Korab Blakaj, Vjenë
___
Tani jemi në vorbullen e ‘luftërave’ nga të cilat në mënyrë paradoksale, Ukraina është ndoshta me një rëndësi më të vogël strategjike megjithëse ajo ruan përmbajtje simbolike të rëndësishme. Një ‘flamur’, -një kushtrim rreth të cilit thuret narrativa dhe krijohet mbështetja pothuajse ndërkombtare.
Mos të harrojnë se ka edhe “luftëra të ndërlidhura“ në zhvillim e sipër ,të cilat duhet të definohen qartë për t’u kuptuar mirë.
Javëve të fundit jemi deshmitarë të disa ndryshime epokale:
1)Samiti i Samarkandit;
2)vendimi i OPEC+ për të reduktuar prodhimin e naftës së vendeve anëtare me ne dy milionë fuçi në ditë që nga muaji i ardhshëm;
3) dhe deklaratën e qartë të Presidentit Erdogan se “Rusia dhe Turqia janë bashkë-duke punuar së bashku”.
Aleatët themelorë të SHBA-së, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Afrika e Jugut, Egjipti dhe grupime të tilla si OPEC+ po ndërmarrin një hap të madh drejt autonomisë dhe drejt bashkimit të kombeve joperëndimore në një bllok koherent – duke vepruar për interesat e veta dhe duke bërë politikë “sipas mënyrës dhe interesit të vet”.
Kjo qasje përket me botën shumëpolare që Rusia dhe Kina kanë përgatitur gjatë disa viteve – një proces që nënkupton ‘luftën’ e shkëputjes gjeo-strategjike nga ‘rendi’ global përëndimor.
Luftohet, nga njëra anë, duke i paraqitur Rusinë dhe Kinën si shumë mosbesuese ndaj njëra-tjetrës për të qenë partnerë. Dhe në anën tjetër duke potencuar se Rusia është e dobët, jofunksionale dhe e çrregullt (e gatshme për të përdorur armët nukleare taktike), se rruga “me ne” ose “kundër nesh” i detyron shtetet të anojnë me Perëndimin. Në këtë rast, Ukraina portretohet si një ‘Camelot’ i ndritshëm rreth të cilit mblidhet bota për të luftuar ‘errësirën’.
Kjo na çon drejtpërdrejt në ‘luftën’ financiare globale afatgjatë, luftë kjo në dy nivele:
1)Në një nivel, SHBA po luan një “lojë globale”. Ajo po rrit normat e interesit për shumë arsye. Këtu, megjithatë, është për të mbrojtur ‘privilegjin e dollarit’ për të qenë në gjendje të shkëmbejë paratë që printon pa kurrfarë mbulese me mallin dhe resurset reale anë e kënd botës. Ky privilegj i “monedhës rezervë” ka qenë mbështetja dhe mirëmbajtja e standardit të lartë të jetesës së SHBA-së (shumë më i lartë se sa do të ishte ndryshe). Ky është një përfitim i madh, dhe SHBAja do ta mbrojë këtë përfitim më çdo kusht.Për ta bërë këtë,duhet që sa më shumë shtete të jenë në “krahun”e dollarit dhe të tregtojnë,kembejnë në dollarë, dhe për të deponuar kursimet e tyre me Thesarin e SHBA i cili tani po bën gjithçka që është e mundur për të shembur pjesën e tregut të euros dhe në këtë mënyrë për të disballancuar bursen e euros në favor të dollarit. SHBA-të do të kërcënojnë Arabinë, shtetet e Gjirit dhe Turqinë për të parandaluar largimin e tyre nga sfera e kembimi me dollarë .Kjo ‘lufte’ kundër Rusisë dhe Kinës bëhët edhe për të shtuar presionet,sanksionet, ngrirjen e aseteve, aplikimet e tarifave madje deri të ndryshimi i regjimeve të pabindura.
Nëse Thesari i SHBA së nuk e mbron ‘privilegjin e sferen e dollarit’ ata rrezikojnë që në një të ardhme jo të largët të gjithë të braktisin zonën e dollarit. Blloku i Euroazisë po orvatet për të dalë nga sfera e dollarit për të krijuar fleksibilitet dhe pavarësi ekonomike me kembim jashtë zonës së dollarit.
2)Dimensioni i dytë i luftës financiare të SHBA-së është lufta e gjatë e bërë nga SHBA të për të mbajtur kontrollin, monopolin mbi tregjet e energjisë.SHBA të përdorin primatin e tyre për të vendosur çmimin për karburantet. BRICS -Asociani Ekonomik i Brazilit,Rusisë,Indisë ,Kinës , Afrikëd Jugore (me sauditët e prirur për t’u bashkuar) synojnë të zhvillojnë një “shportë” valutash dhe mallrash që synojnë të shërbejnë si një mekanizëm tregtar alternativ ndaj dollarit për tregtinë dhe kembimin ndërkombëtar.
Çështja këtu është se grupi euroaziatik jo vetëm që planifikon të tregtojë në monedhat kombëtare, dhe jo me dollarin, por ai dëshiron ta lidhë këtë monedhë tregtare me mallra (naftë, gaz, ushqim, lëndë të parë) që kanë vlerë të qenësishme – që janë vlera në vete, monedhat më vlere koresponduese me vlerat reale të mallrave . Më shumë se kaq, grupi kërkon të marrë kontrollin e tregjeve të energjisë larg SHBA-së dhe t’i zhvendosë ato tregje në Euroazi.
Dhe këtu qëndron një problem themelor për SHBA në.Sektori i mallrave – me vlerën e tij të natyrshme të prekshme – bëhet, në vetvete, një “monedhë” shumë e kërkuar, tani që në vazhdën e inflacionit në rritje, e tejkalon zhvlerësimin e parave. Siç thekson Karin Kneissl, një ish-ministre e Jashtme austriake, “vetëm në vitin 2022, Thesari amerikan ka shtypur më shumë para letre sesa përgjatë terë historisë së tij që nga formimi i Thesarit. Energjia, nga ana tjetër, nuk mund të printohet apo te manipulohet.
Ky përshkallëzim i ‘luftës energjetike’ manifestohet me ndërprerjen ose shkatërrimin e transporteve,të produkteve të prodhuesve euroaziatikë të energjisë. BE-ja sapo ka shijuar këtë ‘luftë’ të veçantë me shkatërrimin e tubacioneve Nordstream.