhur e as financa. Prandaj shërbimet serbe dhe të huaja nuk kanë pas informacion për ato grupe dhe nuk kanë qenë në gjendje t’i zhbëjnë. Sulmet guerile të atyre grupeve e kanë afirmuar akronimin UÇK në përmasa sa tani është mitizuar si legjendë. Tani në Kosovë, në emër të UÇK-së, po vetorganizohen kryengritësit e Vëgjelisë çlirimtare…”
U përpoqa ta kujtoj rrëfimin tim sa më saktësisht. Bile, ka qenë akoma më “brutal”, sepse ka përmbajt fragmente, se si ndonjë sulm gueril “grupet” duhet ta kenë vendos e bërë spontanisht, pasi janë frymëzuar duke pi çaj, duke imituar “lëvizjen kaçake” të viteve të 1920-ta, që janë udhëheq nga Azem e Shote Galica. Prandaj nuk kanë mund t’i zbulojnë e pengojnë shërbimet dhe policia serbe, por as shërbimet e huaja.
Kur e mbaruam atë “takim”, u larguam njëherash të dy nga banesa e Verës. Në oborr, pranë hyrjes në pallat, Prof. Klosin po e priste xhipi me shofer. Në ndarje e sipër përshëndetëse më pëshpëriti: “Shoferi ka dasmë javën e ardhshme dhe do të kishte nevojë për dhjetëmijë dollarë ndihmë…”
Nuk i kisha. Nuk e di nëse do ia jepja, po t’i kisha, sepse ajo lypsari më pat trondit. E njihja gjendjen në Tiranë, meqë kisha qëndruar rreth një vit e gjysmë në vitet 1991/92 dhe dhjetë ditë në mars 1997 në Shqipërinë e Jugut. Aty m’u prish kënaqësia që ma pat dhënë ai “takim” krejt rastësor. Më bëhet sikur i jam përgjigj: “Ju lutëm për mirëkuptim, nuk e kemi gjendjen për të financuar dasma.” Atij i që ngrirë zgërdhija, të cilën shpesh e shfaqte pa rend e vend…
[vijon]
(Ibrahim Kelmendi)
Këtu intervista e Prof. Klosit:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu