Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Është hera e parë kur SPAK po tregon disa dobësi të cilat mund të jenë reflektuar edhe më parë porse sot po dalin qartë që këto dobësi nuk janë të rastësishme.
Nuk janë të rastësishme sepse duke u bazuar në faktet e paraqitura mund të vërejmë se prokurorët e SPAK-ut nuk ënkan shëntorët me duar të pastra për të cilën u vendosën në këtë strukturë të rëndësishmë për luftuar vrasjet, korrupsionin, dhe shkeljet e rënda ligjore. Po çfarë po ndodh?
Vërehen disa mangësi.
Së pari SPAK po përpdor burgosjen edhe për vepra që janë vetëm të dyshuara por nuk janë të paprovuara duke shkelur kështu të drejtat dhe liritë e njeriut. Megjithëse ligji ka tolerancën e vet si `paraqitje në data të caktuara në prokurori`, `arrest shtëpie` ,` lënie të lirë por pengim në daljen jashtë shtetit`, SPAK ka futur në burg duke u bazuar në frazën `dyshim i arësyeshëm`, me idenë se personi mund të prishë apo të deformojë faktet, duke mos arsyetuar se ka dhe rrugë të tjera për ta parandaluar këtë veprim. Ana tjetër e medaljes është se personi mund të burgoset nga SPAK edhe pa u cilësuar si i pandehur.
Së dyti, mund të mendohet se SPAK- duke vlerësuar statistikat- mund të ketë tendencën për të vepruar politikisht. Përse arrihet në këtë ide? Sepse arrestimet që ka bërë SPAK i ka bërë në mbi 90% të rasteve nga Maxhoranca, pra janë mbi 60 ish drejtues të saj të futur në burg ose të akuzuar dhe vetëm 2 persona nga opozita. Kjo statistikë kënaq vetëm palën politike opozitare e cila mban përgjegjësi të plotë për ngjarje të kaluara qoftë për `97 dhe `98, qoftë për Gërdecin, qoftë për 21 janarin, qoftë për deklarata të ndryshme të bëra nga drejtues të opozitës të cilët në një formë ose në një tjetër kanë nxitur destabilizim të vëndit, dhe madje mund të mendosh se këtu mund të ketë dorë dhe disa politika extremiste të vëndeve fqinje apo të interesuara që Shqipëria të mos jetë e stabilizuar.
Së treti SPAK pa dashje po kërkon bërjen e një “republike prokurorësh` dhe nuk po kupton se stabiliteti i vëndit- është në rradhë të parë, dhe për pasojë nuk mund të vazhdosh të mbahet nën presion qeverisja duke kaluar hetime të rezurvuara port w dala nw emisione tip Top Channel të mistifikuara nga ndonjë pseudo-analist fetaro-politik, apo me lajme të blera nga individë tek SPAK-u (edhe kjo njw akuzw e rwndw pwr ndonjw prokuror qw shet e ble hetimet e rezervuara), të cilat bien edhe në dorë të opozitës apo të disa gazetarëve të paguar, për të përhapur jo vetëm lajme të vërteta por të rezurvuara por edhe lajme të rreme apo gjysmë të vërteta.
Madje ka disa gazetarë që quhen gazetarë investigative, të cilët blejnë apo shesin informacione jo vetëm për opozitën, ndoshta dhe për maxhorancën, por edhe për botën e krimit siç mund të jenë ndonjë gazetar i thirrur nga SPAK.
Sidoqoftë SPAK ka lejuar që të dalin informacione të rezervuara në duart e Opozitës e cila po përpiqet të ndotë dhe të shantazhojë jo vetëm qeverisjen aktuale të zgjedhur me vota, por edhe vetë Shqipërinë duke e paraqitur atë në sytë e vetë shqiptarëve dhe të botës si një vënd ashtu siç e kishte katandisur vetë opozita në vitet kur ajo drejtonte, madje shkaktoi edhe shkatërrimin e shtetit. Sot ajo po përpiqet që të justifikojë vehten duke i transferuar fajet e veta tek të tjerët. Kjo është një shënjë patologjike e ndonjë drejtuesi të Opozitës simptom (e cila po shfrytëzohet me djallëzi edhe nga politikat fqinje) që kërkon mjekim por edhe duhet të mos promovohet si kritikë ndaj vetë shtetit shqiptar.
Së katërti Prokurorët e SPAK-UT nuk janë shënjtorët që populli po mendon se janë, sepse ata paguhen me rroga të larta të cilat nuk i përmban Piramida e pagave të shtetit shqiptar, -dhe për këtë arësye ata duhet të shënjtëronin realisht në karriket e tyre si Perëndesha Themis me peshoren e barazisë në dorë- por përkundrazi, mesa duket, për shkak të gabimeve të tyre që rëndojnë mbi individët e akuzuar, ata ose janë frikësuar nga presionet e bëra nga Shejtani i Opozitës ose akoma me keq, ndonjë nga ata mund të ketë marrë rryshfet apo lehtësira të tjera, e për pasojë kandari i padrejtësisë për të vërtetuar pafajësinë anon negativisht në dukje, me gabime në dukje të vogla, por me pasoja të mëdha.
Së fundmi, vetë ligji për SPAK-un ka të çara sepse në të shkruhet se…. SPAK –u kontrollohet nga vetë SPAK-u…. pra është një nonsens ligjor, sepse çdo institucion i pavarur duhet kontrolluar në mënyrë të ndërvarur nga një Institucion tjetër, ndryshe institucioni i tipit SPAK po i ngjan një Monarkie të vogël brënda Demokracisë shqiptare parlamentare, dhe si e tillë do të rrezikojë vetë demokracinë paralamentare.
Dy rastet e fundit që po i shkruaj më poshtë janë flagrante;
Njëra është për Kryebashkiakun Veliaj i cili dyshohet se ka bërë korrupsion dhe kjo mund të jetë e vërtetë por duhet vërtetuar në gjykatë, por mënyra e akuzimit të tij është jo normale, për më tepër nga një prokuror që del se është future pa plotësuar kushtet-nuk ka magjistraturë dhe seka qënë noter. Nga ana tjetër ku prokuror ka patur një sjellje etike jo normale sepse personi që është akuzuar është një person i zgjedhur nga 240 mijë votues dhe të paktën egziston në mos imuniteti që ka i zgjedhuri (imunitet kanë vetëm deputetet me 5000 vota të zgjedhur mesatarisht), të paktën të egzistojë respekti dhe ruajtja e dinjitetit.
Gjithashtu ky prokuror duke i dërguar bashkëshortes së të akuzuarit mesazhe në whatsup në orët e vona të natës, tregon se ky nuk njeh ligjin, dhe si i tillë duhet larguar nga SPAK, përsjellje anormale. Ky rast ashtu dhe rasti tjetër me bashkiakun tjetër Jorgo Goro, është spjeguar edhe nga nje gazetar i Euroneës Albania:
Gazetari Eni Ferhati ka ndarë detaje të reja mbi seancën gjyqësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për “NOË me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, ai ka theksuar se përplasja mes prokurorit Olsi Dado dhe Veliajt ishte mjaft e ashpër, por ndërhyrja e kreut të SPAK, Altin Dumani, ka shmangur përshkallëzimin e situatës. Gazetari gjithashtu vuri në dukje se Dado ka shfaqur shenja ngarkese emocionale përtej funksionit të tij, duke sjellë si shembull një tjetër seancë, ku ai bëri një gabim në leximin e pretencës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Nuk po e sjell këtë si shembull, por ai ishte i papërgatitur dhe në këtë pretencë kishte bërë një gabim në shkrim, i cili u konstatua nga gjykata. Unë isha vetë në seancë, ku ai kishte harruar të shkruante edhe formën e bashkëpunimit për të cilën akuzohej si Jorgo Goro, ashtu edhe vartësit e tij në Bashkinë e Himarës”, tha gazetari (“Dumani frenoi përshkallëzimin e situatës” – Gazetari zbulon detaje nga “sherri” mes Erion Veliajt dhe Ols Dados në gjykatë – Politika).
Rasti tjetër jo normal për SPAK-un ashtu siç e shkrova dhe më lart ka të bëjë me universitetin bUjqësor ku janë lëshuar 24 masa siç e spjegon i shqetësuar dhe Kryeministri i vëndit. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 24 masat e lëshuara me kërkesë të SPAK, për stafin e pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës. Rama shkruan se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve me pare për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Vetë rektori, Fatbardh Sallaku, që Rama thotë s’ka lidhje me këtë hetim, nesër do jetë në një seancë dëgjimor në grupin e PS në orën 09:00. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030 (SPAK ‘mësyn’ në Universitetin Bujqësor, Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, nesër në grupin e PS seancë dëgjimore me rektorin – Politika).
Para se problemi të shkojë në SPAK, vetë Universiteti Publik me Autonominë Financiare përkatëse që i ka dhënë Ligji i vitit 2015, ka të drejtën e vet të shkruar në Statut dhe Rregulloren e Universitetit që Senati me Rektorin mund të marrë masa administrative si : vërejtje, pezullim, apo largim nga puna të punonjësve të tij, që përpara se SPAK të vendosë masat e veta. SPAK, mendoj se ka tejkaluar kompetencat në këtë rast. Nuk mundet të shantazhohen e të tremben pedagogët, apo individët, madje edhe politikanët, nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e tyre, dhe nuk mund të marrësh masa drastike sepse kështu dashka opozita me Shejt-anin në krye, sepse duke vepruar kështu do të shkaktohet një destabilizim i rrezikshëm për shtetin shqiptar, destabilizim që u vjen për shtat jo vetëm disa individëve të opozitës dhe të maxhorancës sepse në këtë mënyrë shpëtojnë nga akuzat për shkelje të ligjit, por edhe sepse Shqipëria mund të bjerë në një `97 të dytë për shkak se `Shënjtorët e SPAK` e kanë kuptuar se nuk mund të kontrollohen, madje as të dënohen për shkeljet e tyre të ligjit, – prandaj mendojnë se mund të bëjnë ç`të duan-njëlloj si hetuesit e Enver Hoxhës. Kjo gjë duhet frenuar urgjentisht për të mirën e Shqipërisë.
Paturpsia juaj nuk ka kufi .Por besoj se do të heshtni e do të zhdukeni nga mediat kur kryehajduti Rama ,që është dhe shënjtori juaj të dënohet per dëmet kolosale që i ka bo vendit . Vetëm atëhere do të kemi fatin të mos ju dëgjojmë më . E sigurtë që jeni palë a asaj media që paguhej nga hajduti Erjon ,kryebashkiaku i Tironës. Jeni njeri në shërbim të hajnave .