Përvetësimi dhe keqpërdorimi i së kaluarës Iliro-Shqiptare HistoriKulturë Nga Drini.us 31 Maj 2021 Shkrime relevante Analizë Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë! Drini.us - 23 Dhjetor 2024 0 Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë... Lexo më shumë Debate Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë Drini.us - 23 Dhjetor 2024 0 Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare... Lexo më shumë Dossier Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA! Drini.us - 23 Dhjetor 2024 0 Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam... Lexo më shumë Mendime Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ! Drini.us - 23 Dhjetor 2024 0 Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin... Lexo më shumë Ndryshe Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë! Drini.us - 23 Dhjetor 2024 0 Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër... Lexo më shumë Shpërndaj FacebookTwitterPinterest Nga: Prof. Dr. Naser FERRI Meteoni ilir (Meduni i sotëm) ishte vendbanimi i fortifikuar parahistorik ilir i vendosur në lartësi të Malësisë së sotme të Mbishkodrës në krahinën e Kuçit. Rëndësia historike e Meteonit ishte se ishte pikë strategjike për mbikëqyrjen e mbrojtjen e kësaj pjese të Ilirikut, ndërsa e veçanta e këtij lokaliteti është që në përfundimin e Luftërave iliro-romake (229-168 p.e.s.) në vitin 168 para erës sonë, pas rënie së qendrës së shtetit ilir Scodra (Shkodra e sotme) mbreti i fundit ilir Genti,Genci (bazileos Gentios, rex Illyriorum Gentius) ishte tërhequr në këtë fortifikatë, ku pas rezistencës heroike të tij e luftëtarëve ilirë ishte mposhtur nga romakët, ishte zënë rob lufte dhe ishte transferuar më 167 në Romë bashkë me familjen e pasurinë e tij, e pastaj në Iguvium ku ka vdekur dhe ku gjendet varri i tij.Pas këtyre ngjarjeve shteti ilir ishte bërë pjesë e Ilirikut romak e këtë fortifikatë e kishin shfrytëzuar romakët e pastaj bizantinët e turqit , por nuk e kishin shkatërruar meqë për shkaqe të pozitës së saj strategjike e kishin shfrytëtzuar për nevoja të veta por me ardhjen e sllavëve ndërkaq lishte filluar shkatërrimi fizik i Meteonit (rënimi i mureve e marrja e gurëve për ndërtime të reja) dhe më vonë Meteoni është përvetësuar nga malazezët meqë aty ishte vendosur Muzeu i Mark Milanit.Kështu sot Meteoni antik nuk promovohet si pjesë e trashëgimisë iliro-shqiptare, por vetëm si vendlindje e Mark Milanit dhe muzeut të tij të vendosur në një shtëpi ku ai NUK KISHTE JETUAR KURRË.Patjetër duhet përmendur se Meteoni ilir ose Meduni i sotëm gjendet afër fshatit Luhar prej nga e ka prejardhjen familja Ferri dhe prej nga paraardhësit e Jakup Ferrit ishin shpërngulur në Podgoricë e pastaj në Plavë, ku për pesë gjenerata të Ferrajve (Jakupi, Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani, Emini, Ramazani, Shemsi, Rizai, Hilmi e shumë të tjerë) me bashkëluftëtarë kishin luftuar për mbrojtjen e realizimin e kauzës kombëtare shqiptare kundër ushtrive malazeze, turke, austriake, serbe e jugosllave deri në vitin 1945.Në fshatin Luhar (tash i pabanuar) ka ende gjurmë të familjeve Perkaj e Muhaj. Keta te fundit janë shpërngulur ne Dinoshë, ku një pjesë e tyre jeton edhe sot dhe kanë lidhje farefisnore me familjen Ferri. Biografia e Prof. Dr. Naser Ferrit, kliko KETU Libri më i ri i arkeologut Prof. Dr. Naser Ferri është : “Peja gjatë antikitetit – Peja during antiquiti”, Prishtine 2019 K O M E N T E SHKRUAJ NJË KOMENT Anulo përgjigjjen Komenti: Ju lutem, shkruaj komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruaj adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, postën elektronike dhe faqen e internetit në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Artikulli përparaTregim: Nuk çelë më pranvera …! Në kujtim të Sandër PrositArtikulli tjetërSekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive si efekt i vettingut