ARKIVI:
13 Mars 2025

Përsëri te “Newborn” , poezi nga Murteza Osdautaj

Shkrime relevante

Kosova dëshmoj demokraci të konsoliduar zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Përfundimisht pas një  maratone  të numërimit sipas të dhënave...

Kosova nismë për Marrëveshje me Ameriken në Fushën e Mbrojtjes

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt,...

Kryeministri Kurti mirëpriti djalin e gazetares së ndjerë nga Ukraina, Olga Priadko, Yaroslav

Prishtinë, 12 mars 2025 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti...

Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish zgjedhjet do të ishte një gabim me përmasa epike

Nga Aurel Dasareti Edhe një mi, kur detyrohet të përballet me një...

Shpërndaj

Murteza Osdautaj, Prishtinë
Poezi
PERSERI TE ‘NEWBORN’
(Per fshataret e mi)
Edhe sot po i pres ata qe s’vijne
Fshataret e mi me mustaqe e plisa
Te ma sjellin te shkuaren dhe te ardhmen
Te flasim per burrat e dheut e per fjalen
Per kenget qe i kendonte Ismeti
Per meselete e Ali Muses
Per shamine e Zeze te Din Nezirit
Per kapetonin tone qe kurre se beme ‘generall’
Dhe parullen e pavdekshme të Mustafe Hoxhes
Mandej per dy Skendat dhe mustaqet e tyre vesh me vesh
Dhe sharkine
I prita ata qe s’vijne
Te flisnim per deshmoret
Per Rrusten, per Skenden e Xhevdetin
Dhe per te tjeret
Per ata që ranë ne kete lufte e ate lufte
E qe rralle i permendim a kurre
Per kullat e djegura nga turku e shkau
Te flisnim per mahite e per bjeshket
Per te gjallet e te vdekurit
Dhe pasi te flisnim per te gjitha
T’ia krisnim me pak raki
Dhe me nje kenge
Qe te dalin gjethet e shelgjeve dhe geshtenjave
E mendime te bukura te burojne
E dashuri
Prej fshatareve te mi qe s’po vijne
Te pime kafe te ‘NEWBORN’…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu