Koçi Xoxe në gjyq: Më mbajtën 130 ditë të lidhur në qeli, dëshmitë nën presion!
Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
Koçi Xoxe ka qenë një prej themeluesve të PKSH, më 8 nëntor 1941, anëtar i SHP të UNÇSH në vitin 1943; në vitin kur ai u arrestua dhe u dënua, (1948), ka qenë anëtar i Byrosë Politike të PKSH-së, Sekretar Organizativ i PKSH, deputet, zëvendës kryeministër, ministër i Punëve të Brendshme, Kryetar i Komisonit të Kontrollit të Shtetit, zevendës president i Kuvendit Popullor dhe i Frontit Demokratik. Koçi Xoxe u arreatua më 2 dhjetor 1948, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 11 qershor 1949. Sikundër e pranon vetë në gjyq, Koçi Xoxe pat bashkpunuar me Jugosllavët Vukanoviç Tempo, Velimir Stoiniç, etj., për “kolonizimin e Shqipërisë”, ngjashëm me nismën e vitit 2018-2021 prej presidentit aktual të Serbisë A. Vuçiç, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë Zajev, me të ashtuquajturën “Minishengen” e që tash ka marrë emërtimin “Open Ballkan” (Ballkani i Hapur”. Ato çka pranuar Koçi Xoxe në gjyq për “kolonizimin e Shqipërisë nga Federat Jugosllve”, janë nxjerrë nga arkivi i MPB, të botuara tashmë në librin me titull “E vërteta e fshehur e një procesi”, i përgatitur prej ishdrejtorit të Arkivit të MPB, Kastriot Dervishi, botim i Shtëpia Botuese “55”, Tiranë, 2009, f. 71-72, si vijon:
PROKURORI: Në Berat Jugosllavët i shtuan akuzat kundra udhëheqjes sonë, a e pranon i pandehuri këtë dhe të na tregojë ç’orientimin pati pas Beratit?
KOÇI XOXE: Pas Beratit është bërë popullarizimi më i madh i Titos në vendin tonë.
PROKURORI: A ishte kjo në kundërshtim me vijën e partisë sonë?
KOÇI XOXE: Po, sepse atëherë ne e pamë të arsyeshme vijën e shtrembër që na dhanë me platformën e tyre Jugosllavët.
PROKURORI: Ku ish qëllimi, pra, i Komitetit Central Jugosllav?
KOÇI XOXE: Qëllimi i Jugosllavëve ish atje ku doli, ta popullarizonin sa më shumë Jugosllavinë dhe të shkëputeshim nga Bashkimi Sovjetik, nga Kampi Demokratik dhe përfundimisht të arrinim në kolonizimin e vendit tonë.
PROKURORI: Atëherë, i pandehur, Jugosllavët në Berat u bënë më të guximshëm dhe akuzat e tyre kundra nesh qenë më të mëdha, a është kështu dhe cili ka qenë qëllimi?
KOÇI XOXE: Po, në Berat ka pasur më tepër guxim në akuzën që na drejtonin Jugosllavët dhe në dhënien e orientimit. Klika e Titos, siç e shikoj sot, ka pasur për qëllim të dobësojë udhëheqjen tonë për të arritur në kolonizimin e Shqipqërisë. Orientimi politik që na dhanë jugosllavët në Berat bëri një hap përpara, ky orientim kish filluar me Tempon. Filloi popullarizimi më i madh i Jugosllavisë, dalja e Titos më në dukje, se Shqipëria duhet të shikojë nga Jugosllavia, sepse kjo bëri luftën më të madhe në Ballkan. Kjo e Beratit u quajt një kthesë dhe kjo kthesë ndihmonte në shkëputjen e vendit tonë nga BS.
PROKURORI: Ç’ishte qëllimi vajtjes së Tempos në Greqi?
KOÇI XOXE: Tempo shkoi në Greqi me detyrën për të krijuar një shtab ndërballkanik. Shtabi nuk u bë atëherë, se dështoi.
PROKURORI: Në lidhje me këtë, a ka pasur ndonjë bisedim tjetër më vonë me Tempon?
KOÇI XOXE: Me rastin që Tempo kish ardhur në Shqipëri (për festën e 10 korrikut 1947) dhe që më bëri vizitën në shtëpi, në bisedë e sipër më ka thënë se tani mund të arrihet më mirë në bashkimin e Ballkanit në Federatë ose Konfederatë Ballkanike, sepse tani janë konditat, dhe për këtë çështje Tito ka biseduar me Dimitrovin. PROKURORI: Mos desh të thoshte me këtë Tempo, se tani janë konditat dhe jo atëherë kur ai vajti në Greqi për të ngritur shtabin interballkanik?
KOÇI XOXE: Jugosllavët e kishin inisiativën dhe atëherë dhe, natyrisht, që ata donin të arrinin qysh atëherë në Federatën ose Konfederatën Ballkanike dhe synimi i Jugosllavisë atje ka qenë.
PROKURORI: Përveç akuzave të Kucakut dhe të Beratit, kur bënë akuza të tjera Jugosllavët kundër nesh?
KOÇI XOXE: Pas Kucakut dhe Beratit akuzat e Jugosllavëve u bënë përsëri në vitin 1947 për çështjet eknomike. Akuza e parë e vitit 1947 ka qenë në lidhje me marrëdhëniet ekonomike që gjoja po kristalizohej një vijë tjetër në vendin tonë, përse kjo vijë nuk qe kristalizuar dhe se qëllimi i tyre ka qenë të godasin udhëheqjen tonë, të bëjnë presion për të imponuar vijën e tyre. Në fillim Jugosllavët goditën Miladinin dhe Enverin, pastaj, me akuzën e vitit 1947 goditin Komitetin Central, sekretarin e përgjithshëm Enver Hoxhën.
___________
* Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë / lavergoxhai@yahoo.com cel:355 68 220 1446
Per Partine Komuniste te Shqiperise, historiani i njohur anglez z. Noel Malcolm shume mire e thot: “Ajo ishte pak a shume nje parti kukull e Titos…” Ajo parti mbeti kukull e Jugosllavise deri ne vitin 1948. Shqiperia, ne ate kohe de fakto udheheqej nga Mugoshet, Tempot, Rankoviqet…Ate kryekeput e kishin ne dore serbo-malaziasit. Po te mos ishte prishja e Jugosllaveve me BRSS, eshte e sigurte qe Shqiperia do te bashkohej me Jugosllavine. Kete e deshmon edhe letra e Enverit derguar Titos, me 17 mars 1948: ” Populli yne eshte aq i lidhur shpirterisht e ekonomikisht me popujt e Jugosllavise sa asnje popull tjeter dhe ky bashkim s’ka asgje formale por ndihet thelle ne zemrat e popujve tane… Ne kemi nevoje te na thuhet nga ju nese ka ardhur momenti kur ne duhet te marrim ne shqyrtim ceshtjen e bashkimit…”
Sipas kesaj i bie qe Enveri nuk dallonte nga Koci Xoxe. Ata ishin te njejte. Shqiptaret do te ishin fatlum nese po te njejten dite me Kocon do te pushkatohej edhe Enveri!