ARKIVI:
19 Shkurt 2025

Përshëndetje dhe urime Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj për këtë veprimtari përkujtimore me rëndësi

Shkrime relevante

– Jemi kilometra larg çdo gjëje që i ngjan negociatave të paqes

Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky. Foto: SVEN HOPPE / POOL...

Reagim i Organizates Shqiptaria për shkeljen e laicitetit në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart

Organizata Shqiptaria Organizata shqiptaria dënon me forcë aktin e shkeljes së laicitetit...

Atë Emanuele Giordano në dëshminë e don Lush Gjergjit

Don Lush GJERGJI, Prishtinë ___ Figura poliedrike e studiuesit dhe priftit të njohur...

Tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 20.02.2025, ora 10:00, në Institutit Albanologjik të Prishtinës

Të nderuar përfaqësues të medieve, Instituti Albanologjik-Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në...

Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët

Nga Aurel Dasareti Është e rëndësishme që të merremi me realitete, dhe jo...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

/Telegraf.al/ Ju falënderoj për ftesën që më keni dërguar nëpërmjet mikut dhe bashkpuntorit tim të ngushtë, Drejtorit të gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai, për të marrë pjesë në atë tubim përkujtimor. Është mjaft domethënës fakti se përkujtimin e 556-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbe e keni lidhur me përvjetorë të tjerë me rëndësi, jo vetëm për Bektashinjtë shqiptarë, por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Kujtimi në këtë datë të vdekjes së Kryetrimit të Kombit lidhur me data të rëndësishme për Bektashinjtë shqiptarë siç është 103-vjetori i Kongresit të Parë Bektashian në Teqenë e Prishtës-Skrapar, përkujtimi i Baba Ali Tomorrit dhe Baba Shefqet Gllavës; martirë të demokracisë, 1948 si dhe promovimi i veprave të Baba Ali Tomorrit, janë mjaft domethënës.

Kjo ceremoni sot, tregon, se respekti për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbe dhe kujtesa juaj për Skënderbeun nëpërmjet kësaj ceremonie për martirët bektashinjë të Atdheut, të fesë, të lirisë dhe demokracisë vazhdon të jetë e fortë dhe e gjallë në zemrat dhe mendjet e bektashinjve shqiptarë, madje edhe pas pothuaj gjysëm shekulli të regjimit komunist.

Baba Ali Tomorrin e ekzekutuan komunistët me 14 janar, 1948 si “spiun” i anglezëve. Fjalët e tij të fundit ishin: “Ruani dorëshkrimet e mia. Rroftë Shqipëria!” Amanetin s’e luan toka!

Promovimi i kolanës së veprave të Baba Ali Tomorrit, përgatitur nga Mehmet Gëzhilli, është një shenjë nderimi e respekti, por edhe shenjë bamirësie, mirënjohjeje dhe falënderimi. Të njëjtin fat të keq pësoi edhe Baba Shefqet Gllava, i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe i pushkatuar nga regjimi komunist.

Por herët ose vonë, e mira mund të keqen! Duke iu falënderuar për ftesën, uroj që kjo ceremoni përkujtimore sot në Tiranë në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbe dhe martirëve të besimit bektashian të demokracisë të frymëzojë breznitë e reja të shqiptarëve drejt veprave të mira e të mbara, për të mirën e përbashkët për të gjithë shqiptarët pa dallim dhe për një të ardhme më të ndritur për Kombin shqiptar! Tiranët harrohen – heronjtë kujtohen! Këtë po bëni ju sot.

Uroj që arsyeja, dashuria për fe e atdhe dhe idealet e vëllazërimit njerëzor ndër shqiptarët;vlera për të cilat dhanë jetën këta martirë të fesë e të Atdheut eventualisht të gjejnë rrugën e vet drejt një të ardhme më të mirë për shqiptarët pa dallim dhe për mbarë Kombin shqiptar.

Me përshëndetje miqësore,

Frank Shkreli

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu