ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Përurohen hapësirat e reja të Kampusit Universitar të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Mitrovicë, 6 mars 2024

Pas nderimeve dhe homazheve në Prekaz, aktivitetet e tij Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vijoi në qytetit të Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e investimeve në Kampusit Universitar që përfshinë disa objekte dhe hapësira të Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” pikërisht në 11-vjetorin e themelimit të këtij Universiteti. 

Në këtë ngjarje të rëndësishme kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u mirëpriten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërtimet në këtë Kampus kanë filluar që nga viti 2013. Sot u finalizua faza e katërt e investimeve, të cilat kapin vlerën 6 milionë euro, nga mbi 20 milionë euro sa ishte vlera totale e investimeve. Këto investime të realizuara  dhe të përfunduara, përfshijnë mensën e studentëve  e cila ka kapacitet të ushqejë deri në 500 studentë në të njëjtën kohë, me një hapësirë prej 2920 metra katrorë dhe konviktin me  një hapësirë prej 7896 metra katrorë, i përshtatshëm për akomodimin e 279 studentëve.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, kryeministri Kurti, shprehu  falënderimet e tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, stafin e universitetit, si dhe ekipet e përfshira në ndërtimin e këtyre hapësirave,  për jetësimin e këtij projekti të madh.

Forhåndsvisning av bilde

Fillimisht ky institucion u themelua si Shkollë e Lartë Teknike, në vitin 1961, si një dëshmi e vendosmëri e popullit për arsimim e edukim, ndërsa pas 13 vitesh punë dhe angazhim, u themelua Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë, i cili ngriti dhe zhvilloi kuadro inxhinierie që u angazhuan në industrinë dhe ekonominë e Kosovës, kombinatin elektroenergjetik të Kosovës dhe atë xehetaro-metalurgjik “Trepça”.

Forhåndsvisning av bilde

“Universitetet përveçse hapësira studimi, janë vende ku mendjet formohen dhe idetë kultivohen”, tha kryeministri Kurti.

Ndër prioritetet kyçe, siç potencoi kryeministri, është mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës, për nxënësit dhe studentët e vendit tonë, duke ofruar bursa për studentët  me notë mesatare të lartë, për studime brenda dhe jashtë vendit, për studentët e komuniteteve e me aftësi të kufizuara, si dhe bursa për vajzat në fushën STEM, si dhe lirim nga pagesa e studimeve 43 mijë studentë të universiteteve publike në vend.

Forhåndsvisning av bilde

“Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë sonë”, u shpreh kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti, i inkurajoi të rejat e të rinjtë  që të studiojnë,  të angazhohen, e të punojnë, për arritjet akademike, për zhvillimin individual e profesional, sepse vetëm në këtë mënyrë  i kontribuojnë të ardhmes së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky Universitet është unik në llojin e vet dhe si i tillë e ka vëmendjen e veçantë.  Më tej, ajo shtoi se do të vazhdojë që të ofrohet mbështetja e nevojshme nga ana e Qeverisë, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Arsimit siç tha ajo dyert janë gjithmonë të hapura në angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar përformancën në arsimin e lartë.

“Një Qeveri që ofron mbështetjen e merituar për secilën e secilin, një shtet që krijon mundësi që secili të arrijë dhe të realizoj potencialin e tij të plotë, këto janë zotimet që po na prijnë në punën tonë të përditshme”, ishin fjalët e ministres Nagavci, teksa shprehu urimet dhe përgëzimet e saj për Kampusin universitar.

 Kryeministri Kurti së bashku me ministren Nagavci dhe ministrin Sveçla të shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva, vazhduan me ceremoninë e prerjes së shiritit dhe vizituan hapësirat e reja të Mensës dhe Konviktit.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

I nderuari z. Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme,

E nderuara znj.Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

I nderuari Taulant Kelmendi, zëvendësministër në Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

I nderuari z.Bedri Hamza, Kryetar i Komunës së Mitrovicës,

E nderuara znj.Nurten Deva, ushtruese e detyrës së Rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Fejza dhe z.Muja,

Të dashur studentë, staf akademik,

Të nderuar punëtorë të administratës,

Të dashur ushtarë, oficerë e policë,

Zonja dhe zotërinj,

Forhåndsvisning av bilde

Jam i nderuar që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 11-vjetorin e Universitetit të Mitrovicës, që mban emrin e kryengritësit të paepur dhe prijësit të luftëtarëve për çlirim të popullit shqiptar, Isa Boletini.

Ky institucion, të cilit në tetor të këtij viti i bëhen 63 vjet nga themelimi si Shkollë e Lartë Teknike, është dëshmi e vendosmërisë së popullit tonë për arsim. Nga Shkolla e Lartë Teknike e themeluar në vitin 1961 në Mitrovicë, pas 13 vitesh, në 1974 u themelua Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë. Ky Fakultet ngriti kuadro inxhinierike, të cilët u angazhuan në industrinë dhe në ekonominë e Kosovës, kombinatin elektroenergjetik të Kosovës dhe atë xehetaro-metalurgjik “Trepça”.

Forhåndsvisning av bilde

Dy javë më parë unë isha në Mitrovicë, në Ditën e Minatorit, për të kujtuar grevën e madhe të minatorëve, e për të nderuar rrënjët e Republikës sonë. E sot po vij nga nderimet që bëmë në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 35 vjet pas grevës, 25 vjet pas çlirimit të vendit tonë, po punojmë bashkë e me zell për ta nxitur zhvillimin me edukim dhe mirëqenien me zhvillim.

Forhåndsvisning av bilde

Të nderuar të pranishëm,

Historia e shtetit tonë është ngushtë e lidhur me rezistencën, me studentët, me universitetin. Universiteti i parë yni i Prishtinës, ka prodhuar elitat profesionale, kulturore e politike, që i kanë prirë përpjekjes së popullit të Kosovës për çlirim dhe për krijimin e Republikës së Kosovës dhe sigurisht që kjo e tregon se sa i rëndësishëm është për vendin tonë arsimi i lartë.

Forhåndsvisning av bilde

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, njësitë akademike, stafi dhe studentët vazhdojnë të punojnë për mjedis, që vlerëson mendimin kritik, krijimtarinë shkencore dhe zhvillim profesional e akademik.

Forhåndsvisning av bilde

Universitetet përveçse hapësira studimi, janë vende ku mendjet formohen dhe idetë kultivohen. Pra, janë tregues të përkushtimit për arsimin si gurthemel të përparimit shoqëror. Këto objekte, këto hapësira, të cilat po i përurojmë së bashku sot, janë investime konkrete për mjedis modern studimi e hulumtimi për dy mijë studentët e këtij Universiteti. Jam i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës, ministritë përkatëse po kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve të Universitetit.

Forhåndsvisning av bilde

Kampusi universitar, i cili ka nisur së ndërtuari në vitin 2013, sot po finalizohet me fazën e katërt të investimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, me vlerë prej mbi 6 milionë euro, nga vlera totale e investimit mbi 20 milionë euro. Mensa ka një hapësirë prej 2920 metra katrorë, ku mund të ushqehen deri në 500 studentë njëkohësisht. Ndërsa konvikti me hapësirë 7896 metra katrorë mund të akomodojë 279 studentë.

Forhåndsvisning av bilde

I falënderoj të gjithë ata, të cilët kanë punuar zellshëm e vëmendshëm për këto projekte, duke përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, stafin e universitetit dhe të gjitha ekipet e përbashkëta, të përfshira në ndërtimin dhe rregullimin e këtyre hapësirave.

Forhåndsvisning av bilde

Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë sonë. Andaj, po kujdesemi veçanërisht për modernizimin e arsimit të lartë dhe për vendosjen e kritereve adekuate, si për ngritjen, ashtu edhe për mirëmbajtjen e cilësisë, sepse cilësia duhet të jetë një proces solid, e jo një ngjarje e njëhershme.

Forhåndsvisning av bilde

Mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxënësit dhe studentët mbetet e pandalshme. Arsimin në nivelin e lartë publik e kemi bërë falas, me ç ‘rast janë liruar nga pagesa e studimeve 43 mijë studentë të universiteteve publike anembanë Kosovës. Kemi ndarë e po ndajmë bursa për notë mesatare të lartë, për studime brenda dhe jashtë vendit, për studentët e komuniteteve jo shumicë e për ata me aftësi të kufizuara, si dhe bursa për vajzat në STEM – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Pra, jemi të përkushtuar që për ju, për studentët e të gjitha niveleve, të krijojmë kushtet optimale që të mësoni sa më shumë e të ecni sa më shpejt përpara.

Forhåndsvisning av bilde

Të dashur studentë,

Në vitet që vijnë, le të vazhdojmë punën mbi parimet, të cilat na bashkojnë. Ju inkurajoj të studioni e të angazhoheni fort me profesorët tuaj, për arritje akademike dhe profesionale. Njohuritë që i fitoni këtu, zhvillimi i juaj individual e profesional, i kontribuon jetës suaj në vijim dhe të ardhmes së Republikës sonë.

Urime përvjetori i Universitetit! Përgëzimet e mia për kampusin universitar dhe ju uroj shumë suksese e mbarësi në vijim!

Ju falemnderit. 

Forhåndsvisning av bildeSvečano otvorene  nove prostorije Univerzitetskog kampusa Univerziteta u Mitrovici „Isa Boletini“

Mitrovica, 06. mart 2024

Nakon odavanja počasti  u Prekazu, Premijer Republike Kosovo, Albin Kurti, nastavio je aktivnosti u gradu Mitrovici, gde je učestvovao u inauguraciji investicija u Univerzitetskom kampusu koji je obuhvatao nekoliko objekata i prostora Univerziteta Mitrovice, „Isa Boletini“ upravo na 11. godišnjicu osnivanja ovog Univerziteta. 

U ovom značajnom događaju, premijer Kurti je bio u pratnji ministarke Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija, Arberie Nagavci, kao i ministra Unutrašnjih Poslova, Xhelal Sveçla, gde ih je dočekao gradonačelnik Opštine Mitrovica, Bedri Hamza i rektorka Univerziteta u Mitrovici Nurtena Deva. 

Gradnja na ovom Kampusu počela je od 2012. godine. Danas je završena četvrta faza investicije koja iznosi 6 miliona evra, od preko 20 miliona evra koliko je bila ukupna vrednost investicija. Ove realizovane i završene investicije obuhvataju studentsku menzu koja ima kapacitet za istovremenu ishranu do 500 studenata, površine 2920 kvadratnih metara i dom od 7896 kvadratnih metara, pogodan za smeštaj 279 studenata. 

Forhåndsvisning av bilde

Premijer Kurti je ovom prilikom izrazio zahvalnost Ministarstvu Unutrašnjih Poslova, Ministarstvu Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija, osoblju univerziteta, kao i timovima koji su uključeni u izgradnju ovih prostora, na realizaciji ovog velikog projekta. 

U početku je ova ustanova osnovana kao Viša tehnička škola, 1961. godine, kao dokaz opredeljenosti naroda za školovanje i usavršavanje, dok je nakon 13 godina rada i zalaganja osnovan Rudarsko-Metalurški fakultet, koji je podigao i razvio inženjerski kadar koji je bio angažovan u industriji i privredi Kosova, elektroenergetski kombinat Kosova kao  i rudno-metalurški kombinat „Trepča“. 

Univerziteti, osim što su prostori za učenje, su mesta gde se formiraju umovi i neguju ideje“, rekao je premijer Kurti. 

Među ključnim prioritetima je, kako je istakao premijer, podrška i zalaganje Vlade Republike, za učenike i studente naše zemlje, stipendiranje studenata sa visokim prosekom, za studiranje u zemlji i van nje, za studente iz zajednica i sa ograničenim sposobnostima, stipendije za devojke u STEM oblasti, kao i oslobađanje od školarine za 43 hiljade studenata javnih univerziteta u zemlji. 

Forhåndsvisning av bilde

„Kvalitet visokog obrazovanja na Kosovu je visok među prioritetima naše Vlade“, rekao je premijer.

Na kraju svog govora, premijer Kurti je podstakao mladiće i devojke da studiraju, angažuju se i rade za akademska dostignuća, za individualni i profesionalni razvoj, jer samo na taj način doprinose budućnosti Kosova. 

Ovom prilikom, ministarka MONTI, Arberie Nagavci, rekla je da je ovaj Univerzitet jedinstven u svojoj vrsti i kao takav zaslužuje posebnu pažnju. Dalje, dodala je da će neophodnu podršku i dalje pružati Vlada, odnosno Ministarstvo Obrazovanja, kako je rekla, vrata su uvek otvorena za angažovanje i zajedničke napore za unapređenje učinka u visokom obrazovanju. 

„Vlada koja svakome pruža zasluženu podršku, država koja stvara mogućnosti da svi dostignu i ostvare svoj puni potencijal, to su obaveze koje nas vode u svakodnevnom radu, reči su ministarke Nagavci, pošto je izrazila svoje čestitke za Univerzitetski kampus. 

Premijer Kurti zajedno sa ministarkom Nagavci i ministrom Sveçla, u pratnji gradonačelnika Mitrovice, Bedri Hamze i rektorke Univerziteta u Mitrovici, Nurten Deva, nastavio je sa ceremonijom presecanja vrpce i posetio nove prostore menze i studentskog doma. 

Celi govor Premijera Kurtija: 

Poštovani g. Xhelal Sveçla, ministar Unutrašnjih Poslova,

Poštovana gđo. Arberie Nagavci, ministarka Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija,

Poštovani Taulant Kelmendi, zamenik ministarke Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija,

Poçtovani g. Bedri Hamza, gradonačelnik Opštine Mitrovica,

Poštovana gđo. Nurten Deva, vd rektora Univerziteta „Isa Boletini“ u Mitrovici,

Poštovani poslanici Skupštine Republike Kosovo, gđo. Fejza i g. Muja,

Poštovani studenti, akademsko osoblje,

Poštovani administrativni radnici,

Poštovani vojnici, oficiri i policajci,

Dame i gospodo,

Čast mi je što sam danas ovde sa vama na proslavi 11. godišnjice Univerziteta u Mitrovici, koji nosi ime nesalomivog ustanika i vođe boraca za oslobođenje albanskog naroda Ise Boletinija.

Ova ustanova, koja u oktobru ove godine navršava 63 godine od osnivanja kao Viša tehnička škola, dokaz je opredeljenosti naših ljudi za obrazovanje. Od Više tehničke škole osnovane 1961. godine u Mitrovici, posle 13 godina, 1974. godine osnovan je Rudarsko-metalurški fakultet. Ovaj fakultet je podigao inženjerske kadrove koji su se bavili industrijom i ekonomijom Kosova, elektroenergetskim kombinatom Kosova i rudno-metalurškom kombinatom “Trepča”.

Pre dve nedelje bio sam u Mitrovici, na Dan rudara, prisetiti se velikog rudarskog štrajka i da odam počast korenima naše Republike. Danas dolazim sa počasti koje smo odali u Prekazu, povodom 26. godišnjice Epa Oslobodilačke Vojske Kosova. 35 godina nakon štrajka, 25 godina nakon oslobođenja naše zemlje, zajedno i marljivo radimo na unapređenju razvoja uz obrazovanje i blagostanje uz razvoj.

Poštovani prisutni,

Istorija naše zemlje je usko povezana sa otporom, sa studentima, sa univerzitetom. Naš prvi Prištinski Univerzitet je proizveo profesionalne, kulturne i političke elite koje su doprinele naporima naroda Kosova za oslobođenje i stvaranje Republike Kosovo, i to naravno pokazuje koliko je više obrazovanje važno za našu zemlju. 

Univerzitet u Mitrovici „Isa Boletini“, akademske jedinice, osoblje i studenti nastavljaju da rade za okruženje koje ceni kritičko mišljenje, naučnu kreativnost i profesionalni i akademski razvoj.

Univerziteti su, pored toga što su prostori za učenje, mesta gde se formiraju umovi i neguju ideje. Dakle, oni su pokazatelji posvećenosti obrazovanju kao kamenu temeljcu društvenog napretka. Ovi objekti, ovi prostori, koje danas zajedno svečano otvaramo, konkretna su investicija za moderno studijsko i istraživačko okruženje za dve hiljade studenata ovog Univerziteta. Raduje me što Vlada Republike Kosovo, nadležna ministarstva doprinose povećanju kapaciteta Univerziteta.

Univerzitetski kampus, koji je počeo da se gradi 2012. godine, danas se završava četvrtom fazom investicije Ministarstva Unutrašnjih Poslova, vredne preko 6 miliona evra, od ukupne vrednosti investicije od preko 20 miliona evra. Menza ima prostor od 2920 kvadratnih metara, gde se istovremeno može hraniti do 500 studenata. Dok dom od 7896 kvadratnih metara može da primi 279 studenata.

Zahvaljujem se svima koji su vredno i sa pažnjom radili na ovim projektima, uključujući Ministarstvo Unutrašnjih Poslova, Ministarstvo Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija, univerzitetsko osoblje i sve zajedničke ekipe uključene u izgradnju i uređenje ovih prostora.

Kvalitet visokog obrazovanja na Kosovu je visok među prioritetima naše Vlade. Stoga posebnu pažnju posvećujemo modernizaciji visokog obrazovanja i uspostavljanju adekvatnih kriterijuma, kako za podizanje tako i za održavanje kvaliteta, jer kvalitet treba da bude solidan proces, a ne jednokratan događaj.

Podrška i posvećenost Vlade Republike Kosovo učenicima i studentima ostaje nezaustavljiva. Učinili smo obrazovanje na visokom javnom nivou besplatnim, u kom slučaju je 43 hiljade studenata javnih univerziteta širom Kosova oslobođeno plaćanja studija. Dodelili smo i dodeljujemo stipendije za visoke prosečne ocene, za studije u zemlji i inostranstvu, za studente iz nevećinskih zajednica i za one sa ograničenim sposobnostima, kao i stipendije za devojke u STEM – nauci, tehnologiji, inženjerstvu i matematici. Dakle, mi smo posvećeni stvaranju optimalnih uslova za vas, za studente svih nivoa, da što više nauče i što brže napreduju.

Dragi studenti,

U narednim godinama nastavimo da radimo na principima koji nas spajaju. Podstičem vas da učite i da se snažno zalažete sa svojim profesorima, za akademska i profesionalna dostignuća. Znanje koje steknete ovde, vaš individualni i profesionalni razvoj, doprinosi vašem budućem životu i budućnosti naše Republike.

Čestitke za godišnjicu Univerziteta! Čestitam za Univerzitetski kampus i želim vam puno uspeha i prosperiteta u budućnosti!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu