ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Përse, të paktën, mungon debati për akuzën kaq inkriminuese?!

Shkrime relevante

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
TË PAKTËN – PËRSE MUNGON DEBATI EDHE PËR AKUZË KAQ IKRIMINUESE?!
Bilall Sherifi, – bashkëveprimtari shumëvjeçar edhe i imi, sekretari e këshilltari personal i Hashim Thaçit, kur ishte katapultuar në krye të UÇK-së, sekretar e këshilltar personal i Jakup Krasniqit, kur ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, bashkëthemlues i partisë Nisma, deputetë i Kuvendit në disa mandate, kryetar i fraksionit parlamentar, etj., etj., – para 5 orëve ka publikuar status që e ka titulluar:
“Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga misioni i tij për zhbërjen e shtetit të Kosovës!”
Kjo është akuzë tepër serioze, që do të duhej të shqetësonte edhe varrezat, ndërsa po heshtin edhe bashkëveprimtarët më të ngushtë të Bilallit, siç janë, ta zëmë, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa dhe bashkëveprimtarë tonë tjerë.
Vetëkuptohet, dy janë reagimet logjike ndaj kësaj akuze kaq inkriminuese: ose t’i besohet Bilallit dhe të diskreditohet meritueshëm KM Kurti, o të demantohet Bilalli si shpifës! Rruga e mesme është oportunizmi e konformizmi dekadent!
Merre me mend, edhe unë që jam diskualifikuar moti si “kritizer” e “anarshist”, nuk po jam në gjendje të përcaktohem, çfarë qëndrimi duhet të mbaj, meqë as nuk dua të besoj që Bilalli po shpif vetëm për hir të luftës për pushtet politik, as nuk dua të besoj se KM Kurti ka mision zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Bilalli ka pas funksione dhe pozicione të larta politike e shtetërore, që ia kanë mundësuar informimin nga AKI për Albin Kurtin, prandaj nuk i falet nëse ka plasuar akuzë që bazohet në shpifje. Por nuk i falet as nëse nuk na informon sinqerisht, çfarë faktesh kokëforta ka. Përndryshe, duhet konstatuar, shteti vërtetë është kap, nëse AKI ka prova se Albin Kurti ka mision për ta zhbërë shtetin e Kosovës dhe nuk i ka alarmuar me kohë institucionet kompetente, që ndaj tij të ndërmerreshin masa ligjore!
***
Teksti i akuzës që ka ngrit Bilall Sherifi kundër KM Kurti:
Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga misioni i tij për zhbërjen e shtetit të Kosovës!
Të gjithë njerëzve, shqiptarë dhe të huaj, që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, u kujtohet agresiviteti i VV-së në përgjithësi dhe i Albin Kurtit në veçanti kundër themeleve të shtetësisë së Kosovës dhe bartësve të institucioneve të saja shtetërore.
Është e tepërt të përmend shembuj konkret, sepse kur përmendet dhuna ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës njerëzve u dalin parasysh qindra policë të gjakosur, ndërtesa të demoluara, vetura zyrtare të thyera, kamionë biznesesh të përmbysura…
Qasja e tillë e Albin Kurtit dhe e VV-së kundër çdo gjëje që përbënte format embrionale mbi të cilat duhej të ndërtohej dhe forcohej shtetësia e vendit tonë, përforcoi bindjen se Albin Kurti kishte marrë për mision zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Në funksion të realizimit të ambicieve për kapjen e shtetit, ambicie e kamufluar me gjoja projektin e krijimit të “Republikës së Tretë”, Albin Kurti vazhdon me spastrimin e kuadrove nga çdo institucion politik, diplomatik, ekonomik dhe kulturor dhe vendosjen e njerëzve partiak që i nënshtrohen diktatit të tij.
Spastrimi i kuadrove profesionale mbi kriteret partiake dhe dëliri për të bërë çdo gjë sipas kutit të vet, e kanë verbuar deri në atë shkallë Albin Kurtin, saqë të merr guximin dhe të mos zbatojë marrëveshjen për blerjen e vaksinave Pfizer dhe në këtë mënyrë të vonojë për muaj të tërë vaksinimin e popullit, vetëm e vetëm për arsye se një marrëveshje e tillë nuk ka qenë e kontraktuar nën kontrollin e tij.
Albin Kurti nuk u ndal me kaq!
Në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëronte për rreziqet e mëdha që i kanoseshin njerëzimit nga varianti Delta e COVID-19, Qeveria e tij hoqi masat parandaluese të përhapjes së virusit;
Në kohën kur nga virusi vdisnin zyrtarisht me dhjetëra qytetarë në ditë dhe me mijëra të tjerë rezultonin të infektuar, Qeveria Kurti 2 mbylli mundësinë e regjistrimit onlinë për ata që dëshirojnë të vaksinohen;
Në kohën kur me qindra familje janë veshur në zi vetëm javëve të fundit, ndërkaq me mijëra familje të tjera jetojnë nën ankthin e vazhdueshëm për familjarët e tyre të sëmurë, Qeveria Kurti 2 mbylli qendrat e vaksinimit ditëve të week-endit, kur njerëzit janë më të lirë për t’u vaksinuar.
Përveç dëmeve në rrafshin e brendshëm politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor në funksion të strategjisë së zhbërjes së shtetësisë së Kosovës, Albin Kurti zbatoi veprime të tilla që cenojnë rëndë marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Republikën e Shqipërisë.
Në përputhje me ambiciet e tija shkatërruese, Albin Kurti krijoi VV-në edhe në Shqipëri, me shpresë se edhe atje do të gjejë mbështetës për aventurat politike me rreziqe të mëdha për kombin shqiptar. Dhe mu në kohën kur duhej të merreshin me parandalimin e përhapjes së pandemisë, deputetët dhe ministrat e VV-së u bënë pjesë aktive e fushatës përçarëse elektorale në Shqipëri.
Krahas veprimeve të dëmshme në rrafshin kombëtar, Albin Kurti zbatoi veprime të atilla që cenojnë rëndë marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me shtetet më të fuqishme demokratike që mbështetën vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur nga Serbia.
Mishërimi i logjikës kurtiane me ambicien absolutiste “KREJT DHE DREJT” dhe veprimet e deritashme të qeverisë së Albin Kurtit simbolizojnë ëndrrën e kamotshme të diktatorëve për të krijuar situatën e tillë shoqërore ku do të mund të pohonte: SHTETI JAM UNË!
Huazuar nga profili në FCB i Bilallit (31.08.2021):

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu