Prof. Eshref Ymeri
Përshëndetje vëllazërore intelektualit të shquar nacionalist Aurel Dasareti*
I dashur Aurel,
Ai bastardi-profesor ju ka shkruar në atë mënyrë sepse shqiptarët, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirë, kanë respektuar shumë më tepër të huajin sesa vetveten. Dhe pasojat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë tragjike. Shikoni pasardhësin e thekur të kryetradhtarit dhe të kryeservilit të grekosllavizmit Enver Hoxha, Edvin Ramën: puthet dhe jargoset me kriminelin Vuçiç dhe Dardanisë i ka kthyer shpinën. Kryebastardi Enver Hoxha gjeti një truall mjaft të përshtatshëm për ta kultivuar dhe rrënjosur sa më thellë përuljen dhe servilizmin para të huajve. Prandaj, siç e ka bërë të njohur në internet zotëria Sali Bollati, nacionalist i njohur nga toka jonë amtare, Çamëria, sipas porosisë së kryeservilit të pështirë të serbosllavizmit, Enver Hoxha, në faqen e parë të abetares së vitit 1947, ishte shkruar:
“Tito luftëtar,
Tito çlirimtar,
Tito shpëtimtar i popullit tonë”.
E vetmja aftësi e dukshme që kanë pasur shqiptarët në shekuj, ka qenë përçarja dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit. Kini parasysh: në vitin 1850, shqiptarët, numerikisht, kanë qenë etni e madhe në Gadishullin e Ilirisë, me 1 milion e 600 mijë banorë, ndërkohë që Greqia kishte 1 milion e 100 mijë banorë, kurse Serbia gjithsej 600 mijë banorë. Pra, Serbia, numerikisht, ka pasur gati tri herë më pak banorë se Shqipëria. Po ku janë sot serbët dhe ku janë shqiptarët? Shqiptarët, si pasojë e urrejtjes vrastare brenda vetes, janë katandisur kashtë e koqe nëpër disa shtete, të majmura me trojet tona amtare, të cilat nuk qemë kurrë të aftë t’i mbronin nga grekosllavizmi.
Ju uroj shëndet, mbarësi familjare dhe suksese në publicistikën tuaj nacionaliste.
Eshref Ymeri
09 gusht 2w021
*Në një njoftim në internet të datës 09 mars 2021, që ua përcillte intelektualëve dhe portaleve të ndryshme, intelektuali i njohur ushtarak nacionalist shqiptaro-amerikan, Aurel Dasareti, shkruante:
“Vetëm serbët (…) sepse janë më joshës…”, – më shkroi disa ditë më parë një shqipfolës që u paraqit si profesor dhe i lexon shkrimet e mia, por unë nuk e njoh personalisht. Fëlliqësira, i frymëzuar nga urrejtja patetike kundër kombit dhe vendit të vet. Mendova me vete: “A thua vallë sa tipa kësisoj ka lindur shqiptaria?”.
Ky ishte motivimi i letrës sime: “Nuk është faji i tij që ka lindur si një copë mbeturinë e zakonshme”.
Kalofshi mirë.
Aurel Dasareti