ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Përse Shqiptari mbrojti monumentin e Gjergj Kastriotin në Shkup? 

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Ngjarja e ndodhur tre ditë më parë në Shkup kur turmat e zemëruara maqedonase protestuan para parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të kundërshtuar planin frances të integrimit të Maqedonisë së Veriut për në BE , plan i cili kishte pika që qeveria maqedonase duhej  të pranonte propozimet bullgare në mënyrë që të hapej rruga për fillimin e bisedmive me BE për një Marëveshje të Associimit. 

 Këto turma hodhën gurë edhe mbi Monumentin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup i cili është në krye të Çarshisë së Madhe të Shkupit bauar kryesisht nga shqiptarët. Gurët e hedhur sigurisht kishin kuptim simbolik meqënëse Gjergj Kastrioti Skënderbeu është një Hero Kombëtar i shqiptarëve, por politikanët shqiptarë të Maqedonisë dëshërojnë që paketa franceze e propozimeve të pranohet nga Parlamenti maqedonas në mënyrë që të hiqet vetua e Bullgarisë e kështu Maqedonisë së Veriut t`i hapet rruga për në BE  e për pasojë edhe Shqipërisë. Kjo mesa duket ka hasur kundërshtimin e protestuesve opozitarë maqedonas të partisë VMRO-DPMNE, e cila përveç këtij kundërshtimi, kërkon edhe kthimin e emrit të mëparshëm- si Republika e Maqedonisë, dhe jo e Maqedonisë së Veriut.  

Ky ishte shkaku që protestuesit opozitare maqedonas hidhnin gurë mbi Monumentin e Skënderbeut në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shqiptarëve që përkrahin propozimin francez. interesante është se në vënd që policia të mbrojë monumentet historike arrestoi shqiptarin Isuf Koka që mbrojti monumentin e Skënderbeut nga shkatërrimi, me pretekstin se ai nxorri revolen dhe qëlloi në ajër duke zmbrapsur turmën e irrituar të opozitarëve fanatikë maqedonas të cilët kishin rrethuar monumentin dhe dyqanet përreth. Ndërkohë asnjë prej maqedonasve të irrituar që qëlluan me gurë nuk u arrestua?! 

“LSDM-ja dhe koalicioni  ku përfshihen partitë shqiptare që drejtojnë Maqedoninë e Veriut nuk do të lejojnë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të rrezikojnë Marrëveshjen e Prespës, të na fusin në grindje të reja me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, të na sjellin në konflikt dhe urrejtje të brendshme dhe kështu ta kthejnë vendin në të kaluarën e errët të regjimit” thuhet në një komunikatë të Koalicionit qeverisës dhe të LSDM të ditës së enjte  

Monumenti i Skënderbut në Shkup u vendos në 28 nëntor 2006 dhe është realizuar nga Thoma Thomai dhe peshon 2.6 ton dhe i vendosur në krye të çarshisë në Shkup. Një monument i mëparshëm e Skënderbeut është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1963  që ra në Shkup nga ku vdiqën mbi 1.000 vetë në atë kohë. 

 Ky incident i ndodhur  para dy ditësh, tregon edhe njëherë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë hapjen e negociatave dhe nuk janë naacionalistë ekstremë si disa politikanë të opozitës maqedonase të cilët nuk e kanë për gjë që të nxisin urrejtje dhe përplasje etnike. 

Dihet se si është formuar Maqedonia si republikë  e gjashtë e Jugosllavisë së Titos e cila mbijetoi pas shkatërrimit të Jugosllavisë në saje të insistimit të SHBA. Marëveshja e Prespës me Greqinë për emrin i dha mundësinë Maqedonisë për t`ju hapur dyert e BE, por vetoja Bullgare po e vonon këtë hapje dyersh. Është në dorën e parlamentit të sotëm maqedonas që të dalë mbi nacionalizmin ekstrem maqedonas dhe të pranojë planin francez sepse është e ardhmja në lojë. 

Sidoqoftë po të shohim nacionalizmin maqedonas të shprehur para dy ditësh kundër shqiptarëve duke goditur me gurë monumentin e Skënderbeut në çarshinë e Shkupit, gjithmonë të shkon në mëndje se kush janë shkaqet se përse maqedonasit nuk duan të quhen bullgarë dhe kanë frikë nga i ashtuquajturi `bullgarizim` i Maqedonisë.  

Interesante është se ka dhe elementë që historia e Ballkanit dhe sidomos midis fqinjëve shqiptarë e maqedonas nuk është treguar, ose është harruar, me qëllim në vitet e mëvonshme për shkak të frikës së asgjësimit të popullit të asaj kohen nga osmanët, ose më vonë, për shkak të mbijetesës me kishën sllave bullgare duke ruajtur pronat dhe fenë. Bullgarët insistojnë se maqedonasit orthodoksë janë bullgarë , maqedonasit insistojnë se nuk janë bullgarë megjithsë flasin bullgarisht. 

 Dhe kanë të drejtë sepse Maqedonasit orthodokse janë në fakt arbër &epirotë vendalinj. Ata në kohën e pushtimit osman nje pjese u larguan, nje pjese u vrane, nje pjese u islamizuan kurse nje pjese u afruan afer kishes bullgare per shkak se kishat kishin nje fare autonomie nga Sulltani sepse paguanin haraçin përkatës dhe lejonin trupat osmane sa herë që kishin nevojë të kalonin në pronat e kishës. Këtë e bënë për të mbijetuar në atë kohë nën Perandorinë Osmane.  

Në këtë mënyrë arbërit&epirote orthodoksë u munduan të ruanin pronat e tyre dhe fenë, por humbën etninë. dhe me kalimin e brezave  u quajten maqedonë sepse jetonin në Maqedoni.. Edhe Gjergj Kastrioti në letrën ndaj princit të Tarantos apo me të deleguarin e Papës por edhe nga Marin Barleti, pranon se Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ishte epirot  nga krahina e Maqedonisë. Kjo sepse me Maqedoni quheshin në atë kohë trojet e Arberise dhe Epirit si Mati, Dibra, Pollogu  (Emathia), e deri ne Epir Mollosi e Selanik. 

Kjo është arësyeja që maqedonasit e sotëm nuk pranojnë se janë bullgarë, sepse janë arber të sllavizuar që i u afruan kishës bullgare për të ruajtur fenë dhe pronat por humbën gjuhën amtare e për pasojë edhe etninë. Dhe kane të drejtë: janë arber të sllavizuar për shkak të fesë, flasin bullgarisht (ose maqedonishte bullgare me shkronja cirilike bullgare) por nuk janë bullgarë megjithse flasin gjuhen bullgare. 

Megjithatë historia mbetet histori, dhe ne duhet të pranojmë realitetin. E rëndësishme është se shqiptarët e Maqedonisë ashtu si dhe shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës e të Malit të Zi, ashtu sikundër edhe populli i Maqedonisë së Veriut,  kërkojnë që të hapen negociatat sa më parë për tu integruar në të ardhmen në BE. 

priftipirro2017@gmail.com   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu