ARKIVI:
18 Tetor 2024

Përzënia e shqiptarëve nga Qupria, Aleksinci …, u inspirua nga Millosh Obrenoviqi , i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Nga: Flori Bruqi, Prishtinë

NGA MENDËSIA MORBIDE E DHUNËS GJENODICALE E KISHËS SERBE, DHE E SHTETIT FASHIST SERB  NUK JEMI REHABILITUAR E AS ÇLIRUAR DERI MË SOT…

Doktrina e shenjt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Millosh Obrenoviqi , i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.

Personalitete dhe institucione më të njohura serbe në janë përpjekur për institucionalizimin dhe aplikimin e kësaj Doktrine gjatë historisë kanë qenë: 

“Naçertanje” është platforma e Ilija Garashanit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe. “ Naçertanje ” konkretisht bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Kjo platorme e luftës speciale ka shërbyer si plan program i Pashiqit, krajl Nikolla, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi.

Synimi i serbëve, që nga Naçertania (1844) e deri te Patkoi (1999) ka qenë dhe është gjithnjë i njejtë: – jo si të jetohet me shqiptarët në Kosovë por si të shfarosen shqiptarët e Kosovës.

Zatën e tërë politika shtetërore serbe, që nga viti 1884, ishte një politikë kriminele ndaj të gjithë kombeve të tjera, veçmas atij shqiptar, ishte etnocid, dhe nuk mund behet pastrimi i ndërgjegjës shtetërore e as intelektuale pa i publikuar të gjitha ato projekte kriminale dhe pa i kërkuar sidomos popullit shqiptar falje publiksht, për të gjitha ato të zeza që i sollën në trojet e veta stërgjyshore që me shkeljen e këmbës në Dardanin antike e Kosovën historike. Vetëm kështu, siç thotë Noel Malkolm, serbet e thjeshtë do të jenë të lirë nga e kaluara e vendit të tyre, kur të mësohen të ballafaqohen me të vërtetën. Nuk ishte Millosheviqi ai që ngriti lart ndjenjat nacionale për një Serbi të Madhe të cilat shërbejnë si një ushqim. Shkaku i të këqiave në Ballkan ka qenë nasionalizmi serb. Nacionalizmi në Serbi ka ekzistuar para Milosheviqit dhe do të ekzistojë edhe pas Millosheviqit… Nuk ka dallim ndërmjet politikanëve e intelektualëv si dhe kishës nga Millosheviqi. Të mendosh ndryshe është një gabim i madh. Politika pansllaviste serbe, për shfarosjen e shqiptarëve… ekziton që nga përpilimi i Naçertanies më 1844.

“Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve.” – Andi Ballshi Nga VËSHTRIM MBI LIBRIN: «SEKRETI I SUNDIMIT TË BOTËS» të Fatos Aliut,Tiranë, 2002,

Pos Naçertanies, nga e kanë burimin edhe planet dhe programet tjera për shfarosjen e shqiptarëve, me të cilat udhëhiqet edhe sot, dhe derisa të mos i nxjerr nga sirtarët dhe t’i publikojë, këto plane, Serbia kurrë nuk do të demokratizohet. Sipas historianit Dr. Hakif Bajrami, por edhe të tjerëve që janë marrë me këtë çeshtje, edhe sot ekzistojnë këto plane:

Më 1912, Milan Obradoviq, përpiloi prog. për shfarosjen e hebrenjve, duke i therur, duke i lënë të ngordhë urie dhe duke i tembur që të ikin nga sytë dhe këmbët! Më 1913, programi i Vladan Gjorgjeviqit, për shfarosjen e shqiptarëve. &. “Krejt tokën ose asgjësim të populli kundërshtar”. Programi i likuidimit të shqiptarëv,1921 (Pushteti serb krijoi kampe të përqëndrimit për shqiptarë Programi i Çubroloviqit,1937 (për shfarosje totale…1938, lidhja e Konventes me Turqinë dhe Greqinë për depërtiminin e shqiptarëve në Anadoll Programi i Ivo Andriqit,1939 Programi i Moleviqit,1941 Programi i Drazha Mihailoviqit, 1942 Programi i Çubroloviqit, 1944 e 45; më 1945 Programi i një mësuesi serb nga Vushtria, për shfarosjen e “arnautëve”, të cilin e zbatoi me përpikëri A. Rankoviqi Programi për likuidimin e shqiptarëve,1950 Memoradumi i Akademisë serbe, 1986, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizim, popullizimin e Kosovës me serb që nga vitit 1865 deri më 1995. (Më 1995, Milosheviqi dhe Arkani marrin vendim që të shfarosen 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet. Këto plane nuk ishin vetëm të intelektualeve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës ortodokse… Vlladan Gjorgjeviq, kryeministërt serb, (1913), në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin indian të evropës, të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Libri i Vlladanit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pengimin e themelimit të shtetit shqiptar… (Për Milosheviqin shqiptarët, (1999), ishin “minj” !!! dhe ankohej pse evropianët, “nuk po na leni t’i vrasim…”. Pra shqiptarët, gjithnjë, sipas politikanëve, “akademikëve” serbë, por edhe Kishës — “ 

Serbia e udhëhequr nga shovinistë dhe racistë si Aleksandër Vuçiq, Ivica  Daçiq dhe  Vulin nuk është penduar fare për krimet kundër civilizimit. Ata janë në vuajtje e sipër dhe e fajësojnë kriminelin e luftës Milosheviq pse nuk ja ka arritur qëllimit për ta zhdukur kombin shqiptar. Ata po vazhdojnë me urrejtje të hapur kundër shqiptarëve dhe fqinjëve tjerë bazuar në rrena dhe propagandë mashtruese armiqësore.     

Mashtrimet e tyre, për interesa të ndryshme, po i han një pjesë e madhe e Europës, disa zyrtarë amerikanë dhe shumë politikanë shqiptarë me përkrahësit e tyre në media, të cilët patrioti  Atë Gjergj Fishta do t’i quante me një emër të përbashkët, Zuzarë.

Ata janë shumë të preokupuar dhe po veprojnë hapur për ta rehabilituar shtetin primitiv racist serb, me përkëdhelje, falje të krimeve, dhënie territori shqiptar, komunë të pastër etnike serbe dhe ekstraterritorialitet të manastireve .

ortodokse. Kjo, me qëllim të shkatërrimit të shtetit të Kosovës, ndarjen e tij dhe daljen e Serbisë në detin Adriatik duke e shfrytëzuar  projektin mashtrues caristo-komunist “Open Ballkan “ të vllehut-Arumunit,Edi Kristaq Rama, Kryeministër I Republikës së Shqipërisë.

 Prej të gjithave, më e dhimbshmja është harresa e jonë dhe përpjekja për faljen e krimeve serbe. Me mijëra kriminel serb kalërojnë të lirë nëpër Beograd e Serbi, ndërsa luftëtarët shqiptar të lirisë gjykohen në Hagë. Familjet shqiptare ende presin me ankth për t’i gjetur 1600 të dashurit e tyre të zhdukur nga Serbia. Profesor Pllana i ka dokumentuar shumë mirë krimet serbe në librin e tij të madh “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. Nga ky libër doli edhe libri i xhepit “Never Forget” i cili e bën më të lehtë shpërndarjen dhe depërtimin e të vërtetës shqiptare mbi gjenocidin serb kudo në Trojet tona dhe në instancat ndërkombëtare. 

Ideja për këtë libër xhepi ishte në mendjen time me vite, lidhet me një libër tjetër pak më të madh me emër “Rescue in Albania” i cili bën fjalë për shpëtimin e Hebrenjëve që jetonin apo erdhën në Shqipëri gjatë Holokaustit. Shënimet për librin “Shpëtimi në Shqipëri” i mori nga ish-presidenti i Shqipërisë Ramiz Alija, kongresisti amerikan me prejardhje arbëreshe, legjendë e gjallë e lobizmit për interesa kombëtare shqiptare në Washington, Joseph J. DioGuardi, në vitin 1990 gjatë vizitës në Shqipëri me kongresistin e njohur për të drejtat e njeriut Tom Lantos.  

Historikisht, Kisha Ortodokse serbe ka luajtur rol nxitës në të gjitha luftërat në ish-RSFJ. Bekimin për krimet e kryera gjatë luftërave, kryekriminelët serbë i merrnin nga Kisha Ortodokse. Të tillë ishin edhe Ratko Mlladiq e Radovan Karagjiq.

Ata bekoheshin nga priftërinjtë ortodoksë serbë për veprat kriminale në Bosnjë. 

Më pas, të njëjtit vranë e masakruan qindra myslimanë boshnjakë gjatë viteve të 90-ta.

Të njëjtin rol, Kisha Ortodokse serbe e ka luajtur pothuajse në vazhdimësi, duke përkrahur edhe kriminelin Millosheviq në luftën e fundit në Kosovë, dhe çdo serb që shkonte në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci e Bosnjë.

Bazuar në këto, historianët thonë se Kisha Ortodokse u rreshtua përkrah politikave serbe për vrasje, masakra e gjenocid.

Madje, kjo u pa edhe në sulmin terrorist të 24 shtator2023  nga një formacion paraushtarak serb, në dhe përreth Manastirit të Banjskës, në Dardani.

Këta terroristë, që qëllim e kishin aneksimin e veriut të Republikës së Dardanisë , pikërisht ditën e diel zgjodhë të kryenin sulm terrorist, ku u vra rreshteri  I policies së Dardanisë Heroji Afrim Bunjaku.

Madje, ky manastir ishte përdorur si strehë e terroristëve dhe armatimit që ata përdornin.

Një paralajmërim të tillë, në muajin maj e kishte dhënë deputetja britanike, Alicia Kearns, që sipas saj, armët zhvendoseshin me ambulanca dhe fshiheshin nëpër kisha.

Edhe ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se që prej shumë vitesh manastiret serbe në Kosovë janë përdorur si strehë e nacionalizmit serb dhe për fshehjen e arsenalit të armëve serbe.

Se nacionalizimi serb është kultivuar e promovuar, dëshmojnë edhe pamjet e Manastirit të Graçanicës për festën e Vidovdanit, të mbajtur më 28 qershor të këtij viti.

Mbishkrime e këngë nacionaliste çdoherë i karakterizojnë liturgjitë e mbajtura në këto manastire.

Në një video tjetër të siguruar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS, shihen serbët në Manastirin e Draganacit, në veri të Gjilanit, ku këndojnë këngë duke madhëruar Rusinë, e shohin ëndrra për okupimin e Kosovës.

Përveç kësaj, në këtë objekt kulti, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive edhe duke i paguar. Lidhur me këtë, Frashër Demaj nga Akademia e Shkencave të Kosovës, thotë se Serbia historikisht i ka përdorur manastiret për interesa politike.

“Serbia praktikisht i ka përdorur manastiret, do t’i përdorë edhe në të ardhmen për të sulmuar dhe për të bërë përpjeke edhe për t’i denigruar edhe institucione dhe forcat e RKS-së”, ka thënë Akademik Prof.dr. Frashër Demaj nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerkane(AAAS).

Duke iu referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit, historiani Arbër Arifi thotë se relacioni kishë-shtet vazhdon të funksionojë.

“Binomi kishë -shtet ende funksionon dhe krejt këto probleme që vijë brenda kësaj natyre pikërisht burimin e kanë aty që duhet ndahet kisha nga shteti njëherë e përgjithmonë”, tha historiani Arbër Arifi.

Ndërkohë Policia e Kosovës, më 25 shtator sekuestroi arsenal armësh në Manastirin e Banjskës, në vlerë mbi 5 milionë euro

Nga këndveshtrimi politik I Profesor Dr,Milazim Krasniqit:” Arshi Pipa në poezinë “Kosovës”, farkon sintagmën “vulën e dhunës”, të cilën shqiptarit të Kosovës ia ka shkaktuar mbi vetulla “kamxhiku sllav”, duke fiksuar kështu edhe pamjen fizike të shëmtuar nga sunduesi. “Sot tjetërkush ta gzon frutin e punës/mbi tokën tande, Kosovë, je skllav!/Ta shof përgjakun, heu, vulën e dhunës,/ qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!”

E gjithë kjo poezi e Pipës vërtet është antologjike dhe do të duhej të futej në librat shkollorë, si një vlerë artistike e papërsëritshme, por sintagmat “vula e dhunës” dhe “kamxhiku sllav”, përtej transponimit artistik të realitetit dhe përjetimit estetik të veprës artistike, na japin koordinatat e shkakut dhe pasojës së gjendjes së njeriut shqiptar në Kosovë. “Vula e dhunës” është pasoja që ka mbetur e gravuar në fytyrën e njeriut shqiptar të Kosovës nga “kamxhiku sllav”, që është shkaku i vuajtjes dhe gjymtimit të tij. Këto dy sintagma janë të përshtatshme për ta kuptuar historinë e dhunës mbi shqiptarët nga sundimi sllav dhe pasojat që ka lënë ai sundim njëshekullor në shoqërinë e Kosovës dhe në shtetin e ri. Dhuna ka qenë konstanta e jetës së njeriut shqiptar në Kosovë që nga viti 1912 e deri në vitin 1999, me oscilime të ndryshme, brenda të cilave disa herë janë lancuar projekte për zhdukjen e plotë fizike të tij, ndërsa dy herë është provuar edhe krimi i gjenocidit.

Kosova si viktimë e krimeve të gjenocidit përgjatë një një shekull

Herën e parë gjenocidi kundër shqiptarëve në Kosovë është zbatuar kur ajo ra nën pushtimin serb, në kasaphanën që prodhoi komploti ballkanik dhe rus i vitit 1912, i emërtuar si Lufta e Parë Ballkanike. Ajo nuk ishte luftë ballkanike, sepse katër shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria e Mali i Zi) kishin një aleancë ushtarake të detajuar, për të copëtuar tokat shqiptare, gjoja nën prekekstin e dëbimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Pra, në të ashtuquajturën Lufta e Parë Ballkanike, shtetet ballkanike ishin bashkë, në një komplot kundërshqiptar të paketuar si kundërosman. Komploti antishqiptar e antiosman i shteteve ballkanike vetëm në vitin 1913 u shndërrua në luftë ballkanike, pasi shtetet komplotiste nuk iu përmbajtën akordit për copëtimin e tokave shqiptare. Ky definim i saktë është shumë i rëndësishëm, për dy arsye, e para, ngase këtu e ka farën armiqësia ndërmjet shqiptarëve e serbëve për Kosovën, lufta e të cilëve ende nuk ka përfunduar dhe e dyta, ngase krimi i gjenocidit, meqë atëherë mbeti i pandëshktuar, u përsëritë në vitin 1998-1999. Studiuesi amerikan, Justin McCarthy, në studimin e tij “Vdekje dhe dëbim-Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, duke folë për numrin enorm të viktimave muslimane në Perandorinë Osmane sjellë edhe këtë dëshmi për shqiptarët: “Konsujt britanikë dhe të vendeve të tjera, shpesh kanë raportuar me saktësi atë që iu është bërë shqiptarëve, ndonëse politikanët nuk lejuan që publiku i vendeve të tyre të shikonte raportet e konsujve. Për shembull, diplomatët mbajtën shënim se menjëherë mbasi Mali i Zi mori trojet shqiptare të veriut, në vitin 1878, të gjithë shqiptarët e territoreve të pushtuara ose u vranë ose dëbuan me dhunë. Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16) Prej kësaj dëshmie del rezultati se 62% e shqiptarëve ose janë vrarë, ose e kanë braktisur vendin e vet! Pra, vrasja dhe dëbimi i 62 për qind të shqiptarëve, jo vetëm që nuk është shpallë gjenocid, po në fakt është fshehur dhe ëthë shpërblyer nga Fuqitë e Mëdha të atëhershme evropiane. Faktikisht, ky është gjenocidi më i madh në përqindje i një populli të vrarë e të dëbuar në truallin e Evropës, por që qëllimisht është fshehur! Meqë gjenocidi i vitit 1912 Serbisë i është shpërblyer, ajo e ka përsëritur atë në vitet 1998-1999. Edhe në gjenocidin e dytë u tentua e ashqutuajtura “zgjidhje përfundimtare”, me dëbimin e gjysmës së shqiptarëve nga Kosova, me vrasjen e mijëra civilëve dhe me realizimin e taktikës së “tokës së djegur”, për të cilën pati folë edhe ish sekretari i OKB-së, Kofi Anani. Kosova as kësaj here nuk ka ngritë (ende) padi as për gjenocidin e viteve 1998-1999, ndonëse ai mund të faktohet lehtësisht.Po qe se e evokojmë me këtë rast definicionin e OKB-së mbi gjenocidin (1948), na rezulton saktësisht se në Kosovë Serbia ka kryer gjenocid në të dyja rastet, më 1912-1913 dhe më 1998-1999. Në artikullin 2 të Konventës së OKB-së për gjenocidin, thuhet: “Sipas kësaj Konvente, me gjenocid nënkuptohet cilido nga aktet e përmendura më poshtë, të kryera me qëllim të shkatërrimit, në tërësi ose pjesërisht, të ndonjë grupi nacional, etnik, racor os religjioz, e ato janë:

(a) Vrasje e anëtarëve të grupit,(b) Shkaktim i dëmeve serioze trupore ose mentale ndaj anëtarëve të grupit,(c) Imponim i qëllimshëm i kushteve të jetës mbi grupin, të kalkuluara për të shkaktuar shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht,(d) Imponim i masave me intencë të pengimit të lindjeve brenda grupit,(e) Transferim me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër.Të katër format e krimit të gjenocidit janë të faktueshme në rastin tonë, për çka ka dëshmi të shumta.

Bile, jo vetëm për gjenocidin e vitit 1998-1999, por edhe për atë të vitit 1912. Fjala vjen, gazetari amerikan i gazetës “The Nev York Times”, Pikthtall, duke qenë dëshmitar okular i marshimit të armatës së kral Petrit në tetor 1912, ka shkruar: “Masakrat që kryen serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishtenë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësie.” Ndërsa konsulli austro-hungarez në Shkup, raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. Dëshmi të tjera thonë që me të hyrë në Prizren, armata serbe ka vrarë 5000 shqiptarë dhe gjaku ka rrjedhë si përrua lagjeve të qytetit. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989.) Edhe ushtari i mobilizuar dhe gazetari socialist serb, Dimitrije Tucoviqi, ka lënë dëshmi tronditëse për krimet e armatës serbe në Kosovë e veçmas në krahinën e Lumës, ku sipas dëshmisë së tij, armata serbe i markonte fshatrat me gëlqere se gjoja aty kishte rënë murtaja, pastaj atje hynin ushtarët nëpër shtëpi dhe i digjnin njerëzit të gjallë. Në një artikull Tucoviqi dëshmon: “Për dy orë fshati u zhduk me skena që është vështirë të përshkruhen. Të shtënat i rrëzonin gratë që i mbanin foshnjat në gjinj, skaj nënave të vdekura qanin fëmijët e tyre të vegjël që rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat: trupat e malësoreve të bukura, belholla si bredhat, përdridheshin si krimbat në fushë, gratë lindnin nga frika. Për dy orë u vranë 500 shpirtra.” Një një rast tjetër Tucoviqi dëshmon se si ushtarët serbë i lidhnin civilët shqiptarë rreth sanave, pastaj ia futnin flakën sanës dhe ashtu i digjnin njerëzit e gjallë! Faktikisht këto kanë qenë mjete gjenocidale, sikundër që edhe qëllimi fillestar i komplotit ballkanik ka qenë gjenocidal: qëllimi ishte që nën preteksitn e luftës kundër Perandorsië Osmane, të zhdukej kombi shqipar dhe tokat e tij të ndaheshin ndërmjet serbëve, bullgarëve, grekëve e malazezve. Pra, edhe qëllimi e edhe mjetet e përdorura kanë qenë tipike gjenocidale, edhe në komplotin ballkanik të vitit 1912. Ëshë gjithsesi ilustrativ për ekzistimin e qëllimit të gjenocidit edhe fakti se Serbia ka financuar dhe ka përdorur në terren edhe organizatat speciale terroriste, si “Këshilli Kryesor i Organizatës Çetnike”, të idejuar nga ministri i jashtëm Spallajkoviq, “Narodna Odbrana” (1908), të udhëhequr nga gjenerali Bozhidar Jankoviq dhe organizata tjetër terroriste, “Dora e Zezë’(1911), e cila udhëhiqej nga koloneli famëkeq, Dragutin Dimitrijeviq-Apisi.Ndërmjet vitit 1912 e viteve 1998-1999, kur u përsëritë krimi i gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë, ka pasur edhe disa tentativa të dëbimit dhe të spastrimit etnik: Elaborati i Vaso Çubrilloviqit (1937) Programi i Çubrilloviqit për pakicat (1945), Elaborati i Stevan Moleviqit, Projekti i Drazha Mihajlloviqit (1941), Projekti i Ivo Andriqit (1937?) , Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencae dhe të Arteve (1986.) Fjala vjen, Në dokumentin “Instruksionet”, të Drazha Mihajlloviqit, në kapitullin “Përdorimi i aradhave çetnike në Mal të Zi”, pika 2, lideri çetnik propozonte : “Forcat pjesërisht të veprojnë nëpër Çakorr në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit me detyrë që në këtë drejtim të spastrohet territori nga shqiptarët, si dhe t’u pritet rruga atyre që do të ndiqen nga Peshteri-Sanxhaku.” Ndërsa në Elaboratin “Problemi i pakicave kombëtare në Jugosllavinë e re”, (1945) Çubrilloviqi propozonte: “Në qoftë se dëshirojmë të arrijmë qëllimin e ndërlidhjes së ndërsjellë të Malit të Zi, të Serbisë e të Maqedonisë, Kosova e Rrafshi i Dukagjinit duhet ta ndryshojnë me themel përbërjen etnike të tyre. Para së gjithash duhet të spastrohet Rrafshi i Dukagjinit si krahinë kufitare, fqinje e Malit të Zi, e cila është e përshtatshme për kolonizimin e malazezve.” Ndërsa, gjenocidi i viteve 1998-1999 de facto është vërtetuar edhe në Tribunalin e Hagës, ku u dënuan për krimet në Kosovë krerët e shtetit serb, ndonëse emri gjenocid nuk iu vu krimeve të bëra, për shkaqe thjesht politike.

Kosova si çështje religjioze serbe dhe çështje nebuloze shqiptare

Kosova si shtet që ende ka mbikëqyrje ushtarake (KFOR) dhe civile (EULEX dhe rezoluta 1244) ndërkombëtare, ka dalë prej kësaj historie të gjatë të dhunës dhe krimeve të gjenocidit. Edhe pse e ka shpall pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe është njohur nga njëqind e dhjetë shtete të botës, Kosova është direkt ende e kërcënuar nga Serbia, e cila nuk e njeh si shtet. Përkundrazi, në Kushtetutën e Serbisë Kosova mbahet në preambullë si pjesë përbërëse e shtetit serb. Poashtu Kisha Ortodokse Serbe ngulmon që Kosova është Serbi dhe do të mbahet e tillë edhe me dhunë. Patriarku i KOS, Irinej, edhe në mesazhin e Krishtlindjeve të këtij viti ka thënë: “Kosova dhe Metohia janë Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë.” Në një rast tjetër ka deklaruar se siç është marrë me dhunë, Kosova do të kthehet nën Serbi me dhunë. Nga ana tjetër, për çdo vit, në të ashtuqujatërn festë e Vidovdanit (27 qershor) grupe ekstremistësh serbë nga mbarë Serbia vijnë në Gazimestan, ulërasin sloganin “Kosova është Serbi”, përleshën me policinë dhe lënë mesazhe kërcënuese se do të kthehen e do të hakmirren. Sllogani më tipik i Kishës Ortodokse Serbe është “Ovvetiti Kosovo”(të hakmirremi për Kosovën), që i referohet betejës që serbët e kanë humbur në ballafaqim me osmanët në vitin 1389. Pra ata planifikojnë hakmarrjen ndaj shqiptarëve, të cilët i njëjtësojnë me osmanët, ashtu siç kanë bërë edhe në Bosnje e Hercegovinë, veçmas në Srebrenicë. Pra, çështja e Kosovës nga aspekti serb, nuk është vetëm çështje politike, ideologjike e nacionale, po më së shumti është çështje religjioze. Motivimi i dhunës më së shumti e ka burimin te përjetimi religjioz i çështjes së Kosovës nga shumica e serbëve të djeshëm e të sotëm, përjetim të cilin e përdorin për të arsyetuar dëbimin e shqiptarëve nga “toka e shenjtë serbe” dhe për vrasjen masive të tyre, si gjoja pasardhës të vrasësve të shejtit të Kishës serbe, car Llazarit.Fatkeqësisht, Kosova e sotme, nuk ka ndonjë projekt me të cilin do ta amortizonte ose do ta rivalizonte projektin religjioz serb për Kosovën si “Jerusalem serb” dhe ”tokë e shenjtë serbe.” Me përpjeket që janë bërë nga historiografia dhe publicistika marksiste shqiptare, për t’i paraqitur shqiptarët si gjoja aleat të Serbisë kundër osmanëve, në Betejën e Kosovës të vitit 1389, vetëm sa i janë shtuar kreditet Serbisë për argumentimin e saj se ajo ishte dhe është lidere e Ballkanit dhe se Kosova në atë kohë ka qenë tokë serbe. Tentimi që t’i konkurohet Serbisë për pronësi të shqiptarëve mbi atë betejë, është naivitet, sepse Serbia e ka patentuar me shekuj pronësinë mbi atë betejë, duke e falsifikuar e duke e mitizuar në përmasa mitologjike e religjioze. Mundësia tjetër e shqiptarëve, por që nuk po jep rezultate, është ndërtimi i një narracioni për Dardaninë antike dhe për prejardhjen dardane të shqiptarëve të saj. Por, mungesa e dokumentimit të gjuhës dhe e dëshmive të tjera të forta, këtë tentativë e mban pezull. Një mundësi tjetër është që të ndërtohet narracioni konkurues shqiptar për Kosovën si tokë e triumfit të Islamit, që në shekullin XIV, por shqiptarët nuk e kanë guximin që ta lancojnë këtë narracion, për shkak të rrethimit islamofobik ballkanik e gjithevropian. Ndërsa, tentimi që të mbahet rivaliteti me narracionin e serbëve, me vlerat e Krishterimit latin, nuk ka potenciale, ngase vetëm rreth 5 për qind e shqiptarëve të Kosovës i përkasin këtij konfesioni. Pra, shqiptarët nuk e kanë ndonjë naracion konkurues me serbët për të kaluarën e Kosovës. Kjo mungesë mund të shfaqet shumë kërcënuese në të ardhmen dhe të prodhojë dhunë të re. Pse? Ngase serbët duke e trajtuar si çështje religjioze, vazhdimisht mund të mobilizojnë jo vetëm Kishën, po edhe një pjesë të madhe të kombit serb për luftë në Kosovë, ndërsa shqiptarëve do t’u mungojë një motivim më i fortë për ta mbrojtur Kosovën nga agresioni serb i radhës, veçmas nëse triumfon versioni që Kosovën e kanë një atdhe tranzitor, drejt një shteti tjetër, Shqipërisë së bashkuar! Pra, njëra nga dobësitë e shtetit të Kosovës është përjetim i tij si tranzitor prej shqiptarëve, ndërsa njëri nga adutet më të forta të serbëve është se e trajtojnë si atdhe biblik prej serbëve. Me kohë qasja serbe dhe përjetimi religjioz i Kosovës prej tyre, mund të shndërrohet në përparësi të pakthyeshme dhe pastaj u mbetet vetëm ta presin rastin për revansh, në konstekstin e ndonjë ndryshimi gjeopolitk të favorshëm për ta. Nga ana e tyre, strategët ushtarakë serbë ashtu thonë, pra, presin fuqizimin e Rusisë dhe dobësimin e Amerikës, për ta zbatuar revanshin. Pra, dhuna nuk është vetëm histori, po edhe plan veprimi për të ardhmen e shtetit serb, të elitave serbe, shoqërisë serbe, kombit serb dhe mbi të gjitha i Kishës serbe, si emblema e tyre.

A do të transformohen shqiptarët e Kosovës, apo do të mbeten peng i mendësisë serbe të dhunë

Ato plane ogzurzeza të serbëve do të mund të parandaloheshin vetëm nëse do të ndodhte një transformim i vërtetë i shqiptarëve të Kosovës dhe një fuqizim konkret i shtetit të tyre. Tranformimi i shqiptarëve të Kosovës! Tingëllon si oksimoron! Prej çkahi drejt çkahit, duhet të jetë ky transformim? Transfromimi do të thotë shkëputje nga shumë sedimente e sentimente politike, kulturore e madje edhe antropologjike, më shumë se sa nga ato gjeopolitike, prandaj edhe janë më komplekse dhe më të vështira për t’i arritur. Në fakt, në aspektin gjeopolitik, intervenimi i NATO- i vitit 1999, me Marrëveshjen e Kumanovës dhe rezoluta 1244 e Këshilli i Sigurimit, bashkë me Planin e Ahtisarit, e kanë krijuar një kontekst për shkëpututjen e Kosovës nga trashëgimia serbe dhe transformimin e saj, gjë që është proklamuar me pavarësimin e Kosovës në vitin 2008. Por trashëgimia politike, kulturore e antropologjike me prejardhje sllave ende nuk ka filluar as të analizohet e lëre më që të sanohen pasojat e saj në shtetin e ri dhe në shoqërinë e re. Shpërthimi i dhunës dhe hakmarrjes së shqiptarëve ndaj serbëve në vitin 2004, ka dhënë sinjalin e qartë se pasioni i dhunës dhe hakmarrjes ndër shqiptarë është prezente dhe pret klimën e përshtatshme që të shpërthejë. Paraprakisht uzurpimet e shumta të shtëpive dhe të pronave serbe nga ana e shqiptarëve, pas vitit 1999, kanë provuar se edhe në mesin e shqiptarëve ka jo pak persona që nuk e kanë problem ta përdorin dhunën për të arritur qëllime pasurore e politike. Kjo prirje për dhunë në vitet e fundit është drejtuar ndaj vetë shqiptarëve, që nga sulmet fizike ndaj zyrtarëve shtetërorë, përdorimi i gazit lotsjellës në parlament, sulmi me zollë ndaj godinës së Kuvendit e deri te shkatërirmi i pronës private të kundërshtarëve politikë. Pra, elemente të dhunës ka jo pak brenda shoqërisë së sotme të shqiptarëve të Kosovës, që tërhiqet rëshanë, si trashëgimi politike, kulturore e antropologjike nga jetesa në sundimin serb. Kjo trashëgimi negative është duke e penguar transformimin. Meqë Kosova nuk ka pasur ndonjë traditë të jetës politike të pavarur, ajo trashëgiminë në këtë fushë e ka të huazuar. Paradoksalisht, huazimi më i dukshëm është nga vetë Serbia, okupatori i deridjeshëm i saj, i cili gjatë nëntëdhjetë vjetëve ka injektuar në mendësinë tonë politike e kulturore disa nga idetë dhe nga praktikat e ndjekura prej saj. Pra, është fjala për injektim të padukshëm e tinëzar të atyre ideve dhe praktikave, e jo për një huazim të ndërgjegjshëm. Ku shihet kjo trashëgimi politike, e mbetur si një virus i fshehur në jetën politike të vendit tonë?

E para, është përgjasimi me Serbinë në konceptimin e shtetit. Serbia që nga krijimi i saj si shtet e deri sot, gjithmonë është karakterizuar si „shtet i papërfunduar“. Kjo do të thotë se kufijtë që ka pasur e edhe ata që i ka sot, nga serbët konsiderohen si të përkohshëm, që vetëm pritet një moment i përshtatshëm që ata të ndryshojnë, duke krijuar ndonjë strukturë më të madhe shtetërore, ndonjë bashkim sipas sloganit „Të gjithë serbët në një shtet“. Me këtë koncept politik, Serbia ka provokuar edhe Luftën e Parë Botërore, pas vrasjes së dukës Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914. Me këtë koncept edhe Millosheviçi e filloi agresionin e Serbisë ndaj Kroacisë, duke piketuar kufirin e ri në linjën Karllovac-Virovitica-Karllobag. Ndërsa, në Bosnjë e Hercegovinë Serbia synoi të merrte sa më shumë territore, gjë që edhe rezultoi me një akord morbid ndërmjet Millosheviçit e Tuxhmanit, me ç’rast gjatë një darke ata e ndanë shtetin boshnjak, duke e vizatuar ndarjen në një sallvetë! Fatkeqësisht, një pjesë e mendimit politik e kulturor shqiptar në Kosovë e më gjerë, është i atillë që Kosovën e koncepton si “shtet të përkohshëm”, i cili u dashka që sa më shpejt të bashkohet me Shqipërinë. Sipas këtij konceptimi, për t’u bashkuar me Shqipërinë, ky shtet duhet të bëhet i dështuar e mandej të bëhet bashkimi me “shtetin amë”. Përderisa të jetë aktive kjo mënyrë e konceptimit të shtetit në jetën politike të vendit, kjo do të jetë e rrezikshme për suksesin e Kosovës si shtet, sepse një shtet i dështuar nuk mund të jetë i aftë për bashkim me askënd. Përkundrazi, një shtet i dështuar mbetet cak legjitim i ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar.

Koncepti për shtetin partiak është koncept tipik i praktikave politikave serbe, e jo i atyre evropiane. Partia/partitë që e marrin pushtetin në Serbi, nuk kanë më kufizime në politikat qeverisëse, po bëjnë çfarë të duan dhe si të duan. Edhe pushteti gjyqësor mbetet i varur dhe nën presionin e pushtetit politik, ashtu që askush nuk përgjigjet as për abuzime dhe krime të rënda. Po të shohësh në Serbi, praktikisht asnjë nga vrasjet e gazetarëve dhe politikanëve opozitarë nuk është ndriçuar plotësisht dhe shumë nga fajtorët janë të lirë. Fatkeqësisht, as në Kosovë nuk ka ndonjë ndjeshmëri për ndriçimin e vrasjeve politike që kanë ndodhur pas çlirimit të vendit.

Trajtimi i kundërshtarëve politikë si armiq, është praktikë tradicionale e politikës serbe. Po të shikohet historia e luftës politike në skenën e Serbisë, ajo është monstruoze, me vrasje mbretërish, kryetarësh e hierarkësh të lartë të shtetit e të partive politike. Kjo praktikë e shëmtuar e ka bërë Serbinë gjatë këtyre njëqind e njëzet e pesë vjetëve, një shtet të frikshëm, ku goja mund t’u mbyllet kundërshtarëve edhe me thika e me plumba. Te ne kjo nuk është dukuri, por është tendencë latente, që nuk duhet të injorohet. Kam frikë se po të mos ishte prezenca e fuqishme ndërkombëtare e KFOR-t dhe e EULEX-it, edhe kjo trashëgimi negative, tipike për politikën serbe, do të kishte reflektimet e saj të errëta në jetën politike të vendit.

Folklorizmi dhe populizmi janë elementë të ligjërimit politik edhe ndër ne, ndërsa në ligjërimin politik serb, janë dominuese. Thënia e famshme e Petar Petroviq Njegoshit, “Le të bëhet ajo që nuk mund të bëhet”, është filozofia kryesore e folklorizmit dhe populizmit serb, i cili përpiqet t’i paraqesë si të mundshme gjërat që nuk janë të mundshme. Këtë tendencë e gjeni edhe në ligjërimet e jo pak politikanëve tanë, si ajo për bashkimin kombëtar.

Praktika e vjedhjes së votave është traditë e politikës serbe, ndonëse në vitet e fundit kjo dukuri është eliminuar, pasi e ka eliminuar opozitën.) (Sulmet që u bënë ndaj Valdete Dakës janë tregues se te ne ajo skemë do të mund të tentohej, po të mos ishte këtu Daja Sem që e mbron “me stupc” diplomatik KQZ-në.)

Një tjetër trashëgimi negative e politikës serbe është edhe ndikimi i shërbimeve sekrete në politikë dhe në jetën e vendit. Ndërhyrja e shërbimeve sekrete në Serbi ka qenë e tillë që ka prodhuar vrasjen e mbretit Aleksandër Obrenoviqit, të ish presidentit Ivan Stamboliqit, të kryeministrit, Zoran Gjingjiqit, po të përmenden vetëm disa nga titullarët më të lartë të pushtetit në Serbi. Gjatë sundimit komunist serbo-jugosllav, shërbime sekrete UDB dhe shërbimi sekret i ushtrisë, KOS, kanë bërë shumë krime të shumta kundër kundërshtarëve ideologjikë, si brenda ish Jugosllavisë, ashtu edhe jashtë saj. Edhe disa nga atentatet ndaj shqiptarëve janë vepra të këtyre shërbimeve famëkëqija. Serbia e ka krijuar atë traditë të keqe që shërbimet sekrete të kenë primatin e pararojës politike dhe kombëtare. E frikshme për çdo shtet, sepse ky model e ngulfat demokracinë dhe e mban popullin në frikë. E lidhur me këtë praktikë të ndërhyrjes së shërbimeve sekrete është edhe thashethemnaja kundër kundërshtarëve politikë e njerëzve më përgjithësi, e cila i helmon marrëdhëniet midis njerëzve. Thashethemet dhe shpifjet gëlojnë edhe sot në politikën dhe në jetën shoqërore serbe. Mjafton të lexohen gazetat ditore në gjuhën serbe dhe të shihet se lufta politike edhe sot bëhet me thashetheme dhe me shpifje më shumë se me gjithçka tjetër. Kjo trashëgimi negative politike, kulturore e antropologjike, e cila është mjaft prezente ndër ne, do të duhej të çrrënjosej plotësisht, duke shkuar drejt evropianizimit të komunikimit, ku ballafaqimi i argumenteve dhe gjykimi kritik e logjik është parimi kryesor i çdo komunikimi.

Pasurimi enorm dhe joligjor i politikanëve dhe qeveritarëve është një traditë e famshme e Serbisë. Ajo edhe motivon shumë konflikte dhe qërime hesapesh me metoda të dhunshme të pasanikëve, që kanë fituar duke i shërbyer pushtetit. Rast tipik është ai i biznesmenit kontravers, Mishkoviqit. Të gjitha këto janë elemente të politikave të dhunshme, që prodhojnë paligjshmëri dhe e dënojnë shtetin me ngecje dhe e kompromentojnë para botës. Si të tilla këto mendësi, këto struktura dhe praktika, nëse nuk shmangen radikalisht, nuk do ta lejojnë as transformimin e shoqërisë e as fuqizimin e shtetit të Kosovës. Do ta mbajnë si peng të dhunës.

Pra, pa një shkëputje të plotë nga trashëgimia politike, kulturore e antropologjike serbe, vurrata e kamxhikut sllav për të cilën shkruante Arshi Pipa në poezinë “Kosovës”, do të mbetet si shëmti e dukshme edhe në fytyrën e shqiptarit të sotëm. Madje edhe kur ai kamxhik kalon në duart e tij! T

Prishtinë, 14.10.2023.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu